Sa, 10. Mai 2008, 19:40
Fjala e UCK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë
(Nëntor 1997)
Vëllezër dhe motra
Nëna dhe baballarë, të afërm të vëllait tonë Halit Gecaj
Në emër të Ushtrisë për Clirimin e Kosovës, u shprehim ngushëllime të sinqerta dhe ju njoftojmë se e ndajmë dhimbjen me ju. Populli shqiptar në trojet e veta, këtu në Kosoven e robëruar, në vite dhe dekada ka provuar mbi supet e veta shtypjen dhe dhunën më cnjerëzore nga pushtuesit sërbë. Na u vranë na u burgosën e na u masakruan bijtë dhe bijat më të mira të popullit tonë të pambrojtur................................ Po një ditë nga gjiri i këtij populli lindi Ushtria Clirimtare e Kosovës si e vetmja forcë serioze për realizimin e idealeve dhe aspiratave të popullit tonë për bashkimin tonë kombëtar............Lufta jonë e shenjtë do të zhvillohet deri në çlirim, deri në bashkimin tonë kombëtar. .......
Lavdi të rënëve për liri. (Ky fjalim është botuar në Zërin e Kosovës në datën 11 dhjetor 1997). Ata që kanë folur para më shumë se një dekade janë sot figura të njohura të skenës politike shqiptare, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi).