egnatia hat geschrieben:Faleminderit Sandy!
Disa emra të përmendur si: Verriu i zi, Urthi (Urdhi?), Lisen nuk i kam dëgjuar. Do të më interesonte shumë të dija si quheshin dhe në latinisht, nëse janë të shpjeguar /dhënë në atë libër.

Verriu i zi (Alnus glutinosa)
pershkrimi botanik: gjethet femerore dhe bocet mbi bishta e gjate. Gjethet 4-10 cm te rrumbullaketa ose vezake te permbysura, ne maje te rrumbullakuara ose anengrena, me 5-6 pale nervura. Shkurre deri ne 25-30 cm. Gjendet buze ujrave e ne mocalishte, duke formuar vende- vende verrishte. Eshte nje shkurre ose dru me levore te murret, i zakonshem tek ne deri ne 1600 m lartesi.
Urthi (Hedera helix)
Bime kacavjerrese e drunjezuar. Gjendet kudo ne pyje me hije ne shkembinj e mure e aty ketu e kultivuar si bime zbukuruese. Gjethet te kembyera, me forma te ndryshme, te gjelbra te theksuara 4-10 cm, me 3-5 vriguj, lekurore. Lulet te vogla te gjelbera te renditura ne ombrella te thjeshta. Lulezon ne shtator- tetor.
Lisna (Thymus serpillum)
Eshte nje bime barishtore shumevjecare. Gjendet ne vende te thata gurishtore dhe ne vende te veshura me bar, nga fusha deri ne vende malore. Ka kercell shume te degezuar qe zvarritete pe toke por me degeza te shumta qe ngrihen perpjete te pajisura me gjethe vezake te zgjatura ose heshtake dhe me lule te vogla manushaqe, te kuqerreme (rralle te bardha) te renditura ne vile te rreme, te afruarshme nje kaptine te nderprere; eshte shume aromatike; lulezon thuajse tere veren.