Të hakmerresh në një monolog…
Në një monolog idhnak , vërtitur protezave.
Aty në mes të pikëpyëtjeve dhe pikëcuditjeve, të rrigjesh motivin e humbur, e ta pastrosh.
Ti heqësh koracën e mykut mllefëtar, ti largohesh vetvetes, e ta shohësh së largu, si një fantazëm sipri… Ta ndiesh erën e së vërtetës nëpër flegra, të shkundësh emocionin e të kthehesh në një statujë. Atëherë , statujë e bardhë nis monologun…
Atë të vërtetin, të drejtin, hakmarrësin ndaj atij që kurrë se dëgjoi.
Bukur…shpesh dialogu ndihmon “armikun”, jo vetveten…
Kjo është zgjidhja: Eureka…Monologu im I hakmarrjes!
