Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

"Me gegët bën komb, me toskët bën shtete"

Do, 10. Okt 2013, 17:19

Promovohet sot libri i gazetarit Mustafa Nano me titull “Unë jam gegë”.

Autori ka sjellë një vështrim eseistik mbi binomin gegë- toskë, që shqiptarët druhen ta përmendin.

Një pjesë nga libri është publikuar nga gazeta Panorama dhe mban titullin: “Me gegët bën komb, me toskët bën shtet”.

Shkruan Nano: “Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët janë qejflinj të parave; gegët dinë të bëjnë luftë, toskët dinë të bëjnë propagandë; gegët janë trima, toskët janë mendjehapur; gegët janë të dhënë pas fisit, toskët janë të dhënë pas vetes; gegët janë poetikë, toskët janë prozaikë; gegët janë të zgjuar, toskët janë të mençur; gegët pëlqejnë jetën rapsodike brenda fisit, toskët pëlqejnë jetën sociale jashtë shtëpisë; gegët pëlqejnë burrninë, toskët pëlqejnë njerzillëkun; gegët i duan gratë për t’i nderuar e për t’u nderuar prej tyre, toskët i duan gratë për t’i kënaqur e për t’u kënaqur prej tyre; gegët jetojnë për një nder, toskët jetojnë për një çikë qejf; gegët janë fanatikë, toskët janë të shthurur; gegët te çdo njeri shohin një mik/armik, toskët te çdo njeri shohin një ortak; gegët bartin virtyte kombëtare, toskët bartin virtyte civike’ gegët janë të dhënë pas normave etike, toskët janë të dhënë pas normave civile; me gegët mund të ndërtosh një komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e së drejtës; gegët janë të djathtë, toskët janë të majtë”./ep

http://www.gazetatema.net/web/2013/10/0 ... ben-shtet/


Nje tjeter Artikull me interesante reth ksaj teme

http://www.panorama.com.al/2013/10/08/m ... en-shtete/

komenti im: :mrgreen:

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: "Me gegët bën komb, me toskët bën shtete"

Fr, 11. Okt 2013, 16:12

Edhe une e lexova kete artikull. Me pelqeu shume menyra si e ka shkruar Nano kete liber.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4769
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: "Me gegët bën komb, me toskët bën shtete"

Fr, 11. Okt 2013, 16:38

shum sene jan bo sot ne dyanet e "dialekteve" dhe na bashkojn ne nje.

Benutzeravatar
Malsia E Madhe
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 313
Registriert: Di, 29. Jul 2008, 13:10

Re: "Me gegët bën komb, me toskët bën shtete"

Do, 17. Okt 2013, 21:11

Illyrian Prince, gjuha standarte ma shum permban gramatiken dhe fjal te dialektit tosk, dialekti geg asht lan anash. Une si shqiptar prej veriut e respektoj ket dhe menoj se duhet me pas gjuh standarte per mu marr vesh shqiptart ndermjet veti, po gjithsesi asht nji padrejtsi shum e madhe qe ju ba gegnishtes.

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: "Me gegët bën komb, me toskët bën shtete"

Di, 22. Okt 2013, 12:13

Ju gegnishtes, por gjuhes, kultures dhe histories shqiptare

Meshari, Lahuta, Kanuni...

Zurück zu „Shqip“