Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50

Di, 12. Jul 2005, 23:07

Partizoni hat geschrieben:
- Nisen punimet per "Rrugen e Arbrit" (Tirane-Peshkopi)!

- Ministria e mbrojtjes ka morr 12 helikoptere BO 105 nga Koncerni Europian per Fluturime Kozmike dhe Armatim (EADS)!
Ket rrugen e Arbrit e kan ber si rrugen e Velipojes qe bejne nga nje kilometer sa here qe ka fushate elektorale, sepse me sa di une eshte folur dhe nje here ne 01 se ka nisur puna...

Kurse keto Helikopteret BO 105 jane dhurate e qeverise Gjermane, pak a shume si ato blindat (M113) vit prodhimi 75 me Benzine, qe na u dhuruan nga qeveria italiane dhe tani na ndryshken neper reparte.

Benutzeravatar
Rasputin8383
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 113
Registriert: Mo, 11. Apr 2005, 18:26

Mi, 13. Jul 2005, 14:36

Pyllëzimi në Bovill, 35 milionë lekë shtesë

Me qëllim frenimin e erozionit në basenin ujëmbledhës të Bovillës do të investohen edhe 35 milionë dollarë përmes një projekti të pyjeve, i mbështetur nga Banka Botërore.


RAPS, projekt të ri në zonat rurale

Programi i mbështetjes së shoqatave rurale, tashmë me një projekt të ri në zonat veriore, kryesisht në Kukës, Pukë dhe Has.


Investimi, 39 mijë USD për rritjen e cilësisë së fidanëve

Në fshatin Gumenicë të Vlorës një grup fermerësh kanë zbatuar një projekt për përmirësimin e fidanëve me qëllim rritjen e cilësisë së rrushit.


Manifakturat, 831 milionë USD transaksione

Industria e përpunimit të mallrave me material të porositësit ka përjetuar një zhvillim të rëndësishëm gjatë vitit 2004, duke arritur një vëllim total transaksionesh në vlerën e 831 milionë dollarëve, rezultuar me një rezultat neto prej 77 milionë USD.


Prodhimi i ujit arrin në 25 milionë euro

Gjatë vitit 2004 prodhimi i ujit arriti për herë të parë në 850 mijë hektolitra, kundrejt 463 mijë hektolitrave të prodhuara gjatë vitit 2003. Burimet e shumta të ujit në vend janë kthyer në një mundësi shumë të mirë dhe mjaft të suksesshme për të bërë biznes, ku në këtë sektor janë investuar rreth 270 milionë lekë. Eksportet janë rritur tetë herë.


Durrës, bizneset turistike nuk paguajnë taksa

Bizneset familjare të dhënies me qira por edhe rreth 60 për qind e hoteleve në Durrës nuk paguajnë asnjë lloj takse. Gjithashtu vetëm 7 hotele rezultojnë gjithsej të legalizuar në plazhin e Durrësit nga Ministria e Turizmit.


Industria e përpunimit të peshkut, drejt rritjes

Sipas Roland Kristos, një ndër kompanitë që po investon në këtë sektor është Rozafa, e cila po ndërton një linjë përpunimi në Shëngjin. Investimi për këtë linjë arrin në 300 mijë euro.


Industria e përpunimit, gati dyfishim i aktivitetit më 2004-n

Volumi i industrisë së përpunimit po rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, zëri mallra të përpunuara në strukturën e eksporteve shqiptare është rritur me 33 për qind në vitin e kaluar, krahasuar kjo me vitin 2003.


Sektorët më fitimprurës në agroindustri

Sipas treguesve të INSTAT-it, sektori i agroindustrisë është ai që po zhvillohet më shpejt. Deri tani ky sektor kontribuon në bujqësi me 17,3 për qind.


Lëshohet granti holandez për Porto-Romanon

Projekti për pastrimin dhe ruajtjen e bregdetit është 38,6 milionë USD.


BB: Firmosen 17,5 milionë USD për pastrimin e bregdetit

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore ka firmosur dje financimin e projektit prej 17,5 milionë USD për pastrimin dhe mbrojtjen e bregdetit shqiptar. Kostoja totale e projektit është 38,6 milionë USD.

Gjirokastër, 200 milionë lekë gati për spitalin


Elbasan - Banka Botërore, 20 milionë lekë për argjinaturën

Një projekt i Bankës Botërore, në vlerën e 20 milionë lekëve, do të jepet për rikonstruktimin e argjinaturës së lumit Zaranikë në Elbasan. Tenderi për këtë projekt do të zhvillohet brenda këtij muaji dhe parashikohet që punimet të zgjasin 3 muaj.


Cërrik, 30 mijë euro gati për stadiumin e qytetit

Projekti është financuar nga buxheti i shtetit, pritet të nisë në ditët e para të muajit gusht dhe do të përfundojë në 2 muajt e ardhshëm. Tenderi do të zhvillohet në fillim të muajit gusht.


Elbasan, përmirësimi i infrastrukturës nxit biznesin e vogël

Përgjatë rrjedhjes së lumit të Shkumbinit, pranë miniplazheve të shumta, janë aktualisht rreth 40 lokale shërbimi apo miniplazhe, ndërsa rreth 30 kërkesa të tjera janë drejtuar për leje të fillimit të aktivitetit. Kjo ka ardhur si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës rrugore në këtë zonë.

[Marre nga Gazeta "Biznesi"]

Benutzeravatar
Ferizajli_dhe_Ushtar
Member
Beiträge: 67
Registriert: Fr, 17. Jun 2005, 1:54

Mi, 13. Jul 2005, 14:52

Elbasan - Banka Botërore, 20 milionë lekë për argjinaturën Kujtim Boriçi - 13/07/2005

Një projekt i Bankës Botërore, në vlerën e 20 milionë lekëve, do të jepet për rikonstruktimin e argjinaturës së lumit Zaranikë në Elbasan. Tenderi për këtë projekt do të zhvillohet brenda këtij muaji dhe parashikohet që punimet të zgjasin 3 muaj

I cilësuar si një nga projektet më emergjente, së paku prej 10 muajsh, rikonstruksioni i argjinaturës së lumit Zaranikë në Elbasan vetëm në kohët e fundit u mundësua gjetja e financimit për të. Ky projekt, siç pohon për “Biznesin” Albert Shope, nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit, do të financohet nga Banka Botërore me një shumë prej 20 milionë lekësh të tjera dhe është një nga investimet më urgjente në të ardhmen e afërt. Sipas specialistëve të bashkisë dhe të Ndërmarrjes Rajonale të Ujërave të Elbasanit, nisur nga disa shpërthime të argjinaturës lumore dhe përmbytjes së banesave e pronave të qytetarëve në lagjet “Partizani” e “Vullnetari” të qytetit, u bë projekti përkatës, duke iu dërguar për financim ministrive (asaj të Pushtetit Vendor dhe Ministrisë së Rregullimit të Territorit e Turizmit), si dhe donatorëve të tjerë.
Për shumë kohë, sipas specialistëve, megjithë përsëritjen edhe të dy përmbytjeve të tjera me pasoja (e para ndodhi në dhjetor 2004), nuk u mundësua gjetja e fondit për realizimin e projektit. Megjithëse bashkia e qytetit mundi të sigurojë nga të ardhurat e veta një fond prej 3 milionë lekësh të reja, punimet e kryera me këto para nuk mund të garantonin siguri nga prurjet masive ujore që priten.
Në këto kushte specialistë të Bankës Botërore, pasi e gjetën të argumentuar projektin e paraqitur, morën përsipër financimin me 20 milionë lekë të reja, duke e cilësuar projektin në fjalë të kategorisë emergjente.
Projekti pritet të nisë së shpejti nga realizimi, përfshinë ndërtimin nga e para të 5 shembjeve të argjinaturës së betontë, riparimin e dëmeve të pjesshme në rreth 800 metra të saj, ndërtime të pjesshme pritash për të penguar rrjedhjet nga shpati i ullishtës, si dhe pastrime të bazamentit të argjinaturës.
Brenda muajit korrik pritet të zhvillohet tenderi përkatës për të nxjerrë firmën fituese, ndërkohë që punimet e plota për rikonstruksionin e argjinaturës së lumit Zaranikë janë parashikuar të përfundojnë brenda 3 muajve në vazhdim.

http://www.biznesi.com.al/index.php?pag ... wsID=32789
[/i]
Bild

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

kush dhe pse vepron keshtu?

Fr, 05. Aug 2005, 17:41

marre nga RTK.

Shqipëri: U hodh në erë shtylla e tensionit të lartë të linjës me Kosovën Aktuale
Në Shqipëri, një shtyllë e tensionit të lartë e linjës së interkoneksionit me Kosovën, është hedhur në erë pas një shpërthimi eksplozivi të vendosur në katër këmbët e saj. Sipas njoftimit të korporatës Energjitike Shqiptare, bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë që do të kërkojë të paktën 2 muaj kohë për t’u riparuar.
Linja e interkoneksionit me Kosovën cilësohet si ndër më të rëndësishmet për të siguruar furnizimin me energji nga importi. Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje, e cila pason një seri ngjarjesh të rënda kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri dy javët e fundit, ku janë regjistruar të paktën 13 vrasje, një pjesë e mirë e të cilave ekzekutime të tipit mafioz. Për situatën e krijuar mbrëmë presidenti Alfred Moisiu u takua me drejtuesit e strukturave të sigurisë në vend të cilëve u kërkoi drejtuesve të organeve përkatëse të marrin masat dhe të veprojnë me vendosmëri për të parandaluar çdo akt kriminal si dhe të bëjnë maksimumin për venien para drejtësisë të autorëve, njofton VOA.

http://www.rtklive.com/site/news/news_view.php?id=23939
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Kush dhe pse vepron keshtu?

Fr, 05. Aug 2005, 19:08

Përshëndetje harabel

Këto kohët e fundit është rrëmujë në Shqipëri... Politikanët mendojnë si të shajnë e të fyejnë njëri-tjetrin. Si gjithmon populli duhet të shikojë të gjejë mënyra të ndihmojë vetveten. Eshtë e hidhur por e vërtetë. Ikën një "Xhelal" e vjen një "Zhelal", e secili bën të njejtën gjë si i pari.Të shpresojmë për më mirë.

egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Mo, 15. Aug 2005, 13:57

Puna eshte, qe KESH-i eksporton energji ne Kosove e Serbi me gjthe ate, qe nuk ka mjaft energji per te furnizuar terre Shqiperine...
E prandaj e ka bere ndonje njeri i nervozuar nga shitjet e KESH-it!!!
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4769
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Serbet ne Brezovice tmerrojn nxenesit e ardhur nga Tirana

Do, 01. Dez 2005, 11:38

Hoteli serb ne Brezovice “Narciz” tmerron nxenesit e ardhur nga Tirana
Nga: Daniela Bonollari


BREZOVICE (1 Dhjetor) -Levizja ne territoret ku jetojne serbe ne Kosove paraqet rrezik. Nuk behet fjale per serbet ne Kosove, teme e cila ka zene jo pak vend ne media ku flitet per mungesen e lirise se levizjes te serbeve ne territorin e Kosoves. Behet fjale per nje grup prej 115 nxenesish te shkolles se mesme jo publike “ Vellezerit Kajtazi” ne kryeqytetin e Shqiperise te cilet jane kercenuar deri me vrasje nga personeli serb i hotelit “ Narcis” te Brezovices, ne komunen e Shterpces, ku edhe ka shumice serbe.
Sic ben te ditur nje e perditshme shqiptare grupi prej 115 nxenesish te kesaj shkolle, se bashku me mesuesit e tyre, kane kaluar dje piken e kalimit kufitar te Morinit me nje pershtypje mjaft te keqe, jo per Kosoven, por per pritjen qe u ishte bere ne Brezovice, masiv malor dhe pike turistike kryesisht i banuar me serbe. Per me te shumtet e nxenesve nga Tirana ishte hera e pare qe vinin ne Kosove, dhe eshte njekohesisht per te gjithe hera e pare qe u kercenuan per vrasje. E vetmja arsye pse ata kishin zgjedhur Brezovicen per te vizituar, ishte 28 nentorin, dita e Flamurit.

“16-vjeçarit Elvi Muja asnjehere nuk i kishte shkuar ndermend se do ta kercenonte dikush me vrasje ne nje vend te cilin ai e donte shume. Ai e kishte per here te pare viziten ne Kosove”, citon e perditshmja. 115 nxenesit e gjimnazit “Vellezerit Kajtazi” nga Tirana, bashke me mesuesit e tyre, ishin nisur nga Tirana diten e enjte, per te mberritur ne oret e vona ne hotelin “ Narcis” ne Brezovice ku kishin bere prenotimet me pare. Nxenesit thone njezeri se gjate tere kohes sa qendruan ne Kosove, ishin te rrethuar me forca te policise kosovare e nganjehere edhe me ato te KFOR-it. “Elvi Muja 16 vjecari shton se “mbremjen e pare kur erdhem dhe u vendosem ne hotel, personeli serb si dhe klientet e ketij nacionaliteti, gjate gjithe kohes na shihnin sikur do te na sulmonin. Nje miku yne, nuk e di saktesisht, por tha diçka per Shqiperine. Menjehere banakieri i restorantit na u versul me fjale mjaft te egra dhe levizi doren sikur do te nxirrte ndonje arme”. Nxenesit te frikesuar nga sjellja e banakierit, te gjithe me ulerima kishin ikur nga restoranti”, shkruhet ne te perditshmen “Shekulli”.

“Nxenesit gjate gjithe kohes kishin qene te shoqeruar nga patrulla te Sherbimit Policor te Kosoves.” Pas kercenimit nga ana e banakierit serb dhe largimit te nxenesve ka nderhyre policia duke qetesuar situaten”,- thote drejtori i shkolles Kujtim Kajtazi. Ai tha se kjo situate eshte krijuar qellimisht nga personeli serb i hotelit qe nxenesit e tij te shqetesohen dhe te stresohen, nderkohe qe edhe vizitat e shqiptareve nga Shqiperia te nderpriten ne kete qender turistike malore te Kosoves.

Nderkohe zyra per Informim e SHPK, nuk ka dhene asnje informacion lidhur me incidentin qe u ndodhi turisteve nga Shqiperia. SHPK-ja ka bere te paditurin per rastin ne fjale duke mohuar njeherazi qe te kete ndodhur nje incident i ketyre permasave. Agim Demiri, zyrtar per informim per rajonin e Ferizajt ne vartesine e se ciles eshte komuna e Shterpces, ka deklaruar se nuk ka asnje informacion zyrtar lidhur me rastin.

===

ncncnc...

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Fr, 02. Dez 2005, 16:58

vON WELCHER zEITUNG HAST DU DIESE qUELLE? uND WER HAT SIE VERFASST?
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4769
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Fr, 02. Dez 2005, 20:21

ReBeL hat geschrieben:vON WELCHER zEITUNG HAST DU DIESE qUELLE? uND WER HAT SIE VERFASST?
Daniela Bonollari

www.balkanweb.com & www.Shekulli.com.al

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4413
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 21:27

Filmin me Reshat Arban

Di, 13. Dez 2005, 20:20

Filmi : Për një komb që është i gjallë
Një udhëtim poetik në thellësi të shpirtit shqiptar
me Reshat Arban, artist i popullit

http://ch.msnusers.com/6ter9c379f2ruju7fataf7kja4

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4769
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Berisha: Javën e ardhshme fillojnë punimet në autostradën

Fr, 17. Feb 2006, 12:08

"Javën e ardhshme do të nisin punimet në autostradën Durrës-Prishtinë, në 3 segmente të saj dhe ndërtimi do të bëhet nga firma shqiptare, ndërkohë që do të zhvillohen negociata me Bankën Botërore për rrugën drejt Kukësit" premtoi kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në mbledhjen e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike .

"Njëra pjesë e segmentit ka filluar, për pjesën tjetër do të bëhet shpronësimi. Ne do ta bëjmë rrugën dhe besoj se kjo është një dëshirë e të gjithë shqiptarëve. Kjo rrugë ka rëndësi të jashtëzakonshme për fluksin turistik dhe për shumë aspekte të tjera. Negociatat në tërësi kanë ecur shumë mirë, vendosmëria jonë është shumë e prerë dhe ne jemi të vendosur për buxhet kontributor madhor në ndërtimin e saj. Banka Botërore ka ofruar gatishmërinë e saj për financim dhe ne i jemi shumë mirënjohës. Javën që vjen shpallet tenderi për segmentin Milot-Rrëshen, pas 4-5 javësh shpallet tenderi për segmentin Morinë-Kukës dhe në vazhdim tenderi për segmentin Kukës-Kalimash. Ne jemi shumë të vendosur që të operohet në disa segmente, në mënyrë që koha e ndërtimit të kësaj rruge të jetë me mundshmja e shkurtër", tha kryeministri Berisha.
--------

Rruga e Mbare koft :D

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

lajme te perditshme nga shqiperia

Mo, 27. Feb 2006, 21:29

ketu mundeni te vendosni lajme aktuale ditore...
Zv/ministri nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit duke e konsideruar shkollën si një objekt të jashtëligjshëm

Shkolla greke, përplasje në qeveri

Bojaxhiu: Shkolla greke është e jashtëligjshme

Ened Janina

TIRANË- Shkolla greke në Himarë është e jashtëligjshme dhe për pasojë zyrtarë të shtetit shqiptar nuk mund të marrin pjesë në inaugurimin e saj. Kjo është deklarata e bërë dje nga zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, në një televizion privat pasi ka braktisur inaugurimin e shkollës. Bojaxhiu është nisur nga Tirana për të marrë pjesë në këtë inaugurim por gjatë rrugës ka mësuar se Këshilli Bashkiak i Himarës nuk e kishte miratuar këtë shkollë. Gjithashtu edhe Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë nuk e ka miratuar rikonstruksionin e kësaj shkolle. “Unë nuk mund të merrja pjesë në një inaugurim të paligjshëm dhe për këtë arsye u largova”,- ka thënë dje Gjergj Bojaxhiu.
Paraditen e djeshme, zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, është nisur nga Tirana për të marrë pjesë në inaugurimin e dy objekteve të reja në territorin e Bashkisë Himarë. Këto dy objekte janë një shkollë në Himarë ku mësimi do të bëhet në gjuhën greke si dhe një pompë e re uji në fshatin Dhërmi. Vajtja e zv/ministrit Bojaxhiu në Himarë ishte iniciuar nga një shkresë e dërguar disa kohë më parë në Ministrinë e Ekonomisë se në Shqipëri do të vinte zv/ministri grek i Punëve të Jashtme, Stilianidhis, për të inauguruar dy objektet e lartpërmendura. Teksa po shkonte në Himarë, Bojaxhiu ka kontaktuar me kreun e Këshillit Bashkiak të Himarës, Savo Prifti, në lidhje me inaugurimet që do të bëheshin atje. Gjatë bisedës së kryer me Priftin ai ka mësuar se Këshilli Bashkiak i Himarës nuk ishte informuar aspak për këto dy inaugurime. Madje Këshilli Bashkiak nuk e kishte miratuar projektin për hapjen e shkollës greke në Himarë. Shoqata të huaja greke dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, kishin filluar procesin për hapjen e shkollës greke por ata nuk kishin gjetur mbështetjen e Këshillit Bashkiak. Gjatë votimit në lidhje me këtë çështje, Këshilli Bashkiak e kishte rrëzuar projektin për hapjen e shkollës greke. Ndërkohë në lidhje me këtë shkollë ishte shfaqur edhe një problem tjetër. Ajo do të hapej në një godinë ku më parë kishte qenë një shkollë shqiptare dhe kjo godinë i ishte nënshtruar një rikonstruksioni. Edhe rikonstruksioni i shkollës ishte bërë në mënyrë të jashtëligjshme pasi Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë nuk e kishte miratuar këtë gjë.
Pasi është njohur me këto probleme zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu ka kërkuar një takim me homologun e tij grek. Ky takim do të zhvillohej në ambientet e Bashkisë së Himarës por është refuzuar nga kreu i këtij institucioni, Vasil Bollano. Ky i fundit nuk ka lejuar Bojaxhiun që të takohet me homologun grek në lidhje me këtë çështje. I gjendur përballë kësaj situate zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, nuk ka marrë pjesë në inaugurim por është larguar. Edhe pse ishte nisur nga Tirana enkas për të marrë pjesë në këtë inaugurim Bojaxhiu është larguar pasi ai është i jashtëligjshëm. Pas këtij veprimi, zv/ministri ka shpjeguar se duke qenë se bëhej fjalë për një objekt të jashtëligjshëm ai nuk mund të inaugurohet nga një përfaqësues i shtetit shqiptar. “Meqenëse ndërtimi dhe funksioni i kësaj shkolle nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak si dhe nga KRRT-ja e Himarës, ajo është e paligjshme. Unë nuk mund të merrja pjesë në një inaugurim të paligjshëm”,- ka thënë dje Bojaxhiu.
[marre nga"shekulli"]
hapja e nje shkolle greke ne jug(himare)eshte nje ide shume e mire,por politizimi i kesaj shkolle eshte nje shenje e jo-profesionalizmit te politikaneve shqiptare e greke...
"Trageti" shkaterron banden e trafikanteve
E Diele, 26 Shkurt 2006
Linja e trafikut te qenieve njerezore me destinacion Francen, u godit dje nga policia e Durresit. prangosen disa persona. "Klientet" dergoheshin nepermjet falsifikimit te pasaportave franceze duke marre per baze, "ngjashmerine e personave"

DURRES - Nje grup i trafikut njerezor u godit dje paradite nga policia ne Durres. Operacion antitrafik i koduar me emrin "Traget" ka vene ne pranga tre persona, mes te cileve dy qytetare te Kosoves. Policia tha dje zyrtarisht se "u godit linja e trafikut te qenieve njerezore me destinacion Francen, e cila kryhej nepermjet falsifikimit te dokumentave e konkretisht falsifikimit te pasaportave franceze e atyre me ngjashmeri personash. Te arrestuarit jane Besim Sulimani, vjec 36, lindur ne Bujanovc Kosove e banues i perkohshem ne France, Milaim Gashi, vjec 26, lindur e banues ne Prishtine

M.C. 31 vjece, nga Morava, ne Berat.
[marre nga"korrieri"]
dy te arrestuarit kane dashtur te trafikojne gruan beratase m.c.(31vjeçare) per ne france,ku do"punesoheshte"si prostitute...
Për teatrin do të punoj deri në fund të jetës
Image I ka kaluar të 85 vitet, por ende ndihet i ri. Ende është i mbushur me pasione dhe energji për të vënë në skenë drama të reja. Gjatë jetës së tij ka provuar më shumë se 130 role dhe profesione, duke filluar që nga lypsari e deri te roli i Leninit. Ai quhet Lazër Filipi dhe jetën e tij e ka filluar në male, ku ka qenë partizan që në moshën adoleshnte. Dhe më vonë, pas mbarimit të Luftës, ai e ka kaluar të gjithë jetën e tij në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, duke e kuptuar hera herës se edhe vetë jeta i ngjan subjekteve teatrale. Lazër Filipi është aktori brilant që ka pasur shumë dëshira në jetë, por është penguar dhe ka arritur të realizojë dhunshëm, sidomos njërin prej tyre.
[marre nga"sot"]
nje nga artistet me te mire te teatrit shqiptar:lazer filipi...
Armando Duka rizgjidhet President i Federates Shqiptare te Futbollit

