Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Burrnesha shqiptare

Mi, 12. Mär 2014, 14:21

Në pamje të parë duket si një burrë i vjetër, por në të vërtetë fotot tregojnë një femër që jeton si mashkull në veri të Shqipërisë. Fotot janë realizuar nga fotografi spanjoll Luis Dafos, i cili ka marrë shkas nga historia e burrneshave për një reportazh të veçantë.

Të quajtura ndryshe edhe si “Virgjëreshat e betuara”, burrneshat presin flokët shkurt, vishen me rroba meshkujsh dhe marrin përsipër përgjegjësitë e burrit. Ndryshe nga femrat e tjera, burrneshat lejohet të pinë cigare, alkool, të mbajnë armë dhe të krijojnë lidhje shoqërore me burrat e tjerë.

Spanjolli Luis Dafos shkruan: “Në një familje ku nuk kanë mbetur më meshkuj, një nga femrat nis të sillet si mashkull për t’u bërë kreu i ri i familjes dhe për t’i dalë zot familjarëve.”

Fotografi ka biseduar me 92-vjeçaren Qamile Stema, e cila ka jetuar si burrneshë që në moshën 20-vjeçare. Ajo ka treguar se kjo ishte e vetmja mënyrë për të trashëguar tokën e familjes së saj dhe për të mbrojtur 9 motrat më të vogla pas vdekjes së babait. Qamilja është burrnesha e fundit në fshatin Baraganesh.

“Mendoj se gjithmonë kam qenë edhe grua, edhe burrë”, thotë Qamilja.

http://www.botasot.info/lifestyle/28092 ... -spanjoll/



---------------------------------------------

me ket plak, kit plak do te vdes ni tradit e vjeter........nje humbje e vertet kulturore, jo vetem per Shqiptarin por per gjith evropen.

Strellci i vertet
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Trim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 254
Registriert: Do, 24. Okt 2013, 10:07

Re: Burrnesha shqiptare

Mi, 19. Mär 2014, 22:51

Kjo eshte burrnesha e fundit e fshatit Baraganesh, por nuk eshte burrnesha e fundit ne veriun e Shqiperise.

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4413
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 21:27

Re: Burrnesha shqiptare

Mo, 16. Feb 2015, 0:45


Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Burrnesha shqiptare

So, 29. Mär 2015, 10:00

Disa foto shume interesante tek ky link: http://www.albanianphotography.net/mass ... _show.html
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Zurück zu „Shqip“