Seite 1 von 1

Ja pse serbët i quajmë shkije

Verfasst: So, 19. Okt 2014, 16:52
von Illyrian^Prince
Tregu i librit shkencor sapo u pasurua me një studim të ri etnolinguistik: “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë”, i Bardhyl Demirajt, nga Shtëpia botuese Naimi.
Ai studion emrin shqa me të cilin shqiptarët kanë emërtuar fqinjët sllavë qysh nga kontaktet e para me ta e deri në kohën tonë, kur ky emër ka mbetur tashmë në përdorim të ngushtë krahinor e madje nuk është përfshirë as në fjalorët e shqipes së sotme.

Autori sjell një material të përmbledhur dokumentar dhe të dhënat dialektore rreth përhapjes dhe përdorimit të këtij emri etnik, së bashku me çerdhen e tij leksikore në të gjitha trevat e shqipes, ku vihen re dukuri fonetike dialektore të vjetra, si ruajtja, përkatësisht zhvillimi i grupit bashkëtingëllor /kl/: shkla (arbërishte e Greqisë, e Italisë, e Ukrainës), shkjâ (geg. veriore), shqa (geg. jugore, tosk.), si dhe kuptime të ndryshme nëpër dialekte (“sllav i Jugut”; “malazez”; “serb”; “bullgar [= maqedonas]”; “sllav ortodoks”; “grek” te arvanitasit e Greqisë) ose në përdorime të kufizuara e të rralla (si p.sh. kuptimi “shërbëtor” në ndonjë shprehje popullore).

Një aspekt i rëndësishëm i studimit është edhe hetimi i prejardhjes së fjalës, nëse është huazim nga greqishtja bizantine (Miklosich) apo latinishtja mesjetare (Meyer), ku mbështetet teza e latinishtes, edhe me një argument të ri të ndërtimit të trajtës së femërores së fjalës (shkinë, shqinë, shqirë, shklirë “sllave”) nga një bazë paradialektore e cila nuk mund të shpjegohet veçse si huazim nga latinishtja.

Studimi ndalet edhe në disa shndërrime kuptimore që ka pësuar emri shqa ndër shqiptarët në hapësirë dhe kohë. Një vëmendje e veçantë i kushtohet përdorimit që ka fjala shkla në ngulimet arbërore në Greqi, ku emri etnik shënon fqinjët grekë dhe ndajfolja shklerisht gjuhën greke. Pjesa përmbyllëse u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me historinë e brendshme të fjalës në shqipe, ku ndërthuren vështrimi gjuhësor-historik me atë etnolinguistik, hulumtimi i etnogjenezës së popullit shqiptar dhe i marrëdhënieve të tij me fqinjët sllavë.

Nga analiza e tufës së tipareve identifikuese që përmban shenjuesi shqa ndër shqiptarë vërehet se janë të njëjtat tipare, por të përkundërta, që karakterizojnë shqiptarët, duke u dalluar kështu si entitet etnik-kulturor i veçantë në Ballkan e në diasporën historike shqiptare. Përfundimi i shtjellimeve thekson faktin se në kohën e dyndjeve sllave në Ballkan, nën rrezikun kërcënues të zhbërjes kulturore-etnike të gjithë Ballkanit, ishte ngjizur ndërkohë vetë etnogjeneza shqiptare, dhe se shënjuesi shqa ndër shqiptarë, qysh para shpërnguljeve arvanite drejt jugut të Greqisë, fitoi edhe kuptimin e “fqinjit joshqiptar” me të cilin shqiptarët e Greqisë emërtuan pastaj fqinjët grekë. /Milosao/

Ne i quajm shkije edhe Malazezet si dhe Sllavo-Maqedonasit.

Re: Ja pse serbët i quajmë shkije

Verfasst: So, 19. Okt 2014, 16:59
von TiranaAlb
Vetem Kosovaret dhe Shqiptaret Maqedonasit perdorin kete fjale.

Re: Ja pse serbët i quajmë shkije

Verfasst: So, 19. Okt 2014, 17:10
von Illyrian^Prince
Lexo edhe njeher tekstin, flm.

Re: Ja pse serbët i quajmë shkije

Verfasst: So, 19. Okt 2014, 17:16
von TiranaAlb
Illyrian^Prince hat geschrieben:Lexo edhe njeher tekstin, flm.

E lexova. Po ska gje, vetem jo perdorni kete fjal.

Re: Ja pse serbët i quajmë shkije

Verfasst: So, 19. Okt 2014, 17:21
von Illyrian^Prince
Perdoret ne gjith Shqiperine, po me shum ne trevat veriore.

shkla (arbërishte e Greqisë, e Italisë, e Ukrainës)
shkjâ (geg. veriore)
shqa (geg. jugore, tosk.)

