Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Nachrichten aus Albanien

Mo, 16. Aug 2004, 9:32

Shoferët kosovarë, burime aksidentesh në rrugët tona

Ecin shpejt, sidomos ata që vijnë nga Perëndimi

KUKËS - Muaji gusht shënon fluksin më të madh të qarkullimit të automjeteve nga Durrësi në Morinë. Sipas Policisë Rrugore të Kukësit, më problematik mbetet aksi Fushë-Arrëz–Morin, 100 kilometër i gjatë, pasi edhe kthesat janë shumë të forta dhe rruga është e ngushtë. Brenda 24 orëve, numri i automjeteve që qarkullojnë në këtë aks, duke shtuar dhe ato të Kukësit dhe Hasit, arrin deri në 5 mijë. Policia ka shprehur disa herë rezerva për mënyrën se si lëvizin automjetet e drejtuara nga shtetas kosovarë, të cilët janë bërë dhe burim aksidentesh. Një nga policët rrugorë thotë se janë mjaft problematikë, sidomos kosovarët që vijnë nga Perëndimi dhe nuk i njohin rrugët tona, të cilave u mungon dhe sinjalistika. Të ardhur nga një udhëtim disaditor nga Perëndimi, me të hyrë në Durrës, kosovarët ecin me shpejtësi marramendëse, për të kapur kufirin dhe për të mbërritur për disa orë në Kosovë, gjë që është e pamundur. Ata nuk i njohin aspak rregullat e udhëtimit këtu. Në të shumtën, gjatë natës, nuk shuajnë dritat e gjata dhe ecin karvan i gjatë më shpejtësi të madhe, sidomos në kthesa, dhe në krah të kundërt. Policia e Kukësit kërkon që në hyrje të Portit të Durrësit, atyre t’u bëhen të njohura disa rregulla-bazë për udhëtimin në kushtet e rrugëve të Shqipërisë. Pak ditë më parë, një emigrant ka shkatërruar plotësisht një autoveturë të Policisë së Kukësit, duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesve të policisë dhe të vetes. j.h.

[Marre nga Gazeta Panorama]
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Sa, 21. Aug 2004, 8:36

Ndotet bregdeti i Sarandës

Sipas ekspertit të mjedisit Sazan Guri, shkak për këtë janë bërë shkarkimet e disa tonelatave mbetjesh karburantesh, shkarkimet e ujërave të zeza të qytetit në det si dhe hedhja e mbeturinave të ngurta buzë detit

Ndotet plazhi i Sarandës. “Bregdeti i bukur i Sarandës është ndotur nga vetë dora e njeriut”. Kështu është shprehur eksperti i mjedisit Sazan Guri. Sipas tij, shkaktarët e kësaj ndotjeje janë derdhja në thellësi të ujërave territoriale të disa tonelata mbetjesh karburante nga disa lundërtarë të huaj. Ai vazhdon më tej duke thënë se duke llogaritur dhe drejtimin e saktë të erës, pas disa orësh, bëhej e mundur që këto mbetje të kthyera në zift të pllakosnin në bregun e detit, duke nxirë gurët e plazhit, kostumet e banjove, trupin e plazhistëve si dhe duke shkatërruar faunën e florën. Shkaktar tjetër, sipas ekspertit Guri, është dhe derdhja e ujërave të zeza të qytetit të Sarandës në det, duke bërë kështu që niveli i ndotjes të bëhet edhe më i lartë. Një tjetër ndotës, sipas Gurit, është dhe hedhja e e mijërave tonëve ose mijërave metra kub inerte ose solide, me përbërje shkëmbore të tipit karbonatik në buzë të detit. Këto ndotje kanë bërë që fluksi i turistëve të huaj dhe vendës këtë vit të jetë më i vogël, krahasuar me vitet e kaluara.

[Marre nga Gazeta Biznesi]
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Sa, 21. Aug 2004, 8:38

Turizmi, Saranda e dështuara e sezonit

Arsyeja kryesore ka qenë abuzimi për vite e vite me radhë në bregdetin e Sarandës me dhënien pa përgjegjësi të lejeve të ndërtimit të cilat nuk përmbushin asnjë kriter urbanistik për të qenë pjesë e amfiteatrit që natyra krijoi me këtë qytet.

