Squatrazustradin hat geschrieben:Wieso werden die auch kosovarische Sarplaninac genannt? Weil die hauptsächlich im Kosovo gezüchtet werden, oder wie?
Po te pergjigjena ne Shqip se Gjermanishtja jeme nuk ahst qaq e mir...
Raca e ka emrin Deltari Ilir,dmth JO Sarplaninc e as Sarplaninc i Kosoves ose.....
Sarplaninac asht fjal Srbe edhe ahst rac tjeter edhe pse prejardhjen e kan prej qejve te Kosoves.Problemi ahst qe Srbt me koh i kan perzije qejt e tyne me qej tjer (psh qej te Kavkazit,Bernardina,Deutsche Scheferhund....)me qellim mi ba ma te mdhej,ma impozant...e en anen tjeter edhe ma te "ndegjushem" per nevoja te ushtris...Po du me than qe Sarplaninci i Srbve ahst veq ni perzimje e shum racave.
Deltari Ilir(Deltar- qen i Deleve) e ka standardin e vet qe dallon prej standardit te Sarplanincit.Fatkeqsisht masi qe Federata Kinologjike e Kosoves nuk ka mbeshtetje prej Qeveris ose Ministris se Bujqsis ose...edhe shum pak njerz jan te njoftum per Deltarin Ilir si rac e paster e Shqiptarve edhe dallimin prej Sarplanincit,per ket arsye edhe shum Shqiptar ne Kosov ose Maqedoni ,Mal te Zi...hala Deltarit Ilir i thojn Sarplaninc ose Qen Shari ose... edhe pse kta qej kan egzistu edhe neper bjeshk tjera te Kosoves.
Po e baj Copy Paste edhe ni tekst te ni kolegu prej Maqedonis:
Që në kohën e perandorit romak Maximinus Galerius Valerius viti,(308-314),njihet Qeni Ilir me emrin Daia.
Në Gadishullin ballkanik e sollën blegtorët e njohur të fisit Mollos nga Tibeti në mijëvjeçarin e dytë p.e.s.
Rol të veçantë në formimin e racës së Deltarit Ilir-Illyrian Shepherd-
-Qenit të Sharrit kanë luajtur masivet e larta malore, që kufizonin kryqëzimin me llojet e tjera të qenve. Ashtu i fuqishëm, i bukur
është edhe sot duke falënderuar vrazhdësinë e thepave , dhe nevojën për t’u bërë ballë të papriturave të natyrës së egër të Sharrit,
Korabit dhe Bistrës.
Gjeli është simbol francezve, kanguri simbolizon australianët, kur përmendet Panda të gjithë e lidhin me Kinën. Qeni Ilir duhej të ishte një
mburrje për gjithë historinë tonë kombëtare ,por me te sot mburren të tjerët.
E quajmë histori të dhimbshme , sepse të tjerët arritën në mënyrë institucionale t’ia ndërojnë emrin në FCI( Federat ndërkombtare e qenve).
Ai ishte dhe duhet të jet krenaria jonë kombëtare, pjesë e ndritshme e kësaj historie , por pakujdesia jonë si komb e bëri të veten.
Pasi dihet kur pret që dikush tjetër të të shkruajë historinë , atëherë ai e shkruan sipas tekeve të tij.Latinët thonë
Verba volant ,scripta manent (Fjalët i merr era , shkrimi mbetet)
Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) së pari herë paraqitet në revistën e qenve në Lubljanë më 8 dhe 9 shtator të vitit 1926 edhe atë dy qen të racës
Yllirian Sheepdog.
Po në Lubljanë më 19 dhe 20 maj 1929 në revynë (ekspozitën ) e qenve paraqiten një numër prej 7 qensh nga raca e Deltarit Ilir .
Në Vjenë në Panairin e qenve (YCFP) në vitin 1929 përsëri shfaqet prania e kësaj race, madje u shpall kampion Deltari Ilir me emrin
“Shara”,me pronar sllovenin Bullc.
Në këto revista përforcohen standardet e kësaj race dhe në revynë speciale të qenve më 5 prill të vitit 1936 analizohen standartet .
Kështu më 2 qershor 1939 në Stokholm pranohet zyrtarisht në regjistrimin e FCI( Federata Ndërkombtare e Qenve) me numër rendor 41,
me emrin Yllirian Sheepherd dog.
Numri rendor 41 tregon lashtësinë e kësaj race, përndryshe ky regjistër përmban me mija lloje të racës së qenve . Derisa ne shumë pak ose
aspak nuk interesoheshim për Deltarin Ilir (Qenin e Sharrit ) , të tjerët vinin dhe nga malet e Sharrit , Bistrës dhe Korabit i zgjedhnin qentë
e mirë të kësaj race dhe nëpër panaire (revy-qensh) i paraqitnin si autoktonë.
Atë që këtij qeni ia fali natyra : bukurinë , madhështinë, ashpërsinë, fortësinë besnikërinë, ne nuk e çmonim, prandaj të gjithë popujt e tjerë ishin të interesuar,dhe nuk kursenin,mund dhe kapital që ta kenë pranë vetes këtë xhevahir.
Akademia e Shkencave Serbe dhe LKJ (Lidhja Komuniste e Jugosllavisë) angazhojnë një ekip të madh ekspertësh (biologë ,veterinarë ,kinologë)
në krye me njëfarë eksperti, prof. Slobodan Pavlloviç që me çdo kusht t’ia ndërrojnë emrin Qenit Ilir.
Ata zgjedhnin nga bjeshkët e Sharrit qentë më të mirë dhe i dërgojnë në Serbi , Slloveni dhe Kroaci,duke mos kursyer asgjë për një qen
të mirë të këtij lloji.
Fatkeqësisht me propozim të JKS(Federata Jugosllave e Qenve) më 15 qershor në Brisel FCI (Federata Ndërkombtare e Qenve ) konfirmon
se emri i Deltarit Ilir “ Illyrian Sheepdog ndërohet në “Jugoslovenski pas Sharrplaninac”.
Tragjedi ,tragjedi , tragjedi atëherë , sot dhe nesër!
Atëherë: që nuk reagoi askush për këtë që na ndodhi
Sot që: akoma na vjen turp ( të meremi me historinë e një qeni).
Nesër : kur duhet të rëfehemi para nipave , stërnipave tanë sepse jemi të sigurt se ata do ta kuptojnë rëndësinë e kësaj cope të historisë.
Sot mund të shijosh bukuritë e Sharrit t’i gëzohesh agimit dhe muzgut të këtij masivi,i , por tmerrohesh nga fakti se në këto kreshta malesh
nuk e gjen ( ose e has shumë rrallë) simbolin e këtyre majave, tmerrin e ujqve dhe arushave shokun më besnik të barinjve , do ta quaj
xhevahirin e historisë sonë të humbur Deltarin Ilir .
Në vend që të ishte rojtar i tufës së deleve , ai sot gjendet në karakollet për shërbimet e policisë dhe ushtrisë jugosllave,ose në sallonet e
zonjave nëpër metropolat europiane.
Këtë dhuratë të “nënës natyrë” sot fatkeqsisht e gjejmë nëpër fermat e qenve të metropolave dhe me siguri vuan për natyrën e Sharrit,
Bistricës dhe Korabit.
Edhe sot e kësaj dite ca matrapazë shqiptarë me qëllim që të arrijnë përmasa më të mëdha për “luftë qensh” Deltarin Ilir e kryqëzojn
me raca të tjera si Bernardinin,Mastifin napolitan etj. kontribojn që edhe më shumë ta zhdukin si racë krenarinë tonë .
Ky le të jetë një shkrim për të ndërgjegjësuar instuticionet, historianët, veterinarët , ekologët , akademikët shqiptarë.
Arsye banale është të thuash se nuk ia vlen të bisedohet për qentë kur kemi probleme të tjera , po ashtu kanë thënë edhe e stërgjyshërit,
gjyshërit dhe baballarët tanë prandaj “historia u ndërrua” u ndërrua emri ,Të tjerët nuk turpërohen nga emri
“Jugosllovenski pas Sharplaninac” kurse ne akoma turpërohemi nga (copa e historisë së quajtur): “ Qeni Ilir”
Nëse me vëmendje e shikon Deltarin Ilir nga serioziteti i tij do të vëresh se në fizionomin e tij akoma hetohet mallëngjimi për vrazhdësinë ,
bukurinë, befasitë që ia afronte Sharri mahnitës, Bistra e bukur dhe Korabi i mrekullueshëm.
Nexhmedin Haliti
Shoqata ekologjike « Eko-S Natyra » Tetovë