Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Vjersha dhe tregime per femije

So, 25. Jun 2006, 13:37

Disa vjersha dhe tregime për fëmijë!


Harabeli

Dhe shpezët udhëtarë fluturuan
me shtërg e dallandyshe - gjithë ç'qenë,
veç harabeli vendit nuk po luan,
ai nuk ia beson kurrkujt folenë.

Livadheve të korrur fluturon,
me sqep në bar çepkat e vërshëllen
dhe duket se me shokët kuvendon,
dhe duket se diçka përreth s'e gjen.

Dhe sytë e vegjël hedh përmbi zabel,
vështron se si mërgohet shpezëria,
por s'di të thotë zogu harabel:
"Të çmendur ju pse ikni nga shtëpia?"

Dritëro Agolli


Lepuroshi

Deshi lepuroshi
t'bënte një mrekulli:
të vishej me tesha
po sikur njeri.

Veshi pantallona,
këpucë e jelek,
n'Zvizër porositi
sahat me qostek.

Mirëpo të ngratit
i shkoi puna huq,
sepse veshët e gjatë
s'i ndenjën n'kapuç.

Rexhep Hoxha

Kam një qengj, që ha bar!

Kam një qengj që ha bar,
me një zile në qafë varë,
kam një qengj, si një larosh,
që ma quajnë bukurosh.

Giçi - giçi plot me gaz
unë e ndjell, ai vjen pas,
be-be-be blegërin,
vjen nga prapa e m'arrin.

E me brirë, dap e dap,
do të më hedhë mu në trap,
po s'më hedh se më ka shok,
prandaj lozim të dy tok.


Këngë për shiun

Shi, shi, o baba-shi,
bjer, o bjer-o me furi,
shi, shi, o baba-shi,
jepi tokës pak freski!
Shi, shi, o baba-shi,
ku ke qenë gjer tani?

Presin arat plot me grurë
presin pyjet plot me drurë,
presin lulet, trëndafilat,
jaseminët, karafilat,
presin rosat edhe patat
sqepkuqet, qafëgjatat.



...
Zuletzt geändert von egnatia am Mo, 09. Nov 2009, 11:33, insgesamt 1-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mi, 28. Jun 2006, 18:09

Ditëlindja e lepurushes


Na ishte njëherë... një lepurushe që e thërrisnin Mirësia, sepse vetëm mirësi kishte në shpirtin e saj. Ajo kishte ditëlindjen dhe dhjetë kushërinj të saj, që jetonin në një qytezë tjetër, e lajmëruan se do të shkonin për të festuar ditëlindjen e saj. Kur mësoi se do t'i vinin kaq shumë vizitorë, mamaja lepurushe u shqetësua. Tavolina e vetme që kishin, ishte e vogël dhe rreth saj nuk mund të uleshin aq shumë miq. Kishin vetëm tre gota, tre pjata dhe tre karrike, sepse vetëm tre vetë ishin në shtëpi. Mirësia, mamaja lepurushe dhe babai lepurush.
- Mos u shqetëso mama, do të shkoj unë ti kërkoj tek fqinjët tanë të gjitha gjërat që na duhen për festën, - tha lepurushja Mirësia.
Dhe kështu bëri. Trokiti në shtëpinë e arushëve që e kishte pranë. Teto arushës i kërkoi dhjetë karrike. Zonja mace i premtoi dhe i bëri gati shpejt e shpejt dhjetë pjata. Bretkosat i premtuan se do t'i dërgonin filxhanët sapo të çoheshin nga tavolina, kurse urithët i dhanë të gjithë lugët dhe pirunët që u nevojiteshin. Iriqët e kujdesshëm dhe të saktë si zakonisht, i futën qelqurinat e tyre më parë në kutia që të mos thyeshin. Më në fund mamaja e lepurushes u qetësua. Me ndihmën e fqinjëve të saj gjithshka ishte gati.
Po prisnin dhe po prisnin. Kushërinjtë e lepurushes Mirësia nuk po dukeshin.
Më në fund erdhi postieri. Kishte sjellë një telegram.
"Jemi të gjithë në shtrat nga dhimbjet e stomakut. Doktori tha se jemi helmuar e nuk na lejon të dalim nga spitali.
- Ju urojmë ta kaloni sa më bukur përvjetorin e ditëlindjes.
- Edhe njëqind vjet të tjera."
Kushërinjtë lepurusha.
Sa shumë u mërzit mamaja lepurushe. Gjithë ajo lodhje e shqetësim dhe ata nuk do të vinin. E kishte marrë vesh gjithë qyteza.
Lepurushja Mirësia e mbajti veten. Në mendjen e saj shkrepi një ide interesante :idea:
Trokiti përsëri në dyert e fqinjëve të saj dhe i ftoi për ditëlindje. Erdhën katër motrat bretkosa, kotelet, arushët, urithi e iriqi. U bënë dhjetë vetë, po aq sa do të vinin dhe kushërinjtë lepurushë. Si e kaluan do të pyesni ju? Thonë se një ditëlindje më e bukur, nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë. Akoma e kujtojnë dhe sot e kësaj dite, sepse lepurushja Mirësia kishte në shpirtin e saj vetëm mirësi. ...