Elita e turizmit shqiptar, Saranda ka qenë e dështuara e këtij sezoni turistik. Çmimet e larta turistike dhe infrastruktura e rënduar kanë qenë faktorët kryesorë të largimit të pushuesve nga kjo zonë.
Zv.Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Artan Lame dje gjatë një konferencë për shtyp ka pohuar abuzimet për vite me radhë në bregdetin e Sarandës me dhëniet pa kriter të lejeve të ndërtimit në këtë qytet. “Me gjithë këtë situatë ndërtimore që mbart Saranda, askush nuk mund të pretendojë që të shkojë në Sarandë e të qëndrojë në një hotel, ku përkarshi po punohet duke prishur qetësinë e nevojshme për një qytet turistik”, ka shpjeguar ai. Midis të tjerash, lidhur me këtë situatë të krijuar, Zv.Ministri Lame është shprehur edhe mbi numrin e turistëve që kanë frekuentuar bregdetin shqiptar gjatë këtij sezoni turistik, si dhe për shkaqet që kanë çuar në uljen e numrit të turistëve në qytetin turistik të Sarandës. Megjithë arsyet e paraqitura për situatën aktuale të turizmit në qytetin e Sarandës, Lame është shfaqur optimist lidhur me përmirësimin e saj në vitet e ardhëshme duke shtuar se, “Është normale të pretendohet që gjithcka do të kthehet në normalitet pas përfundimit të këtij fluksi ndërtimor që ka qyteti.
Lame ka kujtuar se ka rreth 6 muaj që KRRTRSH ka bërë disa ndërhyrje për bregdetin e Jugut dhe, edhe për Sarandën pritet të ndërhyhet për të “shëruar” situatën e krijuar. Vendimet e marra deri tani nga KRRTRSH kanë të bëjnë me frenimin e fluksit të ndërtimeve në zonën e qytetit dhe me përfundimin e infrastrukturës në qytet, e megjithatë, ndërtimet e larta e të paligjshme, të cilat nuk përmbushin asnjë kriter urbanistik për të qenë pjesë e atij amfiteatri që natyra krijoi me Sarandën, vazhdojnë të ndërtohen përditë.
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Shpenzimet shqiptare për mbrojtjen, më të ulëta në Ballkan

Di, 30. Nov 2004, 16:40

Altin Xhikneli - 30/11/2004

Shpenzimet shqiptare për mbrojtjen, më të ulëta në Ballkan

Shqipëria është vendi me përqindjen më të vogël të shpenzimeve ushtarake në të gjithë vendet e rajonit. Këto shpenzime kanë rënë ndjeshëm nga viti në vit


Shumë njerëz mbetën të mallëngjyer nga parada e bërë me rastin e festës së çlirimit të Shqipërisë nga forcat nazi-fashiste. Shumë të tjerë mbetën të habitur me “teknologjinë e lartë” të forcave tona të armatosura. Në këtë paradë binte në sy një larmi e lartë e mjeteve ushtarake. Sigurisht, shumica janë dhuratë e vendeve të ndryshme mike. Gjithësesi, opinionet për forcat tona ushtarake edhe sot me 29 nëntor ishin si gjithnjë të ndara. Por sa shpenzon në të vërtëtë Shqipëria për mbrojtjen?
Duhet thënë se gjatë viteve të fundit shpenzimet për mbrojtjen kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Kështu, nga viti 1997-1999 Shqipëria ka shpenzuar 1.4 % të të gjithë Produktit të Brendshëm Kombëtar (PBB) për mborjtjen. Ndërkohë, që nga viti 2000-2003, shpenzimet për mbrojtjen janë reduktuar deri në 1 % të PBB-së. Gjithashtu dhe shpenzimet për rendin publik dhe sigurinë kanë rënë nga 2.5 % të PBB-së që ishin në vitin 1997 deri në 1.6 % në vitin 2003. Parashikimet e projektbuxhetit të vitit 2005 e rendisin mbrojtjen ndër sektorët me më pak prioritet. Kështu, gjatë vitit 2005 janë parashikuar rreth 9 miliardë lekë për mbrojtjen nga ku 3.8 miliadë lekë janë parashikuar vetëm për pagat, 2.8 miliadë për mallra dhe shërbime. Investimet e planifikuara për mbrojtjen arrijnë në shifra nga më minimalet. Për vitin 2005 janë parashkuar gjithsej rreth 1.8 miliardë lekë investime në Ministrinë e Mbrojtjes. Këto investime janë kryesisht për sigurmin e mbrojtjes, kulturën dhe sportin si dhe arsimin e shëndetësinë.


Mbrojtja krahasuar me disa vende të rajonit
Shqipëria ndër vendet e rajonit zë peshën më të vogël për kontributin e saj në Prodhimin e Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Nga viti 1999-2000, Shqipëria është një nga shpenzuesit më të vegjël për këtë fushë. Vendi ynë ka shpenzuar mesatarisht për këto vite 1.3 për qind të PBB-së duke u renditur e fundit në krahasim me vende si Bosnjë-Hercegivina, Bullgaria, Sllovakia, Kroacia etj. Kështu, këto vende kanë shpenzuar (si përqindje në PBB) për mbrojtjen respektivisht: Bosnjë-Hercegocegovina 4.7 %, Bullgaria 3 %, Kroacia 2.9 %, Rumania 1.6 %, Polonia 1.5 %.


Ushtria në periudhën e mbretit Zogu I
Ahmet Zogu ishte i pari i cili krijoi një forcë të armatosur shqiptare. Kështu shprehen të dhënat dhe studimet e bëra nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së. Mbreti Zog punoi si ministër i Punëve të Brendshme deri në vitin 1992, dhe më pas si kryeministër i Shqipërisë. Deri para viteve 1925, forcat e armatosura ishin rreth 5 mijë burra të cilët ishin përzgjedhur nga krahina e tij për të mbrojtur mbretërinë. Në vitin 1925 Shqipëria përgatiti një draft i cili do të përgatiste trupa të cilët do të rekrutoheshin nga italianët. Në fillim ky draft parashikonte përzgjedhjen e rreth 5000-6000 trupave cdo vit nga 10 mijë burra. Italianët furnizuan dhe pajisën shumicën e trupave si dhe i udhëhoqën ato në taktika dhe ushtrime luftarake. Kështu, forcat tokësore në kohën e Zogut, përbëheshin në rreth 35 mijë burra, ose ¾ e të gjithë ushtrisë.


