Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

A respektohet barazia gjinore tek shqiptaret dhe sa?

Mo, 13. Mär 2006, 0:05

Te flasesh e te shkruash per te mbrrimet e nje shoqerie mjafton te shikosh poziten e femres ne ate shoqeri. Kur them keshtu mendoj se pozita e femres ne shoqerin shqiptare nuk gezon respektin e duhur. Perderisa ne Shqipri egziston bindja se mund te flitet per nje pozit me te avancuar te femres ne shoqeri por qe prap ne krahasim me normat evropiane mbetet shum per tu bere, ne pjeset tjera jashte Shqiprise e sidomos ne Kosove, Maqedoni femra eshte thujase ne shume fusha e privuar nga e drejta e saj me elemntare, ani pse koheve te fundit e veçmas pas luftes verehen trende pozitive, por prap se prap ne kete fushe kemi ngecur shume. Per tju ftuar ne kete debat do e citoj fjalet e te madhit NOL i cili ne nje rast thot: "Shqiptaret do te gezojne lirine e plote vetem ateher kur femra shqiptare do te ket vendin ne parlament". Pra kuptohet se ne kete rast gjerat nga ateher duket se kan ndryshuar se paku nga pamja optike porse ne realitet nuk kemi ndryshim radikal te pozites se femres ne shoqerin shqiptare. Eshte fakt se kemi femra ne parlament por ato kan rolin e marionetave (kukullave). Si mendoni ju dhe ju lutem te jeni ne vlersime sa me realë e jo te niseni vetem nga raportet gjinore ne familjet tuaja apo rrethin tuaj, fjalen e kam per poziten e femres ne shoqerin shqiptare...Falemnderit
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Benutzeravatar
Shpendi1984
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1162
Registriert: Sa, 04. Mär 2006, 17:26

Mo, 13. Mär 2006, 0:51

Kam shum respekt per ket shkrim qe e ke ber por te tham se esht i dobt dhe mos e merr me t´keq! Ju e keni shkruar nje mendim siq esht te krejt shqiptaret se Kosovart jan te prapambetur dhe ne te njejten kosovart mendojn se shqipria esht e prapambetur! Por une tham se te dy palet ja ne te njejtin nivel me probleme ekonomike ne nivel te barazt! E vertet femnat kan probleme dhe ka shumica qe nuk e dojn femnen ne nivel te barazt me mashkullin por une mendoj se esht ni her koha ta fitojm luften kunder korrupcionit dhe bandave e ateher te flasim per barazim se une nuk besoj se femnat mund ta luftojn korrupcionin!

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Mo, 13. Mär 2006, 20:34

Shpendi1984 hat geschrieben:Kam shum respekt per ket shkrim qe e ke ber por te tham se esht i dobt dhe mos e merr me t´keq! Nuk po ju kuptoj se çfar keni dashur te thuani me kete, mbase thon ne popull mos e pyet se tregon vet....Nese jeni ndier te prekur ateher me falni por ky eshte nje realitet qe po i ngulfat frymen popullit shqiptar....

Ju e keni shkruar nje mendim siq esht te krejt shqiptaret se Kosovart jan te prapambetur dhe ne te njejten kosovart mendojn se shqipria esht e prapambetur! Por une tham se te dy palet ja ne te njejtin nivel me probleme ekonomike ne nivel te barazt! E vertet femnat kan probleme dhe ka shumica qe nuk e dojn femnen ne nivel te barazt me mashkullin por une mendoj se esht ni her koha ta fitojm luften kunder korrupcionit dhe bandave e ateher te flasim per barazim se une nuk besoj se femnat mund ta luftojn korrupcionin!
Ketu e keni ngaterruar temen dhe ju lutem lexoni edhe njeher titullin e ju nese doni mund te hapni nje tem tjeter per korrupcionin apo bandat qe nuk kan aspak lidhje me injromin e gjinis femrore ne shoqerin tone...Konsideroj se e keni lexuar shume shkel e shko dhe po ashtu keni dhen nje mendim shkel e shko kurse kjo tem kerkon nje seriozitet dhe trajtim me te denje sepse mos harroni Dora e nenes eshte dore qe perkund fatin e ter njerzimit....Pra nuk thuhet rastesisht se femra eshte shtylla e shoqerise, por per te qen ashtu mashkulli duhet te jet bazamenti i qendrueshem...shpresoj se po e kuptoni drejt...

