Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4338
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Zvicerani u sjell ujë Kosove ne Zvicer

Do, 29. Sep 2016, 22:24

E veçanta e këtij importi në Zvicër është komponenti humanitar. Nga çdo shishe të ujit cilësor që shitet këtu, ndahen 5 rapi (centë) për shtëpitë e fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë

Bild

Të importosh ujë për pije nga Kosova në një vend me kaq shumë ujëra siç është Zvicra! A mos nuk është një guxim si shumë i madh ky? Jo, aspak, thotë importuesi, zvicerani Bernard Fanger, menaxher i një firme start-up. Fundja 50 për qind të ujit që shitet në Zvicër vjen nga importi. Dhe, krejt çfarë kam bërë unë, kam hyrë në këtë 50%.

Nga kjo javë, në Zvicër mund të blihet edhe ujë mineral nga Alpet e Kosovës, me emrin “Spirit of Drini” (shpirti ose fryma e Drinit). Kështu shkruan e përditshmja e Zvicrës Blick am Abend e cila ka bërë edhe një intervistë me importuesin.

“Ujë nga vendlindja për 300 mijë kosovarët”, i ka vendosur titullin këtij artikulli gazeta e përmendur, duke e përdorur këtu shifrën e përfolur të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Këtyre kosovarëve, Fanger dëshiron “t`ua sjellë një copë vendlindje” në Zvicër.

“Në Kosovë ekziston “Spirit of Drini” tashmë dy vjet dhe prodhuesi i tij ka punësuar deri tash 60 persona gjatë 26 muajve të fundit. “Madje edhe qeveria pi ujin tonë”,. Thotë me mburrje Fanger.

Tash për tash ka vetëm ujë mineral pa gaz por muajin tjetër do të vijë edhe ai i gazuar.

E veçanta e këtij uji që sillet në Zvicër është komponenti humanitar, përcjell albinfo.ch. Nga çdo shishe të ujit cilësor që shitet këtu, ndahen 5 rapi (centë) për shtëpitë e fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë.

Për t`iu afruar më mirë klientelës shqiptare në Zvicër, Fanger është bërë sponsor i klubit FC Kosova të Cyrihut, që është skuadra deri tash më e suksesshme e futbollit ndër shqiptarët e Zvicrës.

Importuesi thotë se ky ujë nuk u dedikohet vetëm shqiptarëve, domethënë, ai, përveç lidhjes emocionale që kanë shqiptarët me ujin nga Kosova, llogarit edhe në cilësinë e lartë të këtij uji. “Spirit of Kosova” tashmë është pranuar në labelin e ujërave kualitative “Fine Waters” , thotë ai.

http://de.spirit-of-drini.com/

Zurück zu „Kosova?!“