Illyrian^Prince hat geschrieben:Kryeqendra shqiptare është kryeqendra më e ndotur në Evropë, lajmëroi drejtori i Agjencisë për ambient jetësore në Tiranë Ilir Bala, duke shtuar se Tirana është dhjetë herë më e ndotur nga mesatarja evropiane.
Sipas Balës, arsyeja kryesore për ndotjen e madhe të ajrit në Tiranë është shfrytëzimi i naftës së automobilave që është ndaluar për përdorim në Bashkimin Evropian, gjendja e keqe në rrugë, si dhe dinamika e madhe e ndërtimit.
Mediumet shqiptare pohojnë se nafta e ndaluar edhe krahas efekteve jashtëzakonisht të këqija mbi ambientin jetësor, në Tiranë është në përdorim masiv. / 03 05 2006/V.H.

eshte fakt,qe ajri ne tirane eshte tejmasa i ndotur,por eshte problematike te besh shprehje te tilla pa patur asnje fakt nga perqindja e gazerave CO2,apo gazerave te tjera,qe demtojne ozonin...nga ana tjeter eshte normale qe ambientalistet e teprojne nga nje çike(qe eshte mire,per te rritur ndergjegjen e drejtueseve te makinave)...ama vete nga fakti,qe ne shume vende ish-sovjetike si ne ukraine ose ne vende te ish-bllokut socialist akoma jane ne perdorim fabrikat e vjetra,qe prodhojne dhjete here me shume ndodtje(nje fabrike ne nje qytet prodhon dhjete here me shume ndotje)se sa te gjithe makinat ne tirane...plus nafta ne eu nuk eshte ndaluar,por jane vene standarde me te rrepta!!!