Guten Morgen Tahija,
kein Problem!
A = A wie Anfang!
Që të vegjël bëlbëzojmë,
mësojmë fjalë pa mbarim.
Thua, vallë, për to mendojmë
ç'tinguj thuhen në fillim?
Kur dhemb gryka dhe na djeg,
hapim gojën dhe bëjmë Aaaa...,
se kështu na thotë doktori,
veç një tingull themi, pra.
Këtë tingull, këtë shkronjë,
ka dhe emri i Atdheut.
Ka dhe fjala Shqipëria,
emri i dashur i mëmëdheut!
Shih te emrat Albania,
Illiria, Arbëresh,
shkronjën "A" në fund a mes,
se aty ti do ta gjesh.
Pranvera = Der Frühling
Kaloi dimri, erdh pranvera
me lulëzim,
erdh lejleku, dallandyshja
fluturim.
Rritet bari, vishet pylli
me bleim,
hapet zemra e fëmijëve
plot gëzim.
Duart tona = Unsere Hände
Pa shikoni duart tona,
sa të vogla, sa të njoma!
Duart tona punëtore,
vizatojnë në fletore.
Presin bukur me gërshërë,
qepin kopsa me gjilpërë.
Mbajnë tulla, mbajnë gurë,
duart tona, s'lodhen kurrë.
Eli, Eli = Für Elin!
Eli, Eli
ç'thotë tuneli?
- Unë kam treqind
thasë me terr,
mirëpo gjumi
nuk më merr...
Si t'më marrë
gjumi i mirë
kur plot drita,
fjaufojnë,
e sirenat alarmojnë?
Stinët = Die Jahreszeiten
Me të shtatë njgyrat,
mbi letrën e bardhë,
vizatoj natyrën
si piktor i rrallë.
Fushën gjelbëroj,
dhe çel luleshqerrën,
kështu në mes tonë
unë sjell pranverën!
Gjithë kalamajtë
plazheve i mbledh,
verdh grurin e artë
dhe verën e sjell...
Rrushin pjek në vreshta,
zogjtë larg i shpie
dhe, papritur, vjeshta
përmbi letër bie...
Erën vë të fryjë
edhe retë t'ikin,
ujin bëj të ngrijë
dhe kam sjellë dimrin...
...
Viel Spaß am lesen!
gruss egnatia