Sa, 05. Jun 2010, 7:45
Uratë për punën e përditshme
O Hyj,
në duart tua është shëndeti ynë,
unë gjunjëzohem para teje
sepse çdo dhunti e mirë e përsosur
vjen prej teje.
Të lutem:
aftësoi duart e mia
ndriçoje mendjen time
fisnikëroje zemrën time.
Më jep qëllime të çiltërta
dhe fuqi së paku pjesërisht
t'i barti barrët e atyre që vuajnë.
Më jep hir për të zbatuar
detyrat që m'i ke besuar.
Largo prej zemrës sime
çdo mëkat dhe ngatërresë,
kështu që, me fe fëmijërore,
të mund të besoj në ty.
Amen
Uratë për kohë
O Zot, ne të falenderojmë për kohë.
Kur ti e lëshon shiun në tokë
ne të falenderojmë.
Kur ti e vërsul stuhinë,
ne shpresojmë në ty.
Kur ti e dërgon acarin,
ne kërkojmë ngrohtësi në dashurinë tënde.
O Zot,
krijuesi i diellit, hënës dhe yjeve,
frymës, stuhisë dhe detit,
ne e dimë se në qendër të të gjithave
aty je ti - së bashku me ne.
Faleminderit për kohë,
o Zot.
Amen
Uratë falenderimi për të gjitha kafshët
Faleminderit, o Zot,
për të gjitha kafshët:
tigrin, ariun, elefantin,
kalin lopën dhe dhinë.
Ti o Hyj,
je bariu dhe na ke quajtur"grigja ime".
Faleminderit për shpendët
që ty të lartësojnë himne
dhe peshqit
që enden në thellësitë e të gjithë krijesave.
Kur kthehem në shtëpi
shpeshherë e lodhur dhe e molisur,
më pret qeni ynë
me lehje të hareshme
duke m'i lëpirë duart.
O Zot,
unë kam dhuratë e shumë miqve.
Amen
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri