Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Mërgimtarët, në aksion kundër shpërnguljes nga Presheva

So, 30. Jun 2013, 13:29

Ata do të ndërtojnë 50 shtëpi për familjet pa kulm mbi kokë, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike që ta bëjnë këtë vetë

Me qëllim të parandalimit të shpërnguljeve të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, mërgimtarët që janë bërë bashkë rreth Fondit Humanitar të Kosovës Lindore në Zvicër kanë vendosur të fillojnë aksionin e ndërtimit të më se pesëdhjetë shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë, fuqia ekonomike e të cilave nuk u jep mundësinë që ta sigurojnë atë.

Xhelal Mehmeti, kryetar i FHKL-së në Zvicër, në një prononcim për Preshevanews ka theksuar domosdoshmërinë e intervenimit të shpejtë infrastrukturor, në mënyrë që familjeve në nevojë t’iu sigurohet kulmi mbi kokë. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të mund të shmanget largimi masiv i shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, në kërkim të një jete më të mirë. Shtëpitë, sipas Mehmetit, që do të ndërtohen do të kenë nga 70 metra katrorë dhe do të pajisen me të gjitha elementet përkatëse që janë të nevojshme për një familje .

Siç raporton preshevanews, kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore tashmë ka realizuar një sërë takimesh me zyrtarë më të lartë të Luginës së Preshevës, si dhe me përfaqësues relevantë të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me qëllim të promovimit të idesë dhe gjetjes së mbështetjes edhe nga ata.
Kryetari i FHKL-së në Zvicër, Xhelal Mehmeti, ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi të japin kontributin e tyre për jetësimin e këtij projekti human, në mënyrë që të parandalojnë shpërnguljen e shqiptarëve nga vatrat shekullore.

FHKL ka ndarë tashmë një fond të caktuar për projektin e ndërtimit të shtëpive në Luginë, por është e domosdoshme ndihma edhe e institucioneve dhe e ndërmarrjeve të ndryshme, pa marrë parasysh se ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre, për të ndihmuar këtë projekt, ka thënë Mehmeti.

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore është themeluar nga mërgata shqiptare në Zvicër, 16 vjet me parë.


Ndërkohë gjatë kësaj periudhe ka ndihmuar materialisht dhe moralisht të gjitha proceset në rajon, ndërkohë që ka kontribuar në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike qoftë të ish-luftëtarëve të lirisë, familjeve të dëshmorëve, studentëve dhe nëpërmes aksionit të fundit mëton parandalimin e shpërnguljeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

http://www.albinfo.ch/sq/integrimi/m-rg ... a-presheva

Konto ne banner te faqes, "shikoni nalt"

http://www.fondihumanitar.ch/index.php?section=home

Dardaniaaa
Member
Beiträge: 40
Registriert: Sa, 29. Jun 2013, 21:44

Re: Mërgimtarët, në aksion kundër shpërnguljes nga Presheva

So, 30. Jun 2013, 17:47

Ich finde es gut, dass die Auslandsalbaner ihnen helfen Häuser aufzubauen wenn schon unsere Regierung nichts für sie tut. Das Problem
aber ist die Diskriminierung der Albaner in Südserbien, die ihnen das Leben schwer macht. Verhaftungen durch die Gendarmerie, Unterdrückung, keine Gleichberechtigung.
Die serbische Regierung setzt bewusst solche Methoden ein um die Albaner zur Abwanderung zu zwingen. Deshalb muss auch die kosovarische Regierung sich für die Albaner dort einsetzen.

Zurück zu „Presheva?!“