GjergjD hat geschrieben:Wir halten fest: Es gibt in Elbasan zwei Hamams, die beide auf der Denkmalliste stehen Hamami i Pazarit und Hamami i vjeter ne lagjen KalaKoordinate: 41.111840, 20.080504
Hi GjergjD,
herzlichen Dank für die Informationen!
Bei einem früheren Besuch des"Muzeumi Etnografik" në Elbasan wurde über drei Hamams berichtet...
Noch zum lesen auch hier-> http://alpa.mali-it.eu/pub/aktet/vol/vo ... 66_772.pdf
***
Hamamet
Pjesë e zejeve të shërbimit në fundin e shek. XIX - fillim i shek. XX ishin dhe hamamet, duke ofruar shërbimin e larjes me ujë ose avull për popullsinë myslimane. Qyteti i Elbasanit, që me ngritjen e tij si pikë e fortë ushtarake, u pajis me objekte të tilla. Sipas regjistrave të kaditut të qytetit në fund të shek.XIX- fillmii shek.XX në qytetin e Elbasanit, ka pasur 3 banja publike (hamame) (AQSH, D. 3, 4). Këto hamame kanë qenë: Hamami i Vjetër (Hamami i Atik) (AQSH, f. Nr. 113/1), rreth të cilit u ngrit lagjja me të njëjtin emër. Sipas Evlia Çelebiut, ky hamam është qujtur, hamami i Sinan Pashës (Çelbi, 2000: 90). Ky hamam ndodhej në pjesën lindore të lagjes “Kala”. Sot ai ruhet si objekt, madje i shpallur si monument kulture, megjithë ndryshimet në ndërtim e destinacion.
Dy hamamet e tjera kanë qenë në lagjen “Xhami Beqire”, midis lagjeve “Qevan Bej” e “Haznedare.” Hamamet kanë qenë në pronësi të: Nexhibe hanëmit, e bija e Ali Beut, dhe Seit beut, të birit të Abdullaut (AQSH, f. Nr. 113/1, d. 19: 111, 191, 192). Përveç tyre në këtë periudhë ka qenë edhe Hamami i Shabanajt, i cili ndodhej në pjesën qëndrore të tregut (AIK, AIKP, Fondi A. Çaushi: 35), e në fillesat e ndërtimit quhej Hamami i Pazarit. Duke i krahasuar të dhënat e kësaj periudhe me ato të gjysmës së parë tëshek.XVII, kur kishim dy hamame (Shkodra, 1973: 62) janë shtuar edhe 2 të tjerë. Në Elbasan mendohet që ka pasur edhe 160 hamame private në pallatet e zotërinjve (Çelebi, 2000: 91). Hamamet si banja publike kishin skemën e tyre të ndërtimit, e cila ishte afërsisht e përbërë nga; tre lokale, dhoma e zhveshjes, e izolimit dhe e larjes, të renditura në një bosht të drejtë, duke formuar trajtën simetrike të banjës. Në këtë mënyrë silueta e banjës dallohej lehtë me kupolën kryesore të dhomës së zhveshjes. Arkitektura e brendshme e dhomave karakterizohej nga format tipike orientale. Në këto banja kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e njerëzve të pafuqishëm, për mirëmbajtjen, për mirëmbajtjen, për zjarrin dhe për pastërtinë.
***