Seite 5 von 11
Verfasst: So, 18. Mai 2008, 13:01
von Lenore
flm Shqipetare, se e paskam harru detajin me te rendesishem, pra kohen shfaqjes...falemnderit
Verfasst: So, 18. Mai 2008, 13:12
von Shqipetare
Lenore hat geschrieben:flm Shqipetare, se e paskam harru detajin me te rendesishem, pra kohen shfaqjes...falemnderit
s'ka per se

Verfasst: So, 18. Mai 2008, 20:09
von mali01
egnatia hat geschrieben:I nderuar altruisti,
i afrohem pak a shumë mendimit tënd, por shpesh e pyes veten, po gjuha shqipe? Sa vëmendje i kushtohet asaj? Për fat të mirë më në fund lexova një artikull në gazetën "Shekulli", që më gëzoi, pasi, ky shqetësim i mundon dhe gjuhëtarët tanë. Disa pika të rëndësishme, i ka parashtruar dhe
Prof.dr Gjovalin Shkurtaj në këtë artikull:
Gjuhëtarët: Disiplina e shqipes po shthuret
Gjuhëtarët japin alarmin se po shthuret disiplina e Gjuhës Shqipe nga mungesa e rregullave drejtshkrimore dhe fjalët e huaja.
Prof.dr Gjovalin Shkurtaj: E ardhmja e Shqipes nuk do të jetë e mirë, nëse nuk e mbrojmë gjuhën tonë të bukur
Gjuha shqipe nuk po respektohet as në të folurën e përditshme, por as në atë zyrtare. Gjithmonë e më shumë vihet re se në mbishkrimet e afisheve dhe në të gjithë praktikën shkrimore me karakter publik, ka thyerje të displinës gjuhësore. Alarmin e kanë dhënë gjuhëtarët, të cilët pohojnë se disiplina e gjuhës shqipe është shthurur dhe ka rënë kujdesi ndaj gjuhës. "Gjuha shqipe është e gjerë dhe e bukur shumë, ka fjalë fort të mira për të venë në vend të fjalëve të huaja". Këtë shprehje e ka thënë shumë kohë më parë Naim Frashëri, e, me sa duket, sot tingëllon më aktuale se kurrë. Sot gjen me qindra emërtime nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar, të cilat vuajnë nga gabimet drejtshkrimore apo fjalë të huaja...
Më shumë në këtë link:
http://www.shekulli.com.al/news/194/ART ... 05-17.html
me bjen emisioni familja moderne ne mend, kur ishin ne kerr, dhe pi thot aj llusta, "rykwerc, rykwerc"
emisioni "kafejna jon" esht ma katastrof.
Verfasst: So, 18. Mai 2008, 20:44
von altruisti
Shqipetare hat geschrieben:Lenore hat geschrieben:te dashur miq,
sonte ne kanalin 3sat, jepet nje film dokumentar mbi shqiprine, nese deshironi ta ndiqni. Me poshte po jap tekstin ne gjuhen gjermane qe e gjeta lidhur me kete film. Besoj se do te jete interesante, e te shohim si e prezanton Gjemania Shqiperine.
Hier eine kurze Inhaltsangabe dazu:
Für die meisten Menschen ist Alnbanien ein weisser Fleck auf der Landkarte Europas. Jahrzehntelang durch ein extrem restriktives kommunistisches Regime vollkommen von der Aussenwelt abgeschottet, leidet das Land heute noch an seinem negativen Image. Die Vorstellung vom korrupten Armenhaus Europas, in dem das organizierte Verbrechen mit Frauen, Drogen und Autos handelt, hält viele davon ab, sich näher mit Albanien zu beschäftigen. Zu Unrecht. Zwar gibt es noch viele ungelöste Probleme, aber die konfliktreichen 1990-er in denen das Land durch Massenflut, Elend, und chaotisch-anarkische Zustände in die Schlagzeilen westlicher Medien gelangte sind längst vorbei. Eine tatkräftige und flexible Generation wächst heran, die, unbeinflusst von der Altlasten der Geschichte, mit grossen Schritten europäische Werte und Standards anstrebt. Tirana, einst Zerrbild einer europäischen Hauptstadt, hat sich durch die unkonventionelle Politik ihres charismatischen Bürgermeister, Edi Rama in eine bunte, lebenswerte und sichere Stadt verwandelt. Eine starke Bürgerrechtsbewegung kämpft unter dem programmatischen Namen "Mjaft"(Genug) gegen gesellschaftliche und politische Missstände und arbeitet unermündlich am Aufbau der Zivilgesellschaft, die ihre Rechte auf friedlichem und demokratischem Weg einfordert.
Der Film wirft einen Blick auf die heutigen Lebensumsänden in Albanien und zeigt das grosse Potenzial, das sich in dem Land und seinen Bewohnern findet.
shikim te kendshem
3sat 21.00Uhr-21.45 Balkan Express:Albanien
Falemnderit shume per kete informacion . E kam ndermend me shiku meqe qenka produksion austriak, se me sa kam kuptuar kohen e fundit austria eshte nje nga vendet qe me se shumti ka investuar ne sektorin privat e qe do te ishte shume mire sikur kete shembuj te ndjeknin edhe vendet tjera perendimore...
Falemnderit edhe njiher Shqipetare per kete info. Gjithashtu shikim te kendeshem e po shpresojme qe te shohim diçka pozitive....
Qyteti i Beratit pranohet ne UNESCO
Verfasst: Di, 08. Jul 2008, 19:33
von egnatia
Qyteti i Beratit pranohet në UNESCO
Berat - Qyteti i Beratit është pranuar në UNESCO. Anëtarët e UNESCO-s, kanë votuar sot për praninë e qytetit karakteristik shqiptar në qytetet e mbrojtura. Me 21 vota pro ata kanë votuar pro pranisë së tij në trashëgimitë kulturore më të rëndësishme në botë. Lajmin e ka bërë publik vetë kryetari i bashkisë së qytetit, Fadil Nasufaj, ndërkohë që dosjen për kët qytet e ka përpiluar Emin Riza...
Për më shumë tek:
http://www.shekulli.com.al/news/101/ART ... 07-08.html
Arkeologji
Verfasst: Di, 08. Jul 2008, 19:47
von egnatia
Gërmon oborrin, gjen tempullin e shek II e.s
Një zbulim arkeologjik i objekteve që datojnë të shekullit II e.s, është bërë në fund të qershorit në fshatin Brataj. Janë 4 kolona të mëdha, të punuara nga guri i vendit që u gjetën gjatë gërmimit në banesën e 70-vjeçarit Zaim Seraj nga fshati Brataj. Specialisti i drejtorisë rajonale të Monumenteve të Vlorës, Novruz Bajrami, pasi është njohur me zbulimin pohon se nisur nga prania e fragmenteve të qeramikës dhe lëndës arkeologjike, mendohet se bëhet fjalë për një tempull. 70-vjeçari Zaim Seraj, ka qenë duke zgjeruar oborrin e shtëpisë kur ka vënë re se gurët kanë qenë shumë më të mëdhenj se mendohej, madje të pazakontë. Ai ka kuptuar se nuk bëhej fjalë për gurë, por për kolona mermeri...
Për më shumë tek :
http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTI ... 07-08.html
Re: Qyteti i Beratit pranohet ne UNESCO
Verfasst: Di, 08. Jul 2008, 19:55
von Kusho1983
egnatia hat geschrieben:Qyteti i Beratit pranohet në UNESCO
Berat - Qyteti i Beratit është pranuar në UNESCO. Anëtarët e UNESCO-s, kanë votuar sot për praninë e qytetit karakteristik shqiptar në qytetet e mbrojtura. Me 21 vota pro ata kanë votuar pro pranisë së tij në trashëgimitë kulturore më të rëndësishme në botë. Lajmin e ka bërë publik vetë kryetari i bashkisë së qytetit, Fadil Nasufaj, ndërkohë që dosjen për kët qytet e ka përpiluar Emin Riza...
Për më shumë tek:
http://www.shekulli.com.al/news/101/ART ... 07-08.html
sehr schöne meldung!mit diesem "gütesiegel" wird albanien sich noch mehr als eine touristendestination profilieren.
Verfasst: Di, 08. Jul 2008, 20:07
von Kusho1983
ou,me falni,harrova qe eshte rubrika shqipe.
Verfasst: Di, 08. Jul 2008, 20:19
von egnatia
Kusho1983 hat geschrieben:ou,me falni,harrova qe eshte rubrika shqipe.
S'ka gjë, Kusho1983!
Re: Qyteti i Beratit pranohet ne UNESCO
Verfasst: Mi, 09. Jul 2008, 9:30
von Denisa*
egnatia hat geschrieben:Qyteti i Beratit pranohet në UNESCO
Berat - Qyteti i Beratit është pranuar në UNESCO. Anëtarët e UNESCO-s, kanë votuar sot për praninë e qytetit karakteristik shqiptar në qytetet e mbrojtura. Me 21 vota pro ata kanë votuar pro pranisë së tij në trashëgimitë kulturore më të rëndësishme në botë. Lajmin e ka bërë publik vetë kryetari i bashkisë së qytetit, Fadil Nasufaj, ndërkohë që dosjen për kët qytet e ka përpiluar Emin Riza...
Për më shumë tek:
http://www.shekulli.com.al/news/101/ART ... 07-08.html
E lexova dhe unë dje kete artikull, para disa kohëve nuk më kujtohet se kur , lexova që ishin djegur disa shtëpia monumente të kulturës në Berat dhe kjo nga pakujdesia e njerëzve. Tani lexova përsëri që kanë filluar të riparojne shume ndërtesa të vjetra, më bëhet qejfi që kanë filluar ti ruajnë dhe të përkujdesen për thesaret e kulturës sonë.
Verfasst: Do, 10. Jul 2008, 9:39
von Denisa*
Thirrje raciste ne Himarë
VLORE-Prokuroria e Vlorës merr të pandehur dhjetë minoritarë grekë të akuzuar për thirrje antishqiptare dhe protesta antikushtetuese për “autonominë e Vorio-Epirit”. Sot në orën 10:00, organi i akuzës do t’i marrë ata në pyetje, në lidhje me manifestimin e jashtëligjshëm të datës 10 prill 2008 para Komisariatit të Himarës, ku u tentua marrja e tij me forcë pas një sulmi me gurë ndaj uniformave blu. Gjatë këtij tubimi u hodhën edhe parulla të ndryshme antishqiptare; u kërkua autonomia e Himarës si edhe largimi i policisë shqiptare nga kjo e fundit dhe zëvendësimi i saj me polici greke. Emrat e dhjetë minoritarëve grekë të marrë në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Vlorës, nuk bëhen të ditur, ndërkohë që GSH ka siguruar fletëthirrjen e vetëm njërit prej tyre, Andrea Belerit. Në rastin e mosparaqitjes në orën e përcaktuar, pa asnjë arsye ligjore, organi i akuzës informon se në bazë të nenit 308 të Kodit Penal do të urdhërojë shoqërimin e tyre të detyrueshëm nga policia gjyqësore.
Akuza
Dhjetë minoritarët grekë akuzohen për veprën penale të “pjesëmarrjes në miting të paligjshëm”, e cila parashikohet nga neni 262 i Kodit Penal. Sipas kësaj dispozite, ata rrezikojnë dënimin me gjobë, ose me burgim nga tre muaj deri në dy vjet. Ndërkaq, referuar fletëthirrjes së prokurorisë dërguar Andrea Belerit, thuhet se “nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi Andrea Beleri në bashkëpunim me 60-70 persona, në mbrëmjen e datës 10.04.2008 merrte pjesë në një grumbullim të paligjshëm para stacionit të policisë në Himarë, ku janë hedhur dhe thirrje si: “Të largohet policia nga Himara”, “Duam polici greke’, etj”. Sipas organit të akuzës, “me gjithë thirrjet për t’u larguar nga vendi i tubimit dhe shpërndarë nga ana e policisë, ai nuk i është përgjigjur këtyre thirrjeve”.
Protesta
Ndalimi nga policia i dy të rinjve, Manol Zoto dhe Jorgo Rrapo shkaktoi kaos mesnatën e 10 prillit ’08 në Himarë. Turma njerëzish të irrituar, së bashku me kryebashkiakun Vasil Bollano, njëherësh kreu i organizatës së minoritetit grek OMONIA, nën thirrjet antishqiptare janë grumbulluar në sheshin kryesor të Himarës dhe më pas kanë shkuar drejt postës së policisë, të cilën e kanë qëlluar me gurë. Disa prej personave që ndodheshin në turmë kanë tentuar të futen brenda ambienteve të postës së policisë, por nuk janë lejuar nga efektivat e saj, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në ajër. “Larg shqiptarët”, “Larg turqit”, “Duam polici greke”, “Autonomi për Himarën”, kanë qenë disa nga thirrjet e himarjotëve me origjinë greke.
marr nga Balkanweb
Verfasst: Do, 10. Jul 2008, 17:19
von Kusho1983
sa u perket thirrjeve raciste, keto nuk duhet te tolerohen.por kerkesa per atuonomi te himares eshte çeshtje tjeter, e cila mund ti jepet rajonit te himares(por edhe rajoneve te tjera shqiptare)me procesin e decentralizimin.por rajonet autonome duhet patjeter ti permbahen kushtetutes dhe ta respektojne ate(dmth.s'do kete shkeputje territoriale).
Albanologet ne rrjet
Verfasst: Mo, 14. Jul 2008, 17:14
von egnatia
Albanologët në rrjet
Krijohet rrjeti ndërkombëtar i albanologjisë. Faqja (portali elektronik) në internet është:
www.albanology.com
Më gjerësisht në këtë lidhje (link):
http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTI ... 07-12.html
Pas tylit te gjakut
Verfasst: So, 20. Jul 2008, 10:44
von egnatia
"Po e vrave ti i mjerë ç'fitove?
Asgjë, veçse fike një jetë.
Me vu drejtësi u mundove.
Po kjo nuk asht drejtësi gjithmon krim ka me mbetë"
Janë fjalë të shkruara nga fëmijët, të cilët e kanë përjetuar dhe ende e përjetojnë fenomenin e dhimbshëm e të pakuptueshëm për kombin shqiptar "Ngujimin", i cili paguhet dhe me jetë të pafajshme fëmijërie. Deri kur do të heshtë ligji, shteti shqiptar? I dashur populli im, pse dhe si e pranon një gjë të tillë?...
Ju ftoj të lexoni pjesë nga një artikull i gazetës "Shekulli":
Pas tylit të gjakut
Një qendër shqiptare iu afrohet fëmijëve të ngujuar jo për t'i ndihmuar me tuta dhe ushqime. Me "Tyl" të Bevis Fushës i tregon botës dramën e turpshme shqiptare të shekullit XXI që për paradoks gëzon mbështetjen e shtetit.
Elsa Demo Sun. 20 Jul 2008 9:28:00
L.P, 50 vjeç, është një nga mësuesit e komunave në rrethinat e Shkodrës që u japin mësim në shtëpi fëmijëve të ngujuar. L.P ka humbur të jatin pas viteve nëntëdhjetë nga një gjakmarrje e ringjallur në krye të 20 viteve. Kur i ati mori lajmin se kërkohej borxhi i vjetër i gjakut, i dha fund një ditë ankthit dhe kërcënimit të djemve të tij. Për dy ditë i ra qark me biçikletë sheshit përballë shtëpisë së gjaksit. Aty u bë fli.
L. P ka vite që shkon shtëpi më shtëpi për t'u dhënë mësim djemve dhe vajzave që për shkak të vrasjeve që ka bërë mashkulli i familjes së tyre, ka raste dhe ndonjë i afërm i tyre, janë izoluar mes mureve.
"L. P është hero" thotë Bevis Fusha, i cili ka fotografuar mësues, fëmijë dhe familje të ngujuara në rrethina të qytetit të veriut dhe në Shkodër ku kanë ardhur në këto 18 vjet dhe jetojnë në banesa me qira afro 2000 familje...
Për më shumë:
http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTI ... 07-20.html
Re: Albanologet ne rrjet
Verfasst: So, 27. Jul 2008, 18:12
von Squatrazustradin
Mire, qe organizohen edhe shkencetaret shqiptare bashke me shkencetaret nderkombetare. Keshtu nuk humbasin lidhjet me shkencetaret nderkombetare.
Verfasst: Mi, 03. Sep 2008, 14:17
von Squatrazustradin
Kryeministri Berisha: Buxheti i vitit 2009 arrin shifrën 5.2 miliardë dollar, 1 miliardë dollar më shumë se buxheti i vitit 2008
http://www.keshilliministrave.al/?fq...=news&lid=9154
Nuk e di sa i vertete eshte ky lajm, apo ndoshta eshte ndonje propaganda parazgjedhore e zotit kryeminister. Sepse habitem, se si ka mundur qeveria e zotit Berisha te grumbulloj 1 miliard dollare shtese...
Re: Pas tylit te gjakut
Verfasst: Do, 04. Sep 2008, 15:09
von Denisa*
egnatia hat geschrieben:"Po e vrave ti i mjerë ç'fitove?
Asgjë, veçse fike një jetë.
Me vu drejtësi u mundove.
Po kjo nuk asht drejtësi gjithmon krim ka me mbetë"
Eshte me te vertete e trishtueshme , por shumica vazhdojne ti urdherohen ligjeve te kanunit, nje liber (nuk me kujtohet autori) e prek kete fenomen. Ata qe kane kryer vrasjen per hakmarrje paguajne nje shume te percaktuar parash tek nje si tip kryeplaku apo dicka e tille.
Qeveria nuk eshte se i mbeshtet , por i anashkalon , as ne kohen e komunzmit nuk morri njeri mundimin ti ndalonte.
Verfasst: Do, 18. Dez 2008, 8:31
von egnatia
Më të mirët e albanologjisë
Për herë të parë organizohet konkursi për veprën më të mirë albanologjike. Iniciativa e Qendrës së Studimeve Albanologjike ka për qëllim paraqitjen e këtij kontributi jo vetëm në radhët e studiuesve por edhe tek një publik më i gjërë...
Shkruar nga Yllka Lezo
Më shumë tek ky Link - kjo Lidhje
http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTI ... 12-17.html
Berisha pro martesave te cifteve me te njejtin gjini
Verfasst: Do, 30. Jul 2009, 18:26
von djali i vores
TIRANË- Martesat e homoseksualëve që ua serviri shqiptarëve Kryeministri i vendit, dënohen ashpër nga komuniteti fetar në vend. 24 orës pas deklaratës së Berishës, ka reaguar Kisha Katolike, Kisha Ortodoske dhe Xhamia.
Priftërinjtë dhe imamët argumetnojnë se martesat mes sekseve të njëjta kërcënojnë seriozisht martesën dhe nuk do të kenë kurrsesi bekimin e tyre madje iu bëjnë thirrje politikanëve që të mos bien në mëkat.
"Ne rast se sot lejohen martesat mes homoseksualeve, në të ardhmen do të kërkohet adoptimi i fëmijeve, gjë që do të çoje në shkaterrimin e familjeve. Sot duhet te luftojme kunder divorceve dhe jo te lejojme martesa te tilla", tha për median Monsinjor Gjergji Frendo.
Ndërsa imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvic Naci, thotë se ky akt shihet si nje mekat i madh, ndaj parlamentaret nuk duhet te bëhen pjesë e kësaj nisme ligjore.
Për Kishën Ortodokse, veprimi dhe akti që kryhet mes dy njerëzve të së njëjtës gjini është i dënueshëm. "Për këtë arsye çdo lloj veprimi aq më tepër kur ato bëhen edhe ligjore nuk shikohet me sy të mirë dhe nuk mund të aprovohet nga ana jonë si besimtarë dhe si Kishë. Mendoj se është diçka e nxituar pas në Shqipëri ka probleme të mëdha sociale", u shpreh Peshkopi i Kishës Ortodokse Andon Merdani.
Me legjitimimin e martesave gay ne bëhemi vend i përparuar që nuk lejojmë diskriminim. Kjo sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha. Ndërsa sipas, Mon Sinjor Frendos, shteti duhet të mbrojë konceptimin e martesës dhe familjes. Ai argumeton se "sot martesa dhe familja janë në rrezik për arsye se janë në rritje numri i divorceve, ndaj të mos e shtojmë rrezikun duke transformuar konceptin e martesës".
Lajmin se është hartuar një projektligj për martesat e personave të së njejtës gjini u dha dje nga kryeministri Sali Berisha gjatë një mbledhje ndërministrore për integrimin e vendit ne BE.
Ky ligj duhet të marrë mbështetje maksimale në Parlament - tha Berisha - pasi, zhduk diskriminimin.
Hartuesja e ligjit, Ballauri: Ka edhe politikanë gay
dt. 29 korrik
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar dje se shumë shpejt do ta kthejë Shqipërinë në një vend ku do të lejohen me ligj martesat e homoseksualëve.
Elsa Ballauri, (kryetarja e Grupit Shqiptar të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut), një ndër hartueset kryesore të këtij projektligji, shpjegon pse-të e këtij ligji dhe pranon se në politikën shqiptare ka homoseksualë, por më shumë homofobë.
Deklarata e Berishës është bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Ndërministror të Integrimit dhe ka shkaktuar të qeshura të forta tek vetë vartësit e tij.
Për të justifikuar këtë vendim, Berisha ka thënë se është një standard evropian. Vitet e fundit disa shtete Europiane kanë ligjëruar martesat ndërmjet homoseksualëve por vetëm në Holandë, Belgjikë, Spanjë, Norvegji dhe Suedi çiftet homoseksuale kanë të drejta të njëjta me çiftet heteroseksuale.
Shtetet e tjera kanë preferuar që ti japin të drejta pothuajse të barabarta me heteroseksualët por duke e quajtur një lloj bashkëjetese ligjore por jo martesë. Në mentalitetin shqiptar, ku ende homoseksualët nuk kanë guximin që të dalin hapur dhe të pranojnë atë që janë, pritet të ketë reagime të forta.
Momentalisht, Shqipëria nuk e ka përcaktuar qartë në Kodin e Familjes çështjen e homoseksualëve. Neni gjashtë i Kodit thotë: "Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç".
Kjo fjali e ndërtuar me 15 fjalë, është i gjithë kuadri ligjor shqiptar për këtë çështje. Kjo do të thotë se homoseksualët nuk do të dënohen nga ligji për veprimet e tyre, por nga ana tjetër, nuk u lejohet që të ligjërojnë bashkimin në një familje të tipit grua-grua ose burrë-burrë.
"Një ligj tjetër është shumë i rëndësishëm kundër diskriminimit. Ky ligj është ofruar nga shoqëria civile dhe ka të bëjë me të drejtat e pakicave të qëndrimeve të caktuara. Këtë ligj e ka përgatitur shoqëria civile",- tha dje Kryeministri Berisha. Ai shpjegoi se me anë të këtij ligji do të shihen qartësisht qëndrimet që do të mbahen kundrejt homoseksualëve, si dhe mënyrat se si ata mund të favorizohen.
"Unë mendoj se, pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre",- tha dje Kryeministri Berisha, duke iu referuar ligjit për të drejtat e homoseksualëve.
Por, menjëherë kjo thënie është shoqëruar me të qeshurat e ministrave, të cilët ishin krejt të papërgatitur për këtë gjë. Edhe vetë ata e kishin të vështirë të besonin këtë projektligj të ri të Kryeministrit.
Për të justifikuar projektligjin, Berisha tha: "Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane. Ky ligj është në Parlament dhe duhet të shqyrtohet me seriozitetin më të madh, pasi është një standard që gjykoj se zhduk një lloj diskriminimi".
Ndërkohë, ai shpjegoi se në këtë ligj nuk ka asnjë qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave. "Fatmirësisht, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë.
Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat, në të cilat aderon dhe është e detyruar t'i respektojë. Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin, sepse është opinioni.
Me mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin",- përfundoi Berisha.
Ndërkohë, burime nga Kuvendi dhe Kryeministria pohuan se ligji i ri për homoseksualët nuk është ende gati.
Ai është në fazën finale dhe më pas do të kalojë tek juristët, të cilët do i japin dorën e fundit. Kjo pritet që të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Nga ana tjetër, pritet që për këtë ligj të ketë reagime të forta nga tre komunitetet fetare në vend.
Të kontaktuar nga "Shekulli", përfaqësuesit e komuniteteve fetare pohuan se ende nuk kanë marrë kontakt me projektligjin, por në parim janë kundër tij. "Ne do të shohim ligjin që po përgatitet dhe më pas do paraqesim objeksionet tona",- thanë komunitetet fetare.
Verfasst: Do, 30. Jul 2009, 18:33
von djali i vores
Sikur shqiperia ska plot ceshtje per te zgjidhur sali berisha do te angazhohet per te drejten e marteses te homoseksualve. Pse nuk interesohet per ceshtjen came ai po flet ne media qe skemi probleme me greket. Po per komunitetin rom pse nuk angazhohet zoti berisha. Keto martesa sjane pranuar akoma nga disa shtete evropiane kurse berisha do te dali me modern se evropianet. Ik o zoti kryeminister dhe mbaro ate rrugen durres kukes se vajte kaq kohe me te dhe lufto njehere korrupsionin. Keto jane kushtet kryesore per hyrjen ne BE jo martesa e homoseksualve.