Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Re: Aleanca Kuq e Zi

So, 08. Jan 2012, 3:12

^^ AKZ wird sich diesbezüglich nicht viel anders verhalten. Sie haben jetzt schon etliche Polemiken mit PM Berisha und der Regierung angefangen. AKZ will nur einen Anteil am Kuchen der albanischen Politik.
In Shkodra haben sich Mitglieder und Sympathisanten der AKZ der Polizei widersetzt und es ist zu auseinandersetzungen gekommen. Soviel zu deren Staatstreue und Patriotismus.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Aleanca Kuq e Zi

So, 08. Jan 2012, 23:56

Rritet temperatura patriotike: Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Aleanca Kuqezi në aksion

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka deklaruar se më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dhe të Bardhë. Sipas deklaratës, në 14 janar, të organizuar, mbështetësit e VETËVENDOSJE!-s do të nisen drejt pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për t’iu dhënë atyre kuptimin e vërtetë që ato kanë, e për të mos i lënë të jenë thjesht pika kalimi. Më 18 dhjetor 2011, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! kishte vendosur që t’i jepte afat Qeverisë së Kosovës që të fillonte së zbatuari vendimin e Kuvendit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të plotë ekonomik e politik me Serbinë, duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

“Të mbrohen me kushtetutë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve”, – kjo është një thirrje e bërë publike sot nga një tjetër lëvizje kombëtariste, Aleanca Kuqezi. Reagimi i AK-së ka ardhur pas deklaratës provokative të Presidentit të Serbisë Boris Tadiç gjatë vizitës në Deçan. “Po provokon 10 milionë shqiptarë. Kosova është mijra vjet tokë shqiptare”, thuhet në reagimin e AK-së, duke e cilësuar deklaratën e Tadiçit si shoviniste dhe cenuese e të drejtave të shqiptarëve.

Kërkesa e AK-së për mbrojtje me kushtetutë për shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë vjen pas shkeljeve të të drejtave që po u bëhen atyre edhe në Malin e Zi dhe Maqedoni. “Tirana duhet të thyejë heshtjen dhe të mbrojë me kushtetutë të drejtat e tyre. Ata nuk janë shqiptarë që banojnë në vendet fqinje, por shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre”, thekson AK-ja. Në Malin e Zi, parlamenti pritet të miratojë një ligj që ndalon mbajtjen e flamurit shqiptar dhe çdo flamuri tjetër përveç atij kombëtar. Ndërsa në Maqedoni, së fundmi, është hequr gjuha shqipe nga tabelat informuese dhe orientuese.

respublica.al

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Aleanca Kuq e Zi

So, 08. Jan 2012, 23:59

Squatrazustradin hat geschrieben:^^ AKZ wird sich diesbezüglich nicht viel anders verhalten. Sie haben jetzt schon etliche Polemiken mit PM Berisha und der Regierung angefangen. AKZ will nur einen Anteil am Kuchen der albanischen Politik.
In Shkodra haben sich Mitglieder und Sympathisanten der AKZ der Polizei widersetzt und es ist zu auseinandersetzungen gekommen. Soviel zu deren Staatstreue und Patriotismus.
Das glaube ich nicht. Die Polizei wie in Albanien und dem Kosovo erhalten die Befehle der Regierungen. Die kosov. wie die Regierung in Albanien sind nur daran interessiert ihre Macht zu erhalten und ihren persönlichen Reichtum auszubauen.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mo, 09. Jan 2012, 0:14

Vetëvendosje!

Bild

Vetëvendosje! (dt.: Selbstbestimmung!, kurz VV) ist eine politische Organisation im Kosovo und sieht sich selbst als Bürgerbewegung.

Bei den Parlamentswahlen im Kosovo 2010/2011 nahm sie zum ersten Mal als politische Partei teil und erreichte nach offiziellen Auszählungen 12 Prozent der Stimmen, bei einer Wahlbeteiligung von 48 Prozent. Bei den Resultaten am 30. Januar 2011 nach den Wahlwiederholungen konnte Vetëvendosje 14 Parlamentssitze erringen und ist somit dort drittstärkste Fraktion.

