Seite 1 von 2
Die besten albanischen Gedichte....
Verfasst: Sa, 01. Apr 2006, 20:31
von Illyrian^Prince
Bisschen Poezi :p
LARG SHQIPËRISË
Ftohtësia nordike,
M´i mpiu muskujt dhe kockat!
Largësia nga Shqipëria,
Si darë xhelati,
Po ma shtërngon zemrën!
Sa malet tona ma rëndon shpirtin!...
Por, Vigan Mërgimtari, përballon stuhitë;
Natën vonë këndon:
Kujtimet për Shqipërinë më rinojnë!
Do vijnë ditëveret e vizitave:
Për qetësinë e shpirtit!
Për lehtësinë e zemrës!
Zogjtë e shqiponjave!
Hapësirat e Atdheut kërkojnë!...
Suedi, 13.01.2006, 03.05 trazim i natës së thellë...
QËNDROJ!
Në kraharorët e mi,
Pesha e robërisë rëndon!
Dhembjet kafshojnë plagët!
Janë sforcuar muskujt
Po ndizen flakë!
Janë tendosur nervat!
E unë hapëroj,
Qëndroj!
Heu, mirë se vini plagët e mia,
Nuk jam i vetmuar,
Se, plagë po ka sot,
Edhe SHQIPËRIA!
Vetëm kur NËNËLOKJA shërohet,
Shpirti im qetësohet!
Përndryshe, JO kurrë!
Se, atëherë s´ jam shqiptar,
Jo, nuk jam burrë!
E di se atëherë,
Nuk kam vlerë!
Jo, nuk jam vëlla i Migjenit
O, i Gjergj Elez Alisë,
Kur s´i pranoj në trupin tim,
Dhe plagët e Shqipërisë,
Krenarisht, sfidoj, qëndroj!
SHQIPËRIA IME!
Aroma e luleve revolucionare
Ta dehu shpirtin,
Gjaku të shkëlqeu nëpër mote
Pranverave të kuqe,
Në vurbull stuhish!
BESË E QËNDRESË!
Hijenat ballkanike satanike,
S´po ngopen me krime!
Ty, veç po rinohesh me heroizma,
Nënëlokja ime!
Dhe, kështu do të ecësh krenare,
Deri në amshim!
Jetën se jeton dot me nder:
Pa gjenin tjetër prindëror,
Pa RIBASHKIM!
RIBASHKIMI KOMBËTAR
Na duhet si uji,
Na duhet si buka!
Na duhet si ajri,
Na duhet si dielli!
Na duhet si toka,
Na duhet si qielli!
Me Shqipëri të ndarë:
Jeta s´ ka kuptim!
Nuk gëzohet paqja,
Pa RIBASHKIM!
Prap na kërcnon lufta,
Atdheu, s'po gjenë shpëtim!
Die besten albanischen gedichte....
Verfasst: Sa, 01. Apr 2006, 22:41
von Ikona
hallo liebe leute,
es gibt viele albanische gedichte, die uns stets das herz erfrischen. ich fange mit dieser hier an:
Dritero Agolli
"Kur te jesh merzitur shume"
Kur të Jesh Mërzitur Shumë
Këtu s'do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë,
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë
Mjafton qeë librin pak ta heqësh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.
Verfasst: So, 02. Apr 2006, 11:55
von Ikona
wie kommt es, dass der illyrian-princ vor mir steht, denn ich habe das thema erstellt....??????
Verfasst: So, 02. Apr 2006, 12:06
von Illyrian^Prince
Ikona hat geschrieben:wie kommt es, dass der illyrian-princ vor mir steht, denn ich habe das thema erstellt....??????
kam wohl so zustande ...
Verfasst: Fr, 07. Apr 2006, 22:34
von gjilanase
KURBETI
Jetë pa jetë
pa kuptim, pa emër
i nënçmuar, pa zemër.
Buka s`është si buka
as uji si ujë
e rëndë është jeta
në dhe të huaj.
Mbrëmjet vijnë të zymta
malli shperthen vullkan
gjumi merr arratinë syri lotin s`e mban.