Ushtria në regjimin komunist
Gjatë viteve 1980, Shqipëria e reduktoi numrin e brigadave këmbësore nga tetë në katër brigada. Cdo brigadë përbëhej nga tre batalione këmbësore dhe një batalion të armatosur me artileri. Forcat e armatosura përbëheshin nga një brigadë tankesh. Forcat e artilerisë u shtuan nga një në tre gjatë regjimit të viteve ’80-të, dhe gjashtë batalione të artilerisë detare u vendosën në pozicione strategjike përgjatë bregdetit të Adriatikut. Në përiudhën e regjimit komunist, shumica e pajisjeve ushtarake të forcave tokësore ishin të vjetra dhe efektiviteti i tyre ishte mjaft i diskutueshëm. Forcat tokësore në këtë përiudhë kishin një teknologji të vjetëruar dhe operonin me vetëm 130 mjete të blinduara. Ato përbëheshin nga makina sovjetike si BTR-40, BTR50 , BTR-152, dhe makineri BRDM-1 të prodhuara në vitin 1950 nga Kina. Forcat e armatosura ishin të pajisura me tanke sovjetike të tipit T-34 dhe T-54. Kështu, tanku T-34 ishte prodhuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa T-54 gjatë viteve ’50-të.
Forcat tokësore përbëheshin nga topa obuz sovjetikë M-1937 and D-1, si dhe armë kineze tipi-152 mm, pushkë kineze-59 130 mm, armë sovjetike M-1931/37 dhe M-1938 122 mm. Gjithashtu, forcat tokësore operonin me disa rraketëhedhëse kineze të tipit-63 107 mm, si dhe një numër të konsiderueshëm mortajash e antitankesh. Forcat ajrore kishin në përbërjen e tyre kunderajrorë sovjetikë të tipit 23 mm ZU-23-2, 37 mm M-1939, 57 mm S-60, dhe 85 mm KS-12.


Shpenzimet për mbrojtjen 1980-1991
Llogaritja e shpenzimeve për sistemin e mbrojtjes në ekonominë e Shqipërisë ka qenë gjithnjë e vështirë për faktin se vendi ynë karakterizohej nga një ekonomi e mbyllur. Shqipëria zakonisht llogariste 1 miliard lekë në vit për mbrojtjen, ose 5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto i cili në vitin 1980 ishte 20 miliardë lekë. Megjithatë, shpenzimet për mbrojtjen asnjëherë nuk janë llogritur saktë në periudhën e regjimit komunist. Partia Demokratike është shprehur se shpenzimet e mëdha të qeverive komuniste kanë sjellë një ndikim të madh në varfërinë e shqipëtarëve në këtë periudhë. Kështu gjatë qeverisjes së vitit 1991, partia në pushtet deklaroi një reduktim prej 20 % të shpenzimeve për mbrojtjen.
[Marre nga Gazeta Biznesi]

C'mendoni per kete fakt?!
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

ruk
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 224
Registriert: Mi, 03. Nov 2004, 13:34

Shpenzimet shqiptare për mbrojtjen

Di, 30. Nov 2004, 18:10

Nese shifrat te permenduar ne kete artikull jane te sakta, shteti shqiptar eshte duke vepruar ne menyren e duhur. Tani per tani, Shqiperia ka me shume probleme te brendshme sesa te jashtme, dhe prioriteti i shpenzimeve duhet te jene keto probleme te brendshme (p.sh. infrastruktura: rruget, drita; bisnezet, etj.). Nuk besoj qe vendet perendimore do te lejonin ndonje ushtri ta pushtonte Shqiperine, sidomos meqe Shqiperia synon te behet pjese te BE-se.

Ne pergjithesi mendoj qe shtetet evropeane, edhe Shqiperia, duhet te kene ushtrite mjafte te forta, por Shqiperia do te mund te shpenzoje me shume per ushtrine kur ekonomia te permiresohet.

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Re: Shpenzimet shqiptare për mbrojtjen

Mo, 06. Dez 2004, 15:01

ruk hat geschrieben:Nese shifrat te permenduar ne kete artikull jane te sakta, shteti shqiptar eshte duke vepruar ne menyren e duhur. Tani per tani, Shqiperia ka me shume probleme te brendshme sesa te jashtme, dhe prioriteti i shpenzimeve duhet te jene keto probleme te brendshme (p.sh. infrastruktura: rruget, drita; bisnezet, etj.). Nuk besoj qe vendet perendimore do te lejonin ndonje ushtri ta pushtonte Shqiperine, sidomos meqe Shqiperia synon te behet pjese te BE-se.