...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mo, 03. Jul 2006, 9:04

Çerdhja

Na ishte një herë... një zog i vogël që kishte rënë nga çerdhja. Nuk dinte akoma të fluturonte dhe i trembur u struk në mes të shkurreve. Pas një farë kohe u përpoq të fluturonte, por më kot. Kërceu sa andej këndej dhe u gjend në një pyll të dendur... Po i pushonte zemra nga rrahjet e shpeshta dhe të forta. Dy arushë të zinj, duke lozur me njeri-tjetrin, po vinin drejt tij. Këta ishin Bibi dhe Bobo. Arushët panë zogun dhe qëndruan. Zogu dridhej ndonëse e ndjeu se arushët nuk do t'i bënin gjë të keqe, përkundrazi kërkonin ta ndihmonin.
Po vinte nata.
- Mamaja më ka thënë se nata është shumë e frikshme, - tha zogu i vogël duke iu dridhur zëri. Dy arushët e kuptuan se ai kishte frikë. Nuk mund ta braktisnin. Kërkuan ca kashtë e disa shkarpa dhe ndërtuan një çerdhe të vogël. E vendosën zogun në folezë. Aty ai ndjehej më mirë. U përpoqën ta vendosnin çerdhen në degët e një druri, por degën vetëm për pak nuk e arrinin dot.
Atë çast një ketrush i shkathët u ngjit mbi trupat e tyre dhe e vendosi çerdhen në degën e gjelbërt.
Zogu u qetësua. E ndjente se tanimë nuk e rrezikonte asnjë lloj rreziku dhe se kishte një çerdhe aq të mirë sa nuk e kishte zog tjetër.
Të dy arushat dhe ketrushi u kthyen në shtëpi të gëzuar. Në mëngjes zogjtë e kishin shpërndarë në të gjithë pyllin se dy arushët e vegjël kishin shpëtuar zogun e vogël dhe kishin ndërtuar një çerdhe shumë të bukur.
Shkuan të gjithë për të parë çerdhen e sapo ndërtuar.
Një rosak mbeti kaq i mahnitur, sa që këmbënguli që arushët të ndërtonin një çerdhe të madhe me shumë dhomëza ku të gjithë zogjtë e pyllit të qëndronin sëbashku pranë njeri-tjetrit ashtu siç jetojnë edhe njerëzit nëpër qytete. Edhe ketrushi kishte të njëjtin mendim me rosakun. Në një rast të tillë zogjtë do të gjendeshin pranë e do ta ndihmonin njeri-tjetrin.
Ishte një :idea: interesante.
Zogjtë rrethuan Bibin dhe Bobon dhe me një cicërimë të përbashkët i spjeguan se çfarë kërkonin.
Bibi tha: "Duhet baltë!"
Bobo tha: "Duhet kashtë!"
Ketri bëri një kotollumbë dhe filloi nga puna. Edhe zogjtë u shpërndanë sa andej-këtej, sollën kush një pupël, kush një shkarpë, e kush diçka tjetër.
Punuan shumë dhe e ndërtuan çerdhen, por ajo ishte aq e madhe sa nuk e vendosnin dot në degët e drurëve.
Babai i Bibit dhe Bobos që kishte ndjekur nga larg me vëmendje të vegjëlit, që po ndërtonin një çerdhe të madhe u afrua pranë tyre dhe sëbashku e vendosën çerdhen me shumë dhomëza në degët e drurit të lartë.
Në degët e drurit çerdhja e madhe ishte mahnitëse. Zogjtë nuk e përmbanin veten nga gëzimi. Edhe ata kërkonin t'u dhuronin diçka arushëve. Qukapikët me sqepat e fortë, çukitën dhe shpuan disa vrima në lugun e drurit dhe e kthyen në një dush gigand. Arushët vrapuan për të bërë banjë. Përqark zogjtë fluturonin të gëzuar, ndërsa dy arushët e vegjël klithnin dhe lagnin njeri-tjetrin me ujin e ftohtë të rrëkezave.
Zogjtë kënaqeshin me lojën e arushëve.