Verfasst: Mi, 12. Apr 2006, 22:20
von altruisti
Shpresoj se nuk do keni gje kunder nese do paraqes dy poezi te miat nje per Flamurin dhe nje romantike....
Flamuri
Dhe un ja ku jam Nentor me thon
Ketu me keni se nuk kam ku te shkoj;
Mbshtjellur ne pelhur te kuqe e plis te bardh
Kesaj toke i takoj dhe evrop un jam
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton…
Kam dhe nje Vlore e nje Prekaz
Me quaj si te duash Shqiptar, kosovar, arberesh e arvanitas,...
Un ilirijan e dardan jam,
Nje gjuh e nje flamur kam dhe s`ka kufij qe na ndan
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton…
5 shekuj me radhe u versule
Dhe sot po vazhdon por kot e kot,
E do rroj dhe do rroj flamuri i marigones
per jet e mot,
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton..
Kte nuk e them un sa per te ju josh
Ket e than kastriotet, qemajlet e jasharet
Me 1912 ne Krujë, Vlore e Prekaz.
Le te rroj flamuri yn kombtar
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton..
Basel, 07. 10. 2005
Fjalet e tua
Fjalet e tua
Vezullojne si nje drite çiri, pran dritares
Dhe i shpallin luften
vetmis e erresires sime
Sonte gjumi nisi bojkotin e tij
Gjersa ora vazhdonte
Tik-taket e saja te kohes mosperfillse
Une enderroja syhapur
Ne gjoksin tim ndjeva nje mall
U zgjova te shoh henen
Te pash ne driten e saj..
Mu be se po te prek flokun tend
Fjalet e tua akoma ëmbël me tingellonin
E vezullonin bashke me flaken e çiriut
Ato me sollen mengjesin me vese
Dhe ndjeva aromen e fresket te trendafilit tend
30 tetor 05, basel
altruisti
Verfasst: Do, 13. Apr 2006, 9:48
von Illyrian^Prince
altruisti hat geschrieben:Shpresoj se nuk do keni gje kunder nese do paraqes dy poezi te miat nje per Flamurin dhe nje romantike....
Flamuri
Dhe un ja ku jam Nentor me thon
Ketu me keni se nuk kam ku te shkoj;
Mbshtjellur ne pelhur te kuqe e plis te bardh
Kesaj toke i takoj dhe evrop un jam
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton…
Kam dhe nje Vlore e nje Prekaz
Me quaj si te duash Shqiptar, kosovar, arberesh e arvanitas,...
Un ilirijan e dardan jam,
Nje gjuh e nje flamur kam dhe s`ka kufij qe na ndan
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton…
5 shekuj me radhe u versule
Dhe sot po vazhdon por kot e kot,
E do rroj dhe do rroj flamuri i marigones
per jet e mot,
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton..
Kte nuk e them un sa per te ju josh
Ket e than kastriotet, qemajlet e jasharet
Me 1912 ne Krujë, Vlore e Prekaz.
Le te rroj flamuri yn kombtar
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton..
echt

Verfasst: Do, 13. Apr 2006, 20:23
von Elly
wie schaut es aus mit etwaiger Übersetzung?Bitte...
Aber wahrscheinlich ist der Prinz auf mich angefressen?

Verfasst: Do, 20. Apr 2006, 11:17
von Kusho1983
Elly hat geschrieben:wie schaut es aus mit etwaiger Übersetzung?Bitte...
Aber wahrscheinlich ist der Prinz auf mich angefressen?

und ausserdem:ich wäre sehr froh,wenn ihr noch den autor angeben könnt,sprich,wer dieses gedicht geschrieben hat...denn ausser ikona hat hier niemand den zitierten autor angefügt....
Verfasst: Do, 20. Apr 2006, 12:14
von absolut relativ
hallo..
ich gehe mit meiner laterne und meine laterne mit mir....
dort oben da leuchten die sterne , hier unten da leuchte ich...
mein licht geht aus wir gehen nach haus
rabimel rabamel bum bum....
mein licht geht aus wir gehen nach haus
rabimel rabamel bum bum....
