Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Das Projekt "Skopje 2014"

Do, 12. Dez 2013, 7:26

Xhaferri: Përmendorja e Car Dushanit, e kontestueshme

Mënyra e vendosjes së përmendores së Car Dushanit dhe mungesa e transparencës nga porositësit e tij ka krijuar konfuzion. Kështu ka deklaruar ALSAT M zv/kryeministri Musa Xhaferi. Sipas tij kjo është një situatë mjaftë e çuditshme dhe që përmendore sikur Car Dushani, kontraverze e llojit të njëjtë është edhe ajo e Car Samoilit, Marrshall Titos dhe disa të tjerave për të cilat njëjtë, askush nga autoritet nuk merr përgjegjësi se kush i ka porositur. Ai ka konfirmuar takimin e djeshëm më njeriun e parë të DBK-së Sasho Mijallkov por ka mohuar të ketë qenë takim zyrtar në të cilin është diskutuar mbi rastin e përmendores së Car Dushanit.

‘Në fakt unë nuk jam kompetent se çfarë mund të bëhet me atë duke pasur parasysh se ka shumë përmendore në Shkup, por ata të cilët e kanë bërë, e kanë ideuar, nuk e kuptojë logjikën pse para 1 jave apo 10 ditësh nuk thanë se në kuadër të shumë të figurave që për publikun në Maqedoni mund të jenë dhe janë kontraverze një prej tyre gjendet edhe përmendorja e Car Dushanit dhe e them shumë sinqerisht edhe unë jam befasuar pse askush nuk doli të thotë që në kuadër të ose ky institucion, qoftë edhe një komunë apo ndonjë OJQ dhe ky ishte defekti sipas mendimit tim. Po të hapet kjo temë që nuk është temë që mund ta hap unë, këtu është edhe Car Samoili, këtu ka edhe figura shumë të tjera që unë nuk i dijë dhe nuk dua as ti dijë dhe më mirë që nuk i dijë pasi nuk është një preokupim, këtu doli në atë mënyrë edhe përmendorja e Marrshall Titos për të cilën njëjtë askush nuk tregon se kush e solli dhe këto vakume shkaktojnë konflikte në publik’, tha Musa Xhaferi, zv/kryeministër.

Zv/kryeministri Xhaferi ka konfirmuar edhe vendimin e mbrëmshëm të kryesisë së partisë së tij për inspektimin e institucioneve dhe kompanive publiko shtetrëore mbi përfaqësimin e shqiptarëve.

‘Me ligjet e reja, gjegjësisht me reformën e administratës të cilat veç më janë në procedurë shtetërore dhe publike, ne kemi gjet modelet që kjo punë edhe të kontrollohet, kjo punë të vehet në sistem dhe jo të menaxhohet mbi bazat e vullnetit politik, mbi bazat e presioneve publike, mbi bazën e asaj se është një kërkesë edhe obligim kushtetues dhe ligjor por të gjenden mekanizmat të cilat e ndëshkojnë mos-respektimin’, deklaroi Musa Xhaferi, zv/kryeministër.

Prej kohësh ALSAT-M numëron shkeljet që institucionet e ndrshme i bëjnë përfaqësimit të shqiptarëve. Xhaferi tha se edhe kompanitë privato-publike janë të obliguara të respektojnë parimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat. Këtë shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike në vend ua garanton Kushtetuta. Valmir Kuçi
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Das Projekt "Skopje 2014"

Do, 12. Dez 2013, 7:34

Zhernovski: Përmendoret pa leje do të rrënohen

Kreu i Komunës Qendër Andrej Zhernovski paralajmëroi rrënimin e përmendores së Car Dushanit dhe 14 pwrmendoreve tw tjera tw vendosura nw mwnyrw tw paligjshme. Zhernovski u shpreh i prerë se të gjitha ndërtimet pa leje në territorin e Komunës Qendër, përfshirë edhe përmendoret, do të rrënohen.

“Duhet të largohet gjithçka që është vendosur ilegalisht në Komunën Qendër. Nuk do ti trajtoj përmendoret si diçka e veçantë. Vetën nëse punojmë parimisht mund ti ikim kurthit dhe shkopit ndër rrota që pushteti po tenton ta vë në komunën Qendër. Në fund të fundit do të shohim se kjo sjellje e qeverisë e cila nuk e di se kush e ka vendosur këtë përmendore do tu kthehet si bumerang”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Nga Komuna Qendwr njoftojnë se Komisioni i formuar ka konstatuar se këto përmendore janë ndërtime të egra dhe për to nuk ka kurrfarë dokumentacioni lidhur me porositësin, procedurat, sponsorin dhe çmimin e përmendoreve.

“Me vendim të vitit 2010 të Këshillit, duhej të vendosen 29 përmendore. Nëse tani shëtisni në Urën e civilizimeve do të shihni 38 përmendore, që do të thotë se nga ato që janë parashikuar nuk janë vendosur, por janë vendosur përmendore të reja”, u shpreh Katerina Canevska, zëdhënëse e Komunës Qendër.

Andrej Zhernovski gjithashtu konfirmoi se ka përfunduar procedura burokratike për 3 përmendoret shqiptare dhe ato do të vendosen së shpejti në kuadër të projektit Shkupi 2014.

“Nuk do të lejoj që këto 3 përmendore të jenë guri që do të na zë këmbën, jo vetëm mes kryesisë të Komunës Qendër, por as të bëhet temë ku mund të keqpërdoret situata ndëretnike në Maqedoni”, deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Komuna Qendër që më parë kishte informuar se Këshilli komunal kishte miratuar vendim për vendosjen e 29 përmendoreve në Urën Sy, mes të cilëve nuk kishte vendim për përmendoren e Car Dushanit. Benjamin Arifi
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Zurück zu „Shqip“