Gjakova hat geschrieben:lupo sagt doch Albanien hat 90% arbeitslose wenn du es schon übertreibst
Habe ich nicht gesagt. Übertreibt nun mal nicht!
Man redet von bis zu 40% Arbeitslose! Offiziell sind es ca. 25% !
Ausserdem ist es Euch langweilig, wenn ihr nicht Eines habt, der Eure Selbst Bereicherung stoppt! Aber in Albanien tut sich wirklich Vieles Positives inzwischen. Sogar Bashkim Gazidede ist wieder da!
sh-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, gjatë qeverisjes së parë të PD-së është rikthyer në Tiranë ditë më parë
Rikthehet Bashkim Gazidede
Ish-shefi i SHIK, Gazidede, u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe dezertim gjatë trazirave të ‘97
Ened Janina
TIRANË- Rikthehet në Shqipëri, pas tetë vitesh arratie ish- kryetari i SHIK-ut në kohën kur Berisha ishte president i republikës, Bashkim Gazidede. Vetëm pak ditë më parë, pa bërë aspak bujë, ish- kryespiuni është rikthyer në Shqipëri. Ende nuk dihet se ku ka qendruar Gazidede gjatë këtyre tetë viteve dhe motivi i rikthimit të tij në Shqipëri, por burimet pohojnë rikthimin në atdhe. Gjithsesi, në ngarkim të tij shteti shqiptar nuk ka asnjë akuzë, megjithëse emri i Gazidedes është përfolur më së shumti gjatë trazirave të vitit 1997. Në fund të korrikut të vitit 2003, është rrëzuar akuza për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit gjatë trazirave të vitit 1997 dhe emri i Bashkim Gazidedes është hequr nga lista e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar.
***
Pak ditë më pare, në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit është ulur për herë të parë pas tetë vitesh Bashkim Gazidede, ish- kryetari i SHIK-uk gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike. Ai ka zbritur nga avioni dhe ka kaluar të gjitha procedurat si të gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë, pa i dalë asnjë problem. Më pas Gazidede është rikthyer në shtëpinë e tij në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pallati i SHIK-ut në kryeqytet. Rikthimi i Bashkim Gazidedes në Shqipëri është pohuar dje nga njerëz të afërt të tij, por edhe nga vetë familja. Gjatë një telefonate në shtëpinë e familjes Gazidede është përgjigjur një femër, e cila ka pohuar se ish- kryetari i SHIK-ut nuk ndodhej në shtëpi. “Për momentin Bashkimi nuk ndodhet në shtëpi. Ai ka dy, tre ditë që ndodhet jashtë Tirane. Nuk di as ndonjë mënyrë se si mund të kontaktoni me të”, - tha ajo.
***
Më 21 gusht të vitit 1998, prokurori ushtarak Aleksandër Goga nxori nëntë urdhër-arreste për ish- funksionarë të lartë shtetërorë, të akuzuar për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit gjatë trazirave të vitit 1997. Në listën e zezë të Gogës ishin Safet Zhulali, ish- ministër i Mbrojtjes, që tashmë nuk jeton më; Bujar Rama, nëndrejtori i SHIK- ut, Halit Shamata; Bashkim Gazidede, drejtor i SHIK- ut; Blerim Çela, kryetar i KLSH-së; Armando Vinçani, zv/shef i shtabit të përgjithshëm, Adem Çopani, Kreshnik Lusha, dhe Sokol Mulosmani, ish-shef i komisariatit të Vlorës dhe më pas Komandant i Kompanisë Operative në Gardën e Republikës. Sipas hetimeve të prokurorisë, ata rezultonin fajtorë për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit. Pak kohë më pas, Prokuroria e Përgjithshme lëshoi edhe dy urdhër-arreste të tjera për Gazideden. Një për veprën penale të dezertimit të kuadrit komandues në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme dhe një tjetër për shpërdorim të detyrës. Sipas akuzës, Bashkim Gazidede, me detyrë kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe Agim Shehu, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe zv/ministër i Rendit Publik, u larguan nga Shqipëria, duke braktisur detyrën. Katër vjet më pas, të gjitha akuzat për Bashkim Gazideden u tërhoqën nga prokuroria shqiptare dhe në korrik të vitit 2003, ai u hoq nga lista e personave në kërkim.
AKUZAT
Urdhër-arrestet për Gazideden, të shfuqizuara në vitin 2001
TIRANË- Burimet e prokurorisë shpjeguan se urdhër-arresti për Gazideden është shfuqizuar prej kohësh. I pari është shfuqizuar urdhër-arresti për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit. Prokuroria, në datën 10 korrik të vitit 2001, për mungesë provash, pushoi çështjen ndaj gjashtë të akuzuarve për krime kundër njerëzimit. Safet Zhulali, ish- ministër i Mbrojtjes, që tashmë nuk jeton më; Bujar Rama, nëndrejtori i SHIK- ut, Halit Shamata; Bashkim Gazidede, drejtor i SHIK- ut; Blerim Çela, kryetar i KLSH-së; Armando Vinçani, zv/shef i shtabit të përgjithshëm, Adem Çopani, Kreshnik Lusha dhe Sokol Mulosmani që nga ajo datë nuk ishin më persona të shpallur në kërkim dhe persona me procedim penal të hapur. Më pas ishin shfuqizuar edhe dy urdhër-arrestet e tjera për dezertim të kuadrit komandues në situatën e gjendjes së jashtëzakoshme dhe shpërdorim detyre. Megjithëse urdhër-arrestet ishin shfuqizuar prej dy vitesh, burokracia ka bërë që emri i Gazidedes të hiqet vetëm në korrikun e vitit 2003 nga lista e personave të shpallur në kërkim. Bashkim Gazidede ka qenë për shumë kohë një nga më të kërkuarit e policisë dhe SHISH- it shqiptar. Madje ai ishte ndër pesë më të kërkuarit e sektorit të Antiterrorit në SHISH, por tashmë është i lirë të jetojë në Shqipëri.
14/12/2005
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
http://www.shekulli.com.al/index.php?pa ... cef4cf2cd2
Beleidigungen sind die Argumente jener, die über keine Argumente verfügen.
Jean-Jacques Rousseau, Schweizer Philosoph, 1712-1778
Gruss lupo