albanien.ch Home
-
Forum

Forum Home
Bildergalerie
S'ka problem
Postkarten
Quiz

albanien.ch

albanien.ch
AlbInfo
S'ka problem - blog
News

-
Forumstools
Erweiterte Suche

 
albanien.ch Forum     Albanien - Meinungen & Fragen
 

Pyetje dhe informacione te ndryshme

Für diejenigen, die Albanisch sprechen wollen.

vasha shqiptare nga Zvicra - të bashkohemi !!!

Beitragvon Lindita » Do, 06. Jan 2005, 12:42

Të nderuara vendase

Kam iniciuar një planprogram vetëm për vasha shqiptare nga Zvicra. Qëllimi është të ndërmarrin s'bashku diç dhe të jemi më afër njëra tjetrës. Të krijohen shoqëri dhe të argëtohemi, të shkëmbejmë mendime dhe përjetimet tona të emigranteve në Zvicër.

Ky është planprogrami për 5 muajt e ardhshëm. Takimet bëhen cdo të dielen e fundit t'muajit (përveç prill dhe maj)

Unë këtë e organizoj me shoqet e mia. Mirëpres edhe femra tjera të na bashkangjiten.



Planprogrami:


Me 30. Janar 2005:

zijmë dhe hamë s'bashku një darkë, njihemi, bisedojmë, si për shembull në banesën time për herë t'parë

Me 27. shkurt 2005:

Shkojmë në kodrat e Zvicrës të zbavitemi me saja


Me 20 mars 2005

Argëtohemi në ndonjë qendër t'lojës Bowling, ku kemi mundësinë edhe për t'lozur Billard


Me 30. prill 2005, e shtunë :

E bëjmë një mbremjë vetëm për Party, deri në mëngjes


Me 27 - 29 maj 2005: ( e premte mbrëmje - te dielen)

Bëjmë Camping, njëkohsisht vizitojmë Verzasca Tal të Ticinës në Zvicër. Eksiston mundësia e Bungee Jumping.





Për t'marrë pjesë, Ju lus të më shkruani email: linditaliu@hotmail.com.



Ju përshendes dhe gëzohem nëse vijnë sa më shumë !

Dita
Benutzeravatar
Lindita
Member
 
Beiträge: 75
Registriert: Di, 20. Jul 2004, 11:04

nismë e qëlluar

Beitragvon altruisti » Di, 11. Jan 2005, 21:54




Lindita mendoj se kjo është një nismë shum interesante dhe e qëlluar që meriton përkrahje në çdo aspekt. Përveç kësaj mund të shërbej edhe si një bazë për të parë mundësinë e organizimit më të mirfilltë dhe në baza gjithpërshirëse të gjinis femrore këtu në diasporë.
Shpesh e theksojmë se femra është shtylla e një shoqërije, por shtrohet pyetja - sa ka bërë shoqeria për të dhe sa po bën ajo për vetën ?

Un ju uroj suksese që tani dhe do mundohem të bëj reklam, kjo mbase një mbështetje e vogël morale.
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht
Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36
Wohnort: universum

informata më të hollësishme rreth kësaj Iniciative

Beitragvon Lindita » Mi, 12. Jan 2005, 12:44

I nderuari altruist

Shumë me vend keni thënë që nuk angazhohemi mjaft.
Ky është një hap konstruktiv kundra kësaj shfaqjeje.

Desha të shtoj që kjo iniciative nuk ka vetëm argëtimin, bashkimin apo shoqërinë mes femrave shqiptare si qëllim; Nëse kemi interes dhe vullnet, do zgjerojmë veprimtarinë tonë me prapavijë serioze në kuadër të Shoqatës humanitare "Shoqata e grave shqiptare në Zvicër", e cila ka për qëllim përkrahjen e të varfurve në Kosovë.

Do të thot, argëtimi dhe aspekti social është në rendin e parë, mirëpo ato femra që duan të kontribuojnë rreth zhvillimit tonë, janë të lira të organizohen ! Kjo iniciative mund të i ndihmojë femrave shqiptare të zgjerojnë kontaktet.


Edhe njëherë planprogrami; i kompletuar:


PLANPROGAM për iniciativën“Vasha shqiptare nga Zvicra – të bashkohemi !!!