Vetëvendosje hat ihren Sitz in Prishtina, ihr Vorsitzender ist der ehemalige kosovarische Studentenführer Albin Kurti.

Die VV fordert eine völlige Unabhängigkeit des Kosovo ohne internationale Kontrolle oder ethnisch orientierte Dezentralisierung, wie sie im Ahtisaari-Plan vorgesehen ist. Die Souveranität sollte allein beim kosovarischen Volk liegen. Vor allem gegen die Korruption im Land will die VV vorgehen. Außerdem ist sie für den Beitritt des Kosovo in die Europäische Union und in die NATO. Auch unterstützt sie eine Vereinigung mit Albanien.

Die am 29. Oktober 2005 gegründete deutsche Sektion in Dortmund wird von Bashkim Osmanaj vertreten. Weitere Zweigstellen befinden sich in London, Kopenhagen, Wicklow, Skjetten, Stockholm, Izmir, Aarau, Zürich und Genf. Mit den ähnlichen Organisationen MJAFT! (Albanien) und Zgjohu! (Mazedonien) arbeitet Vetëvendosje im Rrjeti i Organizatave Shqiptare (Netzwerk albanischer Organisationen) RrOSH zusammen.

Offizielle Webseite
http://www.vetevendosje.org/

Facebook ( 105.245 Fans )
http://www.facebook.com/vetevendosje

Die VV hat auch in ihrer kurzen Zeit auch zwei Märtyrer, die für die Freiheit und Vereinigung des albanischen Volkes ihr Leben verloren haben.

Mon Balaj und Arben Xheladini

LAVDI :X:

Die Vetevendosje setzt sich auch für die Interessen der Albaner ausserhalb des Kosovo stark ein. Albin Kurti hat mehrere Reden in England,Mazedonien,Österreich,Albanien und in der Schweiz gehalten. Ende Monat ist er in Deutschland zu Gast.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mo, 09. Jan 2012, 14:26

Illyrian^Prince hat geschrieben:Vetëvendosje!
Die Vetevendosje setzt sich auch für die Interessen der Albaner ausserhalb des Kosovo stark ein. Albin Kurti hat mehrere Reden in ......................Albanien ............................
Mos u ba qesharak, shpresoj per ty qe te pakten te paguhesh per kete reklame qe po i ban kesaj partie politike (parlamentare) kosovare! C'lidhje ka VV me Shqiperine!!? Perpos lidhjeve normale si cdo parti shqipetaresh qe jetojne jashte kufirit te Shqiperise.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mo, 09. Jan 2012, 15:55

Belifario hat geschrieben: Mos u ba qesharak, shpresoj per ty qe te pakten te paguhesh per kete reklame qe po i ban kesaj partie politike (parlamentare) kosovare! C'lidhje ka VV me Shqiperine!!? Perpos lidhjeve normale si cdo parti shqipetaresh qe jetojne jashte kufirit te Shqiperise.
VV bashkpunon me shum Organizata ne Shqiperi, VV nuk eshte Parti politike por Levizje Kombetare. VV e mbeshtet bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Pervec Levizjes VV dhe AKZ nuk interesohet askush per Shqiptaret qe jetojn jashta Shqiperise dhe Kosoves.

14. Janar 2012 - Serbia nuk kalon

“Vetëvendosje” me përforcime nga Shqipëria
http://www.telegrafi.com/lajme/vetevend ... 19473.html

http://www.facebook.com/events/216187391799700/

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mo, 09. Jan 2012, 17:01

Illyrian^Prince hat geschrieben:
Belifario hat geschrieben: Mos u ba qesharak, shpresoj per ty qe te pakten te paguhesh per kete reklame qe po i ban kesaj partie politike (parlamentare) kosovare! C'lidhje ka VV me Shqiperine!!? Perpos lidhjeve normale si cdo parti shqipetaresh qe jetojne jashte kufirit te Shqiperise.
VV bashkpunon me shum Organizata ne Shqiperi, VV nuk eshte Parti politike por Levizje Kombetare. VV e mbeshtet bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Pervec Levizjes VV dhe AKZ nuk interesohet askush per Shqiptaret qe jetojn jashta Shqiperise dhe Kosoves.

