Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Do, 22. Okt 2009, 9:51

per nje teme "kot" sikurse thote erioni (veliaj), dhe kusho-ja i tij, paska patur shume komentime!
Thuj njiher kushos ti thote erionit te komentoje pak humbjen e tij ne zgjedhjet e fundit dhe bojkotin e parlamentit te "alb. ploitik"!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mo, 09. Nov 2009, 11:18

Mirëmëngjes, djali i vorës!
Nuk kisha dëshirë t'i drejtohesha dhe njëherë kësaj teme që ke hapur ti, por po e bëj dhe një postim të fundit, ndikuar dhe nga përgjigjet tua në atë temën tjetër në forum, ku flitet pikërisht për njerëzit me ngjyrë..., dhe unë t'u drejtova në shqip. Çfarë pret të shkruhet për këtë lajm? Mos vallë: "mirë ja paska bërë, se s'ishte shqiptar? Kjo temë për mua e ka vendin në "Kronikën e Zezë", dhe njerëzve, të cilët shkruajnë me qëllim të caktuar kundrejt një pjese njerëzore me ngjyrë apo me fe të ndryshme, ju distancohem në mënyrë të menjëhershme! Nuk e mbroj mendimin tënd, vetëm se ti je shqiptar. Vrasja e një njeriu është krim, dhe krimi nuk vlerësohet, por dënohet rreptësisht!
Mbeç me të mirë!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

djali i vores
Moderator
Moderator
Beiträge: 1191
Registriert: Mo, 08. Sep 2008, 17:42

Mo, 09. Nov 2009, 12:14

Mirmengjes egnatia

Me sa po shoh une e gjen veten ngushte dhe sdi si te argumentosh edhe po kerkon te gjesh yckla te temat e mia. Thashe une gje qe mire ja paska bere. Nga i nxjerr ti keto konkluzione. Lajme te kronikes se zeze jane vene ketu edhe nga anetare te tjere si ajo e perkthyeses se natos qe ndihmoj trafikantet shqiptare ose gjermanet qe u kapen ne shqiperi me droge. Ti ama heshte kur u hapen ato tema dhe kerkon te kapesh ketu kot vetem per hakmarrje se nuk mund te argumentosh te tema tjeter.
Kalofsh mire

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Shpallet gjendja e jashtezakonshme ne zonat e permbytura !!!

Do, 07. Jan 2010, 16:35

Evakuime masive në Shkodër, dyfishohen shkarkimet në HEC-e

UPDATE- Ndërkohë që në Shkodër vazhdojnë evakuimet masive, KESH raporton se ka rritje të shkarkimit të ujit ne të gjithë hidrocentralet mbi Drin. Nga raporti i fundit i mbërritur nga KESH-i mësojmë se janë rritur shkarkimet e ujit në të gjithë hidrocentralet vendosur mbi Drin, që po shkaktojnë përmbytje të mëdha në ultësirën e Nënshkodrës. Duke ju referuar të dhënave të orës 13:00 mësojmë se, nga Fierza po shkarkohet 1 115 metër kub ujë në sekondë, nga 820 që ishte sasia e derdhjeve në orën 06:00 të ditës së sotme. Në Koman, në mesditë shkarkohet 2096 metër kub në sekondë, ndërsa në mëngjes shifra ishte 1700 m3/s...
***
Të gjithë banorët e Nënshkodrës janë duke u evakuuar. Prezenca e ujit mbi tokë sot shkon deri në një metër dhe jetesa në këto fshatra është e pamundur. Madje në vende të caktuara uji ka shkuar deri në tre metra. Pjesa më e madhe e banesave sot janë mbushur me ujë. S'ka më rezistencë nga banorët, pasi sasia e ujit po rritet frikshëm. Makina të shumta ushtrie dhe helikopterë po marrin banorët e komunave Dajç, Ana e Malit, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethina. Njëkohësisht po bëhet dhe evakuimi i gjësë së gjallë...

Lajmin e mësipërm e mora nga ky link (kjo lidhje):
http://www.shekulli.com.al/2010/01/07/s ... endit.html
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Do, 07. Jan 2010, 22:13

Çdo vit i njejti teater me kto permbytjet. Dhe githemone opozita akuzon poziten per abuzime. Kurse ku kan vajtur parate per forcimin e argjinaturave te lumenjeve dhe liqeneve askush nuk din. Kur ishte PS-ja ne pozite, PD-ja e akuzonte per vjedhje te fondeve te Bankes Boterore, tani akuzon PS-ja PD-ne per vjedhje mjetesh financiare. Kurse ato qe vuajne fundi i fundit jane banoret e zonave te prekura.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 08. Jan 2010, 21:14

Squatrazustradin hat geschrieben: Kurse ato qe vuajne fundi i fundit jane banoret e zonave te prekura.
Ke të drejtë, Squatrazustradin! Kjo situatë është katastrofale. :(
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Fr, 08. Jan 2010, 22:27

Edhe mua më ka prekur shumë kjo gjendje.Shpresoj, se shkodranët dhe lezhjanët do e tejkalojnë edhe këtë sfidë të tmerrëshme...