Ne pergjithesi mendoj qe shtetet evropeane, edhe Shqiperia, duhet te kene ushtrite mjafte te forta, por Shqiperia do te mund te shpenzoje me shume per ushtrine kur ekonomia te permiresohet.
Po, nese Shqiperia do te forcohej me shume ne aspektin ekonomik, atehere nuk besoj se ne ate kohe do te ishte nje ushtri e forte e pershtatshme dhe e duhur!
Nuk duhet te mendojme ne drejtim te forcimit te ushtrive, por duhet te shkojme tek zvogelimi i tyre, pasi qe nga mireqenia sociale e ekonomike nuk do te kishte nevoje per me shume forca represioni (siç eshte ushtria). Ushtria duhet te kete vetem si detyre sherbimet civile (si psh. fikjen e zjarreve, ndertimin e rrugeve, ndihme ne zonat e katastrofeve natyrale, etj.).
Sipas Naom Chomskyt lufta ka nje korelacion te ngushte me kapitalin, i cili eshte shperndare. Nese nga aj kapital i jepet njeres pjese te shoqerise me shume, dhe tjeteres me pak, atehere ka me shume potencial, qe ajo pjese e shoqerise te revoltohet! Njesoj mund te transerfohet kjo hypoteze ne baze te shteteve apo rajoneve: Nese nga kapitali boteror profiton vetem nje pjese e botes, atehere pjesa e diskriminuar mund do te zgjedhe mjete te ndryshme (qofshin keto te drejte apo padrejte) per t'u pasuruar.
E prandaj: problemi kryesor qendron tek shperndarja e kapitalit e pasurise: Nese ne Europe do te arrihet ndonjehere nje fare barazie nga ana e ekonomise, atehere potenciali per lufte do te zhduket duke ardhur.
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Lajme ekonomike nga Shqiperia

Mo, 04. Apr 2005, 12:27

Ketu mund te postoni dhe te lexoni lajme te reja nga ekonomia shqiptare...
Zuletzt geändert von ReBeL am Mo, 04. Apr 2005, 12:44, insgesamt 2-mal geändert.
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Bashkëfinancim me komunitetin për ndërtimin e rrugës së Bërz

Mo, 04. Apr 2005, 12:29

K. Boriçi - 04/04/2005

Bashkëfinancim me komunitetin për ndërtimin e rrugës së Bërzeshtës

Rreth 3,4 km rrugë do të lidhin qendrën e njohur turistike Rrapi i Lashtë i Bërzeshtës me rrugën nacionale. FSHZH, biznesmeni Luan Leka dhe komuniteti kanë financuar 16,7 milionë lekë


Një projekt në infrastrukturën rrugore i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, komuniteti vendas dhe biznesmenë do të mundësojë rikonstruksionin e plotë të aksit rrugor që lidh rrugën nacionale (atë Librazhd-Qafë Thanë) me qendrën turistike të Bërzeshtës, ku ndodhet dhe një nga monumentet kulturore natyrore të njohura, "Rrapi i Lashtë i Bërzeshtës". Ndërtimi i këtij aksi rrugor 3,4 km i gjatë, siç pohon për "Biznesin" Sali Omeri, kryetar i komunës, jo vetëm u vjen në ndihmë direkte rreth 4 mijë banorëve të kësaj zone të largët, por lehtëson ndjeshëm fluksin e vizitorëve të shumtë në vendburimet e njohura të qendrës turistike të Bërzeshtës. Projekti, siç konfirmojnë specialistët për "Biznesin", është financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit(FSHZH) me një shumë prej 9,7 milionë lekë të reja, komuniteti vendas me 3,4 milionë lekë, ndërsa 4 milionç lekë të tjera janë dhënë nga biznesmeni i njohur Luan Leka dhe kolegë të tjerë.
Përveç rikonstruksionit të rrugës në gjithë gjatësinë e zaj, ndërtimin e dy urave, vendosjen e tumbinave, kryerjen e punime anësore për prurjet ujore, sipas projektit, ndërtuesi do të sigurojë një shtresë të qëndrueshme nga rruga nacionale deri në qendër të fshatit Bërzeshtë. Kryetari i komunës Omeri shton se brenda muajit maj 2005 pas përcaktimit të firmës fituese nga tenderi që do të zhvillohet, pritet nisja e punimeve për zbatimin e projektit. Ndërsa punimet janë parashikuar që të përfundoojnë brenda dhjetorit të këtij viti. Ky projekt, për nga vlera e financimit dhe rëndësia, sipas drejtuesve vendorë, është ndër më të rëndësishmit mes 7 projekteve në infrastrukturë për komunë gjatë këtij viti, me financim të buxhetit të shtetit e donatorëve të tjerë.
[Nga gazeta "Biznesi"]
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Biznesi i nënkalimit kushton 200 milionë lekë

Mo, 04. Apr 2005, 12:34

Gladiola Bendaj - 04/04/2005

Biznesi i nënkalimit kushton 200 milionë lekë

Fillimi i punimeve për rikonstruksionin e nyjes te Zogu i Zi dhe ndërtimi i nënkalimit në të parashikohet t’i japi përfundimisht zgjidhjen e duhur problemit të trafikut në hyrje të kryeqytetit. Investimi i Bashkisë së Tiranës për këtë projekt kap vlerën e rreth 200 milionë lekëve, të cilat do të menaxhohen për 13 muaj nga firma ndërtuese “Euroteorema”.
[Nga gazeta "Biznesi]
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Gjermanët japin pesë milionë euro për Korçën

