albanien.ch Home
-
Forum

Forum Home
Bildergalerie
S'ka problem
Veranstaltungskalender
Postkarten
Quiz

-
Forumstools
Erweiterte Suche
 
albanien.ch Forum     Albanien - Meinungen & Fragen
 

Vjersha dhe tregime per femije

Für diejenigen, die Albanisch sprechen wollen.

Poezi

Beitragvon egnatia » So, 18. Feb 2007, 22:31

PRANVERA HYRI NE KOPSHT

Pranvera ecën nëpër kopsht,
gjethet rriten pas saj.
Pranvera ecën nëpër lule,
i çel me qeshje të saj.

Pranvera hyri në kopsht,
fëmija ndjek lejlekët e saj.

Sa të dua, pranverë,
sa të dua!
Lidhe një ylber të bukur,
prej kroit në krua!
Lidhe një ylber buzëqeshje
me blerime.
E dalin fëmijët gëzohen,
e gëzohet vjersha ime!

Shkruar nga Vehbi Kukaj
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Poezi

Beitragvon egnatia » So, 18. Feb 2007, 22:38

LEJLEKU

Përmbi pullaz,
përmbi pojatë,
shihni lejlekun
me qafë të gjatë.

N'midis livadhit,
n'kodër, në lëmë,
krenar lejleku
qëndron në një këmbë.

E n'jaz t'katundit
përmbi mulli,
përditë lejleku
del n'gjueti.

Me sqep të mprehtë,
zë peshq e mi,
por dhe bretkosa
ha pa mërzi.

Këmb't si kamishi,
sqepin si shpatë,
porsi kavalli
qafën e gjatë.

Për zogj të vet
ka dashuri,
prandaj lejlekun
e do çdo fëmijë.

Shkruar nga Mark Krasniqi
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Beitragvon egnatia » Mo, 18. Jun 2007, 13:56

Se si quhen, a e dini?

As në pemë, as në gëmushë,
bashkë me erën fluturojnë,
dy nga dy, gushë më gushë,
përmbi tela kuvendojnë.

Nënë e tyre është pranvera,
me foletë nën një strehë,
për çdo vit nga anë të tjera,
na gëzojnë të gjithë ne.

Me dhjetë shkronja ua shkruajmë,
emrin si zogj shtegtarë,
zogj të tillë ne i ruajmë,
prej të liqve ziliqarë.

Se si quhen, a e dini,
s'është e fshehtë, as e harruar,
në pranverë kur ju flini,
veç për to keni ëndërruar.


Lashtësia na e thotë

Që nga macja, dhelpra, qeni,
edhe breshka që ha mollë,
gjëzën tuaj do të gjeni,
në mes shokësh ju në shkollë.

Fjalë, numra e harabela,
"Kashelashë" fluturojnë,
dallëndyshet nëpër tela,
gjuhën tonë e zbukurojnë.

Shenjë është e bëhet shkronjë,
në gabofsh, të le pa mend,
fort e vogël si mushkonjë,
të pickon gjithë gaz e shend.

Ujqër, dhelpra dhe lugetër,
ca mishngrënës, ca dinakë,
shpesh na shtiren porsi ketër,
sa dhe cakun e kanë hak.

Sa të fshehta ka kjo botë,
i mendojmë, por nuk i dimë,
lashtësia na e thotë,
se ato nuk kanë shterim...