Takimi i parë në janar 2005


Data: e dielë, më 30. Janar 2005
Ora: 18:00
Vendtakimi: Zürich Oerlikon Bahnhof
para "Kiosk", pastaj shkojmë në banesë private.
Aktiviteti: darkë së bashku ! Zijmë, njihemi më mirë, prezantohemi.
Në plan jane këto specialitete: pite dhe sarme !
Pastaj caj, muzikë të pastër shqipe dhe biseda.




Takimi i dytë në shkurt 2005


Data: e dielë, më 27. shkurt 2005
Ora: 10:00
Vendtakimi: Zürich Hauptbahnhof, tek „Treffpunkt“ (ora e madhe)
Aktiviteti: Shkojmë në kodrat e Zvicrës (ne Flumserberg) të zbavitemi me saja



Takimi i tretë në mars 2005

Data: e dielë, më 20 mars 2005
Ora: 18:00
Vendtakimi: Schlieren, stacion
Aktiviteti: argëtim në qendër t’lojës Bowling, ku kemi mundësine edhe për t’lozuar Billiard.



Takimi i katërt në prill 2005


Data:
e shtunë, më 30. prill 2005
Ora: 20:00
Vendtakimi: Zürich Hauptbahnhof
Aktiviteti: dalim në ndonjë festë / Party, deri në mëngjes


Takimi i pestë në maj 2005

Data: e premte, 27. maj – të dielen, 29. maj 2005
Ora: 19:00
Vendtakimi: Zürich Hauptbahnhof
Aktiviteti: Ekskurzion 2-ditësh. Camping në Ticino, Tenero (Zvicër). Eksiston mundësia e Bungee Jumping (Sport) në Verzasca Tal
Benutzeravatar
Lindita
Member
 
Beiträge: 75
Registriert: Di, 20. Jul 2004, 11:04

Beitragvon Etap » Di, 25. Jan 2005, 20:21

cool, O lindita degjo kjo ftesa vlen vetem per vajzat kshtu apo ben edhe ndonje perjashtim ti ? :wink:
Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50
Wohnort: Ne rrugen pa fund

Beitragvon Lindita » Mi, 26. Jan 2005, 17:09

Përshëndetje Etap

Kjo iniciativë është vetëm për femra. Si gjithë, molla e ndaluar tërhjek shumë - nuk je i vetmi që kërkon përjashtim :-)

Mirëpo, ndoshta ke motër apo shoqe ?
Benutzeravatar
Lindita
Member
 
Beiträge: 75
Registriert: Di, 20. Jul 2004, 11:04

Beitragvon altruisti » So, 06. Feb 2005, 15:08

Pershendetje Etap

Kam përshtypjen sikur ne meshkujt jemi mesuar gjithmonë të i përcjellim vajzat por mendoj se nuk është e thënë që edhe meshkujt të jenë prezent gjithkund. Kjo është një nismë e mirë dhe unë uroj që ato të kenë suksese dhe të arrijnë qëllimin që kan para vetes. Një fjalë e urtë thotë se "njeriu ka lind i lirë dhe i lirë duhet të jetojë". Pse të mos u takoj ko e drejtë edhe vajzave shqiptare, që ato të ndihen të lira dhe të veprojnë lirshëm. Mua më gezon fakti kur kutpoj që ato duan të krijojnë autonominë e tyre që u takon dhe të prosperojnë në hap me kohën. Prandaj nëse ke mundesi të ndihmosh diçka ne ktë drejtim do të ishte më mirë të veprosh konkretisht apo then me shkurt te informosh vazat tjera...
Për fund po rikujtoj një thënje të Nolit: "shqiptarët do të ndihen të lirë përfundimisht vetëm atëherë kur femra shqiptare do të ket vendin në parlament". Sot ajo ndoshta e ka vendin ne parlament por mjerisht vetem si "kukull" sepse fare pak akceptohet mendimi i saj ne çështjet kyçe. Do duhet edhe shumë kohë e shumë me teper keso nismash...

Ok se ndoshta e zgjata por mendoj se kjo eshte nje çështje shumë thelbsore qe meriton një përkushtim më serioz.

Lindita shpresoj se keni kaluar mirë më datën 31. Janar 05, do më interesonte të dij shkurtimisht po qe e mundur.

Suksese edhe ne te ardhmen....


Altruisti
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht
Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36
Wohnort: universum

Beitragvon Etap » So, 06. Feb 2005, 21:13

Altruisto kerkova ti shoqeroj dhe jo ti percjell lal, pastaj mesa shoh une cenke icik prapa persa i perket lirise se vajzave ne zvicer sepse kan ndryshuar gjerat per tu bindur me mire te duhet te shkosh ndonjehere ne ndonje disco shqipe...
Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50
Wohnort: Ne rrugen pa fund

Beitragvon altruisti » So, 06. Feb 2005, 23:42

Etap
ndoshta me keni keqkutpuar sepse unë nuk ju kam ngacmuar juve, por e thash përgjithësisht. Sa i përket asaj çështjes së diskove nuk mund të flas shumë sepse unë personalisht nuk shkoj nëpër disko shqiptare dhe jo pse me pengojne njerzit por me pengon muzika e "bastarduar" dhe me ze te larte qe te ben te çmendesh, por ajo është një temë në vete. Nuk po e kutpoj se çfare ke dash të thuash me atë "icik prapa persa i perket lirise se vajzave ne zvicer sepse kan ndryshuar gjerat per tu bindur me mire te duhet te shkosh ndonjehere ne ndonje disco shqipe" ...
Ne çfare aspketi kanë ndryshuar gjërat nëse mundesh konkretisht të me shkruash !??

I mirepres pergjigjet tuaja.

gjithe te mirat Etap
nga Altruisti...
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht
Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36
Wohnort: universum

Beitragvon Baton84 » Mo, 07. Feb 2005, 8:51

Etap hat geschrieben:Altruisto kerkova ti shoqeroj dhe jo ti percjell lal, pastaj mesa shoh une cenke icik prapa persa i perket lirise se vajzave ne zvicer sepse kan ndryshuar gjerat per tu bindur me mire te duhet te shkosh ndonjehere ne ndonje disco shqipe...

Okey pajtohem me ty, sa për atë, se kan ndryshuar disa gjëra.
Vajzat shqiptare vërtete meritojne edhe mëshumë të drejta. Por ato të drejta nuk arrihen dot duke nejt ne shtepi, e duke bë një shkollë 4 vjecare e pastaj duke bertit, "gjoja për më shumë të drejta" !!

Një grua e emancipuar duhet të emancipohet edhe në shkollim!!
Nuk dua me këtë të them, se djemt jan më të shkolluar, por dua të them:
Ich hasse diese dummen Hühner, die nichts im Kopf haben, und dann herumkomandieren möchten!! Vergiss es!!

E saj per atë disco shqipe, kam qen shume her, por nuk me ka pelqyer shumë. Nëse ti e gjen dashurinë tënde në një disco... Viel Glück!!
Benutzeravatar
Baton84
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
 
Beiträge: 1789
Registriert: Mo, 22. Dez 2003, 23:55

Beitragvon Etap » Mo, 07. Feb 2005, 17:09

Baton84 hat geschrieben:Okey pajtohem me ty, sa për atë, se kan ndryshuar disa gjëra.
Vajzat shqiptare vërtete meritojne edhe mëshumë të drejta. Por ato të drejta nuk arrihen dot duke nejt ne shtepi, e duke bë një shkollë 4 vjecare e pastaj duke bertit, "gjoja për më shumë të drejta" !!

Një grua e emancipuar duhet të emancipohet edhe në shkollim!!
Nuk dua me këtë të them, se djemt jan më të shkolluar, por dua të them:
Ich hasse diese dummen Hühner, die nichts im Kopf haben, und dann herumkomandieren möchten!! Vergiss es!!

E saj per atë disco shqipe, kam qen shume her, por nuk me ka pelqyer shumë. Nëse ti e gjen dashurinë tënde në një disco... Viel Glück!!


Degjo lal sepse nga biseda e pakuptimte qe ben qenke mjaft i ri (besoj se me moshe) lexoje mire perpara se te komentosh dicka, behej fjala per zvicer dhe ne zvicer s eshte asnje ne moshen e shkolles (mendoj 9 vjecaren) qe nuk shkon ne shkolle.
2. ishte fjala per emancipimin e vajzave shqiptare ne ZVICER dhe s ishte Ausgangstipp.

Capish ?!
Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50
Wohnort: Ne rrugen pa fund

Beitragvon Lindita » Di, 08. Feb 2005, 15:54

Të nderuar

Desha vetëm t'Ju tregoj që promovimi i kësaj Iniciative më 31. Janar ishte për mrekulli ! Ishim saktësisht 17 femra, më e reja ishte 16, kurse me e vjetra 51 vjeçare. Kishte nga secila gjenerate, gjë që ka bërë atë mbrëmje interesante.

Mbremja ishte simbas planit; darke dhe caj, biseda dhe më e rëndsishmja e asaj mbrëmjeje: Mbledhja e Kuvendit të Shoqatës së grave në Zvicër, ku zgjodhem kryesinë e re dhe përfituam disa anëtare aktive për shoqatën.

Unë isha mjaftë e knaqur me atë mbrëmje dhe shpresoj se do vijne edhe këtë muaj sa më shumë !


Përshëndetje
Lindita
Benutzeravatar
Lindita
Member
 
Beiträge: 75
Registriert: Di, 20. Jul 2004, 11:04

Beitragvon ReBeL » Di, 08. Feb 2005, 16:38

Etap hat geschrieben:
Baton84 hat geschrieben:Okey pajtohem me ty, sa për atë, se kan ndryshuar disa gjëra.
Vajzat shqiptare vërtete meritojne edhe mëshumë të drejta. Por ato të drejta nuk arrihen dot duke nejt ne shtepi, e duke bë një shkollë 4 vjecare e pastaj duke bertit, "gjoja për më shumë të drejta" !!

Një grua e emancipuar duhet të emancipohet edhe në shkollim!!
Nuk dua me këtë të them, se djemt jan më të shkolluar, por dua të them:
Ich hasse diese dummen Hühner, die nichts im Kopf haben, und dann herumkomandieren möchten!! Vergiss es!!

E saj per atë disco shqipe, kam qen shume her, por nuk me ka pelqyer shumë. Nëse ti e gjen dashurinë tënde në një disco... Viel Glück!!


Degjo lal sepse nga biseda e pakuptimte qe ben qenke mjaft i ri (besoj se me moshe) lexoje mire perpara se te komentosh dicka, behej fjala per zvicer dhe ne zvicer s eshte asnje ne moshen e shkolles (mendoj 9 vjecaren) qe nuk shkon ne shkolle.
2. ishte fjala per emancipimin e vajzave shqiptare ne ZVICER dhe s ishte Ausgangstipp.

Capish ?!


Etapo, besoj se aj tjetri atje larte (Batoni) e kishte fjalen me shume aty, qe emancipimi i grave nuk mund te behet ne menyre "revolucionare"...
Emancipimi nuk do te thote vetem me shume te drejta per grate dhe shkurtimi i drejtave te burrave.
Nese shikojme punen nga pikepamja emancipimit te gruas ne zvicer, atehere aj proçes ka ecur paralell me edukimin e gruas (edukimi shkollor, edukimi qytetar etj etj) por edhe me punesimin e saj dhe me pavaresine financiare.
Problemi qendron aty, qe ka akoma shume gra shqiptare, qe nuk dine se ç'do te thote fjala "emancipim", apo nuk dine flasen me nje njeri tjeter ne menyre te "civilizuar" por ia fusin "katundarçe" dhe kerkojne te drejtat e barabarta...
Ato femra (per te cilat e kam flalen ketu me larte) nuk jane te gatshme te zgjedhin punet ne menyre paqesore me burrin, apo te dashurin dhe nuk jane orientuar drejt nje kompromisi, por insistojne tek te drejtat e tyre (per te cilet vete ato grate nuk dine se ç'fare jane ato) edhe nese "faji" i ndonje konflikti qendron tek gruaja...
Nese nje grua, siç e kishte thene Batoni rri ne shtepi, nuk punon (qofte ne kuzhine apo diku jashte), eshte interesuar te ndezi konflikte dhe kerkon qe burri ta ushqej ate gratis, atehere nuk eshte dashtur te martohej ajo.
A e ke te qarte, se per ç'fare e kam fjalen.

PS: une nuk jame kunder emancipimit te gruas. Ne te kunderten, jam pro atij emancipimi. Por per te arritur ate progres duhet pune nga te dya anet (nga burri dhe gruaja).
Nese shoh ndonje femer (shqiptare) e cila din se ç'fare kuptimi ka fjala e emancipimit (deri tashti kam takuar vetem nje grua plake), din te flase per sport, per martese, per politike, per çeshtje te jetes ditore, per filosofie, atehere mund te them, qe ajo grua eshte ne ç'do kuptim (te gjere) te fjales e emancipuar...
SEXO, LIBERTAD!!!
ANARQUIA SEXUAL!!!
Benutzeravatar
ReBeL
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 340
Registriert: So, 20. Apr 2003, 11:15
Wohnort: Bei mir zu Hause.

