Në rastin e disa përkthimeve, kuptimi ndonjëherë nuk del nga interpretimi direkt fjalë për fjalë, por duke i'u përshtatur tekstit tërësisht
E di se nganjiherë nuk asht e mundun që të dalë interpretimi direkt fjalë për fjalë, por ky shembull që e solla do të mundej me u përkthye pa asnji përshtatje në anglishten, frengjishten, rusishten edhe shum gjuhë të tjera, pa e përshtatun nji teksti, sepse nuk ka nevojë me interpretue ndonji send, për arsyje se kjo fjali "me qenë a mos me qenë", nuk kishte me mundë me qenë ma e thjeshtë.
Për mendimin tim nuk ka zgjidhje ma të lehtë sesa me i futë ato pasunitë që i ofron gegnishtja në gjuhën leterare. Ta bash nji përkthim të nji fjalie, i cili merret vesh pa e përshtatun tanë tekstin, më duket ma i cilësuem sesa me u rrekë me përftue kuptimin të njejtë tue ndryshue krejt tekstin në disa veçanti që të dalë i njejti kuptim. Jo veç se përkthyesi do ta ketë ma kollajë, por edhe më duket se lexuesit kanë me e mirëpritë nji përkthim që, së pari i përqaset ma fort origjinalit dhe së dyti nuk asht i dykuptimtë, por tërrësisht i qartë.
Për sa i përket çashtjes "me kenë" a "me kanë" ose madje "m'u konë", mund të të thom se zgjidhje ma të lehtë nuk ka. Mund ta ruejmë formën "me qenë" i cili do të preferohej më duket prej shumicës së shqiptarëve, ngase edhe folësit e gegnishtes jugore e kanë ketë formë dhe do të ishte e pëlqyeshme për të gjithë, edhe për arsye se tani gjindet në gjuhën standarde dhe nuk do të duhej me u ndryshue fort diçka.
Po ashtu kishim me mundë me pretendue se asht problematike me thanë "dyke" a "duke", sepse të dyja variantet ekzistojnë në dialektet jugore, prandej kjo për mue nuk asht arsyje pse t'i shmangemi paskajores.