14. Janar 2012 - Serbia nuk kalon

“Vetëvendosje” me përforcime nga Shqipëria
http://www.telegrafi.com/lajme/vetevend ... 19473.html

http://www.facebook.com/events/216187391799700/
Nje organizate qe konkurron me nje program politik ne zgjedhjet parlamentare mund te quhet lirshem parti ose organizate politike, nuk e kuptoj ku eshte problemi! Kjo parti pra VV ka konkurruar ne zgjedhje dhe nuk ka fitu pra eshte ne opozite dhe ti nuk po ban asgja tjeter perpos propagande elektorale partiake! Nuk mendoj se asht koha me i hedh benzin zjarrit!
Sa per politiken e Shqiparise e verteta eshte se si majtas apo djathtas politika e shtetit shqiptar gjithmone ka pasur nje konstante ne mbeshtetjen e Kosoves, kush thote te kunderten genjen (rren), pra nuk arrij ta kuptoj se ku dhe per cfare te ka zhgenjy psh. Berisha ty? Nuk mbrohet ceshtja kombetare tuj gjujtur zv/kryeministren e Kosoves me domate! Apo tuj permbys kamionat e specave!!!

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 10. Jan 2012, 13:23

Belifario hat geschrieben:
Nje organizate qe konkurron me nje program politik ne zgjedhjet parlamentare mund te quhet lirshem parti ose organizate politike, nuk e kuptoj ku eshte problemi! Kjo parti pra VV ka konkurruar ne zgjedhje dhe nuk ka fitu pra eshte ne opozite dhe ti nuk po ban asgja tjeter perpos propagande elektorale partiake! Nuk mendoj se asht koha me i hedh benzin zjarrit!

Sidoqoft. Un e respektoj mendimin tend, jo si ti.
Belifario hat geschrieben: Sa per politiken e Shqiparise e verteta eshte se si majtas apo djathtas politika e shtetit shqiptar gjithmone ka pasur nje konstante ne mbeshtetjen e Kosoves, kush thote te kunderten genjen (rren), pra nuk arrij ta kuptoj se ku dhe per cfare te ka zhgenjy psh. Berisha ty? Nuk mbrohet ceshtja kombetare tuj gjujtur zv/kryeministren e Kosoves me domate! Apo tuj permbys kamionat e specave!!!
Populli Shqiptar e ka mbeshtet gjithmon Kosoven. Por jo shum Politika.

Kombit Shqiptar i nevojitet nje "pajtim" dhe "bashkim" mbarekombetar dhe jo percarje per Bashkimin Evropian. Pajtimin dhe Bashkimin kombetar mund ta sjellin vetem Aleanca Kuq e Zi dhe Levizja VV. Kunder Varferise,Korrupsionit dhe Antishqiptarizmit duhet te jemi te bashkuar.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 10. Jan 2012, 13:25

Bild Maqedonia inkuizicion në shekullin e 21.

Aleanca KuqeZi kundërshton me forcë paditë e ngritura ndaj dy aktivistëve të saj nga Gjykata Themelore e Tetovës dhe I cilëson këto padi një kërcënim të hapur të dinjitetit tonë kombëtarë dhe lirive të shqiptarëve në maqedoni të cilët nuk janë minoritet por janë komb që jetojnë në trojet e veta.

Aleanca KuqeZi I bën thirrje Gjykatës Themelore të Tëtovës të shfuqizojë sa më parë këto padi penale ndaj Rinor Sllogës dhe Petrit Ibrahimit dhe të nisë të merret me sloganet raciste të tifozave të ekipeve maqedonase të cilët kujtojmë se kanë thirrur: “Shqiptarët duhet të vdesin”.

Dy aktivistët e Aleancës KuqeZi nuk kanë ndjellur urrejtje ndëretnike, por kanë respektuar simbolet e kombit shqiptar të cilit I përkasin, ndërkohë që tifozët e ekipeve të futbollit në maqedoni kanë kanë kërcënuar hapur dhe në masë jetën e shqiptarëve të maqedonisë duke i cilesuar ata të mirë nese do të vdisnin.

