Hallo FaLLinG,
këtë fjalën "
Kirmes" e kam dëgjuar nga një plakë e moshuar me origjinë çame (e desha shumë, më mësoi shumë fjalë çamërisht!). Ajo bënte një lloj ëmbëlsire, që i thoshte "
Kirmes" dhe kur i thosha, s'të kuptoj, si quhet kjo ëmbëlsirë? Ajo qeshte e më përgjigjej:"
bilë (bijë) Klumshtur ose Qumështur , provoje se e kam bërë me klumësht (qumësht) qumësht, kungull, miell, sheqer etj". Anash tepsisë ndodhej petë e pjekur dhe në mes ishte e butë si krem.
Ndoshta jam gabim, por më duket se është "
Qumështor". Ishte shumë i shijshëm, por nuk e mbaj mend recetën.
Të përshëndes,
egnatia