Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4825
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Tirana kryeqendra më e ndotur në Evropë

Do, 04. Mai 2006, 18:47

Kryeqendra shqiptare është kryeqendra më e ndotur në Evropë, lajmëroi drejtori i Agjencisë për ambient jetësore në Tiranë Ilir Bala, duke shtuar se Tirana është dhjetë herë më e ndotur nga mesatarja evropiane.

Sipas Balës, arsyeja kryesore për ndotjen e madhe të ajrit në Tiranë është shfrytëzimi i naftës së automobilave që është ndaluar për përdorim në Bashkimin Evropian, gjendja e keqe në rrugë, si dhe dinamika e madhe e ndërtimit.

Mediumet shqiptare pohojnë se nafta e ndaluar edhe krahas efekteve jashtëzakonisht të këqija mbi ambientin jetësor, në Tiranë është në përdorim masiv. / 03 05 2006/V.H.

8) 8)

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Tirana kryeqendra më e ndotur në Evropë

Do, 04. Mai 2006, 22:01

Illyrian^Prince hat geschrieben:Kryeqendra shqiptare është kryeqendra më e ndotur në Evropë, lajmëroi drejtori i Agjencisë për ambient jetësore në Tiranë Ilir Bala, duke shtuar se Tirana është dhjetë herë më e ndotur nga mesatarja evropiane.

Sipas Balës, arsyeja kryesore për ndotjen e madhe të ajrit në Tiranë është shfrytëzimi i naftës së automobilave që është ndaluar për përdorim në Bashkimin Evropian, gjendja e keqe në rrugë, si dhe dinamika e madhe e ndërtimit.

Mediumet shqiptare pohojnë se nafta e ndaluar edhe krahas efekteve jashtëzakonisht të këqija mbi ambientin jetësor, në Tiranë është në përdorim masiv. / 03 05 2006/V.H.

8) 8)
eshte fakt,qe ajri ne tirane eshte tejmasa i ndotur,por eshte problematike te besh shprehje te tilla pa patur asnje fakt nga perqindja e gazerave CO2,apo gazerave te tjera,qe demtojne ozonin...nga ana tjeter eshte normale qe ambientalistet e teprojne nga nje çike(qe eshte mire,per te rritur ndergjegjen e drejtueseve te makinave)...ama vete nga fakti,qe ne shume vende ish-sovjetike si ne ukraine ose ne vende te ish-bllokut socialist akoma jane ne perdorim fabrikat e vjetra,qe prodhojne dhjete here me shume ndodtje(nje fabrike ne nje qytet prodhon dhjete here me shume ndotje)se sa te gjithe makinat ne tirane...plus nafta ne eu nuk eshte ndaluar,por jane vene standarde me te rrepta!!!

ruk
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 224
Registriert: Mi, 03. Nov 2004, 12:34

Titel: Re: Tirana kryeqendra më e ndotur në Evropë

Sa, 10. Jun 2006, 19:35

Jam dakort me ate qe thate per ndotjen e ajrit te Tiranes. Nje problem tjeter i Tiranes eshte qe per shkak te maleve dhe kodrave qe e rrethojne qytetin ajri i ndotur mbetet atje. Po te ishte ne fushe apo buze detit, situata do te dukej pak ndryshe.

Megjithate problemi i ndotjes se ajrit dhe se natyres eshte shume i madh dhe duhet zgjidhur patjeter. Por kjo gje duhet te filloje tek njerezit dhe jo tek politika.

ruk

Zurück zu „Shqip“