Aleanca KuqeZi shpreh mbështetjen ndaj të gjithë aktivistëve të saj në Maqedoni dhe I siguron ata se nuk do të rri duarkryq ndaj racizmit zyrtarë të shtetit ku jetojnë 800 mijë shqiptarë duke garantuar respektimin e të drejtave të njeriut në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi, si dhe duke kërkuar me forcë nga shteti shqiptar respektimin e Kushtetutës të Republikës e cila garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve.

Aleanca KuqeZi gjen rastin të rikujtojë për të disatën herë institucionet përkatëse të Tiranës zyrtare që të reagojnë kundrejt këtyre akteve të shëmtuara dhe shoviniste të strukturave slave në rajon dhe të mbrojë me çdo kusht bashkëkombasit e saj në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Luginë të Preshevës.

Aleanca KuqeZi për të disatën herë shpreh dëshpërimin e thellë dhe keqardhjen për politikën e gjunjëzuar të Tiranës zyrtare ndaj akteve të tilla të shëmtuara që po I bëhen kombit shqiptar në rajon, të cilëve po I ndalohet me ligje parlamentare, dhunë verbale policore dhe thirrje raciste maqedonase mbajtja e simboleve kombëtare kuqezi në një kohë kur në vendin tonë valviten pas asnjë problem në ballkonet e banesave të rezidenteve të përkohshëm flamujt e serbisë, maqedonisë, malit të zi dhe greqisë.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 10. Jan 2012, 13:26

Bild NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS, PËR PRODHIME TË VENDIT - SERBIA NUK KALON!

Oraret dhe nga Tirana

http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos- ... 1363_n.jpg
Zuletzt geändert von Illyrian^Prince am Di, 10. Jan 2012, 13:30, insgesamt 1-mal geändert.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 10. Jan 2012, 13:28

Bild Edhe deputetët bllokojnë kufirin

Të gjithë deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” pritet të jenë pjesë e aksionit për bllokimin e Pikave Kufitare Merdar dhe “Dheu i Bardhë”, i paralajmëruar të ndodhë më 14 janar.

Këtë e ka thënë për gazetën “Kosova sot” nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i VV-së Glauk Konjufca.

“Në dy pikat kufitare të Kosovës atë në Merdare dhe te “Dheu i Bardhë”, të gjithë deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, si dhe gjithë Kryesia e VV-së do të jenë së bashku me aktivistët e kësaj lëvizjeje, si dhe gjithë popullin që e kemi ftuar në aksion”-ka deklaruar Konjufca për “Kosova sot”.

Sipas Konjufcës nuk është përcaktuar kurrfarë afati kohor për këtë aksion, ndërsa VV-ja do të rrijë nëpër këto pika, derisa Qeveria të marrë ndonjë vendim të caktuar për zbatimin e masave të reciprocitetit.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi nuk ka dashur t’u shtojë asgjë më shumë për këtë gazetë, deklaratave të mëparshme se policia nuk do të lejojë bllokimin e këtyre pikave.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 10. Jan 2012, 14:49

Bild Lëvizja VETËVENDOSJE! - Takim në Tiranë | 11 janar 2012

Të nderuar miq!

Të mërkurën, 11 Janar, ora 17.00 në sallën e madhe të Kinemasë Imperial , në qendrën Kristal (rr. Komuna e Parisit) Lëvizja VETËVENDOSJE! ju fton të merrni pjesë në takimin më drejtuesit e kësaj Lëvizjeje.

Pjesmarrës në këtë takim do të jenë:

Albin Kurti – kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Visar Ymeri – drejtues i grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Aida Dërguti – nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!


Ju ftojmë të merrni pjesë!

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 10. Jan 2012, 19:43

^^ Une nuk kuptoj pse duheshka nje problem i brendshem i Kosoves te kthehet ne nje problem per Shqiperine?! Pse duheshka neve ne Shqiperi te merremi me probleme qe nuk na perkasin neve, vetem pse qeveria e Kosoves nuk arrin ti zgjedhi problemet e veta?! Neve kemi halle te tjera, qe ndikojne me shume ne jeten tone! S'na lane njehere te qete budallenjte e ketij lloji!