Verfasst: Do, 20. Apr 2006, 12:21
von Sweety1
oh biba, das ist aber toll! du bist ja ein poet! achtung, jetzt wird es aber gleich kritik hageln!
lg sweety
Verfasst: Do, 20. Apr 2006, 12:31
von absolut relativ
hallo süsse sweety , dessen geschmack noch süsser als der honig meiner oma ist...
also da mein aggregat ( gehirn ) ziemlich variabel und ein langzeitgedächnis ist , wollte ich nur wissen , ob ich es immernoch kann..
ausserdem habe ich noch mit 16 jahren an sankt martin zügen teilgenommen...
biba
Verfasst: Do, 20. Apr 2006, 16:41
von Sweety1
ooohhhh,
das geht ja runter wie honig! jetzt ist der tag ja noch besser als zuvor!
also dein langzeitgedächtnis scheint noch ganz prächtig zu funktionieren! bin letztes jahr mit meinem neffen auf dem martinsumzug gewesen und ich kann dir sagen, der text stimmt!
lg sweety1
Verfasst: Do, 20. Apr 2006, 20:23
von Illyrian^Prince
absolut relativ hat geschrieben:hallo..
ich gehe mit meiner laterne und meine laterne mit mir....
dort oben da leuchten die sterne , hier unten da leuchte ich...
mein licht geht aus wir gehen nach haus
rabimel rabamel bum bum....
mein licht geht aus wir gehen nach haus
rabimel rabamel bum bum....
Ist das albanisch?

Verfasst: Fr, 21. Apr 2006, 15:39
von Koby Phoenix
Hahhahahaha,
......ich geh mit meiner Laterne

Verfasst: Fr, 28. Apr 2006, 0:00
von k princess
Me Ty 
Me fytyrën tënde po shetitem detit
Ska cka më bën fuqia e tërmetit
Nga dashuria jote tash po jetoj
Por mungesën tënde në shpirt e përjetoj
Patjetër lotin nga syri ta largoj
Se vetëm ashtu mund të të shiqoj
Por tash gjithcka më duket zi
Qofsh e mallkuar moj dashuri
Tash i dashur duhet të largohem
Por me fatin do të pajtohem
Vuajtjet në jetë do të më shtohen
Se dy të dashur nuk mundet të bashkohen

Verfasst: Mo, 22. Mai 2006, 15:18
von Ikona
Poezi nga Bujar Gania-PLLOSHTANI-(nje poet i ri nga Shqiperia me nje elan te mrekullueshem)
*******
O humbje përse kaq shumë përmendesh në këtë glob?!
Sërish dëgjojmë dhe shohim vdekje njerëzish
Pastaj dhe dëshpërim nga këngët e Nerudës
Pastaj dhe përjetim nga vuajtja
Episodë që emiton,
Diçka të tretë ose të dytë në organizëm.
Ah! Mërzi e jetës që rrotullohesh në heshtje,
Dhe që askush nuk e ka ndër mend të të ndjek.
E kështu s’të duhet askush,
Je vetë mbi gjithçka, e programuar fare!
Si thua a ta pranojmë humbjen o Perëndi!?
Hej, i Lartësuari Perëndi!
Unë jam kundërshtar i vetvetes,
Mbase dhe nganjëherë mund të bëhem,
Edhe kundërshtar i emrit tënd;
Por pa e ditur unë sesi mund të bëhem.
A mund të jetë kjo shndërrim,
Dhe pastaj sërish transformim?!
.....
Askush nuk e pa botën si drejtësi,
Por gjithmonë si një lodhje dhe marrëzi.
Njerëzit erdhën, u shndërruan dhe u transformuan,
Dhe s’ditëm se çfarë kërkuan,
Rëndësi ka që ato erdhën dhe më vonë shkuan.
Pastaj erdhën tjerë sërish, por dhe sërish kërkuan,
Rëndësi ka që ato sërish erdhën,
Dhe sërish më vonë shkuan.
E këto që shkuan nuk erdhën më,
Por dhe ato që erdhën nuk u kthyen më,
Vazhdoi përsëritja e njerëzve kështu me radhë.
Dhe kështu vazhdoi ardhja e shkuarja e njerëzve,
Por askush nuk u ndal e të pyes zotin:
Ku shkojnë dhe përse vijnë këto njerëz?
Mos vallë duhet të mbushet numri për në ferr?!
...
Unë e mendova vdekjen,
Nuk e di, m’u duk se e ndieva
Përpara vetvetes sime si diçka të trishtuar!
Nisa të harroj vdekjen,
Kur shikoj më vonë,
Nuk e di, m’u duk se më vizitoi humbja
Edhe këtë e ndieva si diçka të trishtuar!
Qetësia erdhi, derisa mendja harroi të gjitha
Nisa të harroj gjithçka të trishtuar
Por nuk e dija që,
Më vonë do të ndieja episodën e trishtimit
Si diçka edhe më trishtuese se trishtimi!
Por tanimë njoh trishtimin më shumë se kurrë,
Di ta pranoj me qetësinë e hidhur,
Dhe duke e përbuzur me heshtjen e kallur shpirtërore!
...
O perëndi dua të të bërtas
Dhe me zërin tim të trishtë
Dua të të shurdhoj në vesh
O perëndi merre,
Dhe mërzitjen dhe vdekjen time
Se mua nuk më duhen më
Dhe ndieje vdekjen time për mua
Se unë nuk mundem më
Jo. Nuk mundem të duroj më!
O perëndi zemra më është ndryshkur
E shpirti më është kallur
S’ka fuqi më për të vdekur e për të vuajtur.
...
Verfasst: Mo, 22. Mai 2006, 15:31
von Ikona
Poezi nga Sarë Gjergji:
LE T´U FLASE BREZAVE
le t´u flasë brezave
shqipja në male
për gurgullimin e krojeve të gjakut
kullat e bardha barikadë kohësh
për ujërat e turbullta
(dhe) plisin e bardhë mbi qepalle
le t´u flasë brezave
kënga që pikon gjak
për pak dritë
në bebëzat s stërlashta ballkanike
(që kurrë s´shijuan jetën)
Le t´u flasë brazave
dhembja e Nënës
(edhe) për Tivar atë varr të madh
për Tokën e etur
për liri.
****
Verfasst: Mi, 24. Mai 2006, 17:11
von Ikona
nga Sarë Gjergji
IMAZH DASHURIE
Trupi i saj prej mishi
tash u takonte të gjithëve
çuditërisht
në këtë k(a)osmos yjesh
nuk ishte e vetmja gjendje reale..
O Atë,
ruaje dashurinë time
tash e në mbarim të jetës..
******
Ç´NDJENJE
Nën lëkurë
grumbuj eshtrash
murosur
ngjyrë rëre i dhanë kohës
e Via Egnatia thonë se dha shpirt
rrugë ikjesh Onufri pikturon
Re: Die besten albanischen Gedichte....
Verfasst: Mi, 24. Mai 2006, 19:34
von illyrian*bLood
Illyrian^Prince hat geschrieben:Bisschen Poezi :p
LARG SHQIPËRISË
Ftohtësia nordike,
M´i mpiu muskujt dhe kockat!
Largësia nga Shqipëria,
Si darë xhelati,
Po ma shtërngon zemrën!
Sa malet tona ma rëndon shpirtin!...
Por, Vigan Mërgimtari, përballon stuhitë;
Natën vonë këndon:
Kujtimet për Shqipërinë më rinojnë!
Do vijnë ditëveret e vizitave:
Për qetësinë e shpirtit!
Për lehtësinë e zemrës!
Zogjtë e shqiponjave!
Hapësirat e Atdheut kërkojnë!...
Suedi, 13.01.2006, 03.05 trazim i natës së thellë...
kannst du mir sagen woher du dieses Gedicht hast?