Mo, 04. Apr 2005, 12:38

Biznesi - 04/04/2005

Gjermanët japin pesë milionë euro për Korçën

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar në projektin “Shkarkimi i ujërave të zeza, Korçë III”. Sipas marrëveshjes, qeveria gjermane do ta financojë me një fond grant prej 5 milionë eurosh projektin për shkarkimin e ujërave të zeza në Korçë. Ky projekt i një rëndësie prioritare do të sigurojë përmirësimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza. Projekti përfshihet në kuadrin e programit “Infrastruktura ujore bashkiake”, i cili operon në pesë qytete kryesore të Shqipërisë: Durrës, Fier, Lezhë, Sarandë dhe Korçë dhe mbështetet nga donatorë të ndryshëm si Banka Botërore, Lux-Development, KfW dhe BEI. Financimi total i këtij programi arrin në 73,2 milionë euro.
[Nga gazeta "Biznesi]
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

Islandezët, negociata me qeverinë për hec-in e Bratilës

Mo, 04. Apr 2005, 12:40

Klodian Tomorri - 04/04/2005

Islandezët, negociata me qeverinë për hec-in e Bratilës

Investimi parashikohet të arrijë në 120 milionë euro dhe të ardhurat vjetore nga ky hec parashikohet të arrijnë në rreth 8 milionë euro. Aktualisht po negociohet dhënia me koncesion për pesë hec-e të tjera


Një grup specialistësh, përfaqësues të kompanisë elektroenergjetike islandeze, Landsvikjuin, po zhvillojnë këto ditë negociata me zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës (MIE) për arritjen e marrëveshjes koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit të Bratilës. Burime zyrtare nga kjo ministri bëjnë të ditur se punimet për ndërtimin e këtij hidrocentrali, i cili do të shtrihet mbi lumin Devoll, pritet që të fillojnë vitin e ardhshëm, ndërkohë që nuk bëhet i ditur afati i përfundimit. Parashikohet që pas miratimit nga qeveria, dhe më tej nga Kuvendi të marrëveshjes koncesionare, do të nevojiten rreth 12 muaj si kohë e nevojshme për përgatitjet paraprake, përfshirë projektin, shpronësimet etj. Kompania islandeze Landsvikjuin, që prej disa muajsh ka shfaqur interesim për ndërtimin e hec-it të ri të Bratilës mbi lumin Devoll, përmes koncesionit të tipit BOO (ndërtim, shfrytëzim, pronësi). Në fund të muajit janar të këtij viti u zhvillua raundi i parë i negociatave mes kësaj kompanie dhe (MIE), negociata të cilat përcaktuan tremujorin e parë të këtij viti si afatin e fundit të nënshkrimit të marrëveshjes. Megjithëse deri tani nuk është vendosur ende asgjë, pritet që së shpejti palët të arrijnë nënshkrimin e marrëveshjes, për t’i hapur rrugë kështu përgatitjeve për ndërtimin e këtij hec-i.
Përshkrimi i hec-it të Bratilës
Hidrocentral i Bratilës do të ndërtohet në lumin Devoll dhe parashikohet të ketë një fuqi të instaluar prej 70 MW dhe vlera paraprake e ndërtimit afron shumën prej rreth 120 milionë eurosh. Në mes të vitit 2004 kompania islandeze Landsvikjuin, që është operator kombëtar i rrjetit energjitik të Islandës, paraqiti në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës projektin për shfytëzimin e potencialit hidroenergjetik të lumit të Devollit, në pjesën e tij midis fshatit Bratilë dhe fshatit Moshkë, në rrjedhën e sipërme. Studimi parashikon ndërtimin dhe shfrytëzimin e hec-it të Bratilës, me një prodhim mesatar vjetor prej 250 milionë kilovat/orë, një sasi kjo e barabartë me konsumin 2-javor të gjithë Shqipërisë. Duke pasur parasysh faktin që për energjinë e prodhuar nga operatorët privatë Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një çmim, i cili varion nga 3,75-44,6 lekë, parashikohet që të ardhurat vjetore që do të merren nga ky hidrocentral të shkojnë rreth 10 milionë dollarë.
Koncesioni, mënyra më e mirë për ndërtimin e burimeve të reja të energjisë
Aktualisht, pesë është numri i hidrocentraleve dhe minihidrocentraleve (hidrocentrale të vegjël) që janë në proces për dhënien me koncesion të ndërtimit të tyre. Shifra totale, e cila parashikohet të përdoret për ndërtimin e tyre, është afro 460,5 milionë dollarë, ndërsa, përsa i përket kapacitetit të prodhimit, ato do të shtojnë me afro 425 GW në ditë energjinë elektrike në rrjete. Burime nga MIE shprehen se koncesioni është mënyra më e mirë për të mundësuar ndërtimin e burimeve të reja gjeneruese të energjisë elektrike, pasi ndërtimi i tyre me fonde të buxhetit të shtetit është i pamundur dhe ka një kosto të papërballueshme prej tij. Hidrocentrali i Bratilës është objekti i dytë më i rëndësishëm prodhues i energjisë që pritet të jepet me koncesion, pas atij të Skavicës. Përsa u përket objekteve të tjera, ato janë kryesisht objekte gjeneruese lokale, që do të thotë se nuk do të kenë kapacitete të mëdha prodhuese.
[Nga gazeta "Biznesi"]
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15

