Laut alb. Medien werden die Flüge ab München nach Tirana nur noch 89Euro kosten.
Shërbimi ofrohet dy herë në ditë midis Tiranës dhe Mynihut, ndersa kompania ka aplikuar çmime te reja, shume te lira për udhëtimet nga Shqipëria. Bileta vajtje-ardhje nga Tirana në Mynih kushton vetëm 89 euro dhe 189 euro kushton bileta për 60 qytete Evropiane. Cmimi përfshin të gjitha taksat dhe tarifa të tjera, veç tarifës për shërbimet ndaj biletës.
“Linja ajrore ndërkombëtare me qendër në Gjermani, ka shtuar një fluturim ditor, krahas shërbimeve të saj ekzistuese ditore, nga Tirana në Munih”, - u tha në një konferencë për shtyp që drejtues të kompanisë zhvilluan në Tiranë.
Itinerari i ri i shtohet shërbimeve ekzistuese që ofrohen nga grupi Lufthansa dhe është përshtatur për të ofruar koordinimin optimal të kohës së udhëtimit si për pasagjerët e biznesit dhe për pasagjerët për turizëm.
Gabor Horvarth, Menaxheri i Përgjithshëm i Shitjeve të Pasagjerëve të Lufthansës për Bullgarinë dhe Shqipërinë, duke folur për risinë, evidentoi konstatimin se “fluturimet Tiranë-Mynih janë pritur mirë nga pasagjerët tanë, sidomos nga komuniteti i biznesit gjithnjë në rritje”.