Beitragvon Baton84 » Di, 08. Feb 2005, 21:44

Dakord Etap,

Por nese shikon, se çfare kam shkruar, do te kuptojsh se çfare mendoj!
Une me ate 4 vjeçaren e bera joreale per ne Zvicer, por mendoj ne pergjisi!
Siç thashe edhe shkurtimisht ne shkrimin e fundit me e rendesishmja eshte shkollimi! Kur te degjosh nje vajze duke folur vetem per mode, duke nejt ne shtepi dhe bere telefonata te ndryshme se kush çfare ka bere, ku çfare ka ndodh, atehere normal krijohen problemet!
Burri punon, gruaja rrin ne shtepi e ben buken! Kjo eshte pikepamje e vjeter dhe duhet ndryshuar siç thoshte ReBeL-i ne menyre evolutare!!

Mos ma mirr per te keçe Etap! E kuptova se behet fjale per vajzat shqiptare ne Zvicer, por ka edhe kesij rraste! Rinia ka ndryshuar, por ka edhe rraste qe nuk mundesh ti paramendojsh as une dhe as ti!!

Nese nuk ka, perse atehere duheshka te bej Lindita takime te tilla??
Benutzeravatar
Baton84
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
 
Beiträge: 1789
Registriert: Mo, 22. Dez 2003, 23:55

Beitragvon altruisti » Fr, 11. Feb 2005, 23:50

Une mendoj se emancipimi i femres do te ndodhe vetem atehere kur meshkujt do ta kuptojne rolin e mirfilltë te femres në një shoqëri. Për derisa kjo nuk kuptohet drejte prej gjinise mashkullore nenekupton se ata vuajne nga shkurtepamsia dhe si te tille ata parapelqejne poziten e te nenshtruarit për gjinine femrore. Kjo qe ju them nuk eshte nje teori filozofike apo teori e librave por jane fakte te bazuara nga nje realitet që une e takoj shpesh gjat veprimtarsie sime te perditshme dhe e perjetoj shum dhimbshem.

Ketu shoh pafuqine e gjinise femore per te sfiduar keto padrejtesi ne menyre te organizuar perballe mentalitetit jocivlizues te gjinise mashkullore qellimisht te kultivuar per te qen gjithnje ne poziten dominante sipas thenjes popullore qe edhe sot e ndegjon shpesh: "ketu kendon gjeli e jo pula".

Natyrisht se ky eshte nje problem shum i ndieshem dhe duhet patur kujdes se si te veprohet. Dikur bindja ime ka qen se se pari duhet e civilizojme meshkujt per te pas mundesi te punojme me grate qe te emancipojme ato me lehte, pra me ndihmen e mashkullit.
Por tani kam krijuar pershtypjen se ky proces po ecen shume shume ngadal dhe kjo do te zgjaste shume. Prandaj mendoj se duhet te shkohet paralelisht krahas punes me meshkujt te punohet ne menyre intensive me vajzat dhe hapi i pare do ishte qe ato te pakten te jen te vetedijshme per situaten ne te cilen gjenden ato per et drejtat dhe per mundesite qe ato kane. Me vone do pasonin hapa tjere konkret gradualisht dhe me kujdes gjithnje konform situates per te mos shkaktuar plage te reja ne shoqeri...
Keshtu nje emancipim i gruas do te ndikonte rrjedhimisht edhe ne nje edukim normal te femijeve (te se ardhmes sone) e qe do te ndryshonte perfundimisht edhe poziten e tere shoqerise sone ( nuk do te ishin me te rinjet shqiptare ata qe do te jen ne kryeartikujt negativ te gazetave vendese)...... Me kte po dua te them se sa ngushte jane te lidhura gjerat me poziten e femres ne shoqeri.

Natyrisht se edhe vajazt duhet ti rreken punes me seriozitet dhe te marrin nje pjese te pergjegjesise pa patur nevoje qe te presin urdherin nga gjinia tjeter, fjalen e kam ketu ne aspketin pozitiv dhe konsideroj se nje nisme sado e vogel qe duket si kjo e Lindites eshte per tu perkrahur dhe nxitur sepse ndoshta kjo shenon nje fillim per te cilin jam shum i bindur se duhet te ndodhe pa pasur nevoje te e quajme revolucion..