FZHSH-ja, 32 milionë lekë për kanalizimet e ujërave në Maliq

Mo, 04. Apr 2005, 12:41

Jorgjet Gjançi - 04/04/2005

FZHSH-ja, 32 milionë lekë për kanalizimet e ujërave në Maliq

Me një investim prej 32, 5 milionë lekë të Fondit të Zhvillimit Shqiptar filloi ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të qytetit të Maliqit. Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, duke bërë të njohur projektin ka nënvizuar se me realizimin e tij do të jetë nën kontroll deri edhe litra e fundit e ujit dhe e gjithë sasia e ujit parashikohet të shkojë te konsumatori. Me fillimin e punimeve të këtij projekti kryebashkiaku Topçiu ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të Maliqit, mbasi për gjatë periudhës 6–mujore, që parashikohet ndërtimi i rrjetit të brenshëm të ujësjellësit, do të hapen kanale, dhe për pasojë do të ketë baltë dhe pluhur në rrugët e qytetit, çka do t’u krijojë atyre shumë shqetësime. Merita e bashkisë së këtij qyteti është koordinimi i ndërtimit të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit me ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza. Investimi për projektin e dytë realizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Rregullimit të Territorit dhe kap shifrën 4,8 milionë lekë. Ai do të përfundojë brenda 3 muajsh. “Vërtet do të hapen kanale të shumta në të gjitha rrugët e qytetit të Maliqit, por do të zgjidhen edhe dy nga problemet më shqetësuese të banorëve të tij dhe do t’u hapet rrugë në vitet e ardhshme investimeve për shtrimin dhe asfaltimin e rrugëve, bulevardeve e rregullimin e shesheve dhe trotuareve,”- përfundoi Topçiu.
[Nga gazeta "Biznesi"]
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!

Benutzeravatar
Rasputin8383
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 113
Registriert: Mo, 11. Apr 2005, 18:26

Di, 19. Apr 2005, 17:22

Ia do vendos edhe une ca lajme ekonomike...

Sociale

Kujtim Boriçi - 19/04/2005

Miratohen 35 milionë lekë tendera për shëndetësinë

Këshilli i Qarkut të Elbasanit ndan fondet për projektet e shëndetësisë. Janë rreth 20 projekte (rikonstruksion, ndërtim ambulancash e qendrash shëndetësore) me një vlerë të përgjithshme 35,4 milionë lekë


ELBASAN-Ndarja e fondeve të dhëna nga buxheti i shtetit për shëndetësinë në katër rrethet e Prefekturës së Elbasanit, në mbledhjen e ditëve të fundit të Këshillit të Qarkut, u hapi udhë tenderimeve të shpejta e nisjes së punimeve për realizimin e projekteve. “Fondi i dhënë nga buxheti i shtetit, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, është në shumën e përgjithshme të 35,4 milionë lekëve,” pohon për "Biznesin" Gazmend Cungu, zëdhënës i Këshillit të Qarkut Elbasan. Sipas konfirmimeve të specialistëve, projektet në fushën e përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore përfshijnë rikonstruksion spitalesh e objektesh shëndetësore, ndërtim ambulancash e qendrash shëndetësore apo rikonstruksion të pjesshëm e të plotë të tyre. Në të katër rrethet, përkatësisht Elbasan, Peqin, Librazhd e Gramsh, janë rreth 20 projekte që do të realizohen me fondet e mësipërme gjatë vitit 2005.
“Në mbledhjen e tij të radhës, - shton më tej zëdhënësi Cungu, Këshilli i Qarkut caktoi për objektet shëndetësore të Elbasanit 12,8 milionë lekë; për Rrethin e Peqinit 8,8 milionë lekë, për Rrethin e Librazhdit 6,8 milionë lekë, ndërsa për Rrethin e Gramshit 7 milionë lekë. Në harkun e tri javëve, sipas drejtuesve lokalë dhe atyre të shëndetit në prefekturë, pritet të zhvillohen tenderat për caktimin e firmave fituese, ndërkohë që menjëherë fillon zbatimi i projekteve (afatet nga 3 deri në 7 muaj); afati përfundimtar i dorëzimit të tyre është dhjetori 2005.
Njëkohësisht, sipas drejtuesve të Këshillit të Qarkut, përvec grantit shtetëror për shëndetësinë, në shkallë prefekture për vitin 2005 janë dhe disa projekte të tjera me donatorë të ndryshëm vendës e të huaj, përfshi këtu rikonstruksionin e plotë të spitalit kirurgjik të Elbasanit me një fond prej 250 mijë eurosh të Cooperacione Italiana.