I nderuar Shpendi kujdes kur te lexoni sepse po nuk e lexuat me vemendje e qe ne kete rast juve ju ka ndodhe kjo, ndoshta pa dashje, atehere natyrisht se ngaterroheni dhe del diçka tjeter qe une se kam shkruar ashtu si ju mendoni....per me tej po ju sjell edhe nje ne rikujtim qe te mos e lexoni ter tekstin......
Perderisa ne Shqipri egziston bindja se mund te flitet per nje pozit me te avancuar te femres ne shoqeri por qe prap ne krahasim me normat evropiane mbetet shum per tu bere, ne pjeset tjera jashte Shqiprise e sidomos ne Kosove, Maqedoni femra eshte thujase ne shume fusha e privuar nga e drejta e saj me elementare, ani pse koheve te fundit e veçmas pas luftes verehen trende pozitive, por prap se prap ne kete fushe kemi ngecur shume.

Pra ne fakt pozita e femres shqiptare ne gjithe hapsirat eshte nje mjerim ne vete por kuptohet duke perjashtuar ketu qendrat urbane ku femra shqiptare eshte ne hap me kohen psh. ( Tiranen, Prishtinen etj) porse ne zonat rurale eshte nje gjendje e padurueshme..Keni te drejte se femrat nuk mund te luftojne korrupcionin sepse ajo nuk gezon as te drejtat me elementare e lere me te luftoj korrupcionin. Por une do te doja ketu te rikujtoj edhe diçka: Nga kush prisni ju qe te luftohet korrupcioni, sigurisht jo nga ata qe injorojne dhe i privojne nga e drejta elmentare femrat dhe grat e tyre e perveç kesaj keta qe bejen korrupcion jane po ky soj i tipave qe shkelin dhe injorojne te drejtet e femres. Pra ne nuk mund te presim siç mendon ti qe te zgjedhim problemet e krimit e te korrupcionit e tek atehere te i çasemi problemit te femres....Mendoj se integrimi me i mire dhe me i shpejte i femres do te ishte qe krahas integrimit dhe riedukimit apo rindergjegjesimit te meshkujve te ju mundesohet gjithnje e me teper femrave tona qe te kyçene ne postet vendimmarrese.........Tani per tani kjo mbetet vetem nje jo me shum se nje shpres dhe enderr e bukur....Rasti me i fresket eshte fakti i kryekuvendares se parlamentit shqiptar ne Shqipri Josefina Topalli e cila pas 3 mujave ne kete psot kercenohet me format me te vrazhda nga opozita per te e shkarkuar.......Kjo mendoj se nuk do ndonje koment apo jo....
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Benutzeravatar
Shpendi1984
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1162
Registriert: Sa, 04. Mär 2006, 17:26

Di, 14. Mär 2006, 21:51

Une nuk jam kundra barazimit te femres por ne te kunderten une tham se duhet nje diskriminim pozitiv (QUOTEN). Dhe ate qkam e kam menduar une ne tekstin tim ishte mendimi se shqiptaret jan liberal dhe vetem ekonomia e dobet ishte problemi per nje barazim te femres shqiptare!

Ikona
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 311
Registriert: Mi, 01. Mär 2006, 12:01

Re: A respektohet barazia gjinore tek shqiptaret dhe sa?

Fr, 17. Mär 2006, 22:35

altruisti hat geschrieben:Te flasesh e te shkruash per te mbrrimet e nje shoqerie mjafton te shikosh poziten e femres ne ate shoqeri. Kur them keshtu mendoj se pozita e femres ne shoqerin shqiptare nuk gezon respektin e duhur. Perderisa ne Shqipri egziston bindja se mund te flitet per nje pozit me te avancuar te femres ne shoqeri por qe prap ne krahasim me normat evropiane mbetet shum per tu bere, ne pjeset tjera jashte Shqiprise e sidomos ne Kosove, Maqedoni femra eshte thujase ne shume fusha e privuar nga e drejta e saj me elemntare, ani pse koheve te fundit e veçmas pas luftes verehen trende pozitive, por prap se prap ne kete fushe kemi ngecur shume. Per tju ftuar ne kete debat do e citoj fjalet e te madhit NOL i cili ne nje rast thot: "Shqiptaret do te gezojne lirine e plote vetem ateher kur femra shqiptare do te ket vendin ne parlament". Pra kuptohet se ne kete rast gjerat nga ateher duket se kan ndryshuar se paku nga pamja optike porse ne realitet nuk kemi ndryshim radikal te pozites se femres ne shoqerin shqiptare. Eshte fakt se kemi femra ne parlament por ato kan rolin e marionetave (kukullave). Si mendoni ju dhe ju lutem te jeni ne vlersime sa me realë e jo te niseni vetem nga raportet gjinore ne familjet tuaja apo rrethin tuaj, fjalen e kam per poziten e femres ne shoqerin shqiptare...Falemnderit
pershendetje i nderuar Altruisti,(me paska marre malli te lexoje nje tekst me nje shqipe te kulluar)

padyshim se shkrimi Juaj eshte per çdo respekt. Ne nje shoqeri, e sidomos ne ate shqiptare, nuk mund te arrihet nje zhvillim moderat, nese niveli dhe pjesemarrja e femres ne institucione dhe me gjere nuk eshte ne nivelin e duhur, ose te them thjesht nen nivel....

Ky fenomen, sipas mendimit tim, mund nderlidhet me fejen masovike qe kane shqiptaret, pra ate islame, ndersa fenomeni tjeter eshte aspekti ekonomik dhe social... duke shkuar nga ajo, qe femra duhet qene fuqi punetore e zellshme sipas kanuneve dhe tekeve te burrit, nen kanunet dhe teket e vellaut me te madh apo me te vogel ne moshe, si nje fuqi, e cila eshte e destinuar vetem per shtim biologjik... Ne te shumten e rasteve, apo thjesht, cka une kam arritur te studioje gjat qendrimeve te mia ne kosove, problemi kyq eshte ai finaciar, edhe nese nje femer posedon diplome fakulteti, poqese ajo nuk eshte e punesuar, detyrohet t´i nenshtrohet rrethanave te padashura, vetem e vetem se nuk ka se ku te shkoje, meqe tek familja e babait nuk eshte e mireseardhur...

ndersa per femren shqiptare ne maqedoni, kam fjalen per ate qe nuk ka pasur fatin te ec me kohe, ajo nuk di me shume pos dy rruge, njeren qe shpie tek shtepia e babait, dhe tjetren tek ajo e burrit..

mandej egziston ajo kategoria femerore, e cila nuk njeh kurrefar morali si njerezore, njashtu edhe shoqerore....ato femra, te cilat kane pasur fatin te kene nje standard te mire ekonomik, ato kane thyer te gjithe kufinjte qe mund te paramendoje nje njeri, qe eshte rritur, shkolluar totalisht nen frymen e sistemit perendimore....tash varet se cilet kufinje kane thyer, aspak ata te intelegjences, por......
shpesh duke shikuar tv-shqiptare, çfaredo kanali çofte, mendon njeriu te shohe nje film pornografik e jo nje tv-shqiptare....

kaq per kete radhe

gjithe te mirat

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Mo, 20. Mär 2006, 22:21

Përshendetje Ikona

Jam munduar të kap një tem që për mendimin tim është e një rëndësie te veçantë. Duke qen se femija edhe bilogjikisht eshte me shum i lidhur me nënën e qe nenkupton se edukaten e pare femiu e merr po nga nena, atëher kjo tregon se sa e rëndesishme dhe sa domethense është te investohet ne emancipimin e femres. Pra nuk mund te presim shume nga gjeneratat e ardhshme nese ne nuk investojme ne edukimin e tyre qe fillimin e ka tek emancipimi i nenave te tyre. Fatkeqeisht te ne kjo nuk po ndodhe dhe natyrisht se ketu ndikojne nje mori faktoresh siç e ke permend edhe ti, problemi social, ekonomia e pazhvilluar e shume faktore tjere por qe une do te shtoja se te gjitha keto jane te nderlidhura ne menyr indirekte me emancipimin e femres apo me poziten e femres ne shoqeri. Konsideroj se nje shoqeri qe nuk e ka te emancipuar femren, ajo shoqeri eshte akoma ne kerkim te identitetit te saj, e ketu kuptohet , gjithmon merret per baze shumica absolute....Më vjen mire qe edhe ti e ke kuptuar shume mire problemin dhe e trajton ne menyr objektive, ashtu si ti i ke pare vete ngjarjet. Nese nuk mund te kontribojme me metoda tjera ateher te pakten duhet ta themi te verteten ashtu si eshte dhe kjo shenon nje kontribut sado te vogel. E keçja nuk menjanohet nese nuk flitet per te....Shpresoj qe nej dite femra shqiptare te merr fatin e saj ne duart e veta...Vetem ateher do te kuptojme me mire se çfar do te thot te jesh i lire....
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Albana
Member
Beiträge: 56
Registriert: So, 05. Mär 2006, 20:43