...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Do, 06. Jul 2006, 10:35

Foka dhe dhelpra polare


Larg, shumë larg, në Veriun e ftohtë, një mëngjes dhelpra shkoi afër fokës, që ishte shtrirë në një cep akulli në breg.
- Kush je ti? - e pyeti foka me qetësi duke u përtypur.
- U, u, s'më njihni? - u krekos ajo. - Unë jam dhelpra polare. Motra ime jeton në Jugun e ngrohtë dhe rri nëpër pyje, por nuk e ka gëzofin më të bukur se timin. Akulli dhe dëbora e bardhë kanë bërë që edhe unë t'u ngjaj atyre! Po ti, kush je?
- Unë jam foka!
- Foka?! Ha-ha-ha, qenke shumë qesharake dhe e shëmtuar, moj fokë. Kaq e trashë siç je, as që mund të lëvizësh nga vendi.
Foka , pa u mërzitur nga sharjet e dhelprës, ia ktheu:
- Megjithatë, mund të matem me ty!
- Siii? - Të matesh me mua? Hë!
- E pse jo? - u vrenjt foka.
Dhelpra ja plasi gazit dhe qeshi sa u lodh. Pastaj vrapoi rreth e rrotull duke u tallur:
- Dëgjo, moj fokë trashamane, unë di shumë dhe mund të them se jam aq e ditur, sa i di të gjitha, por s'më kanë dëgjuar veshët ndonjëherë që të matet me mua një fokë... Mos më inatos, se t'i ngul dhëmbët e mi të mprehtë në atë tulin tënd të majmë.
Por foka përsëri nuk u mërzit. U ngjesh më shumë pas akullit dhe rëndoi me trupin e saj të madh. Cepi i akullit krisi, u shkëput me forcë nga bregu dhe filloi të largohej duke marrë me vete fokën dhe dhelprën.
- Ah, ah, po ne po largohemi shumë nga bregu...
Ndihmë! Ndihmë!
Po askush nuk e dëgjonte.
- Ah, kam shumë frikë... Fokë e dashur... ti duhet të më ndihmosh patjetër!
- E pse, nuk të pëlqen? Si në varkë, ëë...? - qeshi foka.
- Oh, po bie në ujë, po rrëshqas nga akulli... Fokë, ti duhet ta kuptosh se uji i ftohtë e prish gëzofin tim të bukur!
- Kurse timin jo! - tha foka.
- Dëgjo këtu! - foli dhelpra duke menduar një dredhi se si të dilte në breg. - Po ne duhej të bënim një garë aty në breg...
Foka u hodh në ujë dhe tha:
- Jam gati, por unë vrapoj vetëm në ujë. Nuk e ditke këtë ti, dhelpër bukuroshe?
- Po unë s'di të notoj! - u tremb ajo.
- Ç'më duhet mua? Ti the se i di të gjitha, prandaj duhet të dish dhe të notosh! - foli foka dhe notoi drejt bregut, ku e prisnin kafshët e tjera.


...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 07. Jul 2006, 13:56

Ç'ëndërrojnë Vogëlushët?


Ç'ëndërrojnë vogëlushët,
që shetisin rrëzë malit?
Eh, të kishim për qeleshe
pak nga bora e Korabit!

Ç'ëndërrojnë vogëlushët,
që po lozin në lugina?
Eh, të kishim ne në faqe
portokallet që ka Vrina!

Ç'ëndërrojnë vogëlushët,
që mizrojnë rrëzë bjeshkës?
Eh, të kishim ne për sytë
pak nga ujërat e Prespës!

Ç'ëndërrojnë vogëlushët,
që shtegtojnë pas kopesë?
Eh, t'i kishim këmishat
porsi fusha e Myzeqesë!

Ç'ëndërrojnë vogëlushët,
që po ngjiten majë kodrës?
Eh, t'i kishim ne fustanet
si qilimat e Kosovës!


nga Odhise Grillo


...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Di, 11. Jul 2006, 5:28

Ne Sheti me Babain


Kur dalim ne sheti
dhe s`jemi ne Shqiperi
Babi me shikon me merzi...

Porsa kthehemi ne Gjakove
Qeshe e fol si ne Rugove
Me tregon perralla per Struge
dhe hame fasule me luge

Kur kthejme ne "Perendim"
Me flet babi per Vellezerit Grim

Ne liqenin e Hergiswillit
takojme qikat e Tafilit
Mjellmat kur i sheh te bardha
eshte ne gjendje te iu jap dardha

Shikon diellin me syze te veta
iu thote te gjitheve Tungjatejeta

Ne çdo vend ndalet me mua
Nuk priton hiq lulet per ti emeruar

Per shume gjera ne qytet
Jep pergjigje si arkitekt

Po e pyete per kafshe te buta
e leshon zerin si lahuta

Nganjehere une e teproj
ndalem ne rruge dhe e vonoj

Por qeshi pak dhe e "mashtroj"
une te pakten keshtu mendoj


Mehmet Haxhosaj
"Fillo me te mbare"
SHB Vatra Prishtine 2006


tung meta

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Sa, 15. Jul 2006, 14:34

Shtëpiza prej dëbore

Pjesa e parë:

Na ishin njëherë dy arushë. Verën dhe vjeshtën i kaluan në pyll më së miri, por ja, erdhi dimri dhe dëbora mbuloi çdo gjë. Ditën gjuanin peshk e luanin, por nata ishte shumë e ftohtë, ndaj arushët vendosën të ndërtonin një shtëpizë. Po me se? Shikuan rreth e rrotull, vetëm dëborë, kudo dëborë.
- Të bëjmë një shtëpi prej dëbore, - thanë dhe menjëherë filluan nga puna. Zogjtë dimëroshë të pyllit e çuan fjalën kudo se arushat po bënin një shtëpizë shumë të bukur prej dëbore. Lajmi i vajti në vesh dhe dhelprës.
- Ua, shtëpizë prej dëbore?!
S'kam parë e dëgjuar ndonjëherë. Pa dale të shohim.
- Dhe u nis në pyll duke kërkuar vendin ku do të ndërtohej shtëpiza. Arushët kishin punuar sa ishin lodhur e kishin ngritur blloqe të mëdha dëbore, duke formuar muret rreth e rrotull. Pastaj i kishte marrë uria dhe kishin shkuar në lumë për të zënë peshq e për të pushuar pak. Dhelpra i pa muret e pambaruara të shtëpizës dhe foli: - Pa shiko. pa shiko, arushët paskan bërë gjithë këtë punë! Më vjen inat që nuk më pyetën mua, që jam aq e ditur, - dhe nga inati i shkatërroi muret prej dëbore. Deshi të ikte me vrap, por vuri re se, duke ecur nëpër dëborë, mbeteshin gjurmët e putrave të saj.
- "Ah! - tha me vete, - do të më gjejnë".
Ndjeu erën e ftohtë të dimrit që frynte nga pak dhe mendoi një dredhi. Ktheu kokën drejt erës dhe thirri me të madhe:- Hiç nuk kam ftohtë, fare!
Përkundrazi, do të them se kam shumë vapë.
E dëgjoi era e ftohtë e dimrit. " do të fryj me gjithë fuqinë dhe do ta ngrij këtë dhelpër budallaqe", - tha era.
Fryj e fryj, fryj e fryj, era e ngrinte dëborën peshë dhe e përplaste përsëri në tokë e kështu i fshiu pa dashje të gjitha gjurmët e putrave të dhelprës, që ishte fshehur në një zgavër peme dhe tallej me erën.
U kthyen arushët nga peshkimi dhe menduan të vazhdonin punën, kur ç'të shohin? Muret e shtëpizës ishin shkatërruar dhe më e çuditëshmja ishte se rreth e rrotull nuk kishte asnjë gjurmë. Ata u panë në sy......

vazhdon...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Di, 18. Jul 2006, 10:14

Vazhdim i përrallës - Shtëpiza prej bore


- Çudi, mor vëlla, kush të ketë qenë vallë?
- Era, era! Fiu-fiu! - e holloi zërin dhelpra dhe fishkëlleu si era.
Ata menduan se tamam era mund t'i kishte prishur muret. Atë natë fjetën jashtë, në të ftohtë, por të nesërmen përsëri filluan punën. Kur u lodhën, shkuan për të ngrënë e për t'u çlodhur në breg të lumit, kurse dhelpra shkoi të shihte se ç'bëhej me shtëpizën. Sa u inatos, kur pa se muret ishin ngritur të bukura, të bardha. Shkoi afër dhe i prishi. Befas vuri putrat në kokë. Obo-bo, sa gjurmë kishte lënë rreth e rrotull! Do ta njihnin arushët e pastaj ku të futej! U kujtua dhe filloi të bënte dredhitë e saj me erën e dimrit.
- Uf, sa vapë! Uf, plasa! S'kam ftohtë! - Hidhu andej e kërce këtej, thirr andej e bërtit këtej, por erë nuk frynte fare. Kur e pa se, kësaj radhe nuk i eci dredhia e saj, foli: - Hë punë e madhe! Unë do t'i fshij vetë gjurmët, kam bishtin që më ndihmon! - dhe filloi t'i fshinte gjurmët me bishtin, duke luajtur sa andej-këtej.
Sa shumë u mërzitën arushët kur u kthyen dhe panë shtëpinë të prishur. Njëri vuri re se nga shtëpia e deri thellë në pyll dikush kishte lënë gjurmë të çuditshme zigzage. Tjetri mori zemër e tha:
- S'ka gjë, vëlla! Shtëpizën ne do ta ndërtojmë përsëri, por atë që na e ka prishur, duhet ta kapim e ta dënojmë.
- Mirë, mirë, - ia ktheu tjetri. - Po si do ta kapim? Unë nuk e kuptoj se ç'mund të jetë kjo kafshë që ecën kështu: sa majtas, djathtas e duke rrëshqitur?!
Të nesërmen në mëngjes arushët ia nisën punës që pa gdhirë dhe nuk e ndërprenë derisa shtëpiza ishte gati: e bukur, e bardhë shumë e bardhë. Vërtet që ajo ishte prej dëbore, po, për çudi, brenda ishte shumë e ngrohtë. Mbushën një qyp plot me peshq dhe me gaforre dhe e vunë në mes të shtëpisë, kurse rrjetën e peshkimit e varën të hapur në tavan. Arushët dolën u fshehën me kujdes aty afër shtëpizës për të ruajtur. S'kaloi shumë e u duk dhelpra që ecte me kujdes e me ngadalë. Kur e pa shtëpizën, u nxi nga inati.
- Qenke bërë shumë e bukur, moj bardhoshe, e megjithatë unë do të të prish përsëri, - tha ajo dhe u soll njëherë rrotull shtëpizës. Papritur ndjeu erën e peshkut. - Ç,erë e mirë! Prit pak, moj bardhoshe, - tha dhe hyri brenda me vrap. I shkëlqyen sytë kur pa qypin dhe futi turirin e kuqërremtë brenda, por e tërhoqi menjëherë duke ulëritur. Hundën ia kishte kapur një gaforre e madhe dhe nuk ja lëshonte.
Arushët hynë shpejt brenda dhe i hodhën rrjetën mbi kokë.
- Më falni këtë herë! - filloi të lutej dhelpra. - Unë hyra në shtëpizë vetëm se i ha shumë peshqit.
- Leri dredhitë, dredharake, se nuk të shkojnë më. Dhe sa bukur i fshihke gjurmët, se!
- Nuk kam faj unë, jo. Herën e parë i fshiu era, herën e dytë... bishti.
- Mirë atëherë, - i thanë arushët, - erën ne se kapim dot, kurse bishtin tënd e kemi në dorë dhe bashkë me ty do ta dënojmë.
E tërhoqën zvarrë deri në lumë dhe e hodhën brenda.
- Ha peshq tani, sa të duash. Kur të ngopesh, thuaji bishtit të të ndihmojë dhe të të nxjerrë nga lumi! Dëgjove??
Arushët u kthyen të qetë në shtëpinë e tyre.

marrë nga libri me përralla Dragica Dervishi


...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 21. Jul 2006, 10:44

Ujku dhe derrkucët

Na ishin një herë... tre derrkucë që e kalonin kohën nën ankthin e tmerrshëm të sulmeve të një ujku të frikshëm. Ujku jetonte në pyllin pranë shtëpizës së tyre. Të tre vëllezërit derrkucë ishin shumë të kujdeshëm kur kalonin në udhëzat e zakonshme apo në ato të pyllit sepse e dinin se ujku mund të shfaqej kur nuk e mendonin apo mund t'u kishte ngritur ndonjë kurth të panjohur. Gjithsesi në pyllin pranë ata ishin të detyruar të kalonin për të marrë bukën, ushqimet apo për të shkuar tek të afërmit dhe shokët e tyre.
Sa herë kalonin në pyll apo në udhëzat përqark tij, të tre derrkucat nuk ndaheshin nga njeri-tjetri, sepse të veçuar ujku do ta kishte më lehtë për t'i kollofitur. Mamaja u kishte treguar një histori se si ujku kishte mashtruar tre qe dhe i kishte shqyer njeri pas tjetrit. U kishte treguar edhe historinë e një ujku me shtatë keca dhe shumë histori të tjera me bëmat e frikshme të ujkut. Derrkucët e dëgjonin me vëmendje dhe u bëhej se personazhe të atyre historive të frikshme ishin vetë ata.
Një ditë të tre derrkucët, kishin dalë të mblidhnin kërpudha dhe të loznin me njeri-tjetrin në pyllin poshtë shtëpisë së tyre. Ishin pak të shkujdesur se e dinin që ujku nuk para shfaqej në atë anë. Kishin mbledhur shumë kërpudha kur befas, pas një trungu, njeri nga derrkucët pa kokën e ujkut me gjuhën e gjatë e të kuqe të nxjerrë jashtë.
- Ujku, - ujku, -thirri i trembur derrkuci dhe ia dha vrapit. Dhe derrkuci tjetër që ishte pranë tij vrapoi me sa fuqi kishte...

pjesa tjetër vazhdon...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 28. Jul 2006, 18:26

Vazhdim i përrallës - Ujku dhe derrkucët


- Nuk ka mundësi, ujku nuk vjen këtu - tha tjetri dhe ktheu kokën prapa. Atje pas trungjeve të mëdhenj pa vërtetë kokën e madhe të zezë të ujkut, me sytë e shndritshëm e me gjuhën e nxjerrë jashtë. Shporta me kërpudha i ra nga dora. Deshi t'i mblidhte.
- Leri kërpudhat dhe vrapo të arrijmë në shtëpi, - i bërtiti derrkuci tjetër. Ndërsa vraponin ata kthenin kokën për vëllain e tyre më të vogël që nuk dukej gjëkundi. Ishte futur më thellë në pyll dhe ndoshta nuk e kishte parë ujkun. Vraponin dhe vraponin dhe më në fund arritën tek shtëpiza e tyre. Kishin vrapuar aq shumë sa po u merrej fryma. Por ishin vetëm dy, dhe derrkuci i tretë, ai më i vogli nuk dukej gjëkundi. Boobo sa frikë kishin se mos ndoshta ishte gjendur përballë me ujkun. Thirrën e thirrën por më kot. Ndërsa ata thërrisnin pranë shtëpizës u dëgjuan hapa dhe hungërima. Nuk kishin dyshim se ishte ujku. E mbyllën derën fort dhe u tmerruan kur në dritaren e vogël të mbyllur me hekura panë ujkun e tmerrshëm. E kishin shumë pranë dhe po dridheshin nga frika.
Ujku u largua nga dritarja dhe zuri të shtyjë derën, por ata vendosën syndykun e madh pas derës. Hipën dhe vetë mbi sëndyk.
Ujku e shtynte derën por më kot. Nganjëherë dy derrkucave u dukej sikur dera do të thyhej. Ah sa frikë kishin. Mamaja u kishte treguar edhe një përrallë tjetër, ku ujku ishte futur në shtëpinë e derrkucave, (në të vërtetë mamaja kishte thënë të kecave), dhe i kishte ngrënë derrkucat njeri pas tjetrit, (mamaja kishte thënë kecat). Ah sa frikë kishin... Po ai vëllai i vogël derrkuc ku ishte?
Ujku u largua nga dera. Ata dëgjuan sesi ai sillej rrotull shtëpisë për të gjetur mundësi e të futej brenda. Ata dëgjuan kacavjerrjen e tij nëpër mure dhe e kuptuan se po ngjitej në çati. Ah, me siguri kërkonte të futej në shtëpizë nëpërmjet oxhakut. Sa keq që nuk e kishin zjarrin të ndezur dhe nuk kishin ujë të vluar në kazan, që të përvëlohej ujku i frikshëm. (Kecat kështu kishin bërë në përrallën e tyre).
Derrkuci më i madh zgjati kokën në oxhak. Vërtetë ujku po zbriste nga oxhaku. Rrëmbeu një dru të fortë dhe qëndroi anash oxhakut. Edhe derrkuci tjetër mori një dru dhe u fsheh prapa fronit tek vatra. Sa frikë kishin. Edhe pak dhe do ta shikonte ujku se çfarë kishte për të pësuar. Top në vend kishin për ta lënë, që të mos ngrihej më. Po mbanin frymën. U bënë gati... Një... Dy... Tre... Sapo koka e ujkut u shfaq në oxhak, derrkuci i madh qëlloi me sa fuqi që kishte. U dëgjua një ulërimë e tmerrshme dhe ata panë diçka të zezë që fluturoi mbi ta dhe ra në dysheme. Nuk ishte koka e ujkut por një maskë e madhe. Dhe nga oxhaku me britma dhimbjeje, u rrëzua një derrkuc i nxirë nga bloza. Ishte derrkuci i vogël, vëllai i tyre që kishte vënë maskën dhe ishte shtirë si ujk. O sa ulërinte nga dhimbja. Njëri nga vëllezërit ju sul me të shara, kurse tjetri nuk e mbante vehten nga të qeshurat. Në darkë kur të vinte mamaja, ai do t'i tregonte një përrallë tjetër, një përrallë me një derrkuc që kishte vënë maskën e ujkut.

Marrë nga libri - Përrallat Më të Bukura Të Botës

...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 28. Jul 2006, 19:07

Luani e Miu

Një ditë luani ishte shtrirë në hijen e një lisi e flinte. Një mi i vogël kaloi mbi shpinën e madhe të luanit dhe filloi t'i hajë veshin. Luanit i doli gjumi dhe e kapi menjëherë miun e vogël. - Si guxon ti, micrrak, të kalosh mbi shpinën time?! - ia priti luani dhe u bë gati t'ia shtypte kokën me shputën e tij të madhe.
- Më fal kësaj here, të lutem! Unë gabova. Tjetër herë nuk e bëj më këtë gabim - tha miu.
Luani e fali.
Pas disa ditësh luani ishte ngatërruar në rrjetën që kishin bërë fshatarët për të zënë bishat e malit. Luani britte sa të mundte dhe askush nuk i afrohej për ta ndihmuar. Kur dëgjoi miu, të cilit luani ia kishte falur jetën, vrapoi menjëherë tek ai. Me dhëmbët e tij të mprehtë ia brejti litarët dhe e shpëtoi luanin.
- Sa gjëra të çuditshme ndodhin në këtë botë! - tha luani. Më liroi miku im i vogël

...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

So, 30. Jul 2006, 12:31

Mos e prej...

Një druvar iu afrua trungut të një druri të vjetër. Ushëtima e motosharrës e prishi qetësinë e pyllit. Drurët u drodhën nga frika.
- Mjerë ne! - i pëshpëritën ata njeri-tjetrit.
- Ciu-ciu-ciu! Mos e prej këtë dru. - e luti një bilbil. - Nuk do të kem ku ta ngre folenë.
- Quk-quk-quk! Mos e prej! - tha qukapiku. - Nuk kam ku të ha krimba.
- Gër-gër-gër! - Mos e prej! - tha ketri. - Nuk kam ku ta bëj strofullin.
- Mos e prej! - foli dhe toka. - Bie shiu e më gërryen, më shpie poshtë në lumë.
- Më duhet ta prej, - tha druvari. - Ky dru është shumë i vjetër. - Edhe pak e do të thahet fare. Unë do ta pres e trungjet e tij do t'i shpie në fabrikë. Atje do të bëjnë mobilie të bukura prej tyre. Ndërkaq këtu do të mbjell drurë të rinj, që do të rriten së shpejti.
Kështu, bilbili, qukapiku dhe ketri u shpërngulën përkohësisht në një dru tjetër. Toka u bë gati të ushqente drurët e rinj.

...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mi, 02. Aug 2006, 9:39

Këpuca e vjetër

Na ishte një herë... një këpucë e vjetër...
Askush, edhe sot e kësaj dite, nuk është në gjendje të thotë si erdhi ajo në qytezën e banorëve të pyllit. Mbajnë mend se ishte një kohë përmbytjesh e shirash të mëdha. Ishin ca shira që dukej sikur nuk do të mbaronin kurrë. Ujrat kishin mbuluar dhe rrëmbyer strofkullat dhe çerdhet dhe kafshët e shpendët e pyllit mund të shpëtonin vetëm majë drurëve. Kur shirat pushuan dhe ujrat e përbindshme po largoheshin, dikush dalloi një këpucë të madhe buzë ujrave. Një këpucë të madhe nuk kishin parë kurrë. Të gjithë po habiteshin. Këpuca u vërtit si varkë e madhe e çuditshme. Nuk ishte një këpucë normale, ishte shumë e madhe se një këpucë e zakonshme. Askush nuk e hamendësonte se e kujt ishte. Ndoshta e ndonjë përbindëshi apo e ndonjë divi. Përpiqeshin të përfytyronin gjigandin e panjohur dhe ndruheshin t'i afroheshin këpucës. Një ditë, një flutur u bë kurioze dhe hyri në brendësi të këpucës. Sa shumë u habit. Brendësia e këpucës iu duk e pa fund.
- Eshtë e madhe si një qytet, - tregoi e frymëzuar flutura.
- Dhe për çfarë vlen? - pyeti me kuriozitet ketrushi.
Bretkosa tundi kokën me dyshim për të thënë se nuk vlen për ndonjë gjë.
Lepurushi kishte mbyllur sytë.
- Duhet ta hedhim në koshin e plehrave, - kishte thënë bretkosa. Të gjithë kishin qeshur. E ku kishte një kosh aq gjigand.
- Ajo vlen, - tha lepurushi, - vlen për të ndërtuar një qytet. Ai kishte mbyllur sytë. Përfytyronte qytetin e çuditshëm. Kur hapi sytë u habit. Këpuca nuk ishte më ajo e para. Secili kishte filluar të krijonte diçka. Këpuca e flakur u kthye në një mrekulli të pabesueshme.
Thonë se një natë flutura pa një gjigand. Ai kishte shtangur para këpucës që fantazia e të vegjëlve e kishte shndërruar në një mrekulli. Dikur e kishte flakur si një hedhurinë pa vlerë. E kishte vështruar gjatë, pastaj ishte larguar i mahnitur. Flutura e kishte shoqëruar në ikjen e tij të lumtur. Nuk e kuptonte nëse ishte zgjuar apo në ëndërr. Edhe zgjuar po të ishte, i pëlqente. I pëlqente edhe të ishte në ëndërr.

...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4769
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Mo, 09. Okt 2006, 12:53

@ hat jemand eine Ninulla die etwas patriotischer ist?

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Di, 10. Okt 2006, 9:14

Vjersha origjinale nga Naim Frashëri!

Të vegjëlit

Lerini gjithë të vijnë
të vegjëlit pranë meje.
Ah! mos i bëni të qajnë,
kurrë të mos mallëngjehen,
sytë ulur të mos i mbajnë
dhe të meken e të ndehen,
po të qeshin, të nxitojnë,
të bredhin e të gëzohem,
të prehen e të këndojnë
e kurrë të mos mendohen.
Më të vjen keq t'u mardhë dora
e faqëza bukuroshe,
kur bie e shkreta dëbora,
dhe këmbëza vogëloshe.
Më k'ënda t'u mbaj në duar...
................................................
N'atë sy kurrë mos shtjerë
lotin e hidhur e të shkretë
dhe mos e lerë të bjerë,
po falu në buzët gaz
dhe në sythit bukurinë,
e rriti cazë nga cazë
duke u dhënë urtësinë.
Epu jetëzën e gjatë
edhe mos i lerë kurrë
pa mëmëzë e pa atë
dhe në brengë e të sëmurë.
S'mund t'i shohë të mallëngjyer
a të varfër e të mjerë!
Dhe të grisur e të shqyer
kurrë, kurrë mos i lerë!
Falu gjithë mirësitë,
të rrojnë me nder në jetë,
të mësojnë dituritë,
të bëhen të vërtetë
të ndërtojnë mëmëdhenë,
vlerat t'ia lartësojnë,
mbi gjithë botën ta ngrenë,
si lule ta zbukurojnë!

Kuptimi i disa fjalëve:

*meken = të mos qajnë shumë
*ndehen = të mos sëmuren
*t'u mardhë = të mos t'u ngrijë, t'u mërdhijë
*Më k'ënda = kam dëshirë, kam qejf, dëshiroj
*sythit = sytë, (fjalë përkëdhelëse)
*cazë nga cazë = pak nga pak, dalëngadalë
*Epu = jepu
*mëmëzë = nënë, mëmë (fjalë përkëdhelëse)