[Marre nga "Biznesi"]

Benutzeravatar
Rasputin8383
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 113
Registriert: Mo, 11. Apr 2005, 18:26

Di, 19. Apr 2005, 17:24

Bujqësia

Fabiola Çela - 19/04/2005

Teknologjia e serrave izraelite në Shqipëri

Kjo teknologji që përdorin izraelitët ka një avantazh me të tjerat, për faktin se ata ofrojnë serra me konstruksione mjaft të forta, pasi punojnë me tuba çeliku me galvanizim special. Këto serra janë të afta të prodhojnë në të 365 ditët e vitit


Firma izraelite “Top Greenhouse” tashmë është prezente në tregun shqiptar. Sipas Robert Pavacit, përfaqësues i firmës në Shqipëri, ata kanë filluar të operojnë në tregun vendës që nga marsi i vitit 2004. Sipas tij, “Top Greenhouse” është një nga kompanitë lidere në prodhimin dhe ndërtimin e serrave në Izrael, si dhe në 20 vende të tjera të botës si në Meksikë, Afrikën e Jugut, Kaliforni, Europë dhe Lindjen e Largët. Por avantazhi i kësaj kompanie në krahasim me firmat e tjera është se ajo është përpunuesja dhe importuesja më e madhe e çelikut në Izrael, gjë e cila e bën këtë firmë të prodhojë serra të teknologjisë së lartë me kosto të ulët. Kjo teknologji që përdorin izraelitët ka një avantazh me të tjerat, për faktin se ata ofrojnë serra me konstruksione mjaft të forta, pasi punojnë me tuba çeliku me galvanizim special, që do të thotë rreth 25 për qind më shumë material konstrukt çeliku krahasuar me kompanitë e tjera prodhuese të këtyre tip serrash. Sipas Pavacit, parametrat e këtyre serrave janë maft të larta; ato i rezistojnë erës deri në një shpejtësi prej 150km/orë. Këto serra operojnë me një sistem modular, që do të thotë që çdo sipërfaqe serre vepron në mënyrë të pavarur. Në këto serra mbillen kryesisht domate e tranguj. Rendimenti i këtyre serrave është mjaft i lartë, deri në 20 tonë domate për 1 dylym. Këto serra arrijnë të prodhojnë gjatë gjithë vitit, pra 365 ditë. Ky është një tjetër avantazh me interes për fermerët vendës.
Top Greenhouse ndërton tri serra në Shqipëri
“Deri tani kemi realizuar ndërtimin e tri serrave në vend,” shprehet Robert Pavaci. Serra e parë është ndërtuar në maj 2004 në Mamurras; serra e ndërtuar ka nëj sipërfaqe prej 3 dylymësh dhe kultivon domate e kastraveca. Ndërsa serra e dytë, e ndërtuar nga firma izraelite “Top Greenhouse”, është në Fushë-Prezë. Kjo serrë ka një sipërfaqe prej 4 dylymësh dhe kultivon vetëm fidanë perimesh, ndërsa, sipas Pavacit, serra e tretë sapo ka filluar të ndërtohet. Serra do të ndërtohet në Prezë dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 5 dylymësh. Kjo serrë do të kultivojë perime.
Sa kushton ndërtimi i një serre me teknologji izraelite
“Ndërtimi i një serre nga firma “Top Greenhouse” kushton rreth 35 deri në 38 dollarë për metër katrorë,” shprehet Robert Pavaci. Serrat e ndërtuara nga ne kanë një jetëgjatësi prej 20 vjetësh; vetëm plastmasi ndërrohet një herë në 4 vjet. Por, sipas Pavacit, investimi i kryer në këto serra kthehet mbrapsh brenda 4-5 viteve; kjo për shkak të rendimetit të lartë që kanë këto serra.
Shërbime të tjera
Sipas Robert Pavacit, firma “Top Greenhouse”, përveç ndërtimit të serrave, merret edhe me furnizimin e tregut vendës me fara perimesh nga Izraeli. Sipas tij, këto fara tregtohen me një çmim rreth dy herë më të ulët se ato të vendit. “Përsa i përket cilësisë së këtyre farave, ajo është e garantuar,” shprehet ai.
Problemet që hasin
“Një ndër problemet që hasim është mungesa e një banke për kreditimin e bujqësisë,” shprehet Robert Pavaci. Sipas tij, fermerët vendës e kanë shumë ta vështirë të përballojnë ndërtimin e një serre, pasi është e kushtueshme. “Një ndihmesë mjaft e madhe për ta do të ishte krijimi i një banke, e cila do ta kreditonte këtë sektor,” u shpreh ai.

[Marre nga "Biznesi"]

Benutzeravatar
Rasputin8383
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 113
Registriert: Mo, 11. Apr 2005, 18:26

Di, 19. Apr 2005, 17:25

Arsimi

Kujtim Boriçi - 19/04/2005

“Luigj Gurakuqi” do të rikonstruktohet me 12,7 milionë lekë

Në mënyrë që viti i ardhshëm mësimor (2005-2006) në shkollën pedagogjike të Elbasanit të fillojë në mjedise të reja, prej disa ditësh nxënësit kanë filluar mësim në 7 ditët e javës