Emancipimi i femres

Di, 21. Mär 2006, 10:58

Rasti me i fresket eshte fakti i kryekuvendares se parlamentit shqiptar ne Shqipri Josefina Topalli e cila pas 3 mujave ne kete psot kercenohet me format me te vrazhda nga opozita per te e shkarkuar.......Kjo mendoj se nuk do ndonje koment apo jo....[/color][/quote]


Nuk jam shume e sigurt se shembulli qe ke marre i pershtatet temes se hapur. Opozita nuk eshte ngritur kunder Topallit sepse kjo eshte femer (opozita e votoi Topallin sebashku me poziten ne postin aktual), por sepse kjo, sipas opozites, nuk po respekton rregullat e lojes. Pak rendesi ka ne se kjo eshte e vertete apo jo, Topalli eshte pjese e lojes politike shqiptare dhe do ishte perballuar me te njejten situate edhe po te kishte qene burre. Sepse, strategjia aktuale e opozites shqiptare quhet: Bllokim parlamenti.

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Di, 21. Mär 2006, 11:52

Ju keni te drejte por po te logjikonit pak me thell gjithnje duke patur parasysh raportet gjinore ne shoqerine tone qe prej kohrave te mehershme ateher mu per faktin se kryekuvendarja ne kete rast i takon gjinis femrore do te duhej te gjendeshin forma dhe menyra tjera me adekuate te bllokimit te punes ne parlament ne menyr qe kjo mos te kuptohej ndryshe...Une nese do te doja te bllokoja punen ne parlament nuk do te kerkoja menjeher dorheqjen e kryekuvendares por do te gjeja nje forme tjeter me te pranueshme, kurse sa i perket asaj qe ju thuani " se kjo do te kishte ndodhe ne kete rast edhe sikur te kishte qen burre" une po dyshoj pak ketu sepse kjo nuk ka ndodhur me pare per aq sa di une psh. me Servet Pellumbin...!!! Por mbase do te kishte mundesi te ndodhte sikur ne kete rast ne vend te Servetit do te ishte nje Servete apo nje Pellumbeshe...Une po te kisha qen femer do te kisha ber nje revolucion ne shoqerin tone e pse jo nje 8 Mars te dyte...Njeriu lindi i lire ne kete bote dhe secili duhet te jetoj i lire e te mos ndihet i shtypur ne anje menyre nga askush tjeter...Mendoj se dikriminimi fillon qe ne momentin e pare kur thuhet se : Natyra ka krijuar keto dallime duke i dhen mashkullit fuqine e femres ndjeshmerine dhe bukurine....Kjo i sherben diskriminimit ...Mjafton te shohesh sot edhe ne boten perendimore ku ka barazi gjinore dhe ku femrat kan pozicone dhe kan ber karriere te bujshme prap se prap ato fitojne me pak se meshkujt qe jan ne pozita te njejta.....Ndoshta nej dite do te jet ndryshe nga çeshte sot, ndoshat do te jet ashtu si une mendoj .......
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Ikona
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 311
Registriert: Mi, 01. Mär 2006, 12:01

Fr, 31. Mär 2006, 19:35

Une thjesht mendoje keshtu,

te jesh femer shqiptare dhe te arritesh ne ndonje post politik, para se te marre nje post ne jeten publike duhet kete plotesuar keto norma me sa vijojne:

1. te kete lindur ne nje ujdhese te panjohur nga civilizimi njerezor shqiptar
2. te mos jete e infektuar nga ligjet e rrethit
3. te kete jetuar ne vitrine me xham antiplumb, ku nuk mund ta kete preke dore njeriu...
4. nese i ploteson keto kushte, athere lirisht mund te futet ne arenen politike dhe shoqerore, por edhe per ketu i duhet nje KARAKTER me imunitet te forte, ne menyre qe t´iu rezistoje thashe e themeve....se pa "teftishuar" nuk mund te mbijetoi njeriu yne i zakonshem shqiptar.....

gjithe te mirat

Zurück zu „Shqip“