sykaltroshja
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 337
Registriert: Mo, 20. Jun 2005, 13:50

Re: Per shqiptaret ne Gjermani

Sa, 27. Mai 2006, 9:38

altruisti hat geschrieben: E dashur Albana
Une aspak nuk dyshoj qe ti mund te jesh personi i njejte (Kusho) por jam shume i bindur ne baze te asaj qe shkruan, se ti je nga Tirana, andaj nuk me habit nje qendrim i tille shume i njeanshem. Habitem me faktin se si shume shqiptare nga Shqiprija qe kam njohur deri me tani e mbajne veten si shume superior dhe disi shiten si Francezë apo edhe me zvicerian se vete zvicerianet. Ndersa ne fakt shqiptari mbetet po ai qe ka qene, ju duke qen se keni patur shtetin keni patur mundesi shkollimi por me duhet te shtoj njekohesisht se juve ju shquan nje kryeneçesi e papare, kjo sa i perket mentalitetit qe ju e keni theksuar me larte.

[/color]
I dashur Altruisti,

une nuk besoj se Albana dhe Kusho jane i njejti person. Menyra e te argumentuarit nuk eshte e njejte. Kusho nuk kaq ekstremist dhe te them te drejten une e kuptoj mjaft mire ate qe shkruan ai.

Ti i dashur vazhdon akoma me paragjykimet ndaj shqiptareve te Shqiperise. Edhe une vij nga Shqiperia, por besoj se nga ato qe kam shkruar, nuk eshte pare ndonje qendrim i njeanshem i imi.

N.q.s. ti ne radhe te pare nuk fillon te ndryshosh ne menyren e te menduarit, nuk mund ta presesh kete gje nga te tjeret e ata aq me pak do ta bejne nje gje te tille...

Shendet

Sh.
Gjuha jone sa e mire, sa e embel, sa e dlire!!!

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Sa, 27. Mai 2006, 19:11

E dashur Sykaltroshe

Se pari me duhet te shtoj se e keni lexuar siperfaqesisht dhe kete e kam bere qellimisht per te kuptuar se a po e lexoni me vemendje: Pra kujdes se une nuk kam then se po dyshoj por kam then aspak nuk dyshoj se behet fjale per personin e njejte. Pra kini vemendjen dhe lexoni me kujdes:
Une aspak nuk dyshoj qe ti mund te jesh personi i njejte (Kusho) por jam shume i bindur ne baze te asaj qe shkruan, se ti je nga Tirana, andaj nuk me habit nje qendrim i tille ............

Reagimi im lidhur me qendrimet e njeanshme ka te bej me teper me vlersimet e Kushos por edhe te Albanes, kurse shkrimi juaj nuk me eshte dukur i njeanshmem por me teper si shkrim real dhe pa ndonje paragjykim te theksuar. Shkrimet e Kushos nuk kam then se nuk po i kuptoj sikurse edhe shkrimet e Albanes por gjuha qe perdorin ata permban nje doze te konsiderueshme te paragjykimeve shume te theksuara dhe si te tilla shprehin edhe nje doze racizmi. Une nuk e di se si e kuptoni ju kur flitet per nje 10 % -esh ndersa ne anen tjeter perdoret termi "bandat adoleshente kosovare". Kjo perfshin ne nje farf menyre te gjithe kosovaret. Tani me thuani ju se sa do te ishte e drejte sikur une te thoja se kam takuar dy apo tre kriminel nga Shqiprija dhe te them tani ooo bobo e gjithe Shqiprija prodhuaka vetem kriminel!!! A nuk do te ishte kjo menyr e te shprehurit menyr raciste. Une mendoj se po prandaj kjo eshte ajo qe tek une ka shkaktuar nje lloj pezmi dhe kam shprehur kundershtimin tim. Pra nuk pajtohem kur dikush pergjitheson gjerat sepse kjo eshte e rrezikshme...Njeriu si qenie me e persosur e rruzullit do te duhej te kishte aftesine e diferencimit te gjerave sepse pasojat mund te jen te paevitueshme..Kjo eshte ajo qe mua me pengon shume sikur qe me ka penguar edhe filmi L'Amerika ne te cilin shqiptaret trajtohen padrejtesisht si njerz qe nuk e duan atdheun e tyre dhe identitetin e tyre ne pergjithsi. Kjo eshte absurde sepse ata qe kan dahsur te ikin kan qen nje numer i caktuara por jo e gjithe Shqipria..Shpresoj se po me kuptoni ku e kam tani hallin....

Pajtohem me ju ne tersi ne fjaline fundit dhe po te lexosh reagimet e mia ne fillim kan qen me teper reagime neutrale duke ju ikur edhe rasteve e gjerave negative qe une kam perjetuar me nejrz te Shqiprise duke mos dashur te nxis ndonje paknaqesi e te rris paragjykimet por eshte veshtire kur psh. Kusho sjell raporte ne lidhje me mafian kosovare qe shumica sish kan burimin nga kuzhinat serbe... Kjo eshte njesoj nese une tani do sherbehesha me informacione nga burimet qe vin nga kuzhinat greke ne lidhje me mafian shqiptare ne Greqi apo ne Itali. Kete gje nuk do te ja lejoja vetes sepse me sa di une vetem ne Greqi jetojne dhe punojne rreth 800.000 Shqiptar e tash nese 0. 5 % na qenkan kriminel ateher une nuk kam te drejte morale e as humane te them se te gjithe shqiptaret atje sillen si kriminel... Ketu qendron pra esenca... Une nuk kam asnje paragjykim ndaj shqiptarve te Shqiprise perkundrazi kam nje simpati te veçante dhe ndjehme shume mire kur jam me ta por me pengojne njerzit si Kusho apo Albana qe ndoshta edhe mund te ken pervoje te hidhur por nuk ben te hakmerren ne kete menyr sepse une jam i bindur se keta tipa kur flasin me zvicerian me siguri thon: se te gjithe kosovaret jane keshtu .....KJo eshte ajo qe mua me pengon sepse nuk eshte aspak e vertet dhe per kete egzistojne qindra fakte qe flasin te kunderten e te cilat jam ne gjendje edhe te siguroj pran organave te ketushme.. Shumica prej tyre punojne ne menyr te ndershme mu sikur shume shqiptare ne Greqi e Itali apo gjetke...Prandaj eshte nje thenje shqiptare: "Me shum vret nje fjale se sa 10 plumba". Mendoj se po e dini se per cilat fjale po mendoj une tani...Shpresoj qe fjalet e mia te mos tingllojne keshtu...
Gjithe te mirat
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

kadrie
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 218
Registriert: Mi, 07. Jan 2004, 18:34

Mi, 31. Mai 2006, 20:15

Mirmbrëma të gjithve
.....dikur thonin për Shqiptarët që janë :Bujar,Fisnik ,Të Dashur,Trima e etj..... sot thon nga do që të vesh Shqiptarët jan :Hajdut,Kriminel, Gënjeshtar(këtu në Zvizër për shëmbull na thon Jugo).....etj...
Kur lexoj Tekstet këtu në Forum shumica qahen e qahen për këtë padrejtësi e për atë qëndrim të padrejt,jopo lufta , jo po kushtet që jemi rritur ,dhe harrojnë që këtë Nam jakemi hapur vetë vetes me mënyrën e qëndrimit ndaj vetes në rradh të parë dhe ndaj vëndasve ,qofshin ata Gjerman apo Zvizerjanë.Ne ikëm nga Vëndi jon për arsye të ndryshme dhe aty ku jemi na hapën dyert ,kurse ne jemi bër Bukshkelës ,që dim vetëm të qahemi.Si pas Vëndit bëhet Kuvëndi ,thot një fjal e urtë.Asnjë nuk na solli këtu me zor ,erdhëm me dëshirën e lirë ,ose për të shpëtuar Kokën,erdhëm dhe duam të bëjm Ligjin në një Vënd që sështë i joni.Për të ardhur keq ,është kaq për të ardhur keq kur shikon se si jan katandisur Shqiptarët.Ky Barsalet që është më poshtë tregon se poshtë jan ulur Shqiptarët:
Shqiponja në Flamurin e Shqiptarve ka dy Koka sepse : njëra Kokë ruan ,kur tjetra Kokë Vjedh.
mendohuni se si të ndreqim atë Nam që e kemi shkatërruar me duart tona,e mos harxhoni kohë me të qara e vetkeqardhje.
kadrie

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Mi, 31. Mai 2006, 20:50

E dashur Kadrie

Une e kuptoj mllefin tuaj dhe ju jap te drejte pjeserisht ne ate qe keni shkruar. Por po ju rikujtoj se para se te luftohet nje semundje nevojitet diagnostifikimi saj. Ne shkrimet e mia jam munduar që pirkisht ky diagnostifikim te jete sa me i sakte dhe jo i shtremberuar siç po ngjet ne disa shkrime te bashkeatdhetarve te mi ne kete teme. Edhe une jam dakord me ate qe thuani ju "pra kujt nuk i pelqen mund te shkoj nga ketu" por nuk mund te pajtohem me ate se shqiptaret na qenkan te gjithe kriminel. Eshte e vertet se nje pjese e vogel e tyre nuk sillen mire dhe nuk perfillin rendin e ligjin ketu por nuk tolerohet tash te thuhet se gjithe shqiptaret jan kriminel. Kjo me pengon sepse vjen nga çarçet e caktuara politike , sepse po te shikosh psh. para 30 viteve ketu ne zvicer italianet ishin ata qe kishin nje imazh shume te keq, pastaj kaluan ata e u radhiten tamilet, pas tamileve jemi ne tani ne radhe, mbas nesh do vin afrikanet etj. Pra ky eshte nje problem politik per qellime te caktuara. Mendoj se duhet ne njeren ane si keni theksuar edhe ju te nderrmirret diçka ne drejtim te afirmimit te vlerave te mirfillta kulturore kombtare por edhe integruese dhe preventive per te integruar shqiptaret ne rrjedhat e ketushme e ne anen tjeter te luftojme me argumente makinerine propaganduese qe ka per qellim zvetnimin e imazhit te shqiptaret per te arritur qellimet e caktuar. Kjo me habit mua kur edhe bashkeatdhetaret e mi ne vend se te kontribojne diç konkrete qofte edhe nga lemia e tyre ne te cilen ata jan profesionalizuar ata shkruajne dhe perhapin propaganden pa u futur ne analiza dhe statistika reale. Mendoj se kjo jo vetem qe nuk i kontribon permirsimit te imazhit por kjo dëmton bashkëjetesen ne nje shoqeri multietnike. Mendoj se ka shume pune per te bere por duhet organizime konkrete qe ofrojne zgjidhje te pranueshme e jo perhapje te propagandes qe sjell izollime, getoizime dhe mbjell urrejtje mes popujve.
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

like
Member
Beiträge: 35
Registriert: Do, 29. Dez 2005, 0:21

Do, 01. Jun 2006, 11:15

Te them te drejten nuk i lexova te gjitha keto shkrimet ketu por ato qe lexova ne faqen e pare dhe te dyten me mjaftuan... Pse zieni gjith kohes dhe merreni me fjale kot? Une per vete kam nje propozim: Pse nuk organizojme nje mbremje shqiptare tipike qe te kenaqen te gjithe? Une per vete kam shume kohe qe dua te organizoj nje gje te tille! Ne qoftese ndonjeri nga ju ka ndonje ide dhe ndonje propozim ju lutem me shkruani. Ose fundja fundit hajde formojme nje organizate! E di qe jemi shume te shperndare neper gjermani por kam pershtypjen se me internet mund te zgjidhim shume çeshtje.
Peshendetje Likja
Gjithmon me koken lart

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Do, 01. Jun 2006, 19:21

altruisti hat geschrieben:Reagimi im lidhur me qendrimet e njeanshme ka te bej me teper me vlersimet e Kushos por edhe te Albanes, kurse shkrimi juaj nuk me eshte dukur i njeanshmem por me teper si shkrim real dhe pa ndonje paragjykim te theksuar. Shkrimet e Kushos nuk kam then se nuk po i kuptoj sikurse edhe shkrimet e Albanes por gjuha qe perdorin ata permban nje doze te konsiderueshme te paragjykimeve shume te theksuara dhe si te tilla shprehin edhe nje doze racizmi.

aman more, po me thuaj nje here se kur jam shprehur une me ndonje ton paushalizues ndaj kosovareve?!degjo o njeri:mos m'i shtrembero shprehjet e mia per interesa dashakeqe te tua!

Une nuk e di se si e kuptoni ju kur flitet per nje 10 % -esh ndersa ne anen tjeter perdoret termi "bandat adoleshente kosovare". Kjo perfshin ne nje farf menyre te gjithe kosovaret. Tani me thuani ju se sa do te ishte e drejte sikur une te thoja se kam takuar dy apo tre kriminel nga Shqiprija dhe te them tani ooo bobo e gjithe Shqiprija prodhuaka vetem kriminel!!! A nuk do te ishte kjo menyr e te shprehurit menyr raciste. Une mendoj se po prandaj kjo eshte ajo qe tek une ka shkaktuar nje lloj pezmi dhe kam shprehur kundershtimin tim.

se pari te lutem fol shqipt:fjala shqiperija nuk egsiston,por vetem emri shqiperia!
po ti tamam kete gje po thoje,se ne shqiperi gjoja kriminaliteti qenka ne ne mase gjigante i perhapur.dhe nese lexon midis vargjeve te tua mund te marrish vesh se ç'don te thuash ti:shqiperia eshte kapluar nga kriminaliteti dhe shqiptaret qenken kriminele!


Pra nuk pajtohem kur dikush pergjitheson gjerat sepse kjo eshte e rrezikshme...Njeriu si qenie me e persosur e rruzullit do te duhej te kishte aftesine e diferencimit te gjerave sepse pasojat mund te jen te paevitueshme..Kjo eshte ajo qe mua me pengon shume sikur qe me ka penguar edhe filmi L'Amerika ne te cilin shqiptaret trajtohen padrejtesisht si njerz qe nuk e duan atdheun e tyre dhe identitetin e tyre ne pergjithsi. Kjo eshte absurde sepse ata qe kan dahsur te ikin kan qen nje numer i caktuara por jo e gjithe Shqipria..Shpresoj se po me kuptoni ku e kam tani hallin....

Pajtohem me ju ne tersi ne fjaline fundit dhe po te lexosh reagimet e mia ne fillim kan qen me teper reagime neutrale duke ju ikur edhe rasteve e gjerave negative qe une kam perjetuar me nejrz te Shqiprise duke mos dashur te nxis ndonje paknaqesi e te rris paragjykimet por eshte veshtire kur psh. Kusho sjell raporte ne lidhje me mafian kosovare qe shumica sish kan burimin nga kuzhinat serbe...

ato artikuj se pari nuk jane nga "kuzhina serbe",por nga sherbimet sekrete gjermane dhe amerikane qe operojne ne kosove!se dyti ato artikuj i vendosa une ne lidhje me shprehjen tende,se gjoja ne kosove nuk paska kriminalitet,per te dhene prova,qe kriminaliteti njesoj si ne shqiperi,ashtu ne kosove,maqedoni apo serbi eshte i perhapur si pasoj e varferise,e jo si pasoj e"gjeneve"(siç mendon ti)!per dijenine tende:nje gjen i kriminalitetit nuk egsiston!

Kjo eshte njesoj nese une tani do sherbehesha me informacione nga burimet qe vin nga kuzhinat greke ne lidhje me mafian shqiptare ne Greqi apo ne Itali. Kete gje nuk do te ja lejoja vetes sepse me sa di une vetem ne Greqi jetojne dhe punojne rreth 800.000 Shqiptar e tash nese 0. 5 % na qenkan kriminel ateher une nuk kam te drejte morale e as humane te them se te gjithe shqiptaret atje sillen si kriminel... Ketu qendron pra esenca... Une nuk kam asnje paragjykim ndaj shqiptarve te Shqiprise perkundrazi kam nje simpati te veçante dhe ndjehme shume mire kur jam me ta por me pengojne njerzit si Kusho apo Albana qe ndoshta edhe mund te ken pervoje te hidhur por nuk ben te hakmerren ne kete menyr sepse une jam i bindur se keta tipa kur flasin me zvicerian me siguri thon: se te gjithe kosovaret jane keshtu .....KJo eshte ajo qe mua me pengon sepse nuk eshte aspak e vertet dhe per kete egzistojne qindra fakte qe flasin te kunderten e te cilat jam ne gjendje edhe te siguroj pran organave te ketushme.. Shumica prej tyre punojne ne menyr te ndershme mu sikur shume shqiptare ne Greqi e Itali apo gjetke...Prandaj eshte nje thenje shqiptare: "Me shum vret nje fjale se sa 10 plumba". Mendoj se po e dini se per cilat fjale po mendoj une tani...Shpresoj qe fjalet e mia te mos tingllojne keshtu...
Gjithe te mirat

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Per shqiptaret ne Gjermani

Do, 01. Jun 2006, 19:29

altruisti hat geschrieben:Por me gjase sistemi i xhaxhit per dekada me radhe me nje kryeneçesi e ka mbjellur me rrenje vetedijen komuniste tek bashkevendesit e mi dhe tash eshte ber problem gjenetik. Per kete arsye kam ardhe ne perfundim se nuk mjaftuaka te jesh e ngritur, e shkolluar dhe e emancipuar nese sindromi i eger komunist-enverist ka ngacmuar sistemin gjenetik. Shpresoj qe kjo te mos kete ndodhe me Shqiprine sepse ajo shoqeri do te ket perher probleme te identitetit edhe perbrenda vete territorit ku jeton. Kjo mbase fatkeqesisht po vertetohet qe prej viteve te '90-ta e ketej....[/color][/b]

shiko,kjo eshte shprehje raciste,nese fillon ti te argumentosh,se gjoja arroganca(edhe ketu duhet shtuar:E DISA NJEREZEVE)qenka nje pasoje e nje sistemi apo i gjenetikes!!!po pse ti tani fillon te paushalizosh nje popull te tere?!nga njera ane thua,se qenke nje njeri qe din te diferencosh,dhe pastaj ia fut kot ketu me shprehje te tilla!!!shiko,mos provo te shesish pordhe,sepse duhet te paramendosh,qe dikush duhet ti blej ato pordhet e tua(por ne fund te fundit askush nuk do ti blej)!!!edhe nese mefistoja do visheshte si nje engjell,te gjithe do ta merrnin vesh,se eshte djalli!!!

Shyqyr nje nga Tirana ketu.

Per fund edhe diçka se harrova qe kisha lexuar dite me pare per nja dy kriminel refugjat nga Shqiprija qe ka qen tem edhe ne mediat zviceriane dhe ne çarçet politike zviceriane...
http://www.nzz.ch/2006/01/29/il/articleDJ391.html

per dijenine tende:blocher u ka kerkuar falje atyre "krimineleve"(siç i quan ti).dhe njeri nga ato"kriminel"e ka paditur blocherin ne gjykate per shpifje,diskreditim dhe diskriminim!!!

Mbeteni e pershendetur dhe shpresoj te mos ju ndodhe diç nga bandat e adolesheneteve kosovar...[/quote]

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Do, 01. Jun 2006, 20:14

I dashur Kusho
Me ty nuk ja vlen te diskutohet se nuk keni sens per diskutim te denje dhe te argumentuar...E sheh pra si te duket tash kur une ju ngacmoj "problem gjentik"...Pra mos i ben dikujt diçka qe ti vete nuk do ta duroje. E sheh se kur ndjehesh i fyer ne baza raciste nuk eshte ndjenje e mire apo jo...?
E sa per burimet amerikane e gjermane ti duhet te kuptosh se serbet nuk bejne propagande vetem brenda serbise por ate e bejne jashte dhe pikrisht ne qendrat vendimmarrese ne nje menyr te sotisfikuar dhe e kan trashegim nga sistemi komunist. Dallimi eshte vetem ketu se serbet i sterzmadhojne shume me teper gjerat se sa ti e Albana kur jan ne pyetje kosovaret.

Sa per Blocherin ai ka kerkuar falje per shprehjet qe i ka perdorur por nuk ka ndrruar mendimin. Shih per kete ai ne fillim te mandatit ka ber nje vizite pune ne Shqipri, Rumani etj. per te shqyrtuar mundesin e ndertimit te burgjeve atje me qellim te ekstradimit te te burgosurve qe vin nga ai vend sepse kostoja eshte shumeher me e larte ne zvicer..

Por mendoj se nuk kemi nevoj te debatoje me njerz te tille qe kan defekte te theksuara ne perceptimin e realitetit dhe me ate atill qe perdroni shprehje jashte fjalorit te te shprehurit normal njerzor.

gjithe te mirat
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Fr, 02. Jun 2006, 19:07

altruisti hat geschrieben:I dashur Kusho
Me ty nuk ja vlen te diskutohet se nuk keni sens per diskutim te denje dhe te argumentuar...E sheh pra si te duket tash kur une ju ngacmoj "problem gjentik"...Pra mos i ben dikujt diçka qe ti vete nuk do ta duroje. E sheh se kur ndjehesh i fyer ne baza raciste nuk eshte ndjenje e mire apo jo...?
E sa per burimet amerikane e gjermane ti duhet te kuptosh se serbet nuk bejne propagande vetem brenda serbise por ate e bejne jashte dhe pikrisht ne qendrat vendimmarrese ne nje menyr te sotisfikuar dhe e kan trashegim nga sistemi komunist. Dallimi eshte vetem ketu se serbet i sterzmadhojne shume me teper gjerat se sa ti e Albana kur jan ne pyetje kosovaret.

rrofsh plako.po ato burime ishin more nga agjente te sherbimeve perkatese,te cilet veprojne ne ballkan(perfshire ketu edhe ne kosove)!nese ti ke ndonje semundje paranoike,atehere nuk te kam faj une!dhe mos fillo te argumentosh tani ne menyre"idealizuese"dhe"konspiruese",se gjoja serbet mund tua imponojne sherbimeve te huaja mendimin e tyre!gjera te tilla nuk jane te vertete,edhe nese ti do kishe deshire,se do ishte ashtu!!!o njeri:gjithekund ne ballkan ka kriminalitet dhe krim te organizuar(ketu perfshire edhe kosoven)!!!nuk e di,pse disa kosovare mendojne,se ne kosove nuk paska kriminalitet dhe argumentojne,qe fakte te tilla qenkan"gatuar neper kuzhinat serbe"?!?!?!
po ti nuk ta besoj,se ti e bere me qellim ate shprehjen e "problemit gjenetik",por e shkrova me gjithe bindje dhe me mendimin e plote!mos fillo tani te besh,sikur gjithe ka qene ngacmim!
e sa per paushalizimet:me thuaj,se kur kam bere une nje shprehje te tille?!akoma nuk me ke thene,se kur jam shprehur une si nje racist(siç eshte puna jote)!une te pakten me argumente te tregova se ku ke bere gabim,kurse ti vetem"bertet"se une gjoja paskam thene diçka paushalizuese!me trego nga theniet e mia te meparshme se kur jam shprehur une ne menyre raciste?!(tip:mund te marrish shkrimet e mia te meparshem dhe ta shtypish butonin"quote"ne anen e majte te forumit)...


Sa per Blocherin ai ka kerkuar falje per shprehjet qe i ka perdorur por nuk ka ndrruar mendimin. Shih per kete ai ne fillim te mandatit ka ber nje vizite pune ne Shqipri, Rumani etj. per te shqyrtuar mundesin e ndertimit te burgjeve atje me qellim te ekstradimit te te burgosurve qe vin nga ai vend sepse kostoja eshte shumeher me e larte ne zvicer..

blocher nuk kishte vajtur ne shqiperi dhe rumuni per te lancuar atje ndertimin e burgjeve(mos fol kot!ku e ke lexuar kete lajm?!ma trego ate gazete,apo faqe interneti,ku e ke lexuar ate lajm?!),por kishte shkuar atje per te arritur marreveshjen per ekstradimin e shtetaseve(shqiptar dhe rumun),te cilet jetojne"ilegalisht"ne zvicer!kur te citosh ndonje lajm,atehere cito tamam e jo si te pelqen ty!

Por mendoj se nuk kemi nevoj te debatoje me njerz te tille qe kan defekte te theksuara ne perceptimin e realitetit dhe me ate atill qe perdroni shprehje jashte fjalorit te te shprehurit normal njerzor.

aj njeri qe shikon endrra je ti!shiko rastin e artikujve te sherbimeve te huaja rreth kriminalitetit ne kosove!!!plako!mos shiko endrra!!!gjithekund ne ballkan ka kriminalitet te organizuar(ketu perfshire shqiperine edhe kosoven)!!!

gjithe te mirat

Lira
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 151
Registriert: Mi, 22. Mär 2006, 19:18

Mi, 14. Jun 2006, 2:08

Mirembrema,

tju them te drejten nuk pata kohe ti lexoj te gjithe komentat por megjithate deshiroja te shtoja nje gje..

Ne pamje te pare une dalloj vetem nje urrejtje nga ana e Ikones ndaj Shqipetareve te Shqiperise. Ajo shprehet ne menyre negative per njerzit te cilet zoterojne nje te menduar stereotipike, po eshte pikerisht kjo e fundit e njejta gje c´fare mund te dalloj une ketu. Sa keq...

@Ikona
Urime nga ana ime, e zoteron gjuhen tone shume mire! Nuk njoh shume kosovare te cilet mund ti kuptoj. :lol: (<--- e di shume mire qe nuk kishe deshire ta degjosh kete dhe te uroj ta mbarosh shpejt romanin qe do te shkruash pas ketij komenti :lol: )

@Like

Mendim i mire ky, une jam e para qe hedh vallen.:D Kur te kem me shume kohe do te shkruaj nje pn! :wink:

like
Member
Beiträge: 35
Registriert: Do, 29. Dez 2005, 0:21

Fr, 16. Jun 2006, 22:16

Ckina Lira,

me shkruaj gjere e gjate se edhe une gati jam!
Pershendetje
Gjithmon me koken lart

Albana
Member
Beiträge: 56
Registriert: So, 05. Mär 2006, 21:43

Shqiptaret vs KOsovareve

Fr, 16. Jun 2006, 22:58

Ketu qenka bere nami. Altruist, ti si mbreti i argumentit, duhet ta kishe kuptuar se nuk eshte argument te fillosh te gjurmosh nese Kusho eshte Albana apo anasjelltas. Ne rastin me naiv eshte largim i vemendjes nga argumenti ne rastin me te keq eshte paranoje. Ky eshte gabimi i pare llogjik qe ti ben. I dyti, dhe ky me shume se gabim tingellon djallezore dhe dashakeqe, eshte qe ti ju kerkon bashkebiseduesve te mos paushalizojne nderkohe qe ti i pari perdor paushalizimin per te bindur veten dhe te tjeret qe shqiptaret e Shqiperise, albanat apo kushot, nese s'jane kriminele, jane diku afer serbit. Se treti, gabimi yt eshte qe ti kapesh mbas fjaleve, mbas cdo fjale dhe, ne kete menyre ja merr fryme debatit. Une fola per kosovaret adoleshente, por jo per te gjithe kosovaret adoleshente, te cilet, thjesht teknikisht, nuk do te mund t'i njihja te gjithe. Une nuk e kam fare problem te kerkoj falje per cdo lloj keqkuptimi qe tingellon ne formen: kosovaret jane te tille e shqiptaret te atille. Une fola per 3 fenomene, 1) ai i bandave te adoleshenteve dhe apatine, mungesen e interesit te shoqerise kosovare per te ndermarre ndonje gje qe do te conte ne ndryshimin e situates. 2) fenomenin e veteizolimit, pasojat e te ciels i vuajne si kosovaret ashtu edhe zviceranet. 3) apatine, ne pergjithesi, te shoqerise kosovare per te nderrmarre iniciativen e per t'u bere i gjalle te mbroje veteveten apo edhe per te rimoduluar ne menyre aktive imazhin e vet.
Ka edhe nje fenomen qe une nuk e diskutova por qe ti altruist dhe shume te tjere si ty e ilustrojne cdo dite, tendencen per t'u vetembrojtur pa asnje kusht, pa asnje llogjike, kunder cdo llogjike: nje mekanizem mjaft efektiv veteizolimi.

Mua me duket, se ty altruist te mungon aftesia e te krijuarit distance nga temat per te cilat diskuton. Kjo eshte, per mendimin tim, arsyeja perse ti nuk arrin te kuptosh thelbin e problematikave qe trajtohen ketu nga Kusho apo nga Albana dhe anashkalon diskutimin nga nje problematike e caktuar ne nje person te caktuar.

Se fundi, duhet te arrish te kuptosh qe as ti dhe askush tjeter nuk e ka te drejten t'u diskutoje njerezve identitetin. Gjeja e fundit qe une ty (dhe gjithe botes) te lejoj eshte te diskutosh identitetin tim shqiptar. Guxo beje edhe njehere, dhe une te premtoj qe, kunder cdo rregull miresjelljeje, une jo vetem qe do te te quaj maskara e palaco, por do te te peshtyj ne fytyre ne rastin me te pare qe do te gjej! Te jesh i sigurt qe do ta bej edhe pse jam femer!

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Fr, 16. Jun 2006, 23:08

@Ikona
Urime nga ana ime, e zoteron gjuhen tone shume mire! Nuk njoh shume kosovare te cilet mund ti kuptoj. :lol: (<--- e di shume mire qe nuk kishe deshire ta degjosh kete dhe te uroj ta mbarosh shpejt romanin qe do te shkruash pas ketij komenti :lol: )

Mirembrema Lira (kuptpohet nese e lexon ne mbremje se me ps do thuash "nuk i kuptoj kosovaret". Sërish vjne një nënçmim që ka burimin nga paragjykimet që tashme kan vën rrënje tek bashkëkombasit e mi matan Drinit. Me thuani ju çfar gjuhe na fliskan kosovaret që ju nuk i kuptoni shumicën prej tyre??!! A do te kisha une te drejte njesoj sikur ju qe thuani, te them se nuk i kuptoj shumicën e shqiptarve qe flasin atje, sepse ka aq shume italizma sa te krjon pershtypjen se "jan zgjuar ushtaret e gjeneralit te vdekur" ...!!!!! Pra sa kam une te drejte te them : Se ç'gjuhë flasin ata andej kufirit!!?? Une mendoj se shqiptaret andej por edhe keta kendej kufirit flasin nje gjuhe te vetme e ajo eshte gjuha shqipe kurse ne kete rast mund te flasim per dialektet dhe dallimet tjera gjuhesore por jo ne stilin "nuk i kuptoj kur flasin" sepse kjo eshte nje nençmim jo vetem ndaj atyre qe perkunder shtypjes se eger permanente ja kan dalur te ruajne kulturen dhe gjuhen e tyre por per me teper eshte edhe nje nençmim ndaj vetes sate dhe gjuhes shqipe ne pergjithsi e cila me shume se çdo element tjeter qe ne na karakterizon eshte synonim i bashkimit dhe i te qenurit shqiptar. Perndryshe ne nuk do te mund te komunikonim tani mes vete ne gjuhen shqipe...Prandaj kujdes se si po shpreheni sepse ne kuptojme shume mire gjuhen shqipe....

Falemnderit per mirekuptim

Gjithe te mirat
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Lira
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 151
Registriert: Mi, 22. Mär 2006, 19:18

Fr, 16. Jun 2006, 23:40

´mbrema!

Une thjesht i bera ikones nje kompliment ! :wink:


Naten! :D

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Sa, 17. Jun 2006, 13:06

altruisti hat geschrieben:Me thuani ju çfar gjuhe na fliskan kosovaret që ju nuk i kuptoni shumicën prej tyre??!! A do te kisha une te drejte njesoj sikur ju qe thuani, te them se nuk i kuptoj shumicën e shqiptarve qe flasin atje, sepse ka aq shume italizma sa te krjon pershtypjen se "jan zgjuar ushtaret e gjeneralit te vdekur" ...!!!!! Pra sa kam une te drejte te them : Se ç'gjuhë flasin ata andej kufirit!!?? Une mendoj se shqiptaret andej por edhe keta kendej kufirit flasin nje gjuhe te vetme e ajo eshte gjuha shqipe kurse ne kete rast mund te flasim per dialektet dhe dallimet tjera gjuhesore por jo ne stilin "nuk i kuptoj kur flasin" sepse kjo eshte nje nençmim jo vetem ndaj atyre qe perkunder shtypjes se eger permanente ja kan dalur te ruajne kulturen dhe gjuhen e tyre por per me teper eshte edhe nje nençmim ndaj vetes sate dhe gjuhes shqipe ne pergjithsi e cila me shume se çdo element tjeter qe ne na karakterizon eshte synonim i bashkimit dhe i te qenurit shqiptar. Perndryshe ne nuk do te mund te komunikonim tani mes vete ne gjuhen shqipe...Prandaj kujdes se si po shpreheni sepse ne kuptojme shume mire gjuhen shqipe....
sa per ate qe tha lira rreth kuptimit te dialektit kosovar,duhet ti jape te drejte lira-s,sepse eshte e vertete,se shume kosovar nuk i kuptoj dot(dhe lere me shqiptaro-maqedonasit,qe flasin nje dialekt shume te pakuptueshem).njesoj siç ka shume kosovar,qe nuk mund te me marrin vesh...por mos ki frike,kjo nuk ka te bej fare me nenvleresimin apo nençmimin e gjuhes shqipe.sepse eshte nje gje normale,qe njerez ne rajoni te ndryshme flasin dialekte te ndryshem(merre shembullin e Wallis-ir ne Zvicer:ato fare askush ne Zvicer nuk i merr vesh).dhe eshte nje gje normale,qe nuk mund te flasin te gjithe nje dialekt.ky eshte nje fenomen i natyrshem i diferencimit dhe distancimit te rajoneve!

Lira
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 151
Registriert: Mi, 22. Mär 2006, 19:18

Sa, 17. Jun 2006, 22:00

@Kusho

Rrofsh,qe me more persiper argumentimin se nuk kisha nerva fare per keto lloj keqkuptimesh te shkaktuara vullnetarisht. ( se ai/ ajo akoma me ushtaret i paska punet :lol: )

dito.

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

So, 18. Jun 2006, 0:31

E dashur Albana

FAlemnderit per mendimet tuaja dhe kohen qe keni gjetur per te shkruar. Nuk e kam ndermend te kundershtoj mendimet dhe pikpamjet tuaja qe do tu gjasonin pastaj replikimeve Kadare - Qosje edhe pse ne kete rast une duke qen se gjithnje gjykoj ne menyr të diferencuar, mbeshteti plotesisht mendimin Kadarian sepse eshte mendim shume me i drejte dhe më real. Kjo ne fillim per te treguar se une nuk vuaj nga syndromi i paragjykimeve por mundohem të jap vlersime realiste dhe këtë e kam bër edhe ne shkrimet e deritanishme përkitazi mbi këtë temë por që kërkojnë lexim me vëmendje dhe pa e menduar se ato i ka shkruar nje kosovar, sepse pastaj paragjykimi do krijoj nje bllokad e qe do keni veshtirsi ta deshifroni.

Duke qen se nuk njihemi unë nuk mund te dij se çfar zihet në koken tuaj por une marr për bazë ato fjalë që juve shkruani dhe konsideroj se janë mendimet tuaja. Prandaj duhet te keni kujdes se si po shkruani sepse për mua ka një dallim kur njëher shkruhet "adoleshentet kosovar" apo "bandat e adoleshente kosovare"... Une fola per kosovaret adoleshente, por jo per te gjithe kosovaret adoleshente, .... Ketu kemi nje pergjithesim dhe kete mund ta vërtetojmë edhe nga gjuhtarët, Perderisa nuk thuani: nje pjese e adoleshenteve kosovar ateher kjo merr konotacion negativ dhe pergjithson fenomenin.
Në vazhdim ju jepni ca vlersime kuturu, kjo sepse ju nuk keni lexuar në tërsi reagimet dhe nuk keni percjellur te gjitha shkrimet radhazi që nga fillimi psh. argument te fillosh te gjurmosh nese Kusho eshte Albana....

Kjo ka qen me tepër si kunderpërgjigje ndaj reagimeve te Kushos i cili ka shkruar se gjoja une dhe Ikona qenkeshim personi njejtë......

Ne vazdhim me pengon kur juve shkruani llogjike, kunder cdo llogjike.......... kjo qe juve shkruani vërtet gjendet me tepër ne fjalorin e gjuhëve sllave pra "llogjik" nuk shkruhet me LL por me L...