Ora 15:10
Nga Daniela Bonollari


TIRANE (27 Shkurt)- Armando Duka rizgjidhet President i Federates Shqiptare te Futbollit. Me 2/3 e votave ne favor te tij, Duka mbetet President i Federates se Futbollit Shqiptar dhe per 4 vite te ardhshem. Nderkohe njeri nga pretendetet per titullin e FSHF, Salvador Kacaj ka thene menjehere pas shpalljes se rezultateve se nuk do t’I njohe zgjedhjet e sotme te Asamblese se FSHF. Mesohet se Kacaj gjate votimit te sotem fitoi vetem nje vote, ndersa Duka fitoi postin me 51 vota. Kurse nje kandidatet per kreun e FSHF, Edmond Haxhia fitoi vetem 16 vota.
[marre nga"news24"]

ada
Member
Beiträge: 40
Registriert: Mi, 08. Mär 2006, 15:09

Re: lajme te perditshme nga shqiperia

Sa, 11. Mär 2006, 15:07

Me fal po ku e shikon ti "jo-profesionalizmin" e politikaneve shqipetare? Dhe te lutem me shpjego pak si qenka ide e mire hapje e nje shkolle greke ne territorin shqiptar, ne gjuhen greke e per me teper mbi ndertesat e nje shlkolle shqipe? Eshte teper indinjuese per mos te thene dhe fyese nje veprim i itille. PO te isha ne vend te politikaneve tane jo vetem qe sdo te shkoja por as do ta lejoja nje gje te tille. Arsyet: ku eshte nje invazion indirekt i popullit me te keq ne bote ( vend te dyte pas serbeve) qe perpiqet me cdo kusht te demoralizoje shqipetaret dhe ti shkaterroje moralisht e individualisht! Me thuaj e di ti sa shqipetar ka ne greqi? Perse deri me sot nuk eshte hapur nje shkolle shqipe? Perkundrazi kur flitet shqip ne ndonje bar apo pallat greket therrasin policine e tyre trime? A e mban mend se cben greket kur nr fitum ndrshjen 2:1, apo sa shqipetare kane masakruar vetem se kane mbajtur flamurin veshur? Duket qe nuk je i mireinformuar per rracizmin grek ndaj nesh. Do te isha dakort qe ne mardhenie nderkombetare te hapej nje shkolle e tille nese dhe ne janine e pjese te tjera ne jug-perendim te greqise(besoj se kaq gje e di qe ato jane tokat tona e ka denduri "emigrantesh" shqipetare, do te lejohej japja e shkolles shqipe. Keshtuqe bitte korrigjo komentin tend inadeguat per situaten!
Mit Freundlischen Grüßen!
Ada
Disa shtete mburren me bukurine e vendit te tyre,disa me lashtesine e kulturen e kombit te tyre,te tjere me mikpritesine e popullit te tyre.Kenedy ka thene qe nje shtet i m ire i ka te trija!E kush mund ti kete tjeter vecse Shqiperia...


Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Pjeter Arbnori

Mo, 10. Jul 2006, 19:23

Paqe të përjetshme për figurën e demokracisë dhe letërsisë shqiptare, njeriun e tolerancës dhe durimit! Ngushëllime familjes!


egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Sa, 15. Jul 2006, 1:24

r.i.p.!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Sa, 15. Jul 2006, 14:03

Kusho1983 hat geschrieben:r.i.p.!
Përshëndetje Kusho1983,
çfarë tregojnë këto iniciale?...

egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Sa, 15. Jul 2006, 21:26

egnatia hat geschrieben:
Kusho1983 hat geschrieben:r.i.p.!
Përshëndetje Kusho1983,
çfarë tregojnë këto iniciale?...
egnatia
r.i.p.jane iniciale nga latinishtja"requiescat in pace",por perdoren edhe ne anglishten("rest in peace")dhe do te thote:"le te prehet ne paqe"!keto iniciale shpesh here perdoren ne gjuhen"slang"ose ne gjuhen e hip-hop-it...

deshta dhe te them dy-tre fjale per pjeter arbnorin:
kam degjuar shume fjale te keqija per te nga goja e shume komunisteve te perbetuar(nga ato pleqt e partive komuniste ne shqiperi)...por kjo eshte nje shenje shume pozitive,pasiqe nese komunistet e urrejne,aj atehere me te vertete ka qene nje njeri i demokracise...
shpesh here kam lexuar,se arbnori titullohet"mandela i shqiperise"ose"mandela i ballkanit",sepse ka vuajtur shume neper burgjet e sistemit komunist(mbi 30vjet)...edhe ky fakt tregon,se arbnori ka qene njeri i rrezikshem per sistemin komunist...
plus ka qene nje nder krijuesit e partise se dyte(partise demokratike)dhe keshtu nje nder iniciatoret per pluralizmin ne shqiperi...
me nje fjale,nuk di shume per jeten e arbnorit,por mbas ketyre fakteve aj duhet te kete qene njeri i mire dhe i perkushtuar per lirine dhe demokracine ne shqiperi...

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Lajme nga Shqiperia

Mi, 04. Okt 2006, 10:15

Mirëmëngjes!

Lexova një artikull në Lajmet.Net, ku Ministri i Transportit Lulzim Basha thotë: Qytetarët shqiptarë në avionin e rrëmbyer janë në gjendje të mirë.

Informacione më të sakta ka dhe gazeta Albanian Daily News, Badische Zeitung " Entführer stellen sich" shkruar dhe në Anglisht, Gjermanisht etj.


egnatia
Zuletzt geändert von egnatia am Sa, 15. Mär 2008, 20:08, insgesamt 1-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4769
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Aventura shqiptare e çiftit zvicerian

Mo, 04. Jun 2007, 10:21

Udhëtimi me motorë nga Fieri në Butrint i dy turistëve zvicerianë, të cilët shprehen të kënaqur me pushimet

Melania dhe Sasha: Imazhi i Shqipërisë në vendin tonë, negativ, por realiteti është krejt ndryshe

PËRMET- Gjithçka ka nisur si një sfidë, për t'u shndërruar në aventurën më të këndshme të jetës së tyre.Zvicerianët Melani dhe Sasha Menderson u kanë hipur motorëve dhe në shoqërinë e një shisheje uiski,kanë bredhur për më shumë se 10 ditë gjithë jugun e Shqipërisë. Kur kanë parë me sytë e tyre bregdetin e Jonit, Butrintin, Gjirokastrën dhe kanë shijuar mikpritjen e shqiptarëve, çifti Menderson është bindur se Shqipëria nuk është ai vend për të cilin flitet keq në Zvicër apo Gjermani. Kur u kanë rrëfyer miqve për rrugëtimin e tyre në Shqipëri, nuk qenë të paktë ata që i quajtën të çmendur, por në fund të aventurës së tyre, bashkëshortët Menderson nuk janë penduar.

Tek i sheh të udhëtojnë me ata motorë të vjetër nëpër grykat e Jezercës, të veshur me rroba lëkure të zeza, nuk i reziston tundimit për të ditur se ç'bëjnë dy të huaj këtyre anëve. Më shumë sesa turistë, ata duken si pjesëmarrës të një gare pa konkurrentë. Në kroskotin e motorit të tyre sheh një shishe uiski, që nga etiketa tregon se është blerë në dyqanet shqiptare. Ata tregojnë se kanë udhëtuar gjatë me motorë e megjithatë kanë pushuar vetëm natën. Ecin dhe ndalojnë vetëm në vendet që ia vlen të qëndrosh. Kjo mënyrë e çuditshme të udhëtuari s'ka se si të mos të tërheqëvëmendjen e banorëve, që i shoqërojnë me vështrimet e tyre për një kohë të gjatë.Nuk kanë qenë të paktë ata që i kanë krahasuar me gjermanët e luftës,dy zvicerianët. Habinë që shkaktonin tek vendasit, nuk e kanë parë si shqetësim, por si shenjë të mikpritjes shqiptare. Melani thotë se mikpritja e njerëzve këtu i ka bërë përshtypje, më tepër sesa fakti që Shqipëria paska male të lartë, po aq të lartë sa në vendin e saj. "Nuk e dija që ju keni male, ose më saktë, ajo që ne kemi ditur për Shqipërinë është krejt e kundërt me realitetin",-pohon ajo.Njerëzit tek ne kanë një imazh kaq të gabuar për Shqipërinë, saqë kur u thamë se do të vinim këtu, të gjithë na këshillonin të ndërronim destinacion",- shton Melania. Sipas saj, imazhi i Shqipërisë në vendin e saj nuk është ai që ajo ka gjetur gjatë udhëtimit të saj nëpër qytete si Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokatra, Tepelëna apo edhe Përmeti.

Gjithkundjanë mikpritur dhe çdokush ka bërë maksimumin për t'i ndihmuar, edhe pse kërkesa të vetme ka qenë drejtimi i ndonjë rruge apo edhe vendndodhja e dyqaneve. Ky zell shqiptar për t'u ardhur në ndihmë u ka bërë përshtypje zvicerianëve, ndërkohë qëishin nisur me paralajmërime që ky vend nuk është i sigurt. "Ata që na thonin ne se në Shqipëri ka rrezik, nuk kanë qenë kurrë këtu. Ne sapo të kthehemi në vendin tonë, do të shkruajmë një artikull për të thënë atë çfarë pamë dhe gjetëm në Shqipëri"-vazhdon më tej rrëfimin e saj Melania. Çifti zvicerian thotë se ky vend, në çdo pëllëmbë të mrekullon më panoramën që të ofron. Vërtet nuk ka rrugë të shtruara, për të cilat Melania shpreson se në udhëtimin e saj të ardhshëm duhet të jenë më të përmirësuara, por gjithçka duket se është drejt një zhvillimi të ri. Ndërsa Sasha pohon se ka mbetur i mahnitur nga Butrinti. "Asgjëkundi më mirë se në Butrint nuk mund të mësosh se sa i lashtë është vendi juaj, pastaj dhe Gjirokastra me ato shtëpi që duket sikur por rrëzonin njëra- tjetrën ishte një mrekulli",-pohon ai. E ndërsa ishin përgatitur të përjetonin edhe ditë të vështira, në përfundim të udhëtimit çifti zvicerian pohon se kanë kaluar pushimet më të këndëshme të jetës në Shqipëri. Vërtet kanë qëndruar pak ditë, të cilat nuk u kanë mjaftuar të mësojnë shumë gjëra për këtë vend, por të dy premtojnë se do të rikthehen sërish, ndoshta për të plotësuar edhe një tjetër dëshirë të Melanisë.

"Është tragjik fakti që në Gjermani e Zvicër ekziston një imazh i gabuar për Shqipërinë"

Sasha Mendërson: Shqipëria nuk është ajo që njohim ne në Zvicër
PËRMET- Të lodhur ngapromocionet e agjencive turistike, bashkëshortët nga Zvicra kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të kaluar pushimet e tyre. Dy motorë të vjetër janë përshtatur për mrekulli për t'u siguruar një udhëtim jo vetëm të rehatshëm, por që edhe u mundëson të mos lënë asgjë pa parë. Sasha Menderson rrëfen gjithçka ka përjetuar në këto pushime jo të zakonshme.

Sasha, si lindi ideja për të kaluar pushimet në Shqipëri?
Ne kemi kohë që pushimet tona i kalojmë në këtë mënyrë. Me motorë shëtisim gjithkund, pa bërë edhe shumë shpenzime. Ju siguroj që është mënyra më e mirë për të marrë maksimumin e ditëve të pushimeve tuaja. Fillimisht në hartën tonë ishte Greqia, por duke qenë se Shqipëria është ngjitur në hartë, vendosëm të vinim këtu. Kjo nuk u prit mirë nga miqtë tanë, që gati na quajtën të çmendur për idenë e pushimeve.

Ju keni qëndruar më shumë se 10 ditë në Shqipëri. Cilat janë impresionet tuaja?
Përshtypjet tona janë shumë pozitive. Njerëzit janë shumë të dashur dhe mikpritës. Natyra është e mrekullueshme.Në fakt na kanë bërë përshtypje ndërtimet e reja dhe këtukemi parë shumë të tilla. Janë vërtet shumë të këndshme. Ne nuk e dinim që këtu do të gjenim një vend kaq modern.

Ju thatë pak më parë se miqtë tuaj nuk ju këshilluan t'i bënit pushimet këtu. Çfarë keni dëgjuar për Shqipërinë?

Ajo që ne gjetëm këtu, nuk është ajo që ne kemi dëgjuar në vendin tonë. E vetmja gjë e vërtetë nga ajo që kishim dëgjuar lidhet me rrugët. Nuk janë aq të mira.Miqtë tanë na thonin sesi mund të vinim nëShqipëri, kur ajo që ne dinim, ishte vend i pasigurtë. Por ata që na thonin gjëra të tilla nuk kanë qenë këtu. Kështu që ne kur të kthehemi do të themi se nuk është e vërtetë ajo ç'ka flitet në këtë vend.Ne u kënaqëm shumë këtu. Në Zvicër ekziston nje home- pagepër Shqipërinë dhekur ne te kthehemi, do të shkruajmë një artikull për Shqipërinë e vërtetë, atë Shqipëri që ne pamë dhe gjetëm këtu.Tani që jemi këtu, për ne është tragjike fakti që në Gjermani dhe në Zvicër ekziston një imazh i gabuar për Shqipërinë.

Nga Shekulli

===
Respekt per kete cifte Zvicrane.

Zurück zu „Shqip“