Seite 1 von 1

Frohe Weihnachten ->

Verfasst: So, 25. Dez 2005, 9:30
von harabeli
ein sehr mutiger und richtiger schritt, falls überhaupt wahr!

http://www.balkanweb.com/rajoni/lajm35.html

Misteri: Presidenti Rugova, i pagëzuar
nga Papa Gjon Pali?

25 Dhjetor, 01:00
Nga Gazeta Shqiptare


PRISHTINE (25 Dhjetor) - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i konvertuar prej vitesh në besimin katolik, është pagëzuar në kushte shumë sekrete nga Papa Gjon Pali II. Këtë e bëri të ditur dje gazeta kosovare “Lajmi”, e cila ka siguruar informata shumë sekrete nga Vatikani lidhur me çështjen. Sipas gazetës, edhe pse konvertimi i Rugovës në katolik, dukej për shumë kohë si i pakapshëm për një pjesë të madhe të opinionit në Kosovë, kjo është më se e vërtetë. Burime të gazetës “Lajm” nga Italia, thonë se Ibrahim Rugova ka qenë në Vatikan në vitin 1994, i pranuar nga Papa Gjon Pali II. Sipas të dhënave, më datën 24 prill 1994, kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova është regjistruar si katolik në librin e amzës numër 4 me emrin, Pjetër Rugova. Burimet thonë se pagëzimi mund të jetë bërë nga vetë Papa Gjon Pali II. Ndërkohë, rishikimi i librit të pagëzimit për ta verifikuar këtë, ishte i vështirë, pasi Roma ka rreth 930 kisha, ndërkohë librat e pagëzimit për të tilla raste, janë sekrete. Ajo që e forcon edhe më shumë mundësinë e pagëzimit të presidenti Rugova si dhe mbajtjen sekret të kësaj procedure, është se në çastet e takimit me Papën, Rugova nuk ka qenë i shoqëruar nga askush. “Kjo mund të jetë çështje sekrete midis tyre”, - thonë burimet. Nëse Rugova është pagëzuar, burimi nga Vatikani thotë se mund të ketë marrë emrin e Pjetër, si simbolikë e gurit të parë të kishës katolike. Kërkesa e tij për vënien e gurthemelit të katedrales në qendër të Prishtinës, dëshmon simpatinë e Rugovës për fenë katolike. The Institutin për Inxhinieri të Termeve dhe Sizmologjisë të Shqipërisë nga Shkupi. (Gazeta Shqiptare/Balkanweb)