Sogar Sami Frasheri erwähnte jene
"...Po me të qënë që sot flasinë serbisht, quhenë Shqeh e jo Shqipëtarë; se gjuha ësht, e para shënj e të çquarit të kombevet."

Re: Ja pse serbët i quajmë shkije

Verfasst: So, 19. Okt 2014, 17:27
von TiranaAlb
Illyrian^Prince hat geschrieben:Perdoret ne gjith Shqiperine, po me shum ne trevat veriore.

shkla (arbërishte e Greqisë, e Italisë, e Ukrainës)
shkjâ (geg. veriore)
shqa (geg. jugore, tosk.)

Sogar Sami Frasheri erwähnte jene
"...Po me të qënë që sot flasinë serbisht, quhenë Shqeh e jo Shqipëtarë; se gjuha ësht, e para shënj e të çquarit të kombevet."

Lere Sami Frasherin, se para me shum se 100 vjet ka qen i gjalle.

Vetem Fjallen Serbe ne e kemi. As shkla shkja ose shqa. Shkodranet prap e kan fjalen Serb.

Re: Ja pse serbët i quajmë shkije

Verfasst: Do, 23. Okt 2014, 12:57
von Alket
Shka burron nga fjala latine Sklavus, cilja nuk perdoret thjesht per "sllavet" po per te gjith "tjeret", edhe nje shqiptar armik mundet, edhe thirret bili "shka".
Per gjyshen time te gjith popujt, me sllav me gjermon ishin "shka"

Pershkak afersies me popujt sllave ne veri si edhe pershkak ndikimit te madh latine ne dialektin gege, "shka" perdoret deri sod dhe njifet me se shumti ne veri te shqipnies, ne malzi, kosove dhe maqedoni.

nje shembull tjeter: Si i kosoves, fjalen "qelesh" per Plisin e kam ndegju se pari para 5 vjet, se ne dialektin geg perdoret fjala latine "plis".

Re: Ja pse serbët i quajmë shkije

Verfasst: Di, 28. Okt 2014, 0:05
von Illyrian^Prince
Thomas Preljubović

Thomas Preljubović oder Thomas Komnenos Palaiologos (gr. Θωμάς Κομνηνός Παλαιολόγος, serb. Toma Preljubović; † 23. Dezember 1384) herrschte als Fürst in Epirus von 1366 bis 1384.

Geboren wurde er als Sohn des serbischen Woiwoden Preljub, einen der bedeutendsten Heerführern des Kaisers Stefan Dušan. Als Mutter wird in verschiedenen Quellen Irene, eine Tochter Stefan Dušan', zitiert. Andere Quellen nennen seine Mutter eine Griechin.

Sein Vater Preljub bekam von Stefan Dušan die Statthalterschaft über Thessalien. In Thessalien schloss sich Thomas Preljubović der Partei von Simeon Uroš Palaiologos an und heiratete dessen Tochter Maria. Er wurde zum Gouverneur von Ioannina ernannt, das er gegen ansässige und teils plündernde albanische Stämme zu verteidigen hatte. Sein rigoroses Vorgehen gegen die ansässige Bevölkerung brachte ihm Kritik seitens lokaler albanischer Fürsten, auf dessen Unterstützung er angewiesen war. Um 1366 übernahm Thomas die Herrschaft in Epirus und machte sich de facto selbständig von seinem Schwiegervater Simeon, der in Thessalien herrschte. Als der Druck lokaler albanischer Fürsten und Stämme auf seine Herrschaft stiegen, wandte sich Thomas an die Osmanen und erkannte deren Oberhoheit an. Mit osmanischer Hilfe ging er noch rigoroser gegen die albanische Bevölkerung vor, was ihm den Beinamen Αλβανοκτόνος, Albanerschlächter, brachte. Am 23. Dezember 1384 wurde Thomas Preljubović schließlich von seiner eigenen Garde ermordet. Seine Frau Maria herrschte mit Hilfe ihres Bruders Jovan Uroš in Epirus bis etwa 1385, danach heiratete sie Esau de Buondelmonti.

Thomas Preljubović gilt als der tyrannischste Fürst am Vorabend der osmanischen Eroberung und symbolisiert den staatlichen und gesellschaftlichen Zerfallsprozess jener Zeit.

Zur Erinnerung - die Schlacht auf dem Amselfeld im Kosovo fand 1389 statt. 1448 gab es ja die zweite Schlacht auf dem Amselfeld, die von einem Serben gestört wurde. Jahre später unterdrückte wieder ein Serbe,Omar Pasha, einen grossalbanischen Aufstand gegen das türkische Reich.