Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Letersi Shqip - Figurat e Shquara te Rilindjes Shqiptare

Fr, 15. Jul 2005, 16:11

Vëllezërit Frashëri

Prindërit dhe fëmijët:

Halid Frashëri (1797 - 1859)
Emine Mirahori (1814 - 1861)

Fëmijët: Abdyl Frashëri (1839 - 1892), Nefise Frashëri (1841 - 1894),
Sherif Frashëri (1843 - 1874), Naim Frashëri (1846 - 1900), Shahnisha Frashëri (1848 - 1871), Sami Frashëri (1850 - 1904), Tahsin Frashëri (1853 - 1876) dhe Mehmet Frashëri (1856 - 1918).




Abdyl Frashëri (1839)
Abdyl Frashëri lindi në Frashër të (Përmetit) më 1839. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në fshatin e lindjes. Ai hyri në skenën e historisë në vitet e krizës lindore, pikërisht atëhere kur Shqipëria kishte më shumë nevojë për të. Pjekuria, trimëria dhe vendosmëria e vunë më 1877, në krye të Komitetit Kombëtar, i cili mori përsipër mbrojtjen e të drejtave të Kombësisë Shqiptare. Emri i Abdylit është i lidhur politikisht dhe organizativisht me atë të Lidhjes së Prizrenit. Zyrtarisht ai ishte një nga anëtarët e kryesisë së Lidhjes, por historia e pashkruar dhe masat popullore e njohin atë si kryetarin e vërtetë të saj. Abdyl Frasheri e udhëhoqi Lidhjen drejt fitoreve në luftë kunder synimeve të shteteve shoviniste fqinje, kundër vendimeve antishqiptare të Fuqive të Mëdha dhe kunder qëndrimit të perandorise Osmane. Si organizator ai u shqua në punën e madhe që zhvilloi Lidhja e Prizrenit për bashkimin e mbarë popullit shqiptar. Si aktivist Abdyli i ra Shqipërisë, më tepër se kushdo tjetër, tej e mbanë, që nga Preveza e deri në Mitrovicë, që nga Durrësi deri në Manastir dhe nuk la krahinë pa vizituar së afërmi, pa biseduar me njerzit e saj, pa e njohur mendimin e tyre. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës, ku arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Veprimtarinë e tij e kryesore e ushtroi më shumë në vilajetin e Janinës dhe të Kosovës. Si diplomat ai përfaqësoi denjësisht lëvizjen shqiptare në arenën ndërkombëtare, mbrojti me dinjitet interesat e vendit të vet para kancelarive të mëdha, parashtroi me kurajë në oborrin e sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë dhe me qartësi shtjelloi para opinionit botëror zhgjidhjen optimale, të krizës lindore, nga lëmshi ku e kishin ngërthyer Traktati i Shën Stefanit dhe Traktati i Berlinit. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme, që u formua në Prizren në vitin 1881. Pas shtypjes me forcë të Lidhjes u arrestua dhe u dënua me vdekje nga gjyqi special osman, por dënimi u kthye në burgim të përjetshëm. Pasi qëndroi në burg 3 vjet dhe 20 muaj në internim, u lirua për arsye shëndetsore, me kushtin e heqjes dorë nga politika patriotike. Edhe pse i izoluar dhe i sëmurë, ai e vazhdoi veprimtarinë politike derisa vdiq në Stamboll më 23 tetor 1892.

Naim Frashëri (1846)
Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër (Përmet). Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht dhe turqisht. Që në moshë të vogël filloi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty u zgjerua horizonti i tij kulturor. Njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke dhe romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetsuar disa gjuhë si: greqishten e vjetër dhe të renë, latinishten, italishten, persishten dhe frëngjishten Naimi, jo vetëm mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu dhe poezinë Evropiane e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u sëmur nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri për një klimë më të mirë. Ai pati në tërë veprimtarinë e tij patriotike, shoqe të pandarë, pendën, e cila u bë arma e preferuar e luftës së tij, kurse letërsia dhe shkolla - fusha e përditshme e betejës. Qysh me vjershat e tij të para shqip, ai i solli letërsisë shqiptare një frymë të re në përmbajtje dhe një tingull të ri në gjuhë. Naimi shkruajti poemën e parë letrare shqip "Bagëti e Bujqësi". Krijoi shkollën e parë me tekste në gjuhën shqipe më 1887. Botoi tekstin e parë mbi historinë e Shqipërisë dhe epopenë e parë kushtuar heroit kombëtar Skëndërbeut. Me vjershat e tij të zjarrta patriotike dhe me gjuhën e tij të ëmbël e të paster, Naimi terhoqi dashurine dhe respektin e bashkatdhetareve, duke u quajtur "bilbili i gjuhës shqipe" dhe u njoh si "poeti Kombëtar" i Rilindjes Shqiptare! Naimi njohu jetën e popullit, zakonet, virtytet, bukurinë e natyrës, krijimtarinë popullore nga afër. Ai njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm në veprën e vet, por në radhë të parë një nga burimet e formimit si poet, i dha tradita historike e artistike e popullit të vet. Krijimtaria letrare e Naimit, kap një periudhë të shkurtër 13 vjeçare. Përveç veprës "Bagëti e Bujqësia" më 1886, ai shkroi dhe vepra të tjera si: "Vjersha për mësonjëtoret e para"(Vjersha për shkollat fillore), " Histori e përgjithshme", poemën në greqisht "Dëshira e vërtet e shqiptarëve", "E këndimit çunavet këndonjëtorja"(Libër leximi për fëmijë). Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Endërrimet) , më 1888 botoi " Dituritë", më 1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skëndërbeut", "Qerbelanë" dhe së fundi "Historia e Shqipërisë" më 1889. Naim Frashëri vdiq më 20 tetor të vitit 1900 në Stamboll.


Sami Frashëri (1850)
Sami Frashëri lindi në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimeja", në Janinë. Mësoi gjuhë të vjetra dhe të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kostandin Kristoforidhin, Hoxha Tasin etj. Samiu pati një veprimtari të dendur si publicist, si shkrimtar dhe si shkencëtar. Samiu ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha një ndihmesë të shquar dhe në gjuhën turke. Në botën shkencore dhe letrare turke njihet me emrin Shemsetin Sami Frashëri. Nga penda e tij kanë dalë 40 vepra turqisht, ndër të tjera, ai është dhe autori i Kamus-ul alam-it në 6 vëllime - e para enciklopedi e historisë dhe e gjeografisë në gjuhën turke. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar më 1875, e cila u përkthye shqip më 1901 dhe u vu në skenë nga shoqëritë patriotike shqiptare qysh në vitet e sundimit osman. Sami Frashëri ishte dhe autori i alfabetit të shqipes, që u aprovua në pranverën e vitit 1879 dhe kryetari i Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip, që u themelua në Stamboll më 12 tetor 1879. Shkroi veprën e papërfunduar me këngë popullore me titull "Mbledhje këngëve shqip të vjetëra e të ra" - në Konstandinopojë më 4 qershor 1882. Sami Frashëri drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Si drejtor i gazetës "Turcuman-i Sark" (Interpreti i lindjes), e cila u botua në Stamboll gjatë vitit 1878, mbrojti me aq sa e lejonte censura turke, vijën politike të Lidhjes së Prizrenit. Së bashku me disa personalitete shqiptare të ndodhur në Stamboll, nënshkroi memorandumin që ata u drejtuan fuqive të mëdha (ministrit të punëve të jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze, kontit Andrassy) më 20 qershor 1878, me të cilën kërkonin që të respektoheshin të drejtat jetike të Shqipërisë. Ai bëri dhe shumë përkthime nga letërsia botërore. Për shkollat e para shqipe botoi këto vepra: "Abetare e gjuhës shqipe" më 1886, "Shkronjëtore e gjuhës shqipe" (gramatikë e shqipes) më 1886 dhe "Shkronja" (gjeografia) më 1888. Hartoi dhe një fjalor në gjuhën shqipe. Vepra e tij kryesore është "SHQIPERIA Ç'KA QENE, Ç'ESHTE E Ç'DO TE BEHETE? e botuar në Bukuresht më 1889, pa emrin e autorit.


Përshkrimi i Frashërit nga një shkrim i Samiut:

Frashëri është një fshat i madh me një qytet të vogël. Gjendet në Shqipëri. Eshtë një vend malor, me një lartësi të konsiderueshme...
Ka 1.500 banorë... 4 faltore... 3 shkolla... 29 dyqane... 1 han dhe 3 mullinj. Pazari bëhet një herë në javë, çdo të martë. Aty zhvillohet një tregti mjaft e gjallë. Popullsia është shqiptare...

Frashëri ka një klimë të shëndetshme. Stinën e verës e ka të freskët, por dimrin mjaft të rreptë. Shumë herë rruga mbyllet me muaj të tërë nga dëbora e madhe...

(Me Tanzimatin) shumica e banorëve u detyrua të braktisë vendin e vet, Frashërin, dhe të mërgojë në Korçë, Manastir, Janinë, Stamboll dhe gjetkë. Për këtë arsye Frashëri ka marrë rrugën e dekadencës.

Krahina e Frashërit quhet "Dangëlli" që do të thotë "Malësi"... tokën prodhuese e ka shumë të pakët. Përfshin 28 fshatra. Popullsia e kësaj krahine njihet për trimëri, guxim dhe zgjuarsi. Tani shumica e saj ndodhet në kurbet...

Shkruar nga Sami Frashëri (1896)

Pjesë të marra nga botime të ndryshme për vëllezërit Frashëri me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

Gjithnje aktuale... ne te shkuaren, ne prezenten dhe ne te a

Di, 19. Jul 2005, 20:34

Kjo vjershe me duket asnjehere nuk do te humbe ne aktualitet.

per tu lexuar me vemendje.

Vaso Pasha.

O moj Shqypni, e mjera Shqypni


O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!

Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare :-) do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni :-) e njerit t'huej,
:-) nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
:-) mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, :-) s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, :-) sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
:-) njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Benutzeravatar
Etap
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 271
Registriert: Do, 08. Jul 2004, 23:50

Di, 19. Jul 2005, 23:15

E vertete se eshte nje nder poezite me te bukra te letersise shqiptare, por e ka humbur disi aktualitetin e vet sepse shqiperia sot eshte shtet sovran dhe i pavarur dhe nuk nenkembet me nga asnje ushtri e huaj, nese ka te meta eshte per fatkin se jemi nje shoqeri ne zhvillim dhe e drejtuar nga persona te paafte gje qe edhe populli ne shqiperi e ka kuptuar dhe nuk e ha me sapunin per djathe nga politikanet e tij. Prandaj une per vete besoj se shqiperia do te behet dhe do marre rolin e shteteve kryesuese te ballkanit per vete mundesite qe ka si territor dhe si popull.

Pastaj ajo shprehja e famshme per fene e shqiptarit, autori Pashko Vasa nuk eshte e i ka ra mohit fese dhe nuk njeh zot sepse ne fund thote edhe: "T'desim si burrat qe diqne motit, e t'mos marrohena para zotit", eshte nje thirrje qe ju be shqiptarve per te lene percarjet mes tyre dhe per tu bashkuar te gjithe per te njejten kauze, gje qe dhe ja arriti sepse poezia u perhap shum shpejt nder te gjithe shqiptaret dhe sherbeu per zgjimin e pupullit per te luftuar kuner pushtuesve.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Gjergj Fishta ky gjeni!

Mo, 21. Mai 2007, 20:31

Ç'ka dime ne per gjeniun e letrave shqipe? Kush asht Fishta? Sa e njohim na gjeniun e letrave shqipe. Patriotin e pashoq! Ju lutem shkruani atë ç'ka dini per Fishtën.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Gjuha Shqipe!

Mo, 21. Mai 2007, 20:33

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
:-) vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
:-) lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
:-) këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
:-) n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
:-) prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, :-) do ta dona;
njatë, :-) jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
:-) flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
:-)'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
:-) sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès :-) t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Mo, 21. Mai 2007, 20:52

ja edhe nje citat e at gjergj fishtes:

"dhe ta dijë bota mbar
se un mbas sodit s’jam ma shqiptar"

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Mo, 21. Mai 2007, 21:44

Lahuta e Malcis.
Kanga e Pare, Cubat:

Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk'rën ketë Shqipni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu' e là t' mjerën në gjak, 5
frymën tue ia xanun njak,
e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
kurr të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n' murë, 10
me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!
Veç si 'i dèm, vu n' lavër spari,
:-), ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari,
s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: 15
e tue dhanë kryq e terthuer,
tu' i dhanë bulkut shum mërzì,
me u vu s' ryset për hullì
e as me shoq ai pendë me shkue:
kështu Shqiptarët, të cilt mësue 20
s'i'n me ndejë rob nën zgjedhë t'huej,
pagë e t'dheta me i là kujë:
por të lirë me shkue ata motin,
veç mbi vedi tue njohtë Zotin,
e as kurrkujë n' këto troje t' veta 25
mos me i bà kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanë rà
e as kurr pushkën s' ia kanë dà;
por t'janë grì me tè e t'janë vrà,
si me kenë tu' u vrà me Shkjà 30
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligështue,
e nisë pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, 35
zunë me i dalë dore Sulltanit,
nisë Shqiptarët kanë me u mendue,
si Shqipninë me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : :-) si motit
n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, 40
krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë
n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej,
me i bà kurr mà tungjatjeta,
kurr me i là mà pagë e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisë, 45
si fletë Engj'lli t'Perendisë,
si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare,
me u suvalë prap n'tokë shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: 50
gërxhelì, por belaçì:
na dyndë top, na dyndë ushtrì
edhe del e bjen n'Shqipnì,
për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,
shka merr Drinin për s'të gjatit 55
der' n' Kalà të Rozafatit,
ku ai me ngulë do' «trobojnicën»,
do' m' ia vu Shkodrës «kapicën»:
me bà Shkodrën Karadak,
mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! 60
Ka ndejë Turku e këqyrë haru,
pika-pika lotët tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollën muhasere! 65
Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zì
-si ata e zeza m'i pastë mb'lue!-
për të buk'rën këtë Shqipnì,
si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. 70
M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue.
Sa mirë n'armë na janë shtërngue!
T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,
si të Parët ua lidhshin motit
n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: 75
me 'i kambë mbathë e tjetrën zdathë,
gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë,
diku ngranë, diku pa ngranë,
harrue grue, motër e nanë,
sy'n agzot, zemrën barot, 80
e si ai plajmi me furì,
t'kanë rrà ndesh Malit të Zì,
për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì,
ku edhe trimat t'janë përlà:
t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, 85
ballë për ballë ata tu'u vrà,
fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè:
tue mbetë shakull përmbi dhè,
mish për shpez e kaçubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, 90
gjithku kjenë sokola malit,
pa kjà m'ta as nanat e shkreta.
Veç se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanë thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, 95
bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit
e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit:
se jo veç :-) Knjaz Nikollës
nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta,
porsè as Mbretit të Stambollës 100
s'duen me i bà mà tungjatjeta,
e se dore duen me i dalë:
se Shqipninë nuk po e kisht' falë
Perendia për çerkez,
Turq, manovë, likurazez; 105
por për do sokola mali,
:-) «Shqiptarë» bota po i quete,
për ta gëzue këta djalë mbas djali,
der' :-) jeta mos t'u shuete.
Turku fjalën e ka ndì': 110
se ç'asht mbushë ai me mënì!
Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì,
gjallë Shqiptarët ai me i përpì!
Por Shqiptari gjallë s'përpihej,
e as me u shkelë, besà, s'po lihej, 115
kur po i mbushej mendja e vet,
për Shqipnì me bà gajret,
n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.
Edhe kështu t'janë kapërthye
grykë për grykë Turq e Shqiptarë, 120
pa dhimbë krenash tue u thye
si me thye kunguj npër arë.
T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, 125
mà s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangër ia kisht' palla:
merr e mësynë m'Turk fulikare,
e si derrat me çakalla
t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: 130
haju, ngaju, çaju, vraju,
m' pushkë e m'top gjueju batare,
gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,
e npër fusha e npër gajusha,
der':-) s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, 135
zgjedhe s' Turkut pështoi Shqipnia
e duel m'veti si dikùr:
si premtue kisht'Perendija;
por si dashtë, besà, lum vëllau,
s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. 140
Se s'ka dashtë Turku lirì,
ma merr mendja; veç un s'dij
Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër
ardhë i paska, :-) nën themër
rob Shqiptarët po don me i shtrue, 145
edhe atë tokë ai me pushtue,
për të cilën vetoi motit
shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit?
E :-) s'paska dert aspak,
se Shqipnì dhe Karadak 150
krejt me atë punë po i làte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bè t'madhe po e kisht' bà:
m' e ndie plak e kalamà: 155
se ai natë t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote:
gostë as darsëm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, 160
për pa i hi Stambollës përmbrendit,
për pa këcye mbi post të Mbretit,
me u bà zot i tokës e i detit;
edhe Europës tregun m'ia prè,
mos m'e lanë me shitë, me blè, 165
mos m'e lanë me çilë kund punë;
por me bà :-) ajo përdhunë,
për me çue 'i grimë bukë te shpija,
rob të ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, 170
mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetër,
si për fjalë ashtu për letër,
mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër,
ai po e dite mirë e hollë, 175
se isht' do punë me hi n'Stambollë:
se isht'do punë Turkun me e thye,
pa sharrue vetë mbrendë me krye.
Prandej xèn ai me trillue,
m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: 180
m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit,
:-) me i qitë këta punë Sulltanit;
me i qitë punë këta 'i herë mà para
me trazime e punë t'pambara,
e mandej vetë prej Rusiet, 185
si harusha prej pusiet,
me i rà Turkut fulikare,
m'zhbì n'vend, m' e qitun fare;
për pa bà me mend pleqnì,
se me atë punë botën unjì 190
mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì
Kur ketë punë e ka pleqnue,
ka marrë trimi e n'odë ka shkue,
ka ndejë n'tryezë e asht vu ma shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, 195
kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhë besën shkaf asht Shkjà,
mbi Budin, m'çanak-kalà,
edhe tok këta ndërmjet vetit
mos m'ia dà të keqen Mbretit; 200
por m'e nxitë, por m'e mërzitë,
m'iu vardisë si 'i ditë për ditë,
herë për shtek, herë për kufì,
tash me peng tash me pleqnì,
por gjithmonë, po, pa kanu, 205
veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinës,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës,
merr e 'i letër, ia angllatisë,
me dredhì tue ia qindisë: 210
Ti, :-) jè qaj Knjaz Nikolla,
falmëshëndet Cari i Rusisë,
se zà t'madh për ty kam ndie
:-) jè trim e gërxhelì,
:-) jè burrë e kuvendtàr, 215
me ta drashtë hijen anmiku,
por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà;
pse qe ti m'atë rrasë Cetine
më kè ndejë me 'i gjysmë opinge,
e jè bà, po, gazi i dheut, 220
tue mërzitë miq e kumbarë,
veç e për bukë thatë në gojë.
Mje sa Turku, përbri tejet,
dredhun çallmën m'vetull t'synit,
derdhë shallvarët ai pola-pola, 225
rrin e ban kokrrën e pallës,
e as m'e pà ti s'mund ta shofish
përmbas kodrës së pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, 230
jo se hi kè bulk n' e huejën,
:-) s'po ndihesh kund për s'gjalli?
Mo', bre burrë, se nuk ka hije
Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,
edhe n'shpì me e shkuem ai motin, 235
tue u ndeshë npër furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushë synin Shqipnia,
me ato male të madhnueshme,
me ato fusha të blerueshme,
:-) kurrkund s'jè kah orvate, 240
me ia shkye 'i skundillë për veti?..
M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtë ti kambë e dorë,
s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:
Por ti luej, nafaka luej, 245
ka pasë thanë ai burri i huej;
sa për bukë e për fyshekë,
piqu n'mue, se t'i qes vetë;
edhe kësulën vène n'sy,
se të nget Mbreti i Stambollës: 250
nuk ta là me t'prekë me pupël.-
Letrën kështu Cari e ka shkrue,
edhe mirë e ka palue,
e e ka mbyllë me dyllë të zi;
ia ka dhanë kasnecit t'rì, 255
me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì.
Letrën n'gjì ka qitë kasneci,
ka thekë kambët ai sa mund heci:
ka lanë mbrapa fushë e zalle
kapërcye ka bjeshkë e male, 260
edhe dalë ka lum e shè:
ka shtegtue për ujë e dhè,
der':-)'i ditë, tue marrun dielli,
në Cetinë ka behë ai filli:
shtjerrë opangat, grisun setrën; 265
Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,
me dyllë Cari si e kisht' mbshilë.
Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë,
e ka çilë edh' e ka këndue,
tri herë rresht ai e ka këndue, 270
tri dit rresht edh' e àsht mendue;
mbasandej ai fjalë ka çue
njatij Vulo Radoviqit,
kerkserdarit t'Vasoviqit,
:-) me dalë me rà n'Cetinë, 275
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:
me flut'rue si gjeraqinë,
për me u pjekë me «Gospodarin».
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: 280
m'e pasë randë toka m'e bartun.
Pa tè prè kund s'ishte marrë,
pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë,
pague s'ishte varrë as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, 285
as s'isht' dà gjyqë a pleqnì.
Pse edhe Turku i Malit t'Zì
po e kisht' pasë shqipe mbi kry',
mos m'e lanë me pà me sy.
-Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, 290
po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës.
Paska marrë e shi në rrugë
Për tërthuer shtrika nji stugë,
edhe i çueka fjalë tërthores,
:-) shka àsht Turk i Cernagores, 295
mos me mujtë m'e shkapërcye,
për pa là 'i dukat për krye.-
Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fëtyra e tij porsi duhia, 300
syni i tij, tanë zjarm e shkëndia;
vet'llat trashë ngèrthye kulàr,
porsi lesh derrit bugàr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhë për lakut; 305
edhe i mbrrijte kryet në trà:
burrë i atillë me sy me u pà.
Veshë e mbathë e m'armë shtërngue,
kishe thanë se àsht lè drangue.
Se këtè Knjazi fort e dote, 310
fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,
me ia prè mendja fort hollë.
Prandej Knjazi i çueka fjalë
Në Cetinë për ngut me dalë. 315
Edhe Vulja bjen n'Cetinë,
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,
tue flut'rue si gjeraçinë.
N'atë Cetinë kur Vulja zbriti,
atè Knjazi mirë e priti, 320
mirë e priti e n'odë e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kështu t'bajë llafe:-
Ku jè, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banè, 325
ke s'po duke kah Cetina,
ku kè miq e probatina,
:-) s'të ndërrojnë me sy të ballit?
Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti?- 330
Për jetë tande ! si do' Zoti,
merr e i thotë Vulo Serdari;
pse sivjet, lum «Gospodari»,
nuk ka pasë toka valigë,
e ka ardhë nji kohë e ligë, 335
sa nuk dij si ka m'iu bà,
për me pështue do rob e gjà,
pse edhe buka asht tue na lànë.
Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë…
Se s'po gjenë cubi me ngranë… 340
Se s'po gjenë skyfteri mish…
Se ti e nxjerrë korën dy fish!…
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè,
se po e ban me lopë e qè,
sa me mbajtë njerztë e kujrisë, 345
jo se mà gjindën e shpisë…
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotë ty «Gospodari»:
pështilli bashkë nja disa cuba:
t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, 350
t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina:
edhe lëshoj ti kah Vranina,
për me vrà ata e për me prè,
për me djegun gur e dhè,
mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, 355
tue grabitë e tue robitë,
n'daç me natë e n'daç me ditë;
se un prandej të kam çue fjalë,
der' n'Cetinë nji herë me dalë,
pse dishka mue tash m'ka këcye, 360
prap me Turk me u kapërthye:
prap me Turk, po, na me u vrà.
Pse edhe as hije, thom, nuk kà,
urtë ma ndejun Turk e Shkjà.
E kështu, tue ligjërue, 365
krye më krye tue bisedue,
hollë e gjatë e ka qortue,
si me u sjellë e si me u mprue,
për m'e là Vraninën n'gjak.
E si vesht janë marrë me fjalë, 370
Knjazi n'bukë atè e ka ndalë,
edhe falë i ka do pare;
e i ka falë nji «xheverdare»,
krejt n'argjand kondakun ngrì,
mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: 375
m'e drashtë vjerrun në sërgjì,
jo mà n'krah të nji luftarit,
jo mà n'krah t'Vulo Serdarit,
:-) isht' me brè hekur me dhambë!
Atëherë Vulja àsht çue në kambë: 380
ka bà Knjazit «tungjatjeta»,
edh' àsht nisë malit përpjeta,
udhës me mend ai tue përblue,
si Vraninën me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. 385

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Mo, 21. Mai 2007, 21:47

Hafiz Ali Kraja në varrim të Fishtës: "... Vepra jote, o poet, ka për të formue një faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të Kombit!
Rasti i dytë ka të bëjë me fjalimin e Hafiz Ali Krajës të mbajtur me rastin e varrimit të Atë Gjergj Fishtës që konsiderohet si fjalimi më përmbajtësor ndër gjithë të tjerët. Ky fjalim mund të konsiderohet jo vetëm shprehje e respektit për autoritetin qytetar e letrar të Fishtës, apo si prirje për studime të autorit, H. Ali Krajës, por edhe e tolerancës fetare që ka ekzistuar në mes këtyre dy personaliteteve me peshë të qytetit të Shkodrës. Ndër të tjera, Hafiz Ali Kraja thekson "... Vepra jote, o poet, ka për të formue një faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të Kombit! Të jesh i bindun, o poet i madh, se shqiptari me "Lahutën e Malcisë" ka për të qenë gjifhmonë kryenaltë, siç janë helenët me "Iliadën" e persianët me "Shahnamen". . . Sot djelmënia intelektuale me Lahutën tande në dorë të nep besën shqiptare, tue t'u betue se idealin Tand të naltë,që shprehe për kombësinë shqiptare do ta ruejë e do ta mbajë si gja të shenjtë morale". Edhe Shefqet Muka, autor i disa veprave nga islamologjia shqiptare, në simpoziumin më 1931, me rastin e 60 yjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, mbajti kumtesën "Vepra e Gjergj Fishtës për zgjimin kombëtar". Fishta kishte raporte shumë të mira familjare edhe me Haxhi Hafiz Muhamed Bekteshin.
Toleranca fetare e Fishtës është një shembull sublim edhe për trivialitetin e sotëm.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Edhe per serbt pater Gergj Fishta tha:

Mo, 21. Mai 2007, 21:49

“ I huptë Zoti përnjimend,
Knjaz Nikollë edhe gjithkênd,
:-) mendon e shorton zí
Për të buk’rën këtë Shqipní !”

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Mo, 21. Mai 2007, 21:51

Per ju kushot (shoket) e Enverit, lexojeni vete krenarine e Fishtes qe asht shqiptar:


Shqypnia

Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, :-) shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, :-) ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
:-) zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, :-) ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Mo, 21. Mai 2007, 23:47

"skllevër, bij skllevërish
s’e meritoni, se liri s’doni".

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Do, 24. Mai 2007, 12:53

Gjergj Fishta (1871 - 1940)

Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës më 23 Tetor 1871. Ndoqi mësimet e para në Kolegjin e Troshanit, pastaj studioi për filozofi e teologji në Bosnjë. Pasi u shugurua meshtar, u kthye në atdhe, ku punoi si mësimdhënës në Kolegjin e Troshanit, pastaj si famulltar në Gomsiqe. Më 1902 mori drejtimin e shkollës Françeskane në Shkodër dhe aty, për herë të parë, vuri gjuhën shqipe si gjuhë mësimi. Më 1925 botoi në Zarë poemën më të madhe epike në gjuhën shqipe "Lahuta e Malësisë". Më 1907 botoi në Sarajevë veprën e parë satirike " Anzat e Parnasit". Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ku edhe qe emëruar kryetar i Komisionit për caktimin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Më 1909 botoi në Zarë librin "Pika Voese", që më pas do ta titullonte "Vallja e Parrizit" dhe më 1911 shfaqi melodramën "Shqiptari i Qytetnuem" e më vonë 1912 "Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t". Më 1913 themeloi revistën e njohur "Hylli i Dritës". Më 1914 shkroi tragjedinë "Juda Makabre". Në bashkëpunim me Luigj Gurakuqin formoi "Komisinë Letrare" të gjuhës shqipe. Më 1923 botoi në Shkodër "Gomari i Babatasit", kurse më 1924 "Mrizin e Zanave" dhe pastaj "Vallja e Parrizit". Më 1937 botoi të plotë kryeveprën e tij "Lahuta e Malësisë" në variantin përfundimtar. Vdiq më 30 Dhjetor 1940.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 25. Mai 2007, 20:28

Pak nga jeta e Pashko Vasës

Pashko Vasa (1825 - 1892)

Pashko Vasa, i njohur dhe me emrin Vaso Pashë Shkodrani, lindi në qytetin e Shkodrës më 17 shtator 1825. Qysh në moshë të re ai punoi në konsullatën britanike në Shkodër, pastaj e gjejmë si oficer në Kalorësinë qytetare të Romës, ku luftoi me trimëri "për të ndarë me të mirët lavdinë e shpëtimit të Italisë". Por aty do të zhgënjehej thellësisht dhe largohet për në Turqi, ku, gjithashtu, çoi një jetë të trazuar. Nga 1883 derisa vdiq, më 1892, ai qe guvernator i përgjithshëm i Libanit. Vaso Pasha jetoi shumë kohë larg Shqipërisë, por mendjen e zemrën i pati kurdoherë në atdheun e tij. Ai donte ta shihte Shqipërinë të lirë e "zonjë" midis vendeve të tjera fqinjë. Ai shkroi frëngjisht vepra historike me rëndësi, si dhe romanin "Bardha e Temali", shkroi edhe një gramatikë të gjuhës shqipe për të huajt (1887) dhe vjershën e tij të famshme "O moj Shqypni" (1880).
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

So, 15. Jul 2007, 13:12

Andon Zako Çajupi

Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tijdhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, -shkruan ai më 1922- një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.

Për më shumë informacion tek ky link http://www.letersia.fajtori.com/Letersi ... ko_Cajupi/
Zuletzt geändert von egnatia am Mo, 16. Jul 2007, 10:39, insgesamt 2-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Zymer
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 273
Registriert: Sa, 02. Jun 2007, 14:04

So, 15. Jul 2007, 13:18

Shum Faliminderit Egnatia!!!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

So, 15. Jul 2007, 13:21

Të lutem Zymer!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
Toni_KS
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 842
Registriert: Mi, 04. Apr 2007, 22:07

Di, 17. Jul 2007, 19:31

TungI Egnatia

Ke shkruar tregime dhe informata shumë interesante. Ke bërë punë t`madhe. Falemderim ke edhe prejë meje!

Unë i kamë lexuar disa tregime për jetën dhe veprat së vllëzërve Frashëri. Sidomos vepra e Samiut „Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet” më ka imponuar mas shumti. Eshtë një libër, që e rrumbullakson tanë qështjen Shqiptare. Ja u kisha propozu secillit, që interesohej për temen Shqipëtare!

Përshendetje!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mi, 18. Jul 2007, 20:21

Faleminderit për fjalët që ke shkruar Toni_KS!
Veprat e vëllezërve Frashëri ja vlen për t'i lexuar në çdo kohë.

Përshëndetje nga egnatia!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Luigj Gurakuqi

Sa, 03. Mär 2012, 10:05

Luigj Gurakuqi (1879 - 1925)

Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.
Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia solli eshtrat në atdhe dhe e nderoi me titullin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.
Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.
L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.



Burimi informativ nga ky Link-> http://www.letersia.fajtori.com/Letersi ... _Gurakuqi/
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Petro Nini Luarasi

So, 04. Mär 2012, 12:13

Petro Nini Luarasi

Petro Nini Luarasi lindi në vitin 1865. Studimet i kreu në shkollën greke të Qestoratit e Hotovës. Në Qestorat, në shtëpinë e mikut të babait, patriotit të shquar Koto Hoxhi, ai mësoi shkrim e këndim në shqip dhe u edukua me kulturë e atdhedashuri. Më 1883 filloi punë si mësues i greqishtes në shkollën e Bezhanit. Atje ai filloi t'u mësonte nxënësve shqip.Veprimtarinë e tij të gjerë e zhvilloi në Kolonjë e Korçë, ku krahas lidhjeve miqësore patriotike, shkaktoi armiqësi të madhe me zyrtarët turq, klerin shovinist e bashkëpunëtorët e tyre. Për këtë arësye u mallkua dhe u shkishërua familjarisht nga dy dhespotët e Kosturit: më 1887 nga Qirilli dhe më 1892 nga Fillareti

"....I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi, në bashkëpunim me propagandën protestante e masone, ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston... Ata përhapin Dhiatën e Re, emisarë dhe libra të tjerë që janë kundër fesë sonë të shenjtë dhe që nëna e jonë, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohë që i ka shkishëruar dhe djegur në turrën e druve... Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes..."
Këto ishin fjalët e Fillaret, dhespotit të Kosturit, më 20 shtator 1892, në mallkimin e tij për Petro Nini Luarasin. Kësaj propagande shoviniste, Petro Nini Luarasi iu përgjegj në veprën "Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit", në të cilën pasqyroheshin dokumenta konkretë mbi abuzimet që bëheshin në emër të fesë.
"E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën...Ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën dhe kombin tonë, si të vetmet tallanta që na besoi Perëndia për provë të vlerës sonë midis kombeve të tjerë... Kush është frikacak kundrejt së drejtës, bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij" (P.N.Luarasi:Mallkimi i shkronjave shqipe...f. 279).
Kjo vepër bëri që fundi i tij të ishte tragjik. Ai u helmuar nga qarqet fetare shoviniste. Kjo vdekje bëri një jehonë të madhe në botë. Disa gazeta shqiptare, angleze e amerikane shkruan për të.
Me futjen e psallmeve shqip në kishën e Luarasit në bashkëpunim me papa Stefan Luarasin ai debatoi edhe me Dhespotin e Korçës,Grigori. Në lidhjet e tij me rrethet patriotike dhe zbatimin e platformës kombëtare, P.N.Luarasi bashkëpunoi me parinë bektashiane -moderatorë të myslimanizmit dhe me protestantët anglo-amerikanë, përfaqësuesi shqiptar i të cilëve qe Gjerasim Qiriazi. Mbi bazën e këtyre idealeve kombëtare familjet Luarasi dhe Qiriazi u lidhën në një miqësi shekullore, duke iu gjendur njëri-tjetrit në momente të vështira.
Në prill 1904, P.N.Luarasi arratiset nga burgu ku ishte mbyllur nga qeveria turke dhe u strehua në Shtetet e Bashkuara, si emigrant politik. Në Sh.B.A. Petro Nini Luarasi zhvillon një aktivitet të gjërë. Krijoi shoqëritë e para patriotike shqiptaro-amerikane: "Pellazgu" dhe "Malli i Mëmëdheut", ndihmoi Sotir Pecin për botimin e gazetës "Kombi" dhe Fan Nolin që të kurorëzohej prift e të hidhte themelet për krijimin e kishës autoqefale shqiptare në Sh.B.A., themeloi librarinë e parë me libra shqip e anglisht, bashkëpunoi ngushtë me Kristo Dakon, lider i protestantëve shqiptarë në Sh.B.A., për të futur frymën kombëtare midis emigrantëve ekonomikë, të cilët ishin të tërhequr e të frikësuar nga reaksioni shovinist mbi familjet në atdhe. Petro Nini Luarasi përçoi kudo tezën: "Kombi mbi të gjitha".
Më 1908 u kthye në Shqipëri së bashku me disa miq e farefis, për të luftuar si komitë për çlirim. Në atë kohë u shpall Hyrieti e ai filloi veprimtarinë patriotike legale duke u lidhur ngushtë me misionarët protestantë amerikanë, çiftin Kenedi. Vdes i helmuar në vitin 1911 nga armiqtë e kombit. Por fjala e tij u përjetësua në vepër: "Ruamani gjakun, se do të duhet për shkrimin e gjuhës shqipe... Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngrihemi !"

Burimi informativ nga ky link -> http://www.bijteeshqipes.us/Petro_Nini_Luarasi.html
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Zurück zu „Shqip“