Pastaj propaganda serbe do e nxjerri problemin e veriut te Kosoves dhe gjithe Kosoves si nje ceshtje qe duhet diskutuar midis Shqiperise dhe Serbise, sic e ka bere disa here ne te kaluaren e shkurter.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 10. Jan 2012, 21:36

Squatrazustradin hat geschrieben:^^ Une nuk kuptoj pse duheshka nje problem i brendshem i Kosoves te kthehet ne nje problem per Shqiperine?! Pse duheshka neve ne Shqiperi te merremi me probleme qe nuk na perkasin neve, vetem pse qeveria e Kosoves nuk arrin ti zgjedhi problemet e veta?! Neve kemi halle te tjera, qe ndikojne me shume ne jeten tone! S'na lane njehere te qete budallenjte e ketij lloji!

Pastaj propaganda serbe do e nxjerri problemin e veriut te Kosoves dhe gjithe Kosoves si nje ceshtje qe duhet diskutuar midis Shqiperise dhe Serbise, sic e ka bere disa here ne te kaluaren e shkurter.

Edhe pse e din se shumica e Shqiptarve jan per nje Bashkim, pse ti ne qdo bised propagandon te kunderten? dhe flet ne emer te shqiptarve? A ka munci me ndalu ket des-informat.



Qeshtja ne mitrovic nuk mund te lidhet me Tiranen......kjo eshte nje lidhje pas kuptim dhe pa arsye

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 10. Jan 2012, 22:31

^^ Sepse "shumica" e shqiptareve jane lehte te manipulueshem nga propaganda populiste alla AKZ dhe VV.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mi, 11. Jan 2012, 16:32

Bild Kreshnik Spahiu uron Albin Kurtin per cmimin "Personazh 2011"

Aleanca KuqeZi uron Albin Kurtin per cmimin ne Top Channel. Kreshnik Spahiu: Albin Kurti meritonte "Personazh 2011". Aleanca KuqeZi uron levizjen VeteVendosje te arrije objektivat. Aleanca KuqeZi: cmimi vlere per mbrojtjen e kauzes kombetare. Krsehnik Spahiu: mbeshtesim cdo levizje qe mbron identietin kombetar. Kreshnik Spahiu: i urojme suksese VeteVendosjes ne 2012.

Bild Kurti: Bllokojmë Serbinë - forcojmë kombin tonë

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të mbështesin nismën e saj për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë në respektim të vendimit të Kuvendit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të plotë ekonomik dhe politik me Serbinë. Kreu i kësaj lëvizje Albin Kurti në konferencën e mbajtur në Tiranë u shpreh se “aksioni nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën por me të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Kurti ka nënvizuar se i duhen dhënë fund pabarazisë mes dy shteteve. “Reciprociteti është thelbi i barazisë dhe vetëm barazia sjellë marrëdhënie të mira. Serbia nuk është shtet normal dhe as fqinj i zakonshëm. Në kushtetutën e tyre shkruhet se Kosova është pjesë se Serbisë” , tha ai duke shtuar se “Më shumë ka shqiptar në Serbi se sa ka serb në Kosovë dhe ata janë të diskriminuar dhe të persekutuar edhe pas 12 vite pas luftës në Kosovë”.

Sipas Kurtit, kishte një plan të qartë për dëmtimin e forcës prodhuese të Kosovës që prej luftës pasi kane “djegur 120 mijë shtëpi të Kosovë ka shkatërruar 16% të bagëtive dhe ka djegur më shumë se gjysmën e traktorëve, që do të thotë se në luftë e fundit Serbia nuk është mundur për eliminojë jetën por edhe forcën prodhuese”.

Kurti bëri thirrje për një bashkim ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës duke ftuar që të përfitojë nga bllokimi i importit të produkteve serbe.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që i përkasin kombit shqiptar që është edhe më i madh se këto dy shtete. Këto dy shtete duhet të punojnë për kombin shqiptar. Duhet të mbrohemi pasi vetëm kësisoj kombi do të jetë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen komplementare ekonomikisht, kjo do të ishte në favor të të gjithë shqiptarëve. U bëjmë thirrje që të bashkohen me 14 janar pasi me mbrojeni e kufirit mbrohet kombi shqiptar”, theksoi Kurti gjatë konferencës.

