Re: Fussballland Albanien
Verfasst: Fr, 19. Aug 2011, 19:43
Geht jemand nach luxemburg?
Albanien - Meinungen & Fragen
https://www.albanien.ch/forum/p3/
Illyrian^Prince hat geschrieben:Geht jemand nach luxemburg?


bin kein fussball-fan aber sein vorstellung vor der alb-presse fand ich gut, di Biasi zuerst entschuldigte sich dass er kein albanisch kann, den satz fand ich gut!Kusho1983 hat geschrieben:gianni di biasi ist für zwei jahre nationaltrainer albaniens.ich denke es war eine gute wahl und wie schon hier erwähnt wurde,sind die italiener für ihr starkes defensiv-spiel bekannt,was die nationalmannschaft albaniens unbedingt nötig hätte.
fand ich auch gut.zudem hat er sich bereit erklärt,in albanien zu wohnen und die dortige meisterschaft zu verfolgen,was bis jetzt seine vorgänger abgelehnt hatten.diesen schritt finde ich auch sehr gut.Belifario hat geschrieben:bin kein fussball-fan aber sein vorstellung vor der alb-presse fand ich gut, di Biasi zuerst entschuldigte sich dass er kein albanisch kann, den satz fand ich gut!Kusho1983 hat geschrieben:gianni di biasi ist für zwei jahre nationaltrainer albaniens.ich denke es war eine gute wahl und wie schon hier erwähnt wurde,sind die italiener für ihr starkes defensiv-spiel bekannt,was die nationalmannschaft albaniens unbedingt nötig hätte.
kjo qe thu eshte thike me dy presa, kur t'mbaroje shkollen ne gjermani traineri shqiptar te lun pazarin! pastaj shume gjana ne federate (sipas nje njeriu timin emrin e te cilit e ke citu nder trainerat e rinj) nuk shkojne ashtu sikurse duhet (nuk po thellohem me shume ne kete pike)!Squatrazustradin hat geschrieben:Meiner Meinung nach verfolgt der Albanische Fussballverband FSHF eine falsche Strategie. Es wäre besser, sie würde das Geld, das sie für einen ausländischen Trainer ausgibt (jährlich mindestens 100'000 Euro) in die Ausbildung albanischer Trainer in Bspw. Deutschland investieren. FSHF könnte für 1 Jahr einen albanischen Trainer anstellen, z. B. Shkelqim Muca (momentan der beste albanische Trainer in der albanischen Meisterschaft) oder Astrit Hafizi (der beste albanischen Trainer, der ab 1990 die albanische Nationalmannschaft trainiert hat), und könnte gleichzeitig junge aufstrebende albanische Trainer wie Gerti Haxhiu, Nevil Dede, Rudi Vata etc. die Ausbildung zum Fussballtrainer in Deutschland finanzieren. Der Vorteil der albanischen Trainer ist, dass sie keinen hohen Gehalt verlangen. Das Geld das übrig bleiben würde (wenn wir einen albanischen Trainer hätten) könnte der Fussballverband in die Infrastruktur des Fussballs investieren.
Eshte mese normale, qe trajneri shqiptar, qe do kete mbaruar shkollen e trajnereve ne gjermani, do kerkoje page me te larte. Por prap se prap nuk do mund te kerkoje 100'000 Euro ne vit, sepse nuk ka eksperiencen e duhur dhe famen e duhur per te kerkuar nje page te tille.Belifario hat geschrieben:kjo qe thu eshte thike me dy presa, kur t'mbaroje shkollen ne gjermani traineri shqiptar te lun pazarin! pastaj shume gjana ne federate (sipas nje njeriu timin emrin e te cilit e ke citu nder trainerat e rinj) nuk shkojne ashtu sikurse duhet (nuk po thellohem me shume ne kete pike)!
Soviel zu Brüderlichkeit und Zusammenarbeit!Ne fokus/ Shqiperi-Kosove “Lufte” per talentet
nga AlbaniaSoccer E enjte, 05 Prill 2012 10:41
Synimi i Shqipërisë për të marrë talentet brenda Kosovës, duket se i ka dhënë startin një “lufte të ftohtë” mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj të Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pati planifikuar të mbante një grumbullim të përfaqësueses U-19 të Kosovës më 3 dhe 4 prill, por ai është shtyrë për datat 11 e 12 prill, pikërisht në kohën kur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka paralajmëruar se do të organizojë një kamping me talentet kosovarë po të kësaj grupmoshe (U-19) në Kosovë. Kampi i U-19 të Shqipërisë është paralajmëruar se do të mbahet nga 9 deri më 12 prill dhe nga zyrtarët e FSHF-së ishte konfirmuar shumë kohë më parë. Kjo përplasje datash, duket se ka ardhur me qëllim nga ana e palës kosovare, e cila nuk dëshiron largimin e talenteve të saj drejt përfaqësueses shqiptare, në një kohë që ajo vetë pret krijimin e kombëtares së saj në një periudhë të afërt.