Per fund po rikujtoje dhe nje thenje qe duhet ta kuptojme drejte: "Dora e gruas eshte dora qe perkund djepin e tere njerzimit".

gjithe te mirat


altruisti
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht
Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36
Wohnort: universum

Pyetje dhe informacione te ndryshme

Beitragvon erjona_2005 » So, 24. Apr 2005, 12:03

Pershendetje te gjitheve!

Dua t'ju lutem per nje informacion ne lidhje me marrjen e nje vize per Zvicer. Me pare, nje pershkrim te shkurter te situates sime: I fejuari im (qytetar austriak) do shkoje ne Zvicer ne tetor per nje kualifikim nje vjecar. Une deshiroj te jem prane tij gjate kesaj kohe. Momentalisht une jam studente ne Austri dhe si e tille kam edhe nje vize austriake - por te vlefshme edhe per vetem pak muaj. Qe te mund ta zgjas kete vize me duhet te paraqes ne polici vertetimin, sipas te cilit une jam studente ne Austri. Nese une do imatrikulohem perseri per dy semestrat e ardhshem, do me duhet - si studente e huaj - te paguaj nje takse studimi, qe eshte dyfish me e larte se ajo per studentet vendas (per nje semester mbi 700€). Qendrimi im ne Austri ne kete periudhe nuk eshte i domosdoshem, pasi une i kam kryer te gjitha lendet e kerkuara dhe po shkruaj punimin per perfundimin e plote te studimeve. Keshtu qe une mund te qendroj edhe ne Zvicer pa i demtuar ato, pasi punimin mund ta shkruaj edhe atje. Pra pyetja ime per ju eshte: Si mund te merret nje vize zvicerane - ose e formuluar ndryshe - cfare statusi duhet te kem une, qe te mund te marr nje vize zvicerane? A mjafton fakti, qe une deshiroj te qendroj prane te fejuarit tim (i cili eshte edhe qytetar austriak, d.m.th. i lindur si austriak)? A kam shanse per nje vize me nje vlefshmeri kaq te gjate (1vjecare apo qofte edhe 9mujore)?

Une pres me shume interes cdo lloj informacioni ne lidhje me pyetjen time.

Ju falenderoj qe patet durim te lexoni mesazhin tim te gjate:-)

Me respekt

Erjona
erjona_2005
New Member
New Member
 
Beiträge: 3
Registriert: Sa, 23. Apr 2005, 20:12
Wohnort: Austri

Beitragvon Etap » So, 24. Apr 2005, 13:11

Erjona puna me e mire eshte sikur te therrasesh ne konsullaten e Zvicres ne Viene dhe ata te tregojne se cduhet te besh.
Por mesa di une eshte e pamundur nese viza ne austri te skadon, pastaj fejesa s eshte zyrtare (ligjerisht) dhe s njihet nga sheteti kushtqe sbesoj se mund te luaj gje rol nese se nga eshte i fejuari...
Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50
Wohnort: Ne rrugen pa fund

Faleminderit per pergjigjen

Beitragvon erjona_2005 » So, 24. Apr 2005, 15:40

Etap, faleminderit per pergjigjen!

Me ke keqkuptuar pak - pa qene faji yt; ka qene me teper menyra ime jo e plote e te shprehurit - kur kam thene, nese luan ndonje rol fakti qe kam nje te fejuar austriak. E di, qe fejesa nuk eshte e barabarte me martesen - nuk ka status ligjor - por ideja ime ishte, qe, nese - sic eshte ne rastin e vizes austriake - i fejuari im (qytetar austriak - me i besueshem si i tille nga nje qytetar shqiptar ne "syte e botes") con nje ftese per mua - si nje nga dokumentet per vizen - a do ishte ajo e mjaftueshme per nje vize aq per teper per nje te tille me nje vlefshmeri te gjate kohore (p.sh. 1 vit) - pa harruar edhe faktin, qe i fejuari im ne Zvicer eshte per vete i huaj, mgjth nga nje vend i EU-se. Situata eshte pak e komplikuar - te pakten keshtu sic e paraqes une:-) - prandaj do beja me mire, sic me keshillove edhe ti, te pyesja direkt ne konsullaten e Zvicres. Iu drejtova forumit me shpresen, se dikush nga ju do ishte gjendur per vete ndonjehere ne nje situate te tille apo te ngjashme me timen apo edhe te kishte degjuar per ndonje rast te tille e qe per kete do mund te me jepte nje keshille me te drejtperdrejte - me personale - sesa nje punonjes konsullate.

