Könntest du mir diesen Song übersetzen. Finde eben nicht die richtigen Wörter im Deutsch.
Shkurte Fejza - Moj Europë
Moj Europë unë po t’shkruej letër
si shqiptar i Shqypnisë s’vjetër,
djemtë e mij si janë me sh’net?
mirë e din që i kam n’kurbet.
Moj Europë o floktë me thîja
a i man mend o trojet e mia?
a i man mend o, shqiptar’t mej votër?
Hapi letrat që i ke n’Londër.
Prej kufinit që m’ke nda
m’ke lanë jashtë motër e v’lla,
m’ke lanë nipa o, e m’ke lanë mesë
ma ke nda shqipen n’dy pjesë.
Hera par’ o, nuk asht që t’shkruej
padrejtsit’ moj, edhe sot po i vuej,
n’qoftse don o, qet’si n’ Ballkan
duej shqiptar’t o, si shpirtin tan.
Drita e diellit boll m’asht nxi
çdo ditë pyes o, për djemt’ e mij,
n’Amerikë o, Francë e Angli
n’Danimarkë o, në Gjermani.
Besa n’Zvicër o, e n’Itali
n’Bullgari o, e n’Rumani,
n’Argjentinë o, e n’Norvegji
në Brazil o, e n’Australi.
Amanet pash’ besën e zotit
bashkoj djemt’ e Kastriotit,
vetë që i ndave dikur moti
Kurrë s’na u thanë pikat e lotit.
unë k’saj letre që po t’shkruej,
me shqiptarë ti, Europë mos luej.
N’qoft’se shqipes krahun ia thanë
ujt e zi do ta qes n’Ballkan.
