Gjëegjeza
Nje livadh me dy dritare,
me dy kroje e tri bunare???
Nje lis me dymbëdhjetë dega,
gjashte te buta e gjashtë të egra???
Për të qeshur
Nje plak hyn në një bar dhe e pyet kamarierin:
-Sa bën kafeja në këtë lokal?
-Pesëmbëdhjetë lekë.
-Po sheqeri?
-Sheqeri është me çmimin e kafesë.
-Mirë,atëherë më sill një kafe e një kile sheqer.
Fjalë të urta
-Ai që sheh përpjetë, rrëzohet përtokë.
-Kur s`ke pulën do hash sorrën.
-Njera dorë lan tjetrën, të dyja së bashku lajnë faqet.
-Macja largohet, minjtë hedhin valle.
Kush ka dëshirë ti gjejë pergjigjet dhe të shkruajë diçka tjetër më të bukur.Uroj pjesëmarrje të këndshme. egnatia