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

So, 10. Jan 2010, 22:02

Përshëndetje, Meta!
Kjo është një gjendje, që nuk mund të kalohet kaq lehtë, pa ndihmë të madhe nga vendi dhe nga jashtë. Familje të tëra kanë humbur shtëpitë dhe mjetet e jetesës në stinën e dimrit, që dhe pa këtë tragjedi, zonat Veriore kanë gjithmonë vështirësi. Kush e di, se si do të vijojnë përmbytjet...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Mo, 11. Jan 2010, 1:08

Në Gjakovë ka mobolizime të mëdha sa i përket të strehuarëve.Janë vënë mijëra familje në dispozicon dhe vullneti është shumë i madh.Problem është transporti i njerëzëve por besoj se dy ushtritë tani tonat, do ia dalin mbarë.Fati që edhe shtete tjera po angazhohen është shumë mirë.Pak fat na nevojitet dhe lutem, të kaloj e tëra me sa më pak dëme.Nuk po di vërtet çka të themë më shumë por këto janë ato pak informatat që kam.Si komb kemi vuajtur shumë dhe disi instinkti po më thotë; se edhe kësaj radhe do ia dalim...

Të fala të përzemërta nga Meta

More_
Member
Beiträge: 5
Registriert: So, 17. Jan 2010, 23:42

Mo, 18. Jan 2010, 0:40

Mirembrema!

Me falni nqs u futa keshtu pa ftuar, por...
..kisha monotoni dhe po mendoja te lexoja dicka diku.
Rastesisht klikova dhe, ja ku jam ketu..ne mesin tuaj :).
Derisa po lexoja thema te ndryshme dhe mendime interesante ,
disa here mu dha rasti te "takohesha" me nje forumiste .
Me emer/nofke " egnatia ".
E MADHE !!!!
Komplimentet e mija e dashur!!!
Kjo ishte sa per nje fillim te mbare.

Shendet!!!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mo, 18. Jan 2010, 12:09

Faleminderit per fjalët e tua, More_...! :o :oops: :)
Mirë se erdhe në forum!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

More_
Member
Beiträge: 5
Registriert: So, 17. Jan 2010, 23:42

Mo, 18. Jan 2010, 14:50

Gjithashtu faleminderit , egnatia !

Sa per temen ,cfaredo qe te them eshte pak..
Nuk eshte e nevojshme te thuhet me fjale se sa shume me ka prekur
dhe mua si gjithe te tjeret tragjedia ne Shkoder..Eshte e logjikshme !
Pastaj dhe Haiti!?
Te them te drejten une ndonjeher nuk kuptoj , cfare po ndodh kshtu!!?
E di si do i thoshte gjyshja ime e ndjere gjithe kesaj?
"Fytyre tjeter se kjo nuk ka kijameti " :?

Lutem qe te behet me mire, per te gjithe..!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

So, 05. Dez 2010, 15:36

Sikur të mos mjaftonte përmbytja masive e muajve të shkuar, Shkodrës dhe shumë qyteteve të tjera i'u rikthye dhe njëherë situata e rëndë ... :(

Gjendje alarmante në Shkodër, përmbytjet bllokojnë shumë rrugë të Shqipërisë...

për më shumë lexoni në:
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,16,42387
ose http://www.gazetadielli.com/index.php
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Mo, 06. Dez 2010, 1:44

Nuk e rregulluan dot keto argjinaturat e lumenjeve. Thone se kushtokan shume, por keto permbytje ekonomise shqiptare i kushtojne disa here me shume sesa nje investim i njehershem.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Mo, 06. Dez 2010, 4:43

Squatrazustradin hat geschrieben:Nuk e rregulluan dot keto argjinaturat e lumenjeve. Thone se kushtokan shume, por keto permbytje ekonomise shqiptare i kushtojne disa here me shume sesa nje investim i njehershem.

Edhe unë pajtohem me ty.Dhe,besoj se qeveria ka mijëra vende ku mund të kursej dhe jo gjethësi në këtë rast.Eshtë bërë shumë dhe janë lodhur banorët duke ikur çdo ditë nga vërshimet...

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Sa, 25. Dez 2010, 12:41

Krishtlindjet në zonat e permbytura

http://www.shekulli.com.al/2010/12/24/k ... ytura.html
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Mi, 29. Dez 2010, 20:02

Squatrazustradin hat geschrieben:Nuk e rregulluan dot keto argjinaturat e lumenjeve. Thone se kushtokan shume, por keto permbytje ekonomise shqiptare i kushtojne disa here me shume sesa nje investim i njehershem.

argjinaturat!!! ka shume mundesi qe te jene dhene disa here fonde per to, por se ku kane perfunduar nuk e di nje gje ashte e sigurte ne argjinatura jo! kete radhe Shkodra u permbyt sepse u "fry" liqeni, i vetmi shkarkim per liqenin e Shkodres asht lumi i Bunes, shtrati i te cilit ne keto vitet e fundit asht pergjysmuar nga mbetjet inerte dhe ndertimet me ose pa leje! ne fund te fundit natyra po merr hakun e vet! te veprosh keshtu kunder natyres sikurse veprohet te ne asht..... nejse rezultatet po i shohim!

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Arstidh Kola dhe Shtypi Shqiptar- Arben P. Lalla

Do, 06. Jan 2011, 15:31

Aristidh Kola:

http://sq.wikipedia.org/wiki/Aristidh_Kola


Libri ne PDF: Aristidh Kola dhe Shtypi Shqiptar, nga Arben P. Lalla ( Tetove 2007)

http://www.loaditup.de/files/572773.pdf

(Nqofse linki nuk ben, me kontaktoni lirisht)

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2932
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Lajme nga Shqiperia

Fr, 16. Dez 2011, 7:52

Një shkrim që të prek shpirtin ...

Marrë nga gazeta "Shqip"...


URA E ZOTIT
2011-12-15
Artan Lame

SHQIPNI TAVOLINASH

Një vajzë 12-vjeçare ra nga një urë dërrasash në Babrru dhe u mbyt. Nuk është ndonjë humbje e madhe dhe kjo vihej re edhe nga vendi që zuri lajmi nëpër gazeta. Humbje po, që është operacioni i gjoksit të këngëtares apo celuliti i artistes. Humbje që meriton faqen e parë, është edhe thyerja e thonjve të dashnores së ministrit, por jo mbytja e një copë gabeleje.
E kini vënë re që edhe gama e aksidenteve të të varfërve ndryshon nga ajo e të pasurve. Të varfrit i zë galeria poshtë dhe ju dalin sytë nga pesha e gurëve; i dredh korrenti kur shkojnë për skrap dhe i gjejnë duke ju dalë tym nga veshët dhe hunda; ju shembet soleta sipër kur nxjerrin tulla; ju plasin ndër duar predhat duke i çmontuar për t’u marrë metalin; i shtyp fadroma që shtyn plehrat në fushën e mbeturinave e të tjera lodra të tjera të këtij kallëpi. Ashtu si zogjtë që i shtyp makina ndërsa përpiqen të marrin ndonjë thërrime të rënë në rrugë.
Ndërsa bijtë e të pasurve, më e shumta vriten në aksident me makinën e shtrenjtë që sapo ju ka blerë babai. Baba i cili pastaj, nuk ndjen ndonjë pendesë pse ka shpenzuar 80 mijë euro për një tekë të fëmijës së llastuar, por harxhon edhe një herë aq për të bërë një varr të shtrenjtë që zë vend sa tre varre bashkë. Në ndonjë rast të rrallë, mund të ndodhë që të dy ta pësojnë nga aksidenti i makinës, por sërish me një dallim të kuptueshëm, djali i biznesmenit është gjithmonë prapa timonit, ndërsa djali i të varfrit është gjithmonë ndën rrota.
Edhe në këtë rast vajza që humbi jetën, Enkelejda e quanin, ishte vajzë fukarenjsh buzëplasur. Madje edhe më keq akoma, fukarenjsh buzëplasur romë. Kishte edhe 6 motra të tjera dhe një vëlla, pra 8 fëmijë. Ka një arsye shumë të thjeshtë pse të varfrit në mesjetë bënin shumë fëmijë. Madje jo vetëm në mesjetë, por edhe në antikitet, edhe në prehistori. Jeta e vështirë, aksidentet, sëmundjet, merrnin një pjesë të tyre dhe, vetëm duke bërë shumë fëmijë, sigurohej mbijetesa e disave. Në Europën e sotme të zhvilluar me standarde e përkujdesje, ky truk gjenetik nuk ka më vend, ndaj vazhdon të mbijetojë vetëm në skutat e saj prehistorike, si Babrruja për shembull. Le pastaj që ishte thjesht një vajzë rome.
Romët, populli shqiptar as i ka dashur e as i do, madje i përbuz. Është mekanizmi i përjetshëm i të varfërve që ndjehen mirë kur gjejnë dikë që mund ta trajtojnë si më të varfër sesa vetë ata dhe në këtë mënyrë të mos ndjehen si fundërrina të shoqërisë. Ne kemi gjetur romët për të luajtur këtë rol dhe ata, me vuajtjen e tyre, na përkëdhelin egon neve, popullit të lashtë dhe krenar. Vitet e fundit ka një mori programesh europiane që po investojnë për t’i nxjerrë këta të mjerë nga pozicioni i fundit të pusit ku i kemi futur ne. Ndër të tjera po përpiqen t’i regjistrojnë, t’i vaksinojnë, t’u hapin shkolla, e kështu me radhë.
Edhe kjo vajza që u mbyt, po kthehej nga një shkollë e tillë, e hapur nga europianët bardhoshë të Brukselit në Babrrunë e nxirosur të Tiranës. Nëse Europa nuk do kish hapur shkollë për romët në Babrru, Enkelejda sot do të ishte gjallë. Dëshmi e njëmiiiiijtë kjo, e faktit që reformat nuk fillohen nga bishti, por nga koka. Duhet të kenë bërë e kuptuar shkollën e Europës ministrat, deputetët dhe zengjinët në radhë të parë, e pastaj i vjen radha vetë mjeranëve të Babrrusë. Përndryshe, edhe gjesti i mirë përfundon keq. Derrat mbeten sërish derra në Tiranë, ndërsa fukarenjtë o mbyten, o thjesht bëhen fukarenj me shkollë.
Pas tragjedisë, doli kryetari i komunës dhe deklaroi se ura ishte pa leje, madje tha se ata e kanë hequr disa herë, por banorët e kanë vënë prapë. Halli i tij ishte se mos hapej ndonjë çështje penale, dhe ndaj donte të lante duart. Ndër absurditetet e Shqipërisë duhej ta dëgjonim edhe këtë. Në një vend ku gjithçka ndërtohet pa leje, në një vend që duhet të ndërtojë ura pa fund se nuk i ka, qenka dikush që prish ura se qenkan pa leje! Deri tani kishim dëgjuar për ura që i bën qeveria dhe i prishin hallexhinjtë për t’u marrë hekurin për skrap, ndërsa kësaj radhe u përmbys edhe ky rregull, urën e paska bërë mileti dhe e prish shteti. Urë e paligjshme – tha kryetari. Jo kryetar, nuk mund të ketë urë të paligjshme, sepse ajo urë ishte e vetmja mundësi lidhjeje me botën për ata njerëz dhe, çdo gjë që ndihmon jetën e njerëzve është e ligjshme. Detyra jote është që nevojën e ligjshme ta bësh edhe të sigurt, por për këtë duhet të jesh njeri, jo kryetar.
Sa herë vdes një fëmijë, të gjithë mbetemi pa fjalë dhe thjesht përpiqemi t’i japim një sens kësaj jete të ndërprerë pikërisht kur duhet të futet në jetë. Por stërhollime të tilla filozofike kanë kuptim vetëm midis ne të bardhëve fatlumë, ndërsa për krijesat e nënshoqërisë ky arsyetim nuk vlen. I kini parë leckamanët e vegjël që lypin nëpër Tiranë? Lozin e qeshin pa kuptuar gjë nga jeta që, në vegjëlinë e tyre u duket e bukur qoftë edhe mes tymit, zhurmave dhe pështymave. Por posaqë lënë fëmijërinë për t’u futur në adoleshencë, buzëqeshja zhduket nga fytyrat e tyre për të mos u kthyer më deri në fund të jetës. Enkelejda e Babrrusë ishte pikërisht në këtë pikë të jetës. Ende luante me shoqet, shkonte në shkollë, por po i vinte mosha kur duhej t’i nënshtrohej jetës së zymtë e të zezë të një gabeleje që mbledh kanaçe, që pjell pa prerë, që e rrahin dhe e pështyjnë, që i bien dhëmbët që 30 vjeç, që rron në baltë mes sëmundjeve në një kasolle teneqeje. Duhet të ketë qenë vërtet vajzë e mirë Enkelejda, që Zoti pati aq mëshirë sa ta marrë pranë vetes pikërisht kur pjesa qeshur e jetës po i mbaronte.
Mos e prishni atë urë, mos ndërhyni në projektet e Zotit. Ministra, deputetë e zengjinë, atyre anëve as kanë kaluar e as do kalojnë ndonjëherë, ndaj ata nuk rrezikojnë të bien e të humbin gëzimet e jetës.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4357
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 22:27

Re: Lajme nga Shqiperia

Fr, 16. Dez 2011, 10:01

:(
Nje shkrim qe vertet te prek shpirtin, por atynve qe duhet me prek, ata nuk lodhen hiq. Mire ka shkru autori i artikullit.
Ne kujtesen e vajzes Enkelejda!

Zurück zu „Shqip“