Seite 1 von 1

Mos prit deri neser!

Verfasst: Di, 15. Nov 2005, 18:22
von sykaltroshja
Një nga këngët që më pëlqen më shumë në shqip. :) :) :) :) :)

Mos prit deri neser

Si po ikën kështu
pa më thënë asnjë fjalë
kohë më vonë për këtë çast
unë e di do ndjesh mall.

Nesër lind ditë e re
diçka të ëndërrt në sy do t'gjesh
Që qetësinë do ta shprishë
dhe vetë faj ti do të ndjesh

Ref.
Po pse deri nesër
ti të mbash mërinë e kotë
Më fal zemra ime
po e pret ta thuash sot


Mos prit deri nesër
Mos prit deri nesër
Mos prit deri nesër


http://www.fajtori.com/tread.php?al=Red ... ri%20nesër

Re: Mos prit deri neser!

Verfasst: Fr, 18. Nov 2005, 21:19
von harabeli
sykaltroshja hat geschrieben:Një nga këngët që më pëlqen më shumë në shqip. :) :) :) :) :)

Mos prit deri neser

Si po ikën kështu
pa më thënë asnjë fjalë
kohë më vonë për këtë çast
unë e di do ndjesh mall.

Nesër lind ditë e re
diçka të ëndërrt në sy do t'gjesh
Që qetësinë do ta shprishë
dhe vetë faj ti do të ndjesh

Ref.
Po pse deri nesër
ti të mbash mërinë e kotë
Më fal zemra ime
po e pret ta thuash sot


Mos prit deri nesër
Mos prit deri nesër
Mos prit deri nesër


http://www.fajtori.com/tread.php?al=Red ... ri%20nesër
kjo kenge ka nje ritem te mire...me pleqen

Verfasst: Fr, 18. Nov 2005, 22:04
von sykaltroshja
Siç duket paskemi te njejten shije muzike harabeli.

:) :) :)

Verfasst: Fr, 18. Nov 2005, 23:02
von egnatia
:D

Verfasst: Fr, 18. Nov 2005, 23:52
von harabeli
egnatia hat geschrieben:Mirëmbrëma,

ju po më shëroni :D


Natën e mirë nga egnatia
Oo egnatia, po cfare ke mer lalen? gripin? "vogelgrippe"? nee,
te deshiroj sherim te shpejt, dhe mer lale shkruaj pak me gjate, mos na merakos keshtu me nje fjali.

Verfasst: Fr, 18. Nov 2005, 23:54
von harabeli
sykaltroshja hat geschrieben:Siç duket paskemi te njejten shije muzike harabeli.

:) :) :)
yeep!
sykaltroshe ndoshta kemi edhe shume vese/ shije/ verprime te njejta... patjeter do i gjejme te gjitha per te cilat kemi shije te njejte :D
8) 8) 8)

Verfasst: Sa, 19. Nov 2005, 0:38
von egnatia
:D

Verfasst: Sa, 19. Nov 2005, 15:00
von harabeli
egnatia hat geschrieben:Jooo Harabeli, thjesht Grip. Fillon dimri, ndryshon koha apo jo. :D

flm
ashtu? me iku mendja fare, thashe mos o zot... mire pra, te deshiroj sherim te shpejte. te lutem pi shume çaj, çaj bjeshte / mali, sepse permbane shume vitamine "C".
pershendetje.

Verfasst: Sa, 19. Nov 2005, 21:32
von egnatia
:D

Pjese nga libri MESOME TE DUA - NENE TEREZA

Verfasst: Sa, 29. Mai 2010, 10:10
von egnatia
Mësomë të dua


Lamtumirë

Po e le shtëpinë zemërfanar
vendlindje e farefis.
Po vete n'Bengalin dergjevrarë
atje, në të largtin vis.

Lë të njohurit në mejtime
te afërmit e vatrën shqim.
Më tërheq zemra ime
t'i shërbej Krishtit tim.

Nënë e dashur, lamtumirë
ju lë shëndee'n, miq të mi.
Më djeg, o një fuqi e dëlirë,
drejt të përflakurës Indi.

Dhe anija lehtë lehtë lundron
prej valët e detit trazuar.
Për herë të fundit syri vrojton
brigjet e Evropës së hakërruar.

Qëndron në anije e galduar
fytyrë e përvuajtur gjithë hare.
E Krishtit flijetarja e vluar
nuse e njomë e botës së re.

***

Re: Pjese nga libri *MESOME TE DUA* - NENE TEREZA

Verfasst: Sa, 29. Mai 2010, 10:21
von egnatia
Jeta

Jeta është mundësi, pranoje.
Jeta është bukuri, admiroje.
Jeta është lumturi, shijoje.
Jeta është ëndërr, zbatoje.
Jeta është sfidë, ballafaqoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmueshme, nderoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, përjetoje.
Jeta është fshehtësi, zbuloje.
Jeta është premtim, plotësoje.
Jeta është pikëllim, tejkaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është tragjedi, zbute.
Jeta është aventurë, zbërtheje.
Jeta është kënaqësi, meritoje.
Jeta është jetë, mbroje.



