Seite 3 von 3
Verfasst: Di, 20. Apr 2010, 8:33
von kleshtrimania
Ok. FLM
Vjersha per femije - Ndre Mjeda
Verfasst: Fr, 30. Jul 2010, 8:22
von egnatia
Guxo!
Lundërtari që s'rezikohet
Kur asht deti shkum' e valë,
Vetë me vedi mos t'ankohet
Se i shkoi dita pa fitim.
Tuj u tall' e tuj pritue
Kurrgjasend nuk qitet n'dritë;
Çfarëdo sendi me fitue
Trymni lypet e guxim.
I forti ndër të vshtira të pameritueshme
Zemërforti e zemërtrimi
Ngatherë duket kur s'a prekë
Pagjenmbrenda aspak idhnim
Pse pa faj i bie me hjekë.
Pjesë nga shkrimet e autorit Ndre Mjeda
Vazhdim i pjeses Gishto Trimi
Verfasst: Mo, 22. Nov 2010, 13:45
von egnatia
Vazhdim i pjesës Gishto Trimi
Gishtoja në rrugë
Teta Leta po ecte rrugës. Ec e ec e ec... kur dëgjoi se dikush po qante:
-Iiiii! Iiiii!
Teta Leta shikoi anës, por askush nuk ishte. Kur "pët-pët-pët!" pranë iu afrua një njeri i vogël, i vogël sa gishti i Joridës.
- Ja, kaq, babi!
- Aq, xhan i babit, aq! ... Po ky Gishtoja flokët i kishte të kuq.
Jorida lëshon në jastëk kokrrën e lajthisë dhe shpejt përplas duart:
- Gishto Gishtuqi, Gishto Gishtuqi!"
-"Po i kujt je ti?"- e pyeti teta Leta.
- "Unë jam Gishtoja i..."
- I Albanës, babi! - thotë Jorida shpejt e shpejt, që unë të mos përmend emrin e saj dhe, si merr kokrrën e lajthisë nga jastëku, shtrëngon gishtin e madh, poshtë katër gishtërinjve të tjerë të dorës, që të mos i futet në gojë.
- "Po jam Gishtoja i Albanës... Albana më thithi... dhe unë u hollova dhe u këputa...iiii!" - qante Gishtoja me lot, si zogu që qan "ciu-ciu-ciu!"
- "Hesht, mos qaj!"- i tha teta Leta dhe e mori Gishton dhe e vuri tek dora e vet: Gishtoja kishte dy duar të vockla, dy këmbë të vockla, dy sy të veckël, të veckël... dhe flokët i kishte...
- Hihihi!... Të kuq,- qesh Jorida.
Ec e ec e ec... dhe Gishtoja"pshau! pshau!" nxori shaminë e vogël dhe e vuri para gojës.
- Shamizën, - shpjegon Jorida
- "Më ka zënë rrufa, - tha Gishtoja, se atje te goja e..."
- E Albanës, babi!
- E Albanës, Jorida, te goja e Albanës Gishton e kishte zënë gripi, se qëndronte gjithmonë në lagështirë dhe, kur doli që andej, u ftoh. Gishtërinjtë e tjerë të Albanës nuk u ftohën, se ata rrinin gjithmonë në ajër të pastër dhe në rreze të diellit.
Po teta Leta i tha:
- "Ti Gishto, bëre një gabim tani..." Gishtoja hapi syçkat dhe po qeshte:
- "Hihihi!" - dhe dy dhëmbëzit e parë i dolën jashtë.
Dhe Jorida hap syçkat.
- "Pse teta Leta, bëra gabim?!"- tha Gishtoja dhe u skuq nga turpi.
- Nuk nxorri shamizën dhe pastaj të... të... të "pshë!" - thotë Jorida dhe qesh, se nuk e di të thotë "të teshtinte".
Pastaj teta Leta e mblodhi Gishton me shaminë e pastër, por harroi dhe e futi Gishton në xhep.
- Obobooo! ... Po pastaj, babi?!
Verfasst: Di, 23. Nov 2010, 16:39
von egnatia
Në xhep të teta Letës
Teta Leta harroi dhe e futi Gishton në xhep. Aty ishte errësirë e madhe, se nuk kishte dritë elektrike, si në pallat... Pastaj aty bërtit e bërtit Gishtoja, sa i dolën djersët, po zëri nuk i ndihej. Bobo! Qaj e qaj Gishtoja, po asnjeri nuk e dëgjonte. "Vët e vët!" Gishtoja të ngjitej lart nëpër astar të xhepit, por pësëri rrëshqiste në fund, se ishte mbledhur me shami. Pastaj Gishtoja hapi pakëz shaminë dhe "fësht!" doli që andej dhe "fësht!" nxori shamizën e vet dhe "fët e fët" fshiu djersët.
Aty, te xhepi, teta Leta kishte dhe një laps të vogël. Gishtoja e mori lapsin dhe "hë e hë!" deshi ta ngrinte, po nuk po e ngrinte dot, se ai ishte i vogël dhe lapsi i dukej si një shtyllë, si dru i trashë pa dega, që gishtoja nuk e ngrinte dot. Hë, sa e ngriti pak dhe e lëshoi menjëherë, se ishte i rëndë dhe, kur e lëshoi, i zuri këmbën.
Obobooo, Gishtoja!
...
Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: So, 10. Nov 2013, 12:00
von egnatia
E mira dhe fidani
Fatush Shegani u kthye në shtëpi i mërzitur. E ëma. Mirësija, e kuptoi se i biri kishte një brengë. E thirri pranë, e përkëdheli si të ishte ende i mitur, dhe ai ia hapi zemrën.
- Eh, moj nënë, - i tha Fatushi dhe i vuri kokën në gjoks.
- Çatia po na kalbet dhe nuk gjeta dot një usta për ta rregulluar.
- Do gjesh, bir, do gjesh, - ia ktheu e ëma për ta qetësuar.
- Po fundja... i futemi dhe vetë. Shokët do të të ndihmojnë.
- E kam një mendim, nënë, - vazhdoi Fatushi. - Do shkoj t'i kërkoj ndihmë Gjeloshit.
- Po pse Gjeloshit o djalë?! ...
- Se atij, një vit më parë, i kam bërë një të mirë. e ndihmova dy ditë e dy net për të hedhur soletën e dyqanit. I bëra nder, e do t'i kërkoj të ma shlyejë.
- Jo, biri i nënës, jo! ... Mos e bëj atë turp! ... E di si thotë një fjalë e mençur e popullit? Dëgjoje, zemër, dhe mos e harro kurrë: " Ai që bën një të mirë sot dhe e kërkon nesër, është njësoj si ai që mbjell një fidan sot dhe e shkul nesër." Më kuptove, Fatush?!...
Lëre "fidanin" që mbolle të rritet e të gjelbërojë! ...
Fatushi u skuq. E pushtoi të ëmën fort e fort, e puthi e i tha:
- Ah, sa e mirë je, moj nënë!
Fjalët e saj i pushtuan zemrën, dhe ai e kishte zemrën të mirë, si Mirësia.
Thonë se Fatushi iu fut vetë punës për rregullimin e çatisë. S'pati nevojë të kërkonte ndihmë. I erdhën vetë gjithë shokët dhe, i pari midis tyre, Gjeloshi.
Nënë Mirësia kishte pasur të drejtë.
Pjesë nga libri "PELLUMBI me fjongo të kuqe" i autorit Bardhyl Xhama
Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: So, 10. Nov 2013, 18:08
von shqiptare
@egnatia
a e njeh ferhat cakerrin?
Me duhet vjersha si vjersh apo librin per nje bukuroshe te vogel

Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: Di, 12. Nov 2013, 20:48
von egnatia
shqiptare hat geschrieben:@egnatia
a e njeh ferhat cakerrin? Me duhet vjersha si vjersh apo librin per nje bukuroshe te vogel

Nuk e njoh këtë autor, ndoshta dikush tjetër në forum. Unë mund të ndihmoj me ndonjë vjershë tjetër.
Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: Mi, 13. Nov 2013, 0:11
von pranvera13
HARABELI I URITUR
Harabeli:
Ciu-ciu
Ka rënë borë
Cucë e mirë
Ke bukë në dorë?
Cuca:
Unë të dua
Harabel
Kam ca bukë
Kam ca mel
Harabeli:
Ciu-ciu
Cucë e mirë
Falemnderit
Dritë e dëlirë!
Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: Mi, 27. Nov 2013, 20:11
von egnatia
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Sot, kur shkonim për në shkollë,
Pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Ç’ke harruar në shtëpi?
Mos vallë stilolapsin,
Mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?
Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gjë s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.
Autori: Tahsim Gjokutaj
Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: Mo, 06. Jan 2014, 13:06
von Florim
Oj shqiptare, më ra në dorë ky libër e mu kujtove ti
Përshëndetje
Florimus
Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: Mo, 06. Jan 2014, 23:32
von shqiptare
Po ku e gjete kete liber?
Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: Di, 07. Jan 2014, 13:30
von Florim
shqiptare hat geschrieben:Po ku e gjete kete liber?
Ciao Shqiptare
Rastësisht. Është një përmbledhje vjershash për klasën e 5 në Maqedoni.
Përsh.
Florim
Re: Vjersha dhe tregime per femije
Verfasst: Do, 12. Mai 2022, 20:43
von egnatia
Manushaqes
Manushaqe e vogël
Lulëzon në ferra,
Lajmëron gjithë botën
Se erdhi pranvera.
Manushaqe e vogël
Unë të dua shumë;
Mos e ul ti kokën.
Mos u tremb nga unë.
Manushaqe e bukur
Mos u dridh në ferrë:
S’vij për të këputur,
Vij të të marr erë.
Shkruar nga Adelina Mamaqi