altruisti hat geschrieben:Te flasesh e te shkruash per te mbrrimet e nje shoqerie mjafton te shikosh poziten e femres ne ate shoqeri. Kur them keshtu mendoj se pozita e femres ne shoqerin shqiptare nuk gezon respektin e duhur. Perderisa ne Shqipri egziston bindja se mund te flitet per nje pozit me te avancuar te femres ne shoqeri por qe prap ne krahasim me normat evropiane mbetet shum per tu bere, ne pjeset tjera jashte Shqiprise e sidomos ne Kosove, Maqedoni femra eshte thujase ne shume fusha e privuar nga e drejta e saj me elemntare, ani pse koheve te fundit e veçmas pas luftes verehen trende pozitive, por prap se prap ne kete fushe kemi ngecur shume. Per tju ftuar ne kete debat do e citoj fjalet e te madhit NOL i cili ne nje rast thot: "Shqiptaret do te gezojne lirine e plote vetem ateher kur femra shqiptare do te ket vendin ne parlament". Pra kuptohet se ne kete rast gjerat nga ateher duket se kan ndryshuar se paku nga pamja optike porse ne realitet nuk kemi ndryshim radikal te pozites se femres ne shoqerin shqiptare. Eshte fakt se kemi femra ne parlament por ato kan rolin e marionetave (kukullave). Si mendoni ju dhe ju lutem te jeni ne vlersime sa me realë e jo te niseni vetem nga raportet gjinore ne familjet tuaja apo rrethin tuaj, fjalen e kam per poziten e femres ne shoqerin shqiptare...Falemnderit
pershendetje i nderuar Altruisti,(me paska marre malli te lexoje nje tekst me nje shqipe te kulluar)
padyshim se shkrimi Juaj eshte per çdo respekt. Ne nje shoqeri, e sidomos ne ate shqiptare, nuk mund te arrihet nje zhvillim moderat, nese niveli dhe pjesemarrja e femres ne institucione dhe me gjere nuk eshte ne nivelin e duhur, ose te them thjesht nen nivel....
Ky fenomen, sipas mendimit tim, mund nderlidhet me fejen masovike qe kane shqiptaret, pra ate islame, ndersa fenomeni tjeter eshte aspekti ekonomik dhe social... duke shkuar nga ajo, qe femra duhet qene fuqi punetore e zellshme sipas kanuneve dhe tekeve te burrit, nen kanunet dhe teket e vellaut me te madh apo me te vogel ne moshe, si nje fuqi, e cila eshte e destinuar vetem per shtim biologjik... Ne te shumten e rasteve, apo thjesht, cka une kam arritur te studioje gjat qendrimeve te mia ne kosove, problemi kyq eshte ai finaciar, edhe nese nje femer posedon diplome fakulteti, poqese ajo nuk eshte e punesuar, detyrohet t´i nenshtrohet rrethanave te padashura, vetem e vetem se nuk ka se ku te shkoje, meqe tek familja e babait nuk eshte e mireseardhur...
ndersa per femren shqiptare ne maqedoni, kam fjalen per ate qe nuk ka pasur fatin te ec me kohe, ajo nuk di me shume pos dy rruge, njeren qe shpie tek shtepia e babait, dhe tjetren tek ajo e burrit..
mandej egziston ajo kategoria femerore, e cila nuk njeh kurrefar morali si njerezore, njashtu edhe shoqerore....ato femra, te cilat kane pasur fatin te kene nje standard te mire ekonomik, ato kane thyer te gjithe kufinjte qe mund te paramendoje nje njeri, qe eshte rritur, shkolluar totalisht nen frymen e sistemit perendimore....tash varet se cilet kufinje kane thyer, aspak ata te intelegjences, por......
shpesh duke shikuar tv-shqiptare, çfaredo kanali çofte, mendon njeriu te shohe nje film pornografik e jo nje tv-shqiptare....
kaq per kete radhe
gjithe te mirat