Gjej kohë

Gjej kohë për të menduar - është burimi i fuqisë.
Gjej kohë për t'u lutur - është në botë më e madhja fuqi.
Gjej kohë për të qeshur - është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për lojë - është fshehtësia e rinisë.
Gjej kohë për të dashur - është dhurata e Hyjnisë.
Gjej kohë për t'u dhuruar - është ngadhënjimi i dashurisë.

Gjej kohë për të lexuar - është burimi i urtisë.
Gjej kohë për t'u shoqëruar - është rrugë e lumturisë.
Gjej kohë për të punuar - është çmimi i ardhmërisë.

Gjej kohë për të bërë mirë - është çelësi që të shpie në Qiell.

Verfasst: Sa, 29. Mai 2010, 10:47
von egnatia
Në Shkup, Dikur

Befas e lashë qytetin tonë,
befas, por jo verbërisht.
E shenjtë ishte nëna ime,
por nuk donte të më humbte,
u mbyll në dhomë gjithë ditën
dhe në mbrëmje më tha:
Po ta jap lejen, shko.
Vëre dorën e Jezuit
dhe vështro përpara.
Kurrë mos shih pas.
Përpara vetëm!"


Dhe ashtu bëra
mirënjohje vështirësive.
Unë nuk të harroj...


Të kam gdhendur
në pëllëmbën e dorës time.
Të kam thirrur në emër.
Mua më përket,
më e çmuara e syve të mi.
Të dua.

E bindur jam,
që sa herë themi
Zotynë,
duart e veta shikon Zoti,
të kam gdhendur në pëllëmbën
e duarve të mia
dhe na gjen atje.

Verfasst: Sa, 05. Jun 2010, 7:45
von egnatia
Uratë për punën e përditshme

O Hyj,
në duart tua është shëndeti ynë,
unë gjunjëzohem para teje
sepse çdo dhunti e mirë e përsosur
vjen prej teje.
Të lutem:
aftësoi duart e mia
ndriçoje mendjen time
fisnikëroje zemrën time.
Më jep qëllime të çiltërta
dhe fuqi së paku pjesërisht
t'i barti barrët e atyre që vuajnë.
Më jep hir për të zbatuar
detyrat që m'i ke besuar.
Largo prej zemrës sime
çdo mëkat dhe ngatërresë,
kështu që, me fe fëmijërore,
të mund të besoj në ty.


Amen



Uratë për kohë

O Zot, ne të falenderojmë për kohë.
Kur ti e lëshon shiun në tokë
ne të falenderojmë.
Kur ti e vërsul stuhinë,
ne shpresojmë në ty.
Kur ti e dërgon acarin,
ne kërkojmë ngrohtësi në dashurinë tënde.

O Zot,
krijuesi i diellit, hënës dhe yjeve,
frymës, stuhisë dhe detit,
ne e dimë se në qendër të të gjithave
aty je ti - së bashku me ne.

Faleminderit për kohë,
o Zot.

Amen




Uratë falenderimi për të gjitha kafshët


Faleminderit, o Zot,
për të gjitha kafshët:
tigrin, ariun, elefantin,
kalin lopën dhe dhinë.

Ti o Hyj,
je bariu dhe na ke quajtur"grigja ime".

Faleminderit për shpendët
që ty të lartësojnë himne
dhe peshqit
që enden në thellësitë e të gjithë krijesave.

Kur kthehem në shtëpi
shpeshherë e lodhur dhe e molisur,
më pret qeni ynë
me lehje të hareshme
duke m'i lëpirë duart.
O Zot,
unë kam dhuratë e shumë miqve.

Amen

Verfasst: Sa, 05. Jun 2010, 8:05
von egnatia
Uratë për kishë


O Zot,
të lutem për Kishën.
Sot ka shumë kisha
megjithatë ti e di, o Zot,
se është vetëm një kishë.

Na dërgo dashuri dhe mëshirë:
vetëm kështu një ditë të gjitha kishat
do të mund të jenë Një.

Ti vetë ke thënë:
siç unë dhe Ati jemi një gjë e vetme,
ashtu do të duhej të jetë edhe Kisha!

O Zot,
në fuqi, gëzim dhe dashuri.
Dhurona paqen neve dhe kishës.

Amen




Uratë pë Myslimanë dhe Hinduistë

O Zot,
të falenderoj për myslimanë dhe hinduistë.
Dhe për të gjithë miqtë e mi të dashur në mesin e tyre.
Çdo herë kur të takojmë ty në uratë,
ti na bën krishterë më të mirë,
myslimanë më të mirë,
hinduistë më të mirë.

Jepna të gjithë neve
dhuratën e fesë dhe dashurisë
për të zbuluar ty.

Amen

Verfasst: So, 21. Nov 2010, 16:36
von egnatia
Uratë për të dëshpëruarin

O Zot, të lutem,
jepi dritë
për të parë thellësinë e errët
të tundimit.
Jepja dashurinë tënde
që së paku të mund të hetojë pasuritë
që ti i ke përgatitur për ne.

Dhuroja Shpirtin e Shenjtë
për të parë
se ke nevojë për të...

O Zot,
jepja shpresën për ardhmëri.
Mundësoja të jetojë.

Amen