ELBASAN - Nisja në ditët e para të qershorit e një projekti për rikonstruksionin e plotë të konvikteve të shkollës së mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi" të Elbasanit, ka bërë që për nxënësit mësimi të zhvillohet në 7 ditët e javës. “Për rikonstruksionin e konvikteve të shkollës pedagogjike, - pohon për "Biznesin" Blendi Gremi, - drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan, - është akorduar një fond prej 12,7 milionë lekësh, financim i Ministrisë së Arsimit e Shkencës”. Projekti, sipas specialistëve, përfshin rikonstruksionin e plotë të dy godinave, mjediseve ndihmëse, ndërhyrjeve hidrosanitare, si dhe shtimin e dhomave për akomodim të konviktorëve.
Aktualisht, gjendja e konvikteve të shkollës pedagogjike "Luigj Gurakuqi" është tejet e amortizuar, me mungesë vendesh e mbipopullim të tyre deri në 14 veta në një dhomë. Sipas Gremit, urdhri për zhvillimin e mësimit në 7 ditët e javës është dhënë në mënyrë që të asimilohet programi i plotë për vitin mësimor, njëkohësisht të krijohet koha e domosdoshme për realizimin e projektit, në mënyrë që në 15 shtatorin që vjen, viti i ri mësimor 2005-2006 të fillojë me kushte më komode për konviktorët. Sipas Gremit, bashkëpunimi i bashkisë me drejtuesit e shkollës dhe ata të arsimit në rreth do të krijojë kushtet që më 1 qershor të jetë përcaktuar firma realizuese e projektit e të nisë zbatimi i tij. Ky investim, sipas drejtuesve të Qendrës Ekonomike të Arsimit, është ndër më të rëndësishmit në këtë fushë për vitin 2005, ndërkohë që po gjatë këtij viti do të ndërhyhet edhe në 23 objekte të tjera arsimore në këtë rreth, ku rikonstruksioni i 15 objekteve financohet nga buxheti i shtetit dhe 8 objekte do të financohen nga të ardhurat e Bashkisë së Elbasanit.

[Marre nga "Biznesi"]

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Do, 30. Jun 2005, 14:02

- Nisen punimet per "Rrugen e Arbrit" (Tirane-Peshkopi)!

- Ministria e financave ka firmos 1 kontrate me Banken Boterore per 1 kredi prej 38.6 Mio Euro per "Menaxhimin e Burimeve Njerezore dhe Natyrore" dhe per "Pastrimin e Vijes Bregdetare" (te dy keto projekte jon per te ta bo ma eficiente turizmin ne Shqiperi)!

- Ministria e mbrojtjes ka morr 12 helikoptere BO 105 nga Koncerni Europian per Fluturime Kozmike dhe Armatim (EADS)!

- Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ka firmos 1 marrveshje me "Exim Bank" (Banke Europian per Import e Export) per 1 kredi prej 17.5 Mio Euro per zgjerimin e trafikut ajror!
Zuletzt geändert von Partizoni am Do, 30. Jun 2005, 14:07, insgesamt 1-mal geändert.
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Do, 30. Jun 2005, 14:06

- BB-ja (Banka Boterore) don me heq Shqiperine nga vendet qe perfitojne nga "huat e buta"!

- Shqiperia per 5 mujorin e fundit ka eksportu 122 ton fasule!
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

Do, 30. Jun 2005, 14:19

Partizoni hat geschrieben:- BB-ja (Banka Boterore) don me heq Shqiperine nga vendet qe perfitojne nga "huat e buta"!

- Shqiperia per 5 mujorin e fundit ka eksportu 122 ton fasule!
shqiperia munde te perparoje shume shpejt. resurset natyrale dhe humane (men power) jane te mjaftueshme. kerkohet, discipline, durim, rrespekt dhe pune. udhe te mbare shqiperi per ne shekullin 21...
pershnes.
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Do, 30. Jun 2005, 14:26

harabeli hat geschrieben: shqiperia munde te perparoje shume shpejt. resurset natyrale dhe humane (men power) jane te mjaftueshme. kerkohet, discipline, durim, rrespekt dhe pune. udhe te mbare shqiperi per ne shekullin 21...
pershnes.
Lajmi i pare, per heqjen e "huave te buta" nuk osht noj lajm i mire, sepse kshu Shqiperia do te duhej me morr kredi me perqindje ma te modhe interesi!
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Benutzeravatar
Partizoni
Member
Beiträge: 72
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 18:00

Fr, 08. Jul 2005, 14:14

Ja lista e firmave dhe institucioneve te fundit, te cilat jane çertifikuar sipas standardid nderkombetar ISO 9001:2000 (5 ndermarrje te tjera kane filluar te perfundojne dokumentacionin per t'iu shtuar asaj liste):

1. INFOSOFT Grup-Tiranë (prodhim dhe tregtim kompjuterash, hard dhe soft ware)
2. ALCRED sh.p.k.–Tiranë (prodhime perimesh të ngrira) është certifikuar edhe për zbatimin e sistemit HACCP
3. DEKA sh.p.k.–Tiranë (detergjente)
4. ECF Fabrika–Elbasan (çimento)
5. I.SH.P.K sh.p.k.–Tiranë (prodhime konstruksionesh metalike)
6. KURUM–Elbasan (prodhim hekur ndërtimi)
7. A.TEQJA sh.p.k.–Tiranë (prodhim tubash plastike)
8. ALBA sh.p.k.–Tiranë (tregtim vajëra makinash)
9. DPS-Tiranë, Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit
10. EHW sh.p.k.,Tiranë (prodhime sallami)
Demat e Kuq - Tifo group n° 1 ne Shqiperi!
Forca Partizoni, ti je zemra jone!
Tirone Tirone, te :-) :-)!

Zurück zu „Shqip“