Seite 1 von 1

was heißt das

Verfasst: Mo, 27. Aug 2007, 19:14
von rich_doll
Ne buze te shk.XXI,apo mileniumit te ri, serish jeta vështir dhe një realitet krejtsisht ndrishe
nga ai që e e kemi tani sërish plagët e vjetra jan të njoma të pa shërushme.
I qasemi vdekjes nga se është vdekje e vetme e zakonshme,banale dhe në horizontin e pajohur
ku shpirti jon ka humbur fuqin dhe kërkon pak tok për të mbjellur farën e lumturis
pak ajrë që të thithim frymën e harresës dhe pak ujë që mbijetojm!!!!
duke qasur pyetjeve të pakthyshme se kush vallë na e prishi rinin sot dhe kush është armiku i këtij mileniumi,
praktikisht kuptuam se duke u çliruar nga konvencat e trashëguara shpirtrore e politike, rinia shpërngulet për një koh
për në perendim, duke dashur modernizim për tu bër të pasur më pas keqtrajtohen gjërat në vend qe të përparojn
ato u khehen mjeteve narkotike.
Ngelemi injorant dhe shohim se kjo smundje i jka kapluar edhe femrat ku si rezultat fitues kemi prostitucionin
dhe amoralitetin.
I thoni progres nëse doni, por Zoti i madh i dalloi njeriun me atë nga qeniet tjera që kur na e dha vetëdijen,
kurse njeriu nga vetëdëshira e largon këtë dhurat duke maltretuar ekzistencën njerzore e në fund na mbeti
pluhër i zi i haresës.
Endemi rugëve të qytetit duke lozur e qeshur, për ta shfrier një mall shoqëror e në skuta të ndrishme
ndëgjojm tinguj që na prishin gjendjen shoqërore: "kam nevoj për drogë" "dridhem"! "do të më plas koka"!
"ndihmë"! "Më vritni ju lutem"! "Oh vetëm droga më shpëton që ti haroj të gjitha e të ngordh si bish sa më herët"
është kjo mizori që shtohet dita-ditës, duke mar viktima të reja, të cilat, nga mosnjohja e pasojava nga kërshira
ose miliona budallallëqeve, zgjedhin këtë, rrugën e destruksionit personal,me dëshirën e vet apo me inponim rrethanash.
Na mbet të qartësohemi që kjo dukuri vazhdon edhe më tutje po që se nuk i kthehemi familjes së aktualiteteve dhe
nuk fillohet gjetja këmgulëse e zgjidhjes së këtij problemi, apo pengimi i ksaj vetie të palakmueshme,
pasi që vetëm është anashkaluar
ajo tem heshtje vazhdon të sjell kokëcarje të tepërta dhe vdekjke brutale.
Zgjohuni rini nga kjo letargji e rënd! është koha e fundit që të ngrihemi në një revulucion që me kohë do të dal ne
luft të denjë të këtij armiku dhe ta fitojm kë dukuri magjepse! dhe ti themi stop drogës dhe të ngjitemi në përqafim
të lumturis që ta jetojm të vetmën dhurat nga Zoti "JETËN"!
Më vjen keq të flas kështu por jam i jam i detiruar pasi më bren diç në fyt.kur shoh kësi marëzira në kët shekull të mjeruar.