Eduart Hoxholli
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Pricesha e pyllit - Perralle nga vellezerit Grim

Beitragvon egnatia » Sa, 01. Nov 2008, 13:52

Princesha e pyllit

Ajo ishte një vajzë e bukur që e kishte shtëpinë në mes të drurëve dhe të gjithë e thërrisnin Princesha e pyllit. Çdo mëngjes shkonte të mblidhte luleshtrydhe në lëndinat e gjelbërta dhe të gjithë besonin se kudo që shkelte ajo, sillte fat dhe mbarësi. Mamaja e përcillte Princeshën e bukur të pyllit tek shkallët e shtëpisë dhe nuk harronte kurrë ta porosiste të mos vonohej. Vetëm kur vajza humbiste në thellësi të pyllit, ajo fillonte punët e shtëpisë. Vajza e bukur, Princesha e mbarësisë, merrte rrugët e pyllit. Ajo kishte një natyrë shumë ëndërruese dhe në udhëzat mes gjelbërimit, ëndërrimet e saj merrnin krahë. Dhe atë mëngjes, ajo po endej si asnjëherë tjetër mes ëndrrash dhe përfytyrimesh. Dhe ndërsa ecte dhe ëndërronte, befas u gjend përpara një shtëpize si lodër. Porta e drunjtë ishte e hapur, por askush nuk dukej rreth e rrotull. Princesha e vogël e pyllit, hyri brenda në shtëpizën e drunjtë. Eh, sa u çudit në shtëpizën e panjohur... Tavolina ishte shtruar dhe sytë i mbetën tek tre tasë të mbushur me supën e pyllit që ajo e pëlqente shumë. Ajo ishte e uritur shumë dhe provoi tasin e madh. Nuk i pëlqeu sepse kishte piper. Provoi tasin e dytë, por supa e tij iu duk e kripur. Provoi tasin e vogël dhe e ktheu me një frymë. Pasi u kënaq duke ngrënë, ajo kërkoi një vend për t'u shlodhur. Në dhomën ngjitur, kishte tri karrike. Në karriken e zbukuruar me një lule, po flinte një mace. Princeshës i erdhi keq ta zgjonte. E dyta, e zbukuruar me një zemër, ishte shumë e vogël dhe aty njehej ngushtë. U ul në karriken e madhe që ishte zbukuruar me një yll. Aty ndjehej si në një kolovajzë. Duke u lëkundur në karrike, asaj po i vinte gjumë. U ngrit t'i hidhte një shikim pjesës tjetër të shtëpisë. Në dhomën përballë kishte tre krevatë. Njëri nga krevatët ishte zbukuruar me një yll, i dyti me një lule dhe i treti me një zemër. Princesha e vogël e pyllit, u vërtit nga njeri krevat në tjetrin dhe u shtri në krevatin e vogël, në atë që ishte zbukuruar me një zemër. Krevati ishte aq i vogël, sa asaj i dilnin këmbët jashtë. Ishte aq e lodhur sa e hoqi njerën këpucë, kurse tjetrën nuk e hoqi dot sepse e zuri gjumi. Kur Princesha e pyllit po endej në ëndrra, erdhën të zotët e shtëpisë. Ata ishin baba Ariu, mama Arusha dhe Arushi i vogël i murmë. Asnjë nuk po e kuptonte se çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.
- Po supa ime ku është? - qante Arushi i vogël.
Edhe baba Ariu dhe mama Arusha u çuditën sepse dikush kishte ngacmuar supën në tasat e tyre. E morën me mend se dikush ishte futur në shtëpinë e tyre. Po kush ishte vallë?
Kërkuan në të gjithë shtëpinë dhe nuk po e zbulonin ku ishte fshehur. Arushi i vogël shtangu kur pa në shtratin e tij, një bukuroshe duke fjetur në një gjumë të ëmbël. Prindërit e njohën Princeshën e pyllit. Në shtëpinë e tyre kishte trokitur fati e do të vinin mbarësitë. Atë çast Princesha e bukur u zgjua dhe vrapoi drejt derës. Nga nxitimi ajo e harroi njërën nga këpucët e kjo do të thonte se një ditë do të trokiste përsëri në shtëpinë e tyre...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Beitragvon Lara_k » Mo, 03. Nov 2008, 15:52

Egnatia e ke bërë shumë mirë që e ke hapur një thread te tillë. Sapo hapja një thread më vete për vjersha për femije,por mendova të përdor njëherë funksionin e kërkimit dhe ja ku e gjeta :)

Goca ime i ka shumë qejf vjershat në përgjithësi, mundohem ti recitoj mbrëmjeve përpara se të flej ato që më kujtohen nga kopshti apo abertarja...gjithsesi disa të thjeshta (meqë ajo është 3 vjeç)me kujtohen pak a shumë :

Xhepi im i vogël çfarë kërkon nga mua
nje shami të pastër për hundët e tua
kur se merr me vete dukesh i shëmtuar
kur e merr me vete dukesh i zbukuruar.

Tani kujt i kujtohet kjo..:
..Fjala mik bëhet ik...si kështu more Besnik (nuk më kujtohet emri) a i thuhet mikut ik.... :?:
Kjo është e gjatë nuk më kujtohet..por ka qënë e preferuara ime


Tjetër me kujtohet:
Mace mace pis pis pis
çka dollapi që lëviz
është miu kaçamiu
të gjithë pjatat i lëpiu

:lol: edhe kjo
Karamele zana vijnë nga Tirana
Nga Tirana në Peshkopi
Çfarë numri do ti
Unë dua treshin
Macja kapi veshin
Veshi u këput
Macja ra në lluc
Lluca u tha
Macja u la
Treni u nis
Macja u gris
Treni ndaloi
Macja shpëtoi

Tani kujtohuni se ka dhe me te bukura
Lara_k
Member
 
Beiträge: 35
Registriert: Di, 14. Okt 2008, 16:00

Beitragvon Denisa* » Mo, 03. Nov 2008, 16:54

hihi mua me kujtohet kjo

Roza rozina
çelin trëndafila
bashkë me zambakun
edhe lule tjera
kush i do k'to lule
tasi me fasuleeeeeee...
...eee bum dmth qe ulesh ne tokë


Besnik quhet , mire tu kujtua

Për një d
që ti se vë
fjala derë bëhet erë
dhe shtëpia ngel pa derë

Për një m
që ti se vë
fjala mik bëhet ik

Ç'bën kështu more Besnik
a i thuhet mikut ik?
Amore, gli uomini che cambiano, sono quasi un ideale che non c'è


Je t'aime ma mie.
Benutzeravatar
Denisa*
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
 
Beiträge: 462
Registriert: Mi, 02. Mai 2007, 12:09

Beitragvon Denisa* » Mo, 03. Nov 2008, 16:57

..dhe një

Abetare fort të dua
me ato gërmat e tua
dora ime u mësua,mëndja ime u ndriçua
Kam mësuar të lexoj,shkruaj bukur ,recitoj
Edhe prindërve u fal plot gëzime sa nje mal

...imagjono si i recitonim ,plot energji me kembe dhe duar :)
Amore, gli uomini che cambiano, sono quasi un ideale che non c'è


Je t'aime ma mie.
Benutzeravatar
Denisa*
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
 
Beiträge: 462
Registriert: Mi, 02. Mai 2007, 12:09

Beitragvon egnatia » So, 23. Nov 2008, 14:21

Kënga e Abetares


Abetare, Abetare,
sillma diellin në dritare!

Lehtë, lehtë e bukur, bukur,
dora ime sa e lumtur:
Hap një faqe, kthen një fletë,
nëpër shkronja-
bota vetë.

Rrjedh në fjalë plot kumbim,
gjuhë e lashtë e vendit tim.

Me ty mendjen lartësoj,
me ty zemrën e gëzoj,
bëhem zog e fluturoj.

Abetare, Abetare,
sillma diellin në dritare.

Shkruar nga Xhevair Spahiu



Kenga e Vitit të Ri për fëmijë

Viti i Ri

Ja na erdhi Viti i Ri,
sa jam e gëzuar,
porsi unë çdo fëmi,
pret për ta festuar. (2x)

Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej,
me këngë e me valle.

E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë ndër pyje. (2x)

Plot dhurata përsëri
do të sjell për mua,
babagjyshi i Vitit të Ri,
oh, sa fort të dua.


Këto dy këngë si dhe të tjera për vogëlushët, i dëgjoni tek:

http://www.youtube.com/watch?v=5C4NE6Rjcdo&NR=1

http://www.youtube.com/watch?v=X72R0LH-dxU
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Beitragvon egnatia » So, 30. Nov 2008, 12:14

Të pastra do t'i ruaj

Gjysh jam e sëmurë.
Nuk di ç'mikrob më cyti,
që prej ditës së mërkurë,
mua më dhemb fyti.

Dhe gjilpëra më dhemb,
duroj ethet e djersitur.
Ç'më quk si një gjemb,
sëmundja e papritur.

Gjysh! Mos u tremb!
Prap do loz e do qesh.
E di, ty shpirti të dhemb,
Eja! Të qeshur do më gjesh.

Reja, shiu me rrëmbim,
shkon e vjen me erën.
Si lulja me padurim,
me shoqet pres pranverën.

Gjëegjëzën, kashelashë,
nesër eja ma thuaj.
Endërrimeve drit i dhashë.
Të bukura do t'i ruaj.



Ty, pranverë

Dritë e parë që sjell agimi,
fresk, e shend, e përdëllime,
sytë e Emit si blerimi,
këngë zogjsh që cicërijnë.

Dielli i saj shtigje s'njeh,
zë i bukur dhe gazmor,
unë në zemër shpresë kreh,
me buzëqeshje shpirt fluror.

Blu e qiellit plot hare,
mëngjes, jetë e lumturi,
dashurinë pa asnjë re,
ruan gjyshi thellë në gji.

Sado të jetë jeta ime,
shpirtin Emi ma rinon,
këto vargje e përjetime,
ty pranverë të dhuron.

Dhe një ditë kur të mungoj,
ti me hënën thirr kujtesën.
Për ty mëngjese do të zgjoj,
Emi, konxhe mbaje shpresën.


Shkruar nga Eduart Hoxholli
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Beitragvon egnatia » Mi, 04. Feb 2009, 13:08

Kryefjala e Fjalëve

I mora A-në atit,
në të ishte dhe nëna,
i mora T-në tokës,
në të ishte dhe zemra,
i mora D-në detit,
në të ishte dhe qielli,
i mora H-në hënës,
në të ishte dhe dielli,
i mora E-në erës,
në të ishte dhe shiu,
i mora U-në ujit,
në të ish dhe njeriu...
I lidha të gjitha bashkë
dhe si ylber shkëlqeu
e para kryefjalë
e fjalëve:
ATDHEU!

Shkruar nga Odhise Grillo
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Beitragvon egnatia » Mo, 09. Nov 2009, 13:26

Edukata

Dy macka qimebardha porsi shkumës,
në pjatë hanin tok përshesh me qumësht.

Dy qentë shikonin vëngër të mërzitur,
dhe kuvendonin, veshët duke ngritur.

-Këto nuk paskan fare edukatë,
e sheh si futin hundët në një pjatë?

Ndërkohë u ra një kockë mu në këmbë,
për kockën qentë u shqyen keq me dhëmbë.

U ngrit një zhurmë e madhe e shamatë,
dhe macet thanë: "Kjo është edukatë!"


Shkruar nga Dritëro Agolli
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Beitragvon Squatrazustradin » Mi, 11. Nov 2009, 16:19

Sa me kane pelqyer keto vjershat per femije. Cdo here kur i lexoj, me kujtohen ato momentet e femijerise.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">
Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 17:22

Beitragvon Arbëror » Fr, 13. Nov 2009, 2:27

Harusha dhe bletët

Harusha, miku i mjaltit,
ra nji herë n'katund,
sepse n'lisa t'pyllit
nuk gjeti mjalt kund.

Nji shpi n'skaj t'katundit
kishte pasë shum bletë, -
afrohet harusha
natën, tue shkelë lehtë.

Me kambë t'kërleshuna
ajo vjedh nji hojë, -
n'buzë nji bletë e theri
pa e futë mjaltin n'gojë.

U zemrue harusha,
edhe n'atë idhnim
kosheren e bletve
e ban copë e grimë.

U çuen bletë' të gjitha,
harush's n'shpinë iu lëshuen,
gati n'njiqind vende
t'trashen l'kure ia shpuen.
Iku gjithë sa mujti
harusha si e tërbue...
"Shih, sa marri bana, -
hakmarrja ç'm'u desht mue!"...


Vera

Kur të piqet gruni n'arë,
dhe livadhet kur kositen,
kur ledinat s'kanë shum bar,
sepse djelli e djeg ditën:
at'herë kjo asht
stina e verës,
që vjen gjithmonë
mbas pranverës.

N'vapë të verës, tue vrapue,
mblidhen f'mijt tue brohoritë,
n'fund t'katundit, atje n'prrue,
me u la n'te, n'diell me u rrezitë;
këtu n'lojë
dhe n'brohori
kalon ditën
brezi i ri.

Edhe pse s'asht prroni i thellë,
s'ka ardhë vetëm asnji f'mi:
kanë ardhë vllaznit me i përcjellë,
që t'mos ndodhë ndoj fatkeqsi:
mundet peshku
me i pickue,
n'kambe bretkoca
me i kafshue...

Vera, Vera, - diell me vapë,
piqet gruni, piqen pemë, -
flut'ra plot, - vrapo me i kapë,
sa rrinë n'lule pa u trembë.
Tash për flut'ra
kush vrapon? -
mbas pak hapash
djersa t' mb'lon!
Ka dy lloje njerëz: Këta që kur hynë në dhomë thonë: “Ja ku jam!”, dhe ata që kur hynë në dhomë thonë: “Ah, këtu qenke!”

lamtumirë sa t'jetë jeta
Arbëror
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 320
Registriert: So, 20. Sep 2009, 9:50

Beitragvon egnatia » So, 15. Nov 2009, 11:41

Gishto Trimi shkruar nga Loni Papa

- Mami, ma trego një përrallë!- thotë Jorida, kur shkon të flejë.
Jorida është e vogël, ka një krevat të vogël, me dyshek, jorgan dhe jastëk të vogël. Në buzë të jorganit, mbi çarçfin e bardhë, mami i ka qëndisur një ari, që zë me grep një peshk, dhe, aty pranë, Ketri Ketrushin, që ka mbushur shportën me lajthi. Sa shumë i pëlqejnë lajthitë Joridës! Mami i çan me gur dhe ajo i ha "kërc-kërc!" Në këllëfin e jastëkut, mami i ka qëndisur dy pata qafëgjata dhe një...
- Ma trego një përadhë! - i thotë Jorida e vogël.
- Përrallë, - i thotë mami.
- Përaaaadhë, - e thotë Jorida përsëri gabim.
- Unë nuk di përralla, babi di të tregojë, - i thotë mami.
- Babi... babi... - dhe Jorida e vogël mendohet si ta thotë drejt fjalën "përrallë", por nuk mundet. - Babi... babi, na trego Gishton.
- Cilin Gishto, moj?
- Gishto Gishtuqin, pra.

Gishtoja

Na ishte një gocë e vogël. Atë e quanin Jorida...
-Jo Jorida, babi, jo! Albana.
- Mirë, Albana... Albana mbante gishtin në gojë dhe e thithte... e gishti iu këput. Jorida...
- Jo, babi, Albana,- dhe Jorida shpejt mbledh gishtin e madh nën gishtërinjtë e tjerë të dorës, që të mos e fuste në gojë.
- Mirë, Albana... Dhe ky gishti i Albanës u këput. Ky ishte Gishtoja.
- Ai është i vogël, babi... kaq!- tregon Jorida gishtin e vet të vogël. - Eshtë burravogël dhe i thonë Gishto Gishtuqi, babi?
- Po, është i vogël dhe i thonë Gishto Gishtuqi.
- Po pastaj, babi?
- Pastaj...

Gishtoja në rrugë

Teta Leta po ecte rrugës. Ec e ec e ec... kur dëgjoi se dikush po qante:
-Iiii! Iiii!
Teta Leta shikoi anës, por askush nuk ishte. Kur "pët-pët-pët!" pranë iu afrua një njeri i vogël, i vogël sa gishti i Joridës.
- Ja, kaq, babi!
- Aq, xhan i babit, aq!... Po ky Gishtoja flokët i kishte të kuq. Jorida lëshon në jastëk kokrrën e lajthisë dhe shpejt përplas duart:
Gishto Gishtuqi,
Gishto Flokëkuqi!"
"- Po i kujt je ti?"- e pyeti teta Leta.
"- Unë jam Gishtoja i..."
- I Albanës, babi! - thotë Jorida shpejt, që unë të mos përmend emrin e saj dhe, si merr kokrrën e lajthisë nga jastëku, shtrëngon gishtin e madh, poshtë katër gishtërinjve të tjerë të dorës, që të mos i futet në gojë.
"- Po jam Gishtoja i Albanës... Albana më thithi... dhe unë u hollova dhe u këputa...iii!" - qante Gishtoja me lot, si zogu që qan"ciu-ciu-ciu!"
"- Hesht, mos qaj!" - i tha teta Leta dhe e mori Gishton dhe e vuri te dora e vet: Gishtoja kishte dy duar të vockla, dy këmbë të vockla, dy sy të veckël, të veckël... dhe flokët i kishte ...
- Hihihi!... Të kuq,- qesh Jorida.
Ec e ec e ec... dhe Gishtoja "pshau! pshau!" nxori shaminë e vogël dhe e vuri para gojës.
- Shamizën, shpjegon Jorida
"- Më ka zënë rrufa, - tha Gishtoja, - se atje te goja..."
- E Albanës, babi!
- E Albanës, Jorida, te goja e Albanës Gishton e kishte zënë gripi, se qëndronte gjithmonë në lagështirë dhe, kur doli që andej, u ftoh. Gishtërinjtë e tjerë të Albanës nuk u ftohën, se ata rrinin gjithmonë në ajër të pastër dhe në rreze të diellit.
Po teta Leta i tha:
"- Ti Gishto, bëre një gabim tani..."
Gishtoja hapi syçkat e vogla dhe po qeshte;
"- Hihihi!" - dhe dy dhëmbët e parë i nxori jashtë.
Dhe Jorida hap syçkat.
"- Pse, teta Leta, bëra gabim?!"- tha Gishtoja dhe u skuq nga turpi.
- Nuk nxori shamizën dhe pastaj të... të... të "pshë!" - thotë Jorida dhe qesh, se nuk e di të thotë "të teshtinte"".
Pastaj teta Leta e mblodhi Gishton me shaminë e pastër, por harroi dhe e futi Gishton në xhep.
- Obobooo!... Po pastaj, babi?!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Beitragvon Arbëror » So, 18. Apr 2010, 23:56

Pranvera në katund

Ka lulëzuar thana,
me bar u mbush fusha,
n'shpellë nga gjumi i dimrit
është zgjuar harusha.

Bahçet e katundit
duken si tufë t'mëdha,
asnjë pemë e tyre
degë t'thata më s'ka.

Dhe pa lindur dielli
jehon kënga n'arë -
duke e bërë lavrën
këndon një katundar.

Delet edhe qengjat
n'livadh blegërojne, -
nga zëri i fyellit
pyjet po jehojnë.

Me flutura, bilbilë
mbushen llugat plot,
bleta lule m'lule -
s'e çon ditën kot.

As bretkoca e k'netes
duket s'ka më halle:
sa ia thërret n'ujë këngës,
sa del n'breg - heq valle.

Dallëndyshja, lejleku,
diku në Misir
për rrugë bëhen gati -
t'stolisur n'shimshir.

N'kodër, midis pemëve,
shkolla e re krenare
me krahë hapur pret
djem, vajza fshatare.

Shkollarët e vegjël,
si bletë n'vije t'agimit,
zgjohen, marrin librat
dhe ia fillojnë mësimit.

Bild

Mark Krasniqi.
Ka dy lloje njerëz: Këta që kur hynë në dhomë thonë: “Ja ku jam!”, dhe ata që kur hynë në dhomë thonë: “Ah, këtu qenke!”

lamtumirë sa t'jetë jeta
Arbëror
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 320
Registriert: So, 20. Sep 2009, 9:50

Beitragvon Arbëror » Mo, 19. Apr 2010, 11:26

Bukuroshja e fushës

Krahët e fluturës -
pikturë e vërtetë!
Kusht e pikturoi
fluturen krahëlehtë?

Plot pika t'verdha,
t'bardha, të kuqe,
si lule kopshti,
lule burbuqe.

Prej lules n'lule
sillet vërdallë
bukuroshja e fushës -
pikturë e gjallë.

Unë n'bllokun tim
do t'vizatoj
shumë flu'tra t'bukura -
nga secili lloj,
por s'ka piktor
që vizaton më mirë
se ç'vizaton
nëna natyrë.

Bild

Mark Krasniqi.
Ka dy lloje njerëz: Këta që kur hynë në dhomë thonë: “Ja ku jam!”, dhe ata që kur hynë në dhomë thonë: “Ah, këtu qenke!”

lamtumirë sa t'jetë jeta
Arbëror
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 320
Registriert: So, 20. Sep 2009, 9:50

Beitragvon kleshtrimania » Mo, 19. Apr 2010, 12:12

Hallo zusammen

Ich such schon seit längerem ein Gedicht. Leider kann ich nur einen Satz daraus und ich weiss nicht von wem es ist.
Der Satz geht ungefähr so:
bike bora fjolla fjolla... usw

Ich weiss es ist nicht viel aber evt. kennt es jemand von euch.

Danke
Benutzeravatar
kleshtrimania
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
 
Beiträge: 2530
Registriert: Di, 01. Sep 2009, 11:02
Wohnort: Schwitzerland

Beitragvon Nurije » Mo, 19. Apr 2010, 22:46

Are are abetare, ne gjdo faqe nje dritare.
Lule kuqe, lul e bardh, ka hy nurija ne klas te par.



:lol: :lol: :lol:
Nurije
Senior Member
Senior Member
 
Beiträge: 358
Registriert: Sa, 31. Okt 2009, 14:32

Beitragvon egnatia » Di, 20. Apr 2010, 7:46

..
Zuletzt geändert von egnatia am Di, 20. Apr 2010, 7:52, insgesamt 1-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

Beitragvon egnatia » Di, 20. Apr 2010, 7:50

kleshtrimania hat geschrieben:Hallo zusammen
Ich such schon seit längerem ein Gedicht. Leider kann ich nur einen Satz daraus und ich weiss nicht von wem es ist.
Der Satz geht ungefähr so:
bike bora fjolla fjolla... usw
Ich weiss es ist nicht viel aber evt. kennt es jemand von euch.
Danke


Mirëmëngjes, kleshtrimania! Të them të drejtën, nuk e di se për cilin tregim ose vjershë e ke fjalën. Po të dije emrin e autorit, ndoshta do të ndihmoja...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
 
Beiträge: 2848
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 13:58

VorherigeNächste

Zurück zu Shqip

Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 2 Gäste