Seite 6 von 10
Verfasst: Mo, 19. Nov 2007, 13:38
von Sandy
Nën flamujt e melankolisë
Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme
dhe askush s'mund të thotë
së këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet e flamujve
mund të shifet një mund,
një përpjekje e madhe përmbi
vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por (o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme.
Migjeni
Verfasst: Mo, 19. Nov 2007, 22:16
von jeki
Anissa hat geschrieben:Nje dite kur te zgjohesh, mos i laj syt me lot,
si te tregon dikush, se sjam mo ne ket bote.
Mos pyet se si vdiqa, por pyet si jetova,
si me kaluan ditet e fundit,
qe pa ty i jetova.
e bukur....
Gati lash pa shkruar urimin për shokët e mi
Verfasst: Mi, 28. Nov 2007, 17:06
von xixi
Nga një mik i juaji:
Gati lash pa shkruar urimin për shokët e mi, me rastin e 28 nëntorit!
Fillova t'i shkruaja një mikut: "me përshëndetje të zjarrtë atdhetare ju uroj 95 vjetorin e shtetit shqiptar...", por këto fjalët e fundit ma vranë veshin!!! Pse vetëm 95 vjet pyeta veten?!!!
Sado që desha ti jepja zjarr përshëndetjes, përsëri nuk ma plotësonte zbrazëtinë shpirtërore për ta përcjellur urimin e një datoje kaq të madhe....
Kur pashë se në Shqipërinë administrative po festohej 95 vjetori i shpalljes së pavarësisë, mendova si shqiptar i mbetur jashtë Shqipërisë administrative dhe kujtova 95 vjet pritje të shqiptarëve jashtë Shqipërisë Londineze.
Në këto 95 vjet të pritjes u përcollëm edhe me më keq se pritje dhe përsëri jemi në pritje dhe ende po presim. Atëherë... si t'i shkruaja mikut?! GËZUAR?!!!
JO, ASSESI JO! Si t'i uroja mikut 95 vjet vuajtje dhe sakrifica për të rikthyer identitetin në vend?! Në këto 95 vjetët e shqiptarëve jashtë Shqipërisë administrative, kam arsye t'i drejtohem një mikut me fjalën GËZUAR?! Pse gëzuar?! Sepse ende nuk jemi të lirë?! Sepse Shqipëria ende mbetet e pa bërë?! Pastaj, karshi popujve të Ballkanit, 95 vjet mu dukën shumë pakë! Vetëm kaç vjet paskemi Shqipërinë e për më keq, ne ende nuk jemi shqiptarë?!!! Ky vend e popull nga më të lashtit, vetëm kaç i lashtë qenka, vetëm 95 vjeç?!!! Medet...
Ta lë mikun pa e përshëndetur në këtë datë përsëri nuk ka kuptim! Vërtetë jam në hall. T'i them se ç'ndodhi në këtë ditë, miku im e njeh historinë, di edhe për 28 nëntorin e Skënderbeut, edhe për 28 nëntorin e Ismail Qemalit, edhe për 28 nëntorin e Adem Jasharit, edhe për 28 nëntorin e UÇK-së...
Mendova që urimin ta shkruaj me këto fjalë:
I nderuar mik!
Shqiptarët kudo që janë, kanë një Shqipëri të vockël diku, ku festojnë të lirë të gjitha festat edhe të shqiptarëve jashtë saj. Atje shkojnë prijësit e shqiptarë nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i zi, Kosova e Çamëria për të festuar festën e përbashkët të fateve të tyre të ndara.
Të nderuar shokë dhe shoqe, më jepni të falur që goja ime, nuk ua thotë dot GËZUAR 28 NËNTORIN!
- Shqipëria Natyrale, qoftë e jetësuar dhe e pavdekshme!
- Kombi shqiptar u bëftë mbi të tjerë!
Miku i juaj i mërzitur
Më 28 Nëntor 2007
Verfasst: Do, 29. Nov 2007, 11:31
von Sandy
Motiv i dikurshëm shkodran
Drini i lau kambët kalasë
e dielli, tue u rrëzue mbas Taraboshit,
ia fali lulkuqen e fundit
të ditës.
Puthin aroma lulesh
muret e oborreve të randueme nga
shermasheku
e shtëpitë, të mbetuna në gryka
blerimesh,
kërrusen
nën peshën e lodhjes së mbramjes
e të qiellit në perëndim.
Krismat e dyerve, që mbyllen njena mbas tjetrës,
dhe të gjitha zhurmat tjera
shuhen ngadalë në valët e liqenit.
Nën nina - nanën e bulkut të natës
dremitin rrugët e vetmueme.
E Shkodra flen.
Anton Çefa
Verfasst: Mo, 10. Dez 2007, 14:30
von egnatia
Të lumtë dora...!
Megjithëse tingëllon i trishtuar shkrimi yt, pasqyron diçka nga realiteti ynë... Ky shkrim më kujtoi disa fjalë të shkruara nga Alma Papamihali në një poezi të saj :
"Shqiptar i përgjumur, në krevat gozhduar,
mos prit më nga bota, lëviz për të ndryshuar"...
Të përshëndes,
egnatia
Verfasst: Di, 11. Dez 2007, 21:30
von Ikona
Xixi, edhe nga une po t´i gjuj disa pershendetje shume te perzemerta, une shkrimin tuaj e kuptova fort mire, edhe ato mesrreshtat, ndaj ndaje te njejtin mendim me ju...
duke iu deshiruar shume shendet e suksese ne jeten tuaj kudo qe jeni e veni, edhe une jam poashtu jasht shtetit administrativ shqipetar, por me nje zemer e cila nuk njeh kufinje administrativ e as klasifikim shqiptaresh te cfaredo treve cofshin, siq fatkeqesisht ndodhe tek shqiptaret tane nga shteti administrativ...
me respekt te vecante dhe me nje grumbuj pershendetjesh me apo pa vule administrative
Une.......
Verfasst: Di, 11. Dez 2007, 22:00
von jerseygirl

oh xixi bravo vertet per ket shkrim
pergezime nga un
Dashuria per nenen
Verfasst: Mi, 12. Dez 2007, 15:18
von jerseygirl
Cfar eshte nena per ju .. shpreheni ketu..
Ahh per mua esht jeta ime , eshte gjaku qe me kalon ne vena, eshte qenja me e rendesishme e jetes time, eshte shoqja me e mire ,
Ahh mami im sa me mungon ..
Verfasst: Fr, 14. Dez 2007, 17:56
von Shqipetare
@jerseygirl
Menyra si e pershkruajte me pelqeu shume.Dhe me vjen shume keq,qe je larg asaj
Per mua ehste personi me i rendesishme ne jete.
Eshte zemra,ylli,shpirti dhe shume shume me shume per mua...qe s'mundem ta pershkruaj me fjale.
Une jam pjese e asaj dhe nuk ka njeri ne ket bot qe me njeh mua me mire se mami.
Mami ta do gjithemon te miren keshtu qe keshillat e asaj jan te pa pagume.
Per mua esht person i kulluar,dhe jo qe esht perfekte,por ju e kuptoni per se
Perfundimishte mund te them se e kam pike te dobet.
Pershendetje,
Shqipetare
ahhhh Nena
Verfasst: Mo, 17. Dez 2007, 12:06
von Fati
fjala Nene eshte emocion i pa pershkrueshem, person i pazevendushem

, me falni aq shum u emocionova saqe qe me hupen fjalt edhe pse ska fjal perfekte per ta pershkruar Nenen.....
flm per kete tem
gjith te mirat respekt me te madh ne jet e meritojn nenat
Verfasst: Mo, 17. Dez 2007, 12:38
von jerseygirl
FATi ta besoj emocionin , vetem kur thua NENE te hapet shpirti e te behet mal..
flm per mendimin tende ne kete teme
ahhhh
Verfasst: Mo, 17. Dez 2007, 12:49
von Fati
Me falni nese po e lendoj dike apo po i kujtoj te kaluar te hidhur

, mirpo serbia la shum jetima ne Kosov... la femij te vegjel pa Nena gjithashtu edhe te medhejt ,prandaj femijt e vegjel pa Nena eshte sikur qielli pa Yje....
Verfasst: Mo, 17. Dez 2007, 12:55
von jerseygirl
Per mua ehste personi me i rendesishme ne jete.
Eshte zemra,ylli,shpirti dhe shume shume me shume per mua...qe s'mundem ta pershkruaj me fjale.
Une jam pjese e asaj dhe nuk ka njeri ne ket bot qe me njeh mua me mire se mami.
Mami ta do gjithemon te miren keshtu qe keshillat e asaj jan te pa pagume.
Per mua esht person i kulluar,dhe jo qe esht perfekte,por ju e kuptoni per se
Perfundimishte mund te them se e kam pike te dobet.

te lumt dora shqiptare
Te nderuara pjesemarrese,
Verfasst: Do, 27. Dez 2007, 1:49
von xixi
Te nderuara pjesemarrese,
Fillimisht ju kerkoj falje qe nuk jam lidhur me heret ne kete teme te hapur nga une. Une e kam publikuar ne nje pjese tjeter te forumit (fatkeqesisht aty nuk ka shkruar askush) dhe nuk e kam ditur qe kjo teme eshte bartur ne kete kend, rastesisht e verejta.
E nderuar Egnatia,te faleminderit shume per pershendetjen dhe editimin e poezise se Alma Papamihalit. Ne internet, i kam lexuar ca poezi te mrekullueshme te kesaj bukuroshe. Stili i saj i ngjane thenies: "Pak e mire"- poezi te kohes moderne, do te thoja. Nderkaq shkrimi: gati lash pa shkruar urimin per shoket e mi, ndonese tingellon trishtueshem e ngjalle dhembje per Shqiperine qe ende nuk e beme, eshte nje realitet qe kerkon, gjate ketyre festave, me shume se eufori, pune dhe vendosmeri.
Te fala,
xixi
E dashur Ikona,
Poashtu te faleminderit shume per pershendetjet. Nuk jam i sigurt, por me duket qe ky pseudonim qe ti mban, eshte i nje mikesheje qe une e çmoj jashtezakonisht shume, ndoshta per vete faktin se edhe ajo lundron ne te njejtin e lum e barke me mua...
Respekti eshte gjeja me e vogel qe mund te ofroj per ty. Admirim!
Shume te fala
xixi
Tani me mbetet per falenderim, si duket, me e vogla dhe me e embla:Jerseygirl
Nuk e di pse mendoj e me duket keshtu; eshte thjeshte nje ndjenje spontaniteti.
Te flmd -pergezime ke edhe nga une,
shendet e shume te fala
xixi
[/b]
Verfasst: Fr, 28. Dez 2007, 18:21
von Squatrazustradin
Un n'pergjithsi se kuptoj, pse n'Kosov e Maqedoni festohet 28. Nentori, ku dihet, qe anej ato shqiptar jetojn ne shtete t'tjer ene s'kan shum per tu gezu. 28. Nentori, ta shofim realisht ene me sy hapur osht dita, kur shpallet Shqipnia e pavarur. Do me thon, osht vetem thjesht i dit, kur Shqipnia pi ones administrative shpall vetveten si shtet. Shum thon, se gjoja qenka dita e flamurit, por kjo osht vetem i idealizim i i dite t'thjesh pavarsie!
Sa per at qe the ti xixi, qe kshu Shqipnia s'bohet asiher, Shqipnia osht bo. Ska nevoj per me u bo (ka vetem nevoj per me u zhvillu si shtet ene si shoqni mrenda shtetit).
poezi
Verfasst: Sa, 05. Jan 2008, 13:32
von Nola-M
vjersha troket
te xhaxhi poeti
Vjersha troket nëderë:
më bëj strehë të lutem
Mos më lë të mjerë!
Mos më lë pa strehë
Në fushë e në bjeshkë
Mos më lë të tretem ,
Më hap shpejtnjë fletë
Verfasst: Sa, 05. Jan 2008, 15:44
von Nola-M
UNë I U DUA SHUM POEZIT

poezi
Verfasst: Sa, 05. Jan 2008, 21:19
von lule_gv
hejj kann jemand poezi aber so krze ca. 1 satz
Verfasst: So, 06. Jan 2008, 19:38
von Shqipetare
@lule_gv
In diesem Thread findest du bestimmt was du suchst.
Lieben Gruß,
Shqipetare
Verfasst: Mo, 07. Jan 2008, 19:34
von Krenare
Katër Këshilla Vetes
Mos u bëj poet nëse s´mund të lindish
Me secilin varg, të lindish me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten dhe do t´rrokish frerët e erërave,
Të shkelish shpërgajt e mërisë dhe shtërgatat e gjakut tënd.
Nëse dashurohesh, dashurohu n´flakë e n´valë,
jo në sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s´mund të vdesish
Për secilin varg, të vdesish për secilën fjalë.
(Azem Shkreli)