Adelina1985
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 139
Registriert: Di, 06. Nov 2007, 15:30

kann mir jemand das lied auf deutsch übersetzen .danke

Fr, 30. Nov 2007, 17:30

Dua te jetoj

Sa i thellë lumi i jetës
por neve nuk na ndan
sa e gjatë nata qenka
në shpirtrat tanë
nëna ime më thotë
më thotë të shkoj
dhe diku nëpër botë unë të shkoj
dhe diku nëpër botë unë të shkoj

vendi im jo nuk dua, jo jo ty të lë pas
shpresën time dhe ëndrrat
jo s’dua që t’i vras
sepse vjen prapë një ditë
e kuptoj, ikën jeta
dhe nuk kam ç’të kujtoj
sepse vjen prapë një ditë
e kuptoj, ikën jeta
dhe nuk kam ç’të kujtoj

Mos më thuaj nënë të shkoj
dua vetëm këtu të rri
Dua jetën time ta jetoj
dhe ta mbush me lumturi
Mos më thuaj nënë të shkoj
dua vetëm këtu të rri
Dua jetën time ta jetoj
dhe ta mbush me lumturi

Vendi im jo nuk dua, jo jo ty të lë pas
shpresën time dhe ëndrrat
jo s’dua që t’i vras
sepse vjen prapë një ditë
e kuptoj, ikën jeta
dhe nuk kam ç’të kujtoj
sepse vjen prapë një ditë
e kuptoj, ikën jeta
dhe nuk kam ç’të kujtoj

Mos më thuaj nënë të shkoj
dua vetëm këtu të rri
Dua jetën time ta jetoj
dhe ta mbush me lumturi
Jo mos më thuaj nënë të shkoj
dua vetëm këtu të rri
Dua jetën time ta jetoj
dhe ta mbush me lumturi

Zurück zu „Albanische Sprache“