Se fundi, duhet te arrish te kuptosh qe as ti dhe askush tjeter nuk e ka te drejten t'u diskutoje njerezve identitetin. Gjeja e fundit qe une ty (dhe gjithe botes) te lejoj eshte te diskutosh identitetin tim shqiptar. Guxo beje edhe njehere, dhe une te premtoj qe, kunder cdo rregull miresjelljeje, une jo vetem qe do te te quaj maskara e palaco, por do te te peshtyj ne fytyre ne rastin me te pare qe do te gjej! Te jesh i sigurt qe do ta bej edhe pse jam femer![

Siç po shihet kjo e fundit të paska prekur shumë dhe për këtë me vjen mirë që merr në mbrotje identitein tënd sepse është vërtetuar edhe shkencërisht se nuk mund të jesh për tjetrin i mirë nëse nënçmon dhe përdhunos identitetin tënd. Uroj që kështu te jete edhe ne realitet por po dyshoj ne miresjelljet tuaja dhe në reagimet tuaja që jan atipike shqiptare


E dashur Lire

Urime nga ana ime, e zoteron gjuhen tone shume mire! Nuk njoh shume kosovare te cilet mund ti kuptoj....

Këtu sërish kemi të bejmë me një përgjithësim, këtu nuk flitet për dialektin dhe askund se keni përmendur dialektin lexo më lartë..... ju lutem keni vemendjen dhe lexoni me kujdes mos thuani pastaj se unë kam menduar keshtu apo ashtu. Unë lexoj ato që juve shkruani....

Për të qen real kritika e pjesrishme e Kadrijes por edhe porosia e Likes janë të drejta, pra leni mënjanë llomotitjet e pakuptimta e her her tendencioze por nëse jeni ne gjendje të bëni diç konkrete urdheroni dhe organizohuni në ndonjë shoqat sepse ka nevoj dhe keni ku shpenzoni energjine dhe kohen e tepert për gjëra me te rendesishme ku edhe ju do përfitoni në mos materilisht në aspketin human do të pësoni ndryshime radikale pozitive që do të ju bëjne të kuptoni më mire jeten..

po ju sjell si argument vetem këtë link ku pjesa dermuese e kriminelve qe jane ketu ne "fahndungsliste" jan shqiptar e ju vlersoni vete se a jan ata nga Kosova po nga Shqiprija, qe per mua pak rendesi ka sepse per zvicerianet ndonese ata e din dallimin prap se prap ata thon "die Albaner" ???

Aktuelle Personenfahndungsliste aus der Schweiz :

http://www.swisspolice.ch/d/1_persfdg/aktuell1.htm

Une nuk kam ndermend te merrem me me reagime te kota sepse kam pune me te mençur e puna ime ështe te ju ndihmoj atyre qe jan ren viktime nje pjese te vogel te krimineleve por edhe e propagandes dhe e paushallizimeve te tipave te Albanes e Kushos qe nuk hezitojne te quajne adoleshentet kosovar si prishes te rendit e kriminela....

pershendetje nga ai qe nuk friksohet nga e verteta, sepse ajo eshte brenda meje, ate e perfaqesoj ngado qe shkoj por edhe e kerkoj ta takoj..
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

So, 18. Jun 2006, 2:07

altruistooo!

na acarove nervat te gjitheve me ato replikat polarizuese te tua!
ti na prezantohesh ketu,sikur e ke gjetur"gurin e se vertetes"!nuk shef o njeri,qe shumicen e forumisteve e ke kunder teje,si pasoje e"mendjemadhesise"tende?!

shiko:problemi tek shume adoleshente kosovar ketu ne zvicer eshte,qe ato bejne probleme,duke patur jeten mire e bukur(duke patur dokumentacionin e rregullt,duke patur nje vend pune apo vend ne shkolle dhe duke marre leket nga babaj ose mamaja)!

ç'dua te them une eshte,qe duhet diferencuar nga kriminelet(qe veprojne nga pumundesia,siç eshte rasti i kriminalitetit tek azilkerkuesit,qe nuk kane opsioon tjeter vetem te shesin droge,sepse u ndalohet punesimi nga ligji i rrept)dhe kriminelit qe merret me pune te"shtremberuara"nga merzia dhe nga siç i thone gjermanet/zvicranet"langeweile"!
ndersa krimineli i pare vepron nga veshtiresia(per te siguruar ca para),i dyti vepron kot si kriminel!
kriminaliteti i pare eshte i tolerueshem dhe legjitim,pasi vete shteti zvicran e ka fajin,qe kriminalizohen azilkerkuesit!kurse kriminaliteti i dyte nuk eshte as legjitim dhe as i tolerueshem!

dhe tek aj linku yt deshta te shtoj:pa ditur se ç'fare krimi kane bere ato individet,neve nuk mund te gjykojme mbi te(vetem nese shkruan aty psh."mord"ose"vorsätzliche tötung"ose diçka ne kete drejtim te vrasjes,atehere ka ç'dokush te drejten te gjykoj mbi te,sepse vrasja eshte nje krim,qe nuk duhet toleruar,vetem nese ndodh vrasja ne vetembrojtje...)!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Per Shqiptart ne Gjermani

So, 18. Jun 2006, 13:27

Besart_KS hat geschrieben:Mendova ta hapi nje topik diskutimi per ne shqiptaret e gjermanis. Ne ketu ne gjermani nuk jemi fare te organizuar edhe te bashkuar qe nga fundi i luftes se Kosoves. Besoje se ne mes te ketitopiku do ta gjejme nje gjuhe te perbashket edhe te bisedojme per shkup e per shkoder, por vetem pa politik!
Përshëndetje Besart_KS,
ke ndonjë ide më konkrete për organizimin dhe aktivitetet e shqiptarëve në Gjermani?

Zuletzt geändert von egnatia am Mo, 19. Jun 2006, 12:32, insgesamt 3-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

So, 18. Jun 2006, 13:40

Ka shoqata shqiptare në Gjermani?
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Zurück zu „Shqip“