FYELLI

Pa dëgjo fyellin ç’thotë
Tregon mërgimet e shkreta,
Qahet nga e zeza botë
Me fjalë të vërteta.
Që kur se më kanë ndarë
Nga shok’ e nga miqësija,
Gra e burra kanë qarë
Nga ngashërimet e mija!
Krahërore e kam çpuar
E kam bëre vrima vrima,
Dhe kam qar’ e kam rënkuar
Me mijëra psherëtima!
Dhe me botën e gëzuar
Bëhem shok edhe marr pjesë,
Dhe me njerës të helmuar
Bënem mik me besa-besë.
Puna si do që të bjerë
Unë qanj me mallëngjime,
Më çdo vënt e kur-do-herë
Psherëtin zëmëra ime!
Gjithë bota më dëgjojnë
Po së jashtëmi më shohin,
Dëshirën s’m’a kupëtojnë
Zjar’ e brendëshmë s’m’a njohim.
Njerëzit me mua rrinë,
Unë qanj’ e mallëngjehem,
Po dufn’ e pshehtë s’m’a dinë
Andaj kurrë s’përdëllehem.
Gjith’ ata që janë ndarë
Fyellit shokë ju bënë,
Shkallët’ e tij disa farë,
Na shkalluan mëndjen tënë.
rrëmet i njerëzisë!
Zër’ i fyellit s’ësht’ erë,
Ky ësht’ zjarr’ i dashurisë
Që i ra kallamit mjerë!
I ra qiellit e ndriti,
I ra zëmrësë e nxehu,
I ra verës e buçiti,
I ra shpirtit, dhe e dehu.
I dha erë trëndafilit
I dha dritë bukurisë,
I dha këngëtë bilbilit,
I dha shije gjithësisë.
Ay zjar i ra në qiej,
Edhe duke përvëluar,
U bënë kaq yj e diej,
Që i mba Zoti ndër duar,
Nga ky zjar Zot’ i vërtetë,
Që ka ngehur gjithësinë,
Hoth një shkëndijë në jetë,
Dhe bëri soje njerinë.
more zjar i bekuar!
Unë me ty jam përzjerë,
Pa jam tretur e kulluar,
Po të kam shpirt, mos më lerë.



Lulet e Veres
nga NAIM FRASHERI
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Albana
Member
Beiträge: 56
Registriert: So, 05. Mär 2006, 20:43

Libra per femije

Mi, 11. Okt 2006, 16:54

E dashur Egnatia,

hidhi nje sy ketij linku http://selfmaderadio.blogspot.com/2006/ ... emije.html

gjithe te mirat
Albana

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Mo, 06. Nov 2006, 13:13

Faleminderit e dashur Albana, ky link më ndihmoi shumë!
Gjithë të mirat dhe nga unë!

egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fabula per femije!

Mo, 06. Nov 2006, 13:32

Breshka te Nallbani

Breshka duke kaluar
shikon një kalë të shaluar,
patkonjtë nga trokëllima
mbrapa lëshonin xixa.

Një ditë prej ditësh, me kalin bisedon,
kush ato këmbë aq mirë i rregullon?
- Eshtë një nallban me çekiç në dorë,
që i ngul gozhdë sejcilit të dojë.

- Epo mirë, - tha breshka, - kjo punë u bitis,
dhe ashtu, duke nxituar, për atje u nis,
nallbani, kur e pa u çudit shumë
"Po kjo breshkë çfarë do tek unë"?!...

Breshka i'a kuptoi mendimin
dhe i thotë me kujdes:
- Të lutem a merr mundimin
disa gozhdë të m'i mbërthesh?

Nallbani i'a ktheu, duke vërshëllyer,
- Çfarë janë këto që thua?
Mendja më ka vërtet të ka gënjyer
se s'më kushton gjë mua.

- Jo, jo, unë kam vendosur,
që ta marrësh vesh ti,
kur të trokas duke ecur,
të gjithë të më kenë zili.

Kështu, nallbani ngul gozhdën e parë,
shikon breshkën që lebetit duke qarë,
dhe i drejtohet nallbanit me lutje,
që të mos vazhdojë më tutje.

Tani e mora vesh,
jo të gjithë futen në një thes,
qysh atëherë breshka ecën ngadalë,
se mos ndonjë gozhdë mund të marrë.

Dhe tani ka dalë nami,
që e pësoi si breshka te nallbani,
prandaj, o njeri çdo veprim mirë ta mendosh,
që si breshka mos ta pësosh!

Shkruar nga Vangjel Gjoka

...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Gjeegjeza per femije!

Mo, 06. Nov 2006, 13:43

Si mburoja e iriqit
e kemi cipën e parë,
paf e puf heqim të dytën,
kur na pjekin në zjarr. ...

Jam mjet njehsimi
për ju o vogëlushë,
në çdo tel timin,
kam dhjetë gogla si rrush. ...

Shtëpitë e vogla,
për t'i injoruar,
me mua gjithmonë
i kanë krahasuar. ...

Sa shumë gjëra mbaj mbi shpinë,
të zvogëluara sigurisht,
pa pasur as kova as kazanë
mbaj dhe dete e oqeane. ...


Shkruar nga Ylvie Spahiu
...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Poezi nga ASDRENI

So, 18. Feb 2007, 20:18

DUA

Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryn era,
njerëzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t'ia thotë,
nën diellin e ngrohtë.

Dua dhe Shqipërinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nëpër ferrat
edhe lozja me shqerrat;
për këtë kam dëshirë
dhe s'dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!

Poezi e shkruar nga ASDRENI
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Zurück zu „Shqip“