Shpend Ahmeti bëri thirrje që hapësira që do të krijohet nga bllokimi i produkteve serbe mund të mbulohet nga kompani të Shqipërisë. Aktualisht sipas tij “Shqipëria ka vetëm 3% të eksportit në Kosova ndërsa Serbia ka 15%, këtë duam ta ndryshojmë pas 14 janarit”. Kjo sipas Ahmetit ndodh për pasi “produktet e Serbisë subvencionohen për tu shitur në Kosovë. Pasi ka disa produkte të cilat kushtojnë më lirë në Kosovë se sa bën Serbisë”.

Bllokimi i pikave të kalimit kufitar me Serbinë sipas organizatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të zgjasë deri sa “qeveria e Kosovës të marrë masa për respektimin e plotë të reciprocitetit – që mund ta bëjë me një vendim të rregullt”. Bllokimi sipas tyre do të bëhet me trupa ku qytetarët do të qëndrojnë 24 orë në rrugë për të mos lejuar qarkullin e automjeteve. /shekulli/

Bild Thaçi: Vetëvendosje po vetëfundoset, Aleanca Kuqezi është Faqezi

PRISHTINE - Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi akuzoi lëvizjen Vetëvendosje se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare, duke e quajtur këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërsa Aleancën Kuq e Zi, që mbështet këto aktivitete, si aleanca “Faqezi”.

Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Thaçi shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.

“Patriotizmi sot është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare”.- deklaroi Thaçi.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës nga ana e Policisë së Kosovës në rast se do të ketë provokime nga protestuesit.

Vetevendosje ka paralajmëruar nje aksion me moton “Serbia nuk kalon”, që pritet të zhvillohet më 14 Janar, ora 13:00 dhe nisja do të bëhet nga Merdara dhe ‘Dheu i Bardhë’.
Sipas Vetevendosjes, aksioni nuk është kundër popullit, por kundër politikës së Serbisë.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mi, 11. Jan 2012, 16:37

Bild Albin Kurti merr “Personazhi i Vitit”

Video
http://www.top-channel.tv/video.php?id=6025

Për aktivistin e përjetshëm dhe politikanin e ri, që synon bashkimin kombëtar, ky trofe s’ka cmim, pasi në anketën e përvitshme të Top Channel, Albin Kurtin e votuan shqiptarët në Kosovë, Diasporë dhe Shqipëri.

“Faleminderit për këtë cmimim të pacmueshëm, që është jashtëzakonisht i vlefshëm për Vetëvendosjen e bashkimin e kombit tonë. Shqipëria është shumë më e madhe se Republika e Shqipërisë, dhe Topi (kupto Top Channel) i përket Shqipërisë. Votuesit janë dëshmi që sa herë u jepet rasti, populli shqiptar dëshmon se është një”, deklaroi lideri i VV, Albin Kurti.

Mes foltores së Kuvendit dhe rrugës, fushatave kundër dialogut, prodhimeve serbe dhe korrupsionit, Vetevendosje nuk ka rënë pre e konformizmit politik. Denoncon vjedhjen që po i bëhet Kosovës nëpërmjet një sistemi.

“Korrupsioni nuk ndodh se politikanët janë të korruptuar, por për shkak të modelit politik dhe socio-ekonomik që riprodhon korrupsionin, privatizimet e egra dhe evasive. Ky model është ai që fabrikon këta politikanë të korruptuar që janë mishërim dhe zbatues të tij”, tha Kurti.

Albin Kurtin e kanë quajtur edhe “protestues i lindur”. Nga protestat si student kundër regjimit të Milloshevicit, me guximin e shfaqur pas mureve të burgjeve serbe, e deri te Serbia nuk kalon. E për të cilën Ministria e Brendshme thotë se nuk do lejohen bllokime ilegale rrugësh.

“Ministria e Brendshme mund të japë urdhëra me direktiva të tillë politike, por do të jetë në kundërshtim me Kuvendin e Kosovës. Ne më 14 janar do jemi krejtësisht të padhunshëm. Qindra e qindra maune të Serbisë do të bllokohen dhe kufiri do të bëhet vërtet kufiri shtetëror i Kosovës, në respekt të Kushtetutës dhe 85 shteteve që kanë njohur pavarësinë”, deklaroi lideri i Vetëvendosjes.

Kurti pavarësisht se c’formë proteste ka zgjedhur, nuk e ka braktisur kurrë kërkimin e Vetëvendosjes. Sfida e radhës është në kufijtë shtetërorë me Serbinë, që për të qenë të tillë, sipas Kurtit duhet të sprapsen së pari serbët, në mënyrë që sic thotë ai: të mos kemi qeveri që sprapsen në Kosovë.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=226625

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mi, 11. Jan 2012, 16:39

Squatrazustradin hat geschrieben:^^ Une nuk kuptoj pse duheshka nje problem i brendshem i Kosoves te kthehet ne nje problem per Shqiperine?! Pse duheshka neve ne Shqiperi te merremi me probleme qe nuk na perkasin neve, vetem pse qeveria e Kosoves nuk arrin ti zgjedhi problemet e veta?! Neve kemi halle te tjera, qe ndikojne me shume ne jeten tone! S'na lane njehere te qete budallenjte e ketij lloji!

Pastaj propaganda serbe do e nxjerri problemin e veriut te Kosoves dhe gjithe Kosoves si nje ceshtje qe duhet diskutuar midis Shqiperise dhe Serbise, sic e ka bere disa here ne te kaluaren e shkurter.
Problemi i Kosoves eshte edhe Problemi i Shqiperise. Jemi nje komb, nuk na ndajn ideologjit e huaj. Neve nuk na bashkon Bashkimi Evropian me Serbine apo me Greqine por Flamuri Kuq e Zi me Shqiponjen ne Mes me Shqiperine dhe gjith Kombin Shqiptar.
Zuletzt geändert von Illyrian^Prince am Mi, 11. Jan 2012, 16:47, insgesamt 1-mal geändert.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4779
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mi, 11. Jan 2012, 16:41

Bild Gafurr Adili i bashkohet Aleancës Kuq e Zi

Partia FDBK e udhëhequr nga ish-zëdhënësi i AKSH-së, Gafurr Adili do ti bashkohet Aleancës Kuq e Zi, informon agjencia e lajmeve INA.

"Përkundër të gjithë përpjekjeve tona fisnike, për një mije e një arësye, ne nuk e arritëm qëllimin tonë tepër fisnik, bashkimin e të gjitha forcave patriotike shqiptare në një formacion të vetëm mbarëkombëtar shqiptar. Prandaj edhe gjykoj që në mbledhjen e radhës të Këshillit Mbarë-Kombëtar të FDBK, që do ta mbajmë më 31 mars 2012 në Kukës, bashkarisht të vendosim për bashkim – shkrirjen e FDBK me AK (Aleanca Kuqezi)", theksoi Adili për agjencinë e lajmeve INA.

Sipas tij, ashtu si dikur, kur ideja e ribashkimit kombëtar ishte zbehur shumë te shqiptarët, bashkarisht në Tiranë në korrik 2002) e themeluam Frontin Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH). "Fronit ishte lulja e parë në ringjalljen e vetëdijes kombëtare për ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Historike, edhe këtë rradhë Fronti….. duhet të bëhet luljae parë e bashkimit të të gjitha organizatave patriotike shqiptare me Aleancën Kuqezi", theksoi kryetari i FDBK-së, Gafurr Adili. (INA)

:X:

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mi, 11. Jan 2012, 20:48

Squatrazustradin hat geschrieben:^^ Sepse "shumica" e shqiptareve jane lehte te manipulueshem nga propaganda populiste alla AKZ dhe VV.

Eshte krejtesisht e kuptueshme se ti e arsyeton Deshiren shekullore e Shqiptarve per Bashkim me "manipulim nga Vetevendosja dhe KuqeZi"

....ti je thjesht nja *** shqipfoljes (ashtu siq kam ni un per ty) ....qe i urren shumicen e shqiptarve dhe shperndan Des-Informat per Kombin Shqiptar




kshtu qe.... si shqiptar jam msu me urretjen dhe propagand anti-shqiptare............................. nuk je i pare dhe nuk i i fundi.......

Zurück zu „Shqip“