Kur të vijë Almira...
Shpresoj që Almira do të vijë. Ajo më ka premtuar, se do të vijë, në qoftë se ajo ia del mbanë. Pas provës. Kur të vijë Almira, do të ketë një lajm, të paktën kështu shpresoj!
Unë kam etje. Në të vërtetë do të doja të pija një birrë, por këtu në kafene nuk më pëlqen se birrat janë vetëm me shishe. Çfarë ka në meny? Ujë, Cola, lëng frutash... Nuk kam kohë të mendohem, sepse kamarierja ndodhet tashmë afër meje. Unë porosis një kafe dhe një copë tortë me qershi. Ajo më pëlqen më shumë nga të gjitha. Kur unë pi kafe, nuk më zë gjumi natën. Po tani është vetëm ora katër dhe sot në darkë me siguri që nuk mund të më zëri gjumi.
Gruaja në tavolinën përkarshi po ha një akullore me luleshtrydhe. Ajo ka vënë një kapele dhe e ka vendosur çantën mbi tavolinë. Unë e pi kafen me kujdes e me gllënka të vogla, se ajo është shumë e nxehtë. Unë kam akoma etje. Pse nuk porosita më mirë një çaj të ftohtë?
Pranë garderobës është ulur një grua me një fëmijë të vogël. Ajo flet papushim me një shoqen e saj. Fëmija vizaton me një laps me ngjyra mbi mbulesën e tavolinës. Të gjitha tavolinat kanë mbulesa. Disa prej tyre janë me njolla. Edhe ajo atje po merr vija të kuqe tani. Çfarë do të thojë kamarierja kur ta shohi?
Kur të vijë Almira, do të porosisi me siguri një tas me çaj. Ajo pi gjithmonë çaj. Ai më bën mirë për zërin, thotë ajo.
Komshiu në tavolinën nga ana tjetër po lexon gazetën. Padyshim që i ka harruar syzet në shtëpi, se përndryshe nuk do ta ngjishte gazetën afër hundës. E ul pak kokën dhe lexoj titullin: “Zëri i Popullit”.
Katër e gjysmë. Almira nuk ka ardhur ende. Në tavolinën pranë dritares është ulur një vajzë. Sa vjeçe mund të jetë ajo? Unë mund të shoh vetëm gjysmën e fytyrës së saj. A janë këta lotë në sytë e saj? A po sheh edhe ajo nga dritarja, sepse edhe ajo po pret…?
Tani po ia bën me dorë kamarieres dhe paguan. “Eshtë në rregull kështu” thotë ajo, ngrihet ngadalë, merr ngadalë pardesynë nga garderoba, shkon ngadalë drejt derës, kthen edhe njëherë kokën nga tavolina. Ajo tani është bosh. Sepse ai nuk erdhi? Sepse ajo tani duhet të iki? Sepse dashuria e tij nuk ishte shumë e madhe? Sepse një ëndërr mori fund…?
Fortsetzung...
Unë i thërras kamarieres. „Edhe një copë ju lutem!“ – „Oh, po ju shijon shumë!“ –„Si gjithmonë“ përgjigjem unë. Në të vërtetë torta me qershi është shumë e mirë sot. Por mua më pëlqen më shumë, kur nuk e ha vetëm. Ç’është e vërteta, unë nuk kam më uri, por ndoshta vjen Almira ...
Pesë pa një çerek. Shikimi im i drejtohet derës. Asgjë. Akoma asgjë. N.q.s. nuk vjen së shpejti, atëherë edhe ëndrra ime do të marri fund. Unë do të iki pastaj. Le ta bëjnë pa mua. Çfarë do të mendojë kamarierja vallë, nëse porosis edhe një konjak? Nuk më intereson.
Ja ku po vjen edhe konjaku. Dhe ja ku po vjen edhe – Almira. Unë nuk e pashë. Vetëm për një moment nuk po e kundroja derën. Por tani ajo është këtu. Vetëm nervoz mos u bë! N.q.s. lajmi i saj do të jetë negativ – le të jetë kështu. Më pas nuk mund ta ndryshoj këtë. Por disi do të vazhdojë edhe më tej.
“Ç’kemi”, i them dhe çohem. Ajo buzëqesh dhe më puth shkarazi në faqe. “Më vjen keq”, thotë ajo, “prova zgjati pak si shumë.”
“S’ka problem”, dëgjoj unë veten time duke thënë me qetësi. “Si ishte?” Pulsi im shkon 150.
“Çfarë”- “Po prova natyrisht.” – “Ehë. Mirë. Shumë mirë. Ajo pjesa është fantastike!” Këtë e di unë e nuk dua ta dëgjoj tani. N.q.s. ajo nuk thotë asgjë tani, pra… E shikoj në sy. “ Po zë njëherë vend!”
Kamarierja vjen përsëri. Almira porosit një akullore. Ajo nuk thotë asgjë. Epo mirë, nuk paska funksionuar. Ka edhe qytete të tjera për mua. Edhe teatro të tjerë.
Çfarë më pëlqen më shumë tek Almira? Sytë e saj. Të kaltër në gri dhe gjithmonë disi të trishtuar. Por menjëherë ata shkëlqejnë. Më e bukur duket Almira kur është e emocionuar: “ A e di i dashur Ilir? Kam folur me regjizorin. Gjithshka në rregull – ti do ta marrësh rolin!”
Also, viel Spaß beim Übersetzen. Da ich zum Korrigieren nich so viel Zeit habe, werde ich auf Anfrage, die deutsche Fassung per E-mail schicken.
Gruß
sh.