Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Shqiptaret e Sanxhakut

Di, 08. Okt 2013, 12:41

http://www.youtube.com/watch?v=rAMQ-kF- ... r_embedded

Historia e shqiptarëve është një histori e ndarë mes visesh të ndryshme të Ballkanit dhe jo vetëm...herë e njohur, por edhe e panjohur, e dukshme, por edhe e padukshme.
....................................Në këto zona, shqiptarët janë detyruar të deklarohen boshnjakë, siç e pranojnë edhe banorët e një tjetër fshati, Bashicës.
“Po, po ma para kemi folë na këtu krejt shqip, na kanë thirrë shqiptarë. Tash na thonë bosanec. Tash jemi shkru boshnjakë”, thonë në Bashicë.

Edhe pse shume kujtojnë mbrojtjen që patriotet Haqif Blyta e Shaban Polluzha i bënë qytetit nga çetnikët në qytetin e Pazarit të Ri, andej nga viti 1941 shqiptarët janë asimiluar në masë.....
“Asimilimi ka ba të vetën, kemi pasë shumë presion, e kemi humbë gjuhën, s’kemi pasë asni munësi”, shprehet me keqardhje një banor i zonës.

Edhe vetë myftiu i komunitetit mysliman në Serbi, i njohur si një mbështetës i fortë i të drejtave të boshnjakëve, përfaqësues dhe kryesues i një sërë shoqatash dhe grupimesh kulturore boshnjake... në fakt, siç edhe ai vetë pohon vjen nga rrënjë shqiptare.
“Fakt është se edhe nëna ime vjen nga Shkreli, e ka prejardhje nga veriu i Shqipërisë, sikur edhe fisi i babës është diku nga Gusinja (Gucia), ndaj nuk e shmang e nuk e përjashtoj dot që të ketë prejardhje shqiptare. Bosnjakët nuk kanë dashur të asimilojnë kërrkënd dhe nëse kjo ka ndodhur, është bërë prej presionit të tjetërkujt”, thotë Muamer Zukurliq, kryemyftiu i komunitetit mysliman në Serbi.

Ka shumë të tjerë në qytet, që druhen të pohojnë apo e kanë humbur identitetin e tyre... presioni i madh e i vazhdueshëm nga brezi në brez ka bërë që tek një pjesë e madhe të fshihet vetëdija kombëtare, deri tek shumë qytetarë të sotëm që janë shkëputur nga rrënjët e tyre.
E kështu ka ndodhur edhe në shumë e shumë fshatra të tjerë të Sanxhakut në Serbi ku jetojnë sot shqiptarët.

Dhjetëra shqiponja fluturojnë në kuotë të ulët mbi këto fshatra. Shqiponja kufitare i quajnë banorët e zonës, sepse dikur këtu ka qenë kufiri.
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Shqiptar te sandzjakut

Di, 08. Okt 2013, 17:32

Siq di un sanxhaklit jan me shumica nga fisi i Kelmendit.

Benutzeravatar
Malsia E Madhe
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 313
Registriert: Di, 29. Jul 2008, 13:10

Re: Shqiptaret e Sanxhakut

Do, 17. Okt 2013, 21:16

Asht tmerr me i pa shqiptart tue ju than vetit qe jan boshnjak, qe jan asimilua. Dikur prej Gucis deri ne Novi Pazar asht fol shqip dhe banort jan ken shqiptar. Po kur ka ardh shkjau ne kto troje, e ka asimilua venin. Do kan met shqiptar, shumica asht ba boshnjak. Shum shqiptar qe sjan asimilua jan shperngul ne Shqipni.

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Shqiptaret e Sanxhakut

Fr, 18. Okt 2013, 10:08

shum pak kan qendru ne shqipri, kur jan perzon nga çetniket......shumica jon dportuar per ne turqi.
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Benutzeravatar
Malsia E Madhe
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 313
Registriert: Di, 29. Jul 2008, 13:10

Re: Shqiptaret e Sanxhakut

Fr, 18. Okt 2013, 21:14

Prej Plave-Gucis shum jan shperngul n'Tropoj edhe n'Shkoder. Bile n'Shkoder e kan e zbulua nji katun me emen Guci e re.

Zurück zu „Shqip“