Te falenderoj edhe nje here!

Gjithe te mirat

Erjona
erjona_2005
New Member
New Member
 
Beiträge: 3
Registriert: Sa, 23. Apr 2005, 20:12
Wohnort: Austri

Beitragvon altruisti » Sa, 30. Apr 2005, 22:07

Pershendetje Erjona

Mendoj se ne kte rast gjasat jane fare minimale qe ju te pajiseni me nje vize nga shteti zviceran. Keni parasysh se zvicra nuk eshte ne EU dhe kjo nenkutpon se edhe shtetatsit e huaj qe vin nga EU duhet te kene viza per te qendruar ne Zvicer e mos te flasim me per ata qe vin nga shtetet qe akoma nuk jane ne EU. "Ne qershor zviceranet do votojne per marrveshjen e Shengenit dhe kjo do tregoj se a po shkon zvicra drejt EU apo do i mbyll dyert edhe per nje kohe". Mebetet per te shpresuar.....

Ti kthehemi ratsit tuaj. Ne kte rast rendesi ka edhe fakti se çfare vize apo çfare lejeqendrimi ka i fejuari juaj ne Zvicer ? Nese behet fjale per shkollim atehere une nuk shoh ndonje mundesi qe ai mund te bej diç per ju. Sikur te kishte ai lejqendrim te rregullt dhe vend te sigurt pune si dhe te ardhura te mjaftueshme me siguri se edhe ju do te kishit mundesi te qndronit te pakten per 3 muaj ne zvicer. Kete mbase e ka provuar nje koleg i imi i cili e ka sjellur te fejuaren e tij nga Prishtina ne Zvicer per 3 muaj, por me duhet te them se ai ka nenshtetsine zvicerane dhe te ardhura te mjaftueshme. Megjithate edhe une mendoj se ia vlen te beni nje pyetje tek perfaqesija zvicrane ne Vjen.

Shpresoj se do hasni ne mirekutpim.

Gjithe te mirat

Altruisti
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht
Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36
Wohnort: universum

Faleminderit

Beitragvon erjona_2005 » Sa, 30. Apr 2005, 23:17

Pershendetje Altruist!

Te falenderoj per kohen qe ke investuar per te lexuar mesazhin tim si dhe per t'iu pergjigjur atij. Une ne fakt nderkohe jam informuar vete nepermjet internetit (ne faqen zyrtare te B(undes)A(mt) (für) M(igration): http://www.bfm.admin.ch) per kushtet e marrjes se nje vize per Zvicer dhe mund te them se informacionet tuaja jane krejt te sakta:-(.

Te falenderoj edhe nje here!

Gjithe te mirat!

Erjona
erjona_2005
New Member
New Member
 
Beiträge: 3
Registriert: Sa, 23. Apr 2005, 20:12
Wohnort: Austri

FLI - PARTY 2005 më datën 2 korrik

Beitragvon Lindita » So, 12. Jun 2005, 18:06

Në kuadër të SGS – Shoqatës humanitare të grave shqiptare në Zvicër, më 02.07.2005 organizohet festa tanimë tradicionale FLI – PARTY.

Këtu lidhet argëtimi, tradita, kultura jonë si dhe humaniteti!
Një festë e organizuar nga të rinjtë shqiptarë, për rininë shqiptare me qëllim për t’a ndihmuar së bashku atëdheun!
Ejani të festojmë verën në natyrë, të kënaqemi së bashku me tinguj të drejtëpërdrejtë të qiftelisë, tupanit, muzikës zbavitëse nga DJ Shipman dhe DJ Fariu. Gjithashtu i pranishëm do jetë Ansambli i valleve “Vatra” nga Bülach-u. Programi do jetë pra shumë i pasur dhe nuk do anashkalojmë shijën e askujt!



Për më shumë informacion: www.fliparty.ch.



Jeni të mirëseardhur !



Përshëndetje në emër të stafit.
Benutzeravatar
Lindita
Member
 
Beiträge: 75
Registriert: Di, 20. Jul 2004, 11:04

Nächste

Zurück zu Shqip

Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast