http://www.forumishqiptar.com/threads/3964-Arratisjet
Pasi shpëtoi nga thonjtë e vdekjes, Haki Fejzollari në fillim nuk u tregoi njerëzve të familjes duke u justifikuar për plagët se ishte aksidentuar me makinë, por më pas ai i tregoi nënës së tij gjithshka. Lidhur me këtë, Et'hem Fejzollari dëshmon: "Pas asaj ngjarje babait iu bë jeta e padurueshme sepse Nuçi Tira e provokonte vazhdimisht deri sa e detyroi që ai të arratisej, në mënmyrë që të humbnin gjurmët e atij krimi që ata kishin bërë me të. Kështu më 16 gusht të vitit 1949 babai u arratis në Jugosllavi, ku fillimisht e mbajtën 13 muaj në burg duke e akuzuar se ai kishte shkuar aty me mision nga Tirana. Pas arratisejes së babait ne na hoqën nga Pogradeci dhe na internuan familjarisht në Fushë-Krujë. Aty nga korriku i vitit 1952 babai së bashku me gjashtë shokë të tjerë shqiptarë të arratisur në Jugosllavi, hyri ilegalisht në Shqipëri dhe erdhi deri në Kampin e Kamzës ku vuanim ne internimin. Ai e takoi nënën kur ajo ishte duke mbushur ujë jashtë kampit dhe i tha: "Shko merr fëmijët dhe hajde të ikim". Pasi nëna i shpjegoi se ajo gjë ishte e pamundur nga që ne paraqiteshim në apel, babait iu mbush mëndja dhe u largua me gjithë shokët e tij për në drejtim të Pogradecit. Kur mbërriti atje, në ora dy të natës babai shkoi dhe trokiti në shtëpinë e Kryetarit të Degës, Nuçi Tirës, ndërsa shokët e tij qëndronin në gatishmëri me armë në dorë. Ndërsa gruaja e Nuçit hapi derën pasëi babai i tha se ishte një shok i Nuçit dhe vinte nga Tirana, ai u fut brenda me revole në dorë dhe iu drejtua Nuçit duke i thënë: "Në rast se për 60-ditë nuk ma liron familjen nga internimi dhe nuk ma sjell këtu në Pogradec, do të t'i vras me dorën time dhe këtë fëmijët e djepit. Sot mos ki frikë se të kam ardhur si mik dhe nuk të bëj gjë". Pas atyre fjalëve babai u largua me gjithë shokët e tij dhe kaloi kufirin e doli në Jugosllavi, ndërsa Nuçi Tira që të nesërmen erdhi në Tiranë dhe i tregoi gjithshka Mehmet Shehut, duke insistuar që ose ta transferonin nga Pogradeci, ose në të kundërt të lironin familjen e Haki Fejzollarit nga internimi, sepse Hakiu ishte nga ata burra që e mbante fjalën. Nuçi ia mbushi mëndjen Mehmet Shehut që ta lironin familjen tonë e të na çonin në Pogradec, me qëllim që kur të vinte babai për të na marrë, ata ta arrestonin. Mehmeti e pranoi sugjerimin e Nuçi Tirës dhe ne na kthyen në shtëpinë tonë në Pogradec, ku na futën dy policë brenda si qiraxhij ku dhe gratë e tyre i paisën me automatikë. Hjatë asaj kohe shtëpia jonë ruhej në distancë me civilë të armatosur që prisnin se mos vinte babai për të na marrë", kujton Et'hem Fejzollari peripecitë e familjes së tij e cila u lirua nga internimi pas këcënimit që i bëri i jati i tij Nuçi Tirës.
Që nga viti 1952 kur familja e Haki Fejzollarit u kthye pranë shtëpisë së tyre në qytetin e Pogradecit, ajo ishte vazhdimisht nën survejimin e Sigurimit të cilët prisnin të vinte Hakiu nga Jugosllavia për t'i marrë. Po kjo gjë nuk ndodhi sepse pas kthimit të familjes në Pogradec, Hakiu u largua nga Jugosllavia e doli në Greqi ku në vitin 1953 emigroi për në Australi pas një garancie që i bëri xhaxhai i gruas së tij që ishte vendosur atje prej vitesh. Që nga ajo kohë e më pas familja e Haki Fejzollarit në qytetin e Pogradecit shikohej me sy të keq nga regjimi komunist dhe iu nënshtrua persekucionit si familje reaksionare duke u privuar nga shumë të drejta nga më elementaret. Lidhur me këtë, Et'hem Fejzollari dëshmon: "Sikur të mos mjaftonte ajo që po hiqnim ne si familje, disa vjet pas arratisjes së babait na arrestuan vëllanë e madh Feridonin, i cili u lirua nga burgu në vitin 1973 pasi vuajti për 13-vjet si i burgosur politik. Edhe pas lirimit të tij ne na u bë jeta e padurueshme sepse jo vetëm na lanë të gjithëve pa punë, por Sigurimi na survejonte vazhdimisht dhe ne ishim nën një terror psiqik të paparë. Nisur nga kjo situatë ku ndodheshim, unë bashkë me dy vëllezërit e tjerë vendosëm që të arratiseshim për në Jugoslllavi, por ai plan na dështoi pasi nëna jonë na gjeti një komardare zetori në bodrumin e shtëpisë, të cilën e kishim rregulluar me disa dërrasa si varkë. Pas kësaj aty nga data 25 qershor 1975 nëna na thirri të tre vëllezërit dhe na tha: "Kjo nuk është zgjidhje, mirë mua, po ku do t'i lini gratë dhe fëmijët që do kalben të gjithë burgjeve dhe internimeve pa asnjë përkrahje dhe në mëshirën e fatit. O të ikim të gjithë, ose të vdesim të gjithë, rrugëzgjidhje tjetër nuk ka". Pas fjalëve të nënës ne vendosëm që të arratiseshim të gjithë dhe për këtë unë mora përsipër që të rregulloja një varkë (meqë kisha punuar marangoz) me të cilën do të iknim nëpërmjet Liqenit të Pogradecit. Për shtatë ditë me rradhë unë punova në bodrumin e shtëpisë duke bërë skeletin e varkës të cilën e kisha llogaritur për të mbajtur peshën e 16-pjestarëve të familjes tonë që do lundronim me të. Pasi mbarova skeletin e varkës, për ta provuar e montova atë duke i vënë dhe një mushama nga ato të tavolonave të gjata që mbanin mencat e puntorëve të cilën e kishim qepur me makinë. Duke u gdhirë data tre korrik, ne transportuam dërrasat e varkës pjesë pjesë nga shtëpia deri në vëndin e quajtur Fortesa e Dytë (bunkeri) tek Kalaja i cili ndodhej jo më shumë se 100 metra nga bregu i liqenit dhe aty lamë vëllanë tonë të voglin dhe një nga nipat tanë që ta ruanin", kujton Et'hem Fejzollari përgatitjet që ata bënë në verën e vitit 1975 për t'u arratisur nga Shqipëria.
Drecksregime fällt mir nur ein..