Kosova
Trajneri i ekipit U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi, thotë se grumbullimi që do të mbahet më 11-12 prill, ishte parashikuar të mbahej edhe në mars. Por, ai thotë se për shkak të kushteve të vështira klimatike është vendosur të mbahet më 11 e 12 prill. Ai ngul këmbë se vendimi për të mbajtur grumbullimin pikërisht në kohën kur trajnerët nga Tirana do të kërkojnë talente kosovare për ekipet kombëtare, nuk është bërë me qëllim, madje thotë të mos ketë ditur deri vonë se Shqipëria do të organizojë kamp në Kosovë.
“Ky grumbullim ishte vendosur të mbahej në muajin mars, por për shkak të kushteve klimatike e kemi shtyrë për muajin prill, - deklaroi Krasniqi për gazetën Koha Ditore në Prishtinë. - Unë nuk e kam ditur se kur kishte parashikuar Shqipëria të zhvillonte një grumbullim në Kosovë, pasi këtë e kam marrë vesh shumë vonë. Por, kjo datë që kemi caktuar ne nuk është bërë me qëllim. Përkundrazi, ne kemi bashkëpunim të mirë me Shqipërinë”, ka thënë më tej ai.
PA NJOFTIM
Trajneri Ramiz Krasniqi pranon se do t’i mbetej hatri nëse FSHF-ja do të mbante një kamp në Kosovë pa lajmëruar më parë Federatën e Futbollit të Kosovës dhe pa bashkëpunim. E deri më tani, Federata Shqiptare nuk e ka kontaktuar Federatën e Kosovës.
“Nuk na kanë njoftuar. Nuk mund të mbajnë kamp në Kosovë pa na lajmëruar, - u shpreh sekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës Eroll Saliu. - Ne presim që të na lajmërojnë për mbajtjen e këtij kampi. Ne nuk kemi ndërmend t’u nxjerrim ndonjë problem, por vetëm duhet të na njoftojnë”, ka thënë më tej ai.
Saliu ishte shprehur edhe më herët kritik për iniciativat e FSHF-së për të mbledhur talentet kosovarë nëpër vendet evropiane. Grumbullimi i U-19 të Kosovës do të mbahet në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë dhe Krasniqi ka përzgjedhur 29 lojtarë. Ndryshe nga Federata Kosovare, ajo e Shqipërisë nuk ka dhënë shumë detaje për grumbullimin, që pritet të përfshijë dhe lojtarët e moshës 17-vjeçare. FSHF nuk ka zbuluar se si u ka bërë ftesa lojtarëve në Kosovë, meqënëse Federata Kosovare mohon të ketë pasur ndonjë kontakt për këtë punë.
FSHF
Drejtori i zyrës së talenteve pranë FSHF-së, Redi Jupi, thotë se nuk sheh asnjë pengesë në procesin e realizimit të këtij projekti. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që në të njëjtën kohë aktivitet pak a shumë të njëjtë do të mbajë dhe Federata e Kosovës.
“Ne mund të marrim ndonjë futbollist nga kampi i Kosovës, por edhe ata (FFK-ja) mund të bëjnë të njëjtën gjë, - sqaroi Jupi. - Këtu ka bashkëpunim, nuk ka ndarje. Nuk shohim ndonjë problem që në të njëjtën kohë mbajmë kampin ne edhe Kosova, pasi unë nuk i dalloj Kosovën e Shqipërinë, janë një”, shtoi më tej ai.
Me talentet e grupmoshës U-19 do të punojë ish-portieri Foto Strakosha, ndërkohë që me ata U-17, Xhemal Mustedanagiç.
“Do të përzgjidhen futbollistët që mendojmë se do të dallohen për nga cilësia. U kemi bërë ftesë të gjithëve, futbollistëve të kampionatit të Kosovës, por edhe atyre që bëjnë karrierë jashtë Kosovës”, ka thënë Redi